reagon Archives - 55 News https://55news.al/tag/reagon/ Wed, 20 Feb 2019 15:33:38 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png reagon Archives - 55 News https://55news.al/tag/reagon/ 32 32 Nënkryetari i PD, Paloka: T’i shërbesh Ramës je thjesht një qelbësirë i zhgërryer në llum si Rama https://55news.al/politike/reagon-paloka-t-i-sherbesh-rames-je-thjesht-nje-qelbesire-i-zhgerryer-ne-llum-si-rama/ Wed, 20 Feb 2019 15:33:38 +0000 https://new.55news.al/?p=86590 Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar ashpër për lajmin e publikuar nga Mero Baze se, gjoja “Paloka dhe Strazimiri po përgatisin një grup kriminelësh në Lezhë për të dhunuar parlamentin. Pas Strazimirit që kapej direkt me Mero Bazen, Paloka shkon edhe më tej, teksa thotë që tani që do jenë pa rroga, do i […]

The post Nënkryetari i PD, Paloka: T’i shërbesh Ramës je thjesht një qelbësirë i zhgërryer në llum si Rama appeared first on 55 News.

]]>
Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar ashpër për lajmin e publikuar nga Mero Baze se, gjoja “Paloka dhe Strazimiri po përgatisin një grup kriminelësh në Lezhë për të dhunuar parlamentin.

Pas Strazimirit që kapej direkt me Mero Bazen, Paloka shkon edhe më tej, teksa thotë që tani që do jenë pa rroga, do i vinë në ndihmë paratë e fituara në gjyqe shpifjesh.

 Ja reagimi i plotë i Palokës në facebook:

Sherbetorët e Ramës, nuk heqin dorë.

Të jesh i ndershëm dhe t’i sherbesh Ramës sot duhet të jesh deficent nga mendja.

Po të mos jesh deficent por t’i sherbesh Ramës, je thjesht një qelbësirë i zhgërryer në llum si Rama.

Sot kanë mbetur fare pak ata që vazhdojnë të mbrojnë Ramën sepse dhe atyre që kanë qenë dikur mbështetës të fortë të tij, sot ju vjen turp ti dalin në krah.

Kanë mbetur vetëm me të ndyrët që janë të zhgërryer keq dhe që e dijnë se nesër Rama do i marrë me vete.

Kur i vjen ngordhja padronit, shërbëtoret behen edhe me të neveritshëm.

Se fundmi kanë botuar një mashtrim ordiner, të denjë vetëm për ata, sikur unë dhe Strazimiri paskemi qenë dje në Lezhë për të rekrutuar persona me precedentë penal…

As njeri as tjetri dje nuk kemi levizur nga Tirana, madje kemi qenë dhe në sy të publikut dhe kamerave gjithë ditën.

Po me sa duket tani që do jemi dhe pa rroga, do na vijnë indirekt në ndihmë qelbësit e Ramës.

The post Nënkryetari i PD, Paloka: T’i shërbesh Ramës je thjesht një qelbësirë i zhgërryer në llum si Rama appeared first on 55 News.

]]>
Strakosha reagon për humbjen me Napolin: Me skuadrat e mëdha kemi probleme https://55news.al/sport/strakosha-reagon-per-humbjen-me-napolin-me-skuadrat-e-medha-kemi-probleme/ Mon, 21 Jan 2019 10:00:52 +0000 https://new.55news.al/?p=81082 Pas ndeshjes me Napolin, Thomas Strakosha u paraqit përpara mediave, ku pranoi se Lazio e tij ka probleme mentaliteti kur gjen përpara skuadrat e mëdha. Lojtari më i mirë në fushë për kryeqytetasit anashkaloi polemikat me arbitrin dhe për humbjen 2-1 në fushën e Napolit tha: “Kjo humbje të dhemb, por nuk duhet të mendojmë […]

The post Strakosha reagon për humbjen me Napolin: Me skuadrat e mëdha kemi probleme appeared first on 55 News.

]]>
Pas ndeshjes me Napolin, Thomas Strakosha u paraqit përpara mediave, ku pranoi se Lazio e tij ka probleme mentaliteti kur gjen përpara skuadrat e mëdha.

Lojtari më i mirë në fushë për kryeqytetasit anashkaloi polemikat me arbitrin dhe për humbjen 2-1 në fushën e Napolit tha: “Kjo humbje të dhemb, por nuk duhet të mendojmë për arbitrin dhe kartonin e kuq të Acerbit. Është fakt që nuk arrijmë të fitojmë kundër të mëdhave dhe këtë ndrojtje, këtë problem, duhet të nisim ta analizojmë, ta vlerësojmë dhe të reagojmë. Napoli është një skuadër e fortë dhe humbja mund të pranohet, por kundër të mëdhave, e nënvizoj, se duhet të mësojmë të mbrojmë më mirë dhe të gabojmë sa më pak në të gjitha situatat e lojës”.

The post Strakosha reagon për humbjen me Napolin: Me skuadrat e mëdha kemi probleme appeared first on 55 News.

]]>
Përgjimet e Çukos/ Vasili reagon pas deklaratës së Gjonajt: Ore po ka turp kjo ministrja e Drejtësisë https://55news.al/politike/pergjimet-e-cukos-vasili-reagon-pas-deklarates-se-gjonajt-ore-po-ka-turp-kjo-ministrja-e-drejtesise/ Tue, 15 Jan 2019 16:38:12 +0000 https://new.55news.al/?p=79994 Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës së ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila tha se  punësimet në administratë janë bërë më konkurs duke hedhur poshtë akuzat për punësime fiktive të bëra publike nga VOA e cila publikoi disa përgjime. Vasili në një postim në Facebbok shkruan se “kane […]

The post Përgjimet e Çukos/ Vasili reagon pas deklaratës së Gjonajt: Ore po ka turp kjo ministrja e Drejtësisë appeared first on 55 News.

]]>
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës së ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila tha se  punësimet në administratë janë bërë më konkurs duke hedhur poshtë akuzat për punësime fiktive të bëra publike nga VOA e cila publikoi disa përgjime. Vasili në një postim në Facebbok shkruan se “kane ikur te gjithë nga mendt me keq se Edi Rama,qe e ka gënjeshtrën menyre jetese”.

POSTIMI I PLOTË
Ore po a ka turp kjo ministrja e drejtesise kur hedh poshte akuzat per punesimet e partise.
Apo kane ikur te gjithe nga mendt me keq se Edi Rama,qe e ka genjeshtren menyre jetese
Keta flasin te gjithe si idiote.
Lexojeni vete dhe gjykojeni vete paturpesine e ketyre,qe eshte turp ti quash ministra.
Ne pergjimet jo te opozites ,por te prokurorise ja ç’thote Arben Çuko ish drejtor i pergjithshem i burgjeve:
“Ki parasysh që Lushnja nuk ka asnjë vend bosh, Fieri ka 20 vende dhe kanë sjellë 200 veta.
Testimi këtë herë u bë me 1358 veta dhe të gjithë ishin listat e partisë.”
Ja cthote kjo ministrja e dtejtesise e Edi Rames ne gare per tu bere me genjeshtare se ai;
“Hedh poshtë akuzat për emërime partiake në burgje. Procesi i punësimeve në burgje ka qenë dhe mbetet procesi më meritokratik.Procesi i punësimeve ka qenë u hapur transparent për të gjithë “.
Kete e akuzojne fjalet e ish drejtorit te saj te burgjeve.
Cfare hedh poshte kjo?
Drejtorin e saj.
Hajde gremine logjike hajde.
Genjeshtarë te tille ky vend as ka pare as nuk do shohe më

The post Përgjimet e Çukos/ Vasili reagon pas deklaratës së Gjonajt: Ore po ka turp kjo ministrja e Drejtësisë appeared first on 55 News.

]]>
Ambasada e SHBA reagon pas kapjes së Balilit: Kush e ka radhën https://55news.al/politike/ambasada-e-shba-reagon-pas-kapjes-se-balilit-kush-e-ka-radhen/ Tue, 15 Jan 2019 16:03:52 +0000 https://new.55news.al/?p=79976 Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas ndalimit të Klement Balilit i kërkuar prej kohësh nga shteti shqiptar dhe i akuzuar për disa vepra penale. Balili një prej personazheve të shumëpërmendura nga ambasada amerikane u dorëzua sot në polici. “🇦🇱 | Ne përgëzojmë Policinë e Shtetit dhe agjensitë ligjzbatuese partnere për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar […]

The post Ambasada e SHBA reagon pas kapjes së Balilit: Kush e ka radhën appeared first on 55 News.

]]>
Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas ndalimit të Klement Balilit i kërkuar prej kohësh nga shteti shqiptar dhe i akuzuar për disa vepra penale. Balili një prej personazheve të shumëpërmendura nga ambasada amerikane u dorëzua sot në polici.

🇦🇱 | Ne përgëzojmë Policinë e Shtetit dhe agjensitë ligjzbatuese partnere për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Klement Balili. Ky shënon një hap të madh për popullin shqiptar në rrugën drejt sundimit të zbatimit të ligjit, dhe shërben si një përparim i prekshëm drejt hapjes së bisedimeve me BE. Ne mirëpresim një hetim dhe gjyq të shpejtë dhe të plotë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar. #KushEKaRradhën”, shkruan ambasada e SHBA në Facebook.

Balili një prej personazheve të shumëpërmendura nga ambasada amerikane u dorëzua sot në polici. Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri Donald Lu e kishte përmendur pothuajse në çdo dalje të tij emrin e Balilit duke kërkuar arrestimin.

 

US-fb.png

 

The post Ambasada e SHBA reagon pas kapjes së Balilit: Kush e ka radhën appeared first on 55 News.

]]>
Shpërblimi për Vitin e Ri, reagon PD: 50 dollarë për pensionistët, pako turpi https://55news.al/politike/shperblimi-per-vitin-e-ri-reagon-pd-50-dollare-per-pensionistet-pako-turpi/ Wed, 12 Dec 2018 13:59:15 +0000 https://new.55news.al/?p=73607 Partia Demokratike ka reaguar sot ndaj vendimit të qeverisë për dhënien e 50 dollarëve, pensionistëve, si shpërblim për Vitin e Ri. Deputetja Grida Duma deklaroi se “50 dollarë për pensionistët, është një pako turpi. Siç tallet sot me të rinjtë, Rama tallet edhe me pensionistët që pasi u rrit çmimet, i trajton si gjynafqarë. Për […]

The post Shpërblimi për Vitin e Ri, reagon PD: 50 dollarë për pensionistët, pako turpi appeared first on 55 News.

]]>
Partia Demokratike ka reaguar sot ndaj vendimit të qeverisë për dhënien e 50 dollarëve, pensionistëve, si shpërblim për Vitin e Ri.

Deputetja Grida Duma deklaroi se “50 dollarë për pensionistët, është një pako turpi. Siç tallet sot me të rinjtë, Rama tallet edhe me pensionistët që pasi u rrit çmimet, i trajton si gjynafqarë. Për pensionistët ka vetëm një zgjidhje, theksoi deputetja demokrate, duke ofruar alternativën e PD: 250 mijë lekë pensioni minimal.

Deklarata e plotë e Dumës nga selia e PD-së;
Paketa e turpit fyerje për pensionistët dhe shoqërinë! Të rinjtë në protestë për të ardhmen, të moshuarit në lëmoshë për jetën. Thotë se ka dhënë 50 dollarë pako turpi për pensionistët sikur ti ketë nxjerrë nga xhepi dhe jo nga buxheti i përbashkët i qytetarëve. 460 lekë në muaj! Vet?m indeksimi do duhej të kishte qenë dyfishi.

Me faturën energjisë të dyfishuar, faturën e ujit të trefishuar, ilaçet mesatarisht mbi 30 mijë lekë të vjetra në muaj, marrin pako denigrimi 50 dollarë në vit.

Vetëm nga rritja e çmimeve dhe shtrenjtësia e jetës do duheshin minimalisht 50 dollarë në muaj për të pasur të njëjtat shërbime si 5 vjet më parë.

Siç tallet sot me të rinjtë që pasi i zhvat thotë hajde bëjmë muhabet njësoj tallet me pensionistët që pasi i rrit çmimet i trajton si gjynafqarë ndërkohë që duhet të ishin kategoria me e respektuar e shoqerise.

Për pensionistët ka vetëm një zgjidhje alternativa e PD, 250 mijë lekë pensioni minimal. Shtresa që meriton respekt, mirënjohje për kontributet e një jete punë i detyrohemi minimum dinjiteti,” përfundoi Duma.

Vendimi i njoftuar sot nga Kryeministri në Twitter:

 

The post Shpërblimi për Vitin e Ri, reagon PD: 50 dollarë për pensionistët, pako turpi appeared first on 55 News.

]]>
Dhunimi i Danielit, reagon Berisha: I thyen gishtat, akt primitiv i urdhëruar nga Rama https://55news.al/politike/dhunimi-i-danielit-reagon-berisha-i-thyen-gishtat-akt-primitiv-i-urdheruar-nga-rama/ Mon, 26 Nov 2018 15:17:20 +0000 https://new.55news.al/?p=70115 Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar ashpër ndaj dhunimit në qelitë e paraburgimit të 18 vjecarit Daniel Drobaj, një ndër protestuesit kundër shembjes së shtëpive në Unazën e Re Berisha ka publikuar një foto të djaloshit në gjykatë, ku ai do të njihet me masën e arrestit Ish-Kryeministri thotë se Daniel Drobajt i’u thyen gishtërinjtë në një […]

The post Dhunimi i Danielit, reagon Berisha: I thyen gishtat, akt primitiv i urdhëruar nga Rama appeared first on 55 News.

]]>
Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar ashpër ndaj dhunimit në qelitë e paraburgimit të 18 vjecarit Daniel Drobaj, një ndër protestuesit kundër shembjes së shtëpive në Unazën e Re

Berisha ka publikuar një foto të djaloshit në gjykatë, ku ai do të njihet me masën e arrestit

Ish-Kryeministri thotë se Daniel Drobajt i’u thyen gishtërinjtë në një akt primitive me urdhër të Edi Ramës për një akuzë të paprovuar dhe politike.

Ja postimi i plotë

Ja si i thyen studentit te shkelqyer Daniel Drobaj gishterinjte, ne nje akt primitv hakmarrje, narkos-it me urdher te Edvin Kristaq Urrejtjes per nje akuze te pa provuar dhe fund e krye politike. sb

The post Dhunimi i Danielit, reagon Berisha: I thyen gishtat, akt primitiv i urdhëruar nga Rama appeared first on 55 News.

]]>
OSBE reagon për dënimin e Shullazit: Duam arrestime të tjera https://55news.al/politike/osbe-reagon-per-denimin-e-shullazit-duam-arrestime-te-tjera/ Wed, 14 Nov 2018 16:54:02 +0000 https://new.55news.al/?p=67391 Edhe misini i OSBE-së në Tiranë ka përshëndetur dënimin e Emiljano Shullazit nga gjykata. Në një deklaratë për mediat, OSBE kërkon që të arrestohen edhe kriminelë të tjerë të rrezikshëm. Deklarata e plotë e OSBE: Prezenca e OSBE-së mirëpret vendimin e gjykatës për çështjen Shullazi. Gjithashtu, jemi të inkurajuar nga operacionet e muajve të fundit […]

The post OSBE reagon për dënimin e Shullazit: Duam arrestime të tjera appeared first on 55 News.

]]>
Edhe misini i OSBE-së në Tiranë ka përshëndetur dënimin e Emiljano Shullazit nga gjykata.

Në një deklaratë për mediat, OSBE kërkon që të arrestohen edhe kriminelë të tjerë të rrezikshëm.

Deklarata e plotë e OSBE:

Prezenca e OSBE-së mirëpret vendimin e gjykatës për çështjen Shullazi.

Gjithashtu, jemi të inkurajuar nga operacionet e muajve të fundit kundër krimit të organizuar dhe, së bashku me qytetarët shqiptarë që respektojnë ligjin, presim të shohim më shumë arrestime dhe dënime të kriminelëve të rrezikshëm.

Mbështesim vendosmërinë e qeverisë së Shqipërisë për të përshkallëzuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kriminelët e kanë vendin në burg!

The post OSBE reagon për dënimin e Shullazit: Duam arrestime të tjera appeared first on 55 News.

]]>
Shkupi reagon ndaj Moskës https://55news.al/globi/shkupi-reagon-ndaj-moskes/ Tue, 23 Oct 2018 17:04:55 +0000 https://new.55news.al/?p=60543 Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka reaguar të martën pas një shkrese të diplomacisë ruse në lidhje me votimin në parlament para pak ditësh të procedurave për ndryshimet kushtetuese. Shkupi thekson se reagimi rus ishte i pabazë dhe joreal ndërsa bëhej me qëllim të rrezikimit të procesit politik me domethënie historike për Maqedoninë. “Deputetët në […]

The post Shkupi reagon ndaj Moskës appeared first on 55 News.

]]>
Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka reaguar të martën pas një shkrese të diplomacisë ruse në lidhje me votimin në parlament para pak ditësh të procedurave për ndryshimet kushtetuese.

Shkupi thekson se reagimi rus ishte i pabazë dhe joreal ndërsa bëhej me qëllim të rrezikimit të procesit politik me domethënie historike për Maqedoninë.

“Deputetët në parlamentin e Maqedonisë me respekt të plotë të të gjitha parimeve demokratike dhe të procedurës së parashikuar parlamentare sollën vendimin që pasqyron angazhimet me dekada të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian, si përparësi strategjike, për çfarë ekziston një konsensus i gjerë që njihet shumë mirë nga miqtë tanë rusë”, thuhet në reagim.

Ministria maqedonase thekson qëndrimin me përkushtim ndaj integrimeve euro-atlantike të Maqedonisë, ndërsa nënvizon edhe angazhimet për zhvillimin e miqësisë në të ardhmen me Federatën ruse:

“Në bazë të miqësisë tradicionale të dy popujve tanë dhe respektin e ndërsjellë si dhe për vlerësimin për zgjedhjen e pavarur dhe të lirë të së ardhmes sonë”.

Ministria e Jashtme e Rusisë shkruante se votimi i së premtes në parlamentin e Maqedonisë ishte rezultat i kërcënimeve, shantazhit dhe blerjes së votave.

Rusia nuk dëshiron integrimin e Maqedonisë në NATO ndërsa gjatë muajve të fundit përfaqësues të qeverisë ruse kanë qenë mjaft aktivë në përpjekjet për të penguar proceset, siç ishte referendumi i 30 shtatorit lidhur me ndryshimin e emrit të Maqedonisë.

Një parti, për momentin e parëndësishme maqedonase, e quajtur Maqedonia e Bashkuar, që ngjason me partinë e Presidentit Vladimir Putin, Rusia e Bashkuar, haptazi paraqet qëndrimet pro-ruse dhe përmes protestave është përpjekur ta kundërshtojë referendumin dhe votimin e ndryshimit të emrit të Maqedonisë.

Autoritetet maqedonase kanë reaguar me maturi ndaj paraqitjeve e herë-herë edhe kërcënimeve nga Moska mbi zhvillimet në Shkup. Komuniteti ndërkombëtar, sidomos Amerika, ka dëshmuar mbështetjen ndaj Maqedonisë në rrugën e integrimeve të saj, ndërsa Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis gjatë vizitës së para disa javëve në Shkup vuri në dukje shqetësimet për përzierjen ruse në proceset demokratike në Maqedoni.

Parlamenti i Maqedonisë e kaloi përmes shumë vështirësishë propozimin për ndryshimin e emrit të vendit në Repubika e Maqedonisë së Veriut, që paraqet kushtin kryesor nga NATO dhe BE për afrimin dhe për anëtarësimin e këtij shteti në këto organizata.

Pas arritjes së dy të tretave të votave për propozimin, pritshmëritë janë që ligjëvënsit në Shkup do të kenë shumicën e kualifikuar edhe gjatë votimit të ndryshimeve kushtetuese, që pritet në muajin janar ose edhe më herët.

The post Shkupi reagon ndaj Moskës appeared first on 55 News.

]]>
Kosova, ministri serb reagon ndaj ambasadorit të SHBA https://55news.al/bota-shqiptare/kosova-ministri-serb-reagon-ndaj-ambasadorit-te-shba/ Wed, 17 Oct 2018 05:17:07 +0000 https://new.55news.al/?p=58554 Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, i njohur për qëndrimet e tij pro ruse, reagoi ndaj ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott, i cili tha se Kosova është shtet i pavarur e sovran. Ambasadori Scott, të hënën duke ju përgjigjur pyetjes së një gazetari serb që ju referua qeverisë së Kosovës si “e ashtuquajtura qeveri”, […]

The post Kosova, ministri serb reagon ndaj ambasadorit të SHBA appeared first on 55 News.

]]>
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, i njohur për qëndrimet e tij pro ruse, reagoi ndaj ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott, i cili tha se Kosova është shtet i pavarur e sovran.

Ambasadori Scott, të hënën duke ju përgjigjur pyetjes së një gazetari serb që ju referua qeverisë së Kosovës si “e ashtuquajtura qeveri”, tha se “nuk është e ashtuquajtura qeveri e Kosovës por qeveri e Kosovës. Ne e njohim Kosovën si vend sovran dhe të pavarur dhe ata janë të zgjedhurit e Kosovës dhe ne kemi kontakte me ta sikurse me çdo përfaqësues të zgjedhur të shteteve të tjera të rajonit”, tha ai.

Ministri serb tha më vonë të hënën se ambasadori amerikan, Kyle Scott “ka harruar se Serbia nuk është koloni dhe nuk mund të shkelë dinjitetin e saj”. Madje sipas tij, nëse ambasadori Scott do ta bënte një deklaratë të tillë para presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, “do të dilte kryengulthi nga ndërtesa e qeverisë në Beograd.

Kosova shpalli pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008 më mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian.

Serbia vazhdon të kundërshtojë shtetësinë e saj e mbështetur edhe nga Rusia, por është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, në shkëmbim të afrimit me Bashkimin Evropian.

Por, bartësit e këtyre bisedimeve pohojnë se një marrëveshje normalizimi duket ende e largët.

The post Kosova, ministri serb reagon ndaj ambasadorit të SHBA appeared first on 55 News.

]]>
Reagon ashpër Britania, Hunt: Jemi shumë të irrituar me BE për negociatat e Brexit https://55news.al/globi/reagon-ashper-britania-hunt-jemi-shume-te-irrituar-me-be-per-negociatat-e-brexit/ Tue, 02 Oct 2018 14:55:00 +0000 https://new.55news.al/?p=54294 Sekretari i Jashtëm në Britani, Jeremy Hunt, kritikoi Bashkimin Europian për Brexit, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar është irrituar nga qasja e bllokut në negociata. Ndërkohë që vetëm 6 muaj kanë mbetur përpara se vendi të dalë nga Bashkimi Europian, bisedimet kanë ngecur pasi Brukseli hodhi poshtë në mënyrë turpëruese planin e Theresa May […]

The post Reagon ashpër Britania, Hunt: Jemi shumë të irrituar me BE për negociatat e Brexit appeared first on 55 News.

]]>
Sekretari i Jashtëm në Britani, Jeremy Hunt, kritikoi Bashkimin Europian për Brexit, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar është irrituar nga qasja e bllokut në negociata.

Ndërkohë që vetëm 6 muaj kanë mbetur përpara se vendi të dalë nga Bashkimi Europian, bisedimet kanë ngecur pasi Brukseli hodhi poshtë në mënyrë turpëruese planin e Theresa May për tregtinë e lirë mes vendeve.

Hunt tha se ky refuzim nuk mjaftoi, duke përshpejtuar sulmin e qeverisë britanike ndaj qëndrimit të ashpër në Europë.

“Ata duhet të kuptojnë se ne jemi shumë të irrituar. Nëse Bashkimi Europian mendon se mund të refuzojë çdo ide konstruktive që ne ofrojmë, atëherë kjo nuk është një negociatë”, tha Hunt.

Ky i fundit, që zëvendësoi Boris Johsnon kur dha dorëheqjen 3 muaj më parë, krahasoi Europën me Bashkimin Sovjetik, duke tensionuar shumë politikanë në Bruksel.

“Ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm me qasjen në negociata. Nëse ata mendojnë se i vetmi rezultat nga këto bisedime është ndëshkimi i Britanisë, atëherë nuk janë në pajtim me idealet europiane”, tha Hunt.

The post Reagon ashpër Britania, Hunt: Jemi shumë të irrituar me BE për negociatat e Brexit appeared first on 55 News.

]]>