renie Archives - 55 News https://55news.al/tag/renie/ Wed, 20 Feb 2019 15:35:53 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png renie Archives - 55 News https://55news.al/tag/renie/ 32 32 Më pak biznese në 2017-n, numri i bizneseve aktive shënoi rënie https://55news.al/aktualitet/me-pak-biznese-ne-2017-n-numri-i-bizneseve-aktive-shenoi-renie/ Wed, 20 Feb 2019 15:35:53 +0000 https://new.55news.al/?p=86592 Në vitin 2017, ndërmarrjet që operojnë në aktivitetet e prodhimit të të mirave dhe shërbimeve realizuan 2.037 miliardë lekë shitje neto, duke rezultuar me 8,3% rritje, krahasuar me vitin 2016. Investimet e realizuara arritën vlerën 231 miliardë lekë nga 221 miliardë lekë në 2016, duke shënuar rritje prej 4,7%. Në këtë periudhë, numri gjithsej i […]

The post Më pak biznese në 2017-n, numri i bizneseve aktive shënoi rënie appeared first on 55 News.

]]>
Në vitin 2017, ndërmarrjet që operojnë në aktivitetet e prodhimit të të mirave dhe shërbimeve realizuan 2.037 miliardë lekë shitje neto, duke rezultuar me 8,3% rritje, krahasuar me vitin 2016.

Investimet e realizuara arritën vlerën 231 miliardë lekë nga 221 miliardë lekë në 2016, duke shënuar rritje prej 4,7%. Në këtë periudhë, numri gjithsej i të punësuarve u rrit me 4,9%. Në prodhuesit e të mirave dhe shërbimeve operojnë 107.677 ndërmarrje aktive, duke shënuar një ulje me 0,8 %, krahasuar me vitin 2016.

Bazuar në të dhënat e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve kontributin më të madh në rritjen prej 8,3% të shitjeve neto e dhanë prodhuesit e shërbimeve me +5,4 pikë përqindje, të ndjekur nga prodhuesit e të mirave me +2,9 pikë përqindje. Gjatë vitit 2017, sektori i tregtisë zuri peshën më të madhe të shitjeve neto me 46,4%, i ndjekur nga sektori i ndërtimit dhe sektori i industrisë përpunuese me përkatësisht 11,9%. Sektorët me peshën më të vogël janë sektori i akomodimit dhe restoranteve (2,5%) dhe sektori i industrisë nxjerrëse (3,6%).

Për treguesin e punësimit, prodhuesit e shërbimeve kanë kontribuar me +2,9 pikë përqindje, ndërsa prodhuesit e të mirave kanë kontribuar me +2,0 pikë përqindje. Sektori me përqindjen më të lartë të punësimit për vitin 2017 është sektori i tregtisë me 24,6% të punësimit, i ndjekur nga sektori i shërbimeve të tjera (arsimi dhe shëndetësia private, shërbime administrative, profesionale, shkencore dhe teknike etj.) me 21,4% dhe nga sektori i industrisë përpunuese me 20,3% të të punësuarve gjithsej.

Gjatë vitit 2017, investimet u rritën me 4,7%, ku prodhuesit e të mirave kontribuuan me +0,7 pikë përqindje dhe prodhuesit e shërbimeve kontribuuan me +4,0 pikë përqindje. Prodhuesit e shërbimeve zunë 30,9% të investimeve nga 28,3% që zinin vitin e kaluar. Sektori me vlerën më të lartë të investimeve të realizuara është sektori i energjisë elektrike, gazit, ujit dhe trajtimit të mbetjeve, i cili për vitin 2017 ka investuar 71 miliardë lekë duke zënë 30,6% të investime gjithsej. Peshën më të vogël të investimeve e zënë sektorët e akomodim dhe restoranteve (2,6 %) dhe transporti, informacioni dhe komunikacioni (5,7 %).

Numri i ndërmarrjeve aktive për vitin 2017 ul me 0,8%. Prodhuesit e shërbimeve kontribuuan me -0,6% në uljen e numrit të ndërmarrjeve aktive dhe prodhuesit e të mirave me -0,2%. Sektori me numrin më të madh të ndërmarrjeve është ai i tregtisë (41,4%) i ndjekur nga sektori i shërbimeve të tjera (20,8%) dhe sektori i akomodimit dhe restoranteve (18,2%). Gjatë vitit 2017, sektori i industrisë nxjerrëse pati numrin më të vogël të ndërmarrjeve aktive të cilat zunë 0,5% të ndërmarrjeve aktive gjithsej.

 

The post Më pak biznese në 2017-n, numri i bizneseve aktive shënoi rënie appeared first on 55 News.

]]>
Këmbimi valutor/ Euro në rënie, Paundi britanik tenton të forcohet https://55news.al/aktualitet/kembimi-valutor-euro-ne-renie-paundi-britanik-tenton-te-forcohet/ Wed, 16 Jan 2019 13:48:48 +0000 https://new.55news.al/?p=80190 Në tregun valutor vendas monedha europiane ka rënie të lehtë, por në vijimësi të çdo dite. Blihet sot me 124.25 lekë dhe shitet me 124.70 lekë. Dollari amerikan qëndron ën të njëjta ujëra, me pak tendencë në rritje. Blihet sot me 108.95 lekë dhe shitet me 109.45 lekë. Pas votimit të djeshëm në Britani, ku […]

The post Këmbimi valutor/ Euro në rënie, Paundi britanik tenton të forcohet appeared first on 55 News.

]]>
Në tregun valutor vendas monedha europiane ka rënie të lehtë, por në vijimësi të çdo dite. Blihet sot me 124.25 lekë dhe shitet me 124.70 lekë. Dollari amerikan qëndron ën të njëjta ujëra, me pak tendencë në rritje. Blihet sot me 108.95 lekë dhe shitet me 109.45 lekë.

Pas votimit të djeshëm në Britani, ku parlamenti rrëzoi marrëveshjen e Brexit, Paundi britanik tenton të forcohet. Ditën e sotme një paund blihet me 140.20 lekë dhe shitet me 141.10 lekë.

Monedhat e tjera këmbehen si më poshtë:

EUR/ALL 124.25 -124.70
USD/ALL 108.95 -109.45
GBP/ALL 140.20 – 141.10
AUD/ALL 78.35 – 79.00
CAD/ALL 82.10 – 82.75
CHF/ALL 110.05 – 110.85.

The post Këmbimi valutor/ Euro në rënie, Paundi britanik tenton të forcohet appeared first on 55 News.

]]>
FOTO/Bëhuni gati, rënie drastike e temperaturave https://55news.al/aktualitet/foto-behuni-gati-renie-drastike-e-temperaturave/ Tue, 25 Dec 2018 14:47:07 +0000 https://new.55news.al/?p=76348 Situata e motit nuk do të ketë përmirësime. Reshjet e shiut dhe dëborës do të vazhdojnë, por do të ketë rënie të mëdha temperaturash.Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikim që pasditen e sotme dhe nesër temperaturat të ulen me 3-4 gradë. Ngricat do të mbërrijnë edhe ne zonat bregdetare. Parashikimi i motit për […]

The post FOTO/Bëhuni gati, rënie drastike e temperaturave appeared first on 55 News.

]]>
Situata e motit nuk do të ketë përmirësime.

Reshjet e shiut dhe dëborës do të vazhdojnë, por do të ketë rënie të mëdha temperaturash.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikim që pasditen e sotme dhe nesër temperaturat të ulen me 3-4 gradë.

Ngricat do të mbërrijnë edhe ne zonat bregdetare.

Parashikimi i motit për pasditen e sotme dhe nesër:

Reshjet

Sot pasdite priten reshje të dobëta në qarqet Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Nesër nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 4 / 11 °C

në vendet e ulëta: -1 / 8 °C

në vendet malore: -6 / 1 °C

Era

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.

 

The post FOTO/Bëhuni gati, rënie drastike e temperaturave appeared first on 55 News.

]]>
Inflacioni në rënie – 1.8%, niveli më i ulët në 10 muaj https://55news.al/aktualitet/inflacioni-ne-renie-1-8-niveli-me-i-ulet-ne-10-muaj/ Fri, 07 Dec 2018 16:13:07 +0000 https://new.55news.al/?p=72598 Inflacioni ra për të pestin muaj radhazi në nëntor dhe preku nivelin më të ulët në 10 muajt e fundit. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit për nëntorin ishte 1.8%, nga 1.9% që pati qenë në tetor. Rënia e inflacionit për nëntorin u ndikua sidomos nga […]

The post Inflacioni në rënie – 1.8%, niveli më i ulët në 10 muaj appeared first on 55 News.

]]>
Inflacioni ra për të pestin muaj radhazi në nëntor dhe preku nivelin më të ulët në 10 muajt e fundit. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit për nëntorin ishte 1.8%, nga 1.9% që pati qenë në tetor.

Rënia e inflacionit për nëntorin u ndikua sidomos nga grupet transporti, qira, ujë, energji dhe shëndeti. Rënia e çmimit të karburanteve në fund të nëntorit e ka ulur inflacionin e grupit transporti në 2.5%, nga 4.3% që pati qenë në tetor.

Ndërkohë, grupi me ndikimin kryesor ai i ushqimeve shënoi një rritje të lehtë të inflacionit, për herë të parë që nga qershori. Inflacioni i këtij grupi u rrit në 2%, nga 1.8% që kishte qenë për tetorin.

Rënia e inflacionit që ka nisur në gjysmën e dytë të vitit mund të shpjegohet me disa faktorë. Gjatë muajve të verës zbutja e çmimeve të prodhimeve bujqësore ka pasur një rol përcaktues.

Një ndikim të ngjashëm kanë dhënë çmimet e ulëta të lëndëve të para dhe produkteve ushqimore në tregjet ndërkombëtare.

Gjithashtu, leku i fortë në kursin e këmbimit valutor ngelet gjithashtu një faktor me ndikim të konsiderueshëm në uljen e presioneve inflacioniste nga jashtë.

Këta faktorë kanë bërë që inflacioni të bjerë sërish nën intervalin e poshtëm të objektivit të Bankës së Shqipërisë.

Vetë Banka Qendrore, në raportin e fundit të politikës monetare, shprehej se rritja e inflacionit, sidomos në tremujorin e dytë të vitit, është ndikuar së shumti nga komponentë afatshkurtër.

Banka e Shqipërisë parashikon që inflacioni të kthehet pranë objektivit prej 3% vetëm në vitin 2020.

Ersuin Shehu/SCAN

The post Inflacioni në rënie – 1.8%, niveli më i ulët në 10 muaj appeared first on 55 News.

]]>
Këmbimi valutor/Euro sërish në rënie, rritet Dollari amerikan dhe Paundi britanik https://55news.al/aktualitet/kembimi-valutor-euro-serish-ne-renie-rritet-dollari-amerikan-dhe-paundi-britanik/ Wed, 05 Dec 2018 13:55:22 +0000 https://new.55news.al/?p=72116 Monedha europiane nuk po merr veten për një kohë të gjatë. Në tregun valutor vendas, sot euro vazhdon rënien kundrejt monedhës vendase lekë. Krahasuar me ditën e djeshme, një euro blihet me 0.2 lekë më pak. Blihet me 123.80 lekë dhe shitet me 124.50 lekë. Dollari amerikan gjatë kësaj javë ka qenë në luhatshmëri me […]

The post Këmbimi valutor/Euro sërish në rënie, rritet Dollari amerikan dhe Paundi britanik appeared first on 55 News.

]]>
Monedha europiane nuk po merr veten për një kohë të gjatë. Në tregun valutor vendas, sot euro vazhdon rënien kundrejt monedhës vendase lekë. Krahasuar me ditën e djeshme, një euro blihet me 0.2 lekë më pak. Blihet me 123.80 lekë dhe shitet me 124.50 lekë. Dollari amerikan gjatë kësaj javë ka qenë në luhatshmëri me ulje dhe ngritje të vazhdueshme. Sot në shenja pozitive. Blihet me 109.20 lekë dhe shitet me 110 lekë. Monedha britanike është rritur me 0.4 lekë nga dita e martë.

Edhe Paundi britanik është rritur me 0.3 lekë. Blihet sot me 139 lekë dhe shitet me 140 lekë.

Monedhat e tjera këmbehen si më poshtë:

EUR/ALL     123.80 -124.50

USD/ALL     109.20 -110.00

GBP/ALL     139.00 – 140.00

AUD/ALL     79.50 –  80.50

CAD/ALL     82.00  –  83.00

CHF/ALL    109.10 – 110.00.

The post Këmbimi valutor/Euro sërish në rënie, rritet Dollari amerikan dhe Paundi britanik appeared first on 55 News.

]]>
Këmbimi valutor/ Euro në rënie, monedha britanike në luhatshmëri https://55news.al/aktualitet/kembimi-valutor-euro-ne-renie-monedha-britanike-ne-luhatshmeri/ Mon, 03 Dec 2018 15:36:51 +0000 https://new.55news.al/?p=71700 Në tregun valutor vendas euro vijon rënien kundrejt monedhës vendase lekë. Blihet sot me 124 lekë dhe shitet me 124.70 lekë. Dollari amerikan blihet me 109 lekë dhe shitet me 110 lekë. Gjatë kësaj javë pritet rënie për monedhën amerikane, drejt nivelit të 108 lekëve. Paundi britanik në luhatshmëri, blihet sot me 139.50 lekë dhe […]

The post Këmbimi valutor/ Euro në rënie, monedha britanike në luhatshmëri appeared first on 55 News.

]]>
Në tregun valutor vendas euro vijon rënien kundrejt monedhës vendase lekë. Blihet sot me 124 lekë dhe shitet me 124.70 lekë.

Dollari amerikan blihet me 109 lekë dhe shitet me 110 lekë. Gjatë kësaj javë pritet rënie për monedhën amerikane, drejt nivelit të 108 lekëve.

Paundi britanik në luhatshmëri, blihet sot me 139.50 lekë dhe shitet me 140.50 lekë.

Monedhat e tjera këmbehen si më poshtë:

EUR/ALL 124.00 -124.70
USD/ALL 109.00 -110.00
GBP/ALL 139.50 – 140.50
AUD/ALL 80.40 – 81.20
CAD/ALL 82.70 – 83.50
CHF/ALL 109.20 – 110.00.

The post Këmbimi valutor/ Euro në rënie, monedha britanike në luhatshmëri appeared first on 55 News.

]]>
Dollari projektohet në rënie – Bie kërkesa për valutën. Ka investime më të mira jashtë SHBA https://55news.al/aktualitet/dollari-projektohet-ne-renie-bie-kerkesa-per-valuten-ka-investime-me-te-mira-jashte-shba/ Thu, 29 Nov 2018 13:10:48 +0000 https://new.55news.al/?p=70802 Dollari amerikan do të zhvlerësohet vitin e ardhshëm, sipas bankës Morgan Stanley, që shton se nuk do të vije vetëm nga ngadalësimi i ciklit tkurrës të Rezervës Federale. Rezerva Federale pritet gjerësisht që të ngadalësojë rritjen e normave të interesit në mes të vitit 2019, ndërkohë që ekonomia amerikane projektohet në ngadalësim vitin e ardhshëm. […]

The post Dollari projektohet në rënie – Bie kërkesa për valutën. Ka investime më të mira jashtë SHBA appeared first on 55 News.

]]>
Dollari amerikan do të zhvlerësohet vitin e ardhshëm, sipas bankës Morgan Stanley, që shton se nuk do të vije vetëm nga ngadalësimi i ciklit tkurrës të Rezervës Federale. Rezerva Federale pritet gjerësisht që të ngadalësojë rritjen e normave të interesit në mes të vitit 2019, ndërkohë që ekonomia amerikane projektohet në ngadalësim vitin e ardhshëm.

Kjo pritet të ndikojë edhe në dobësimin e dollarit amerikan. Sipas analistëve të Morgan Stanley, ekonomitë e mëdha si Europa, Japonia dhe Kina, po investojnë më pak në tregjet financiarë globalë, e për rrjedhojë, kërkesa për dollarin amerikan pritet të bjerë.

Kjo ka rëndësi për shkak se Amerika regjistron deficit fiskal dhe të llogarisë korrente, kështu që vendi kërkon blerës për obligacionet që shet. Deficiti fiskal ndodh kur shpenzimet qeveritare kalojnë të ardhurat, ndërsa hendeku i llogarisë korrente regjistrohet kur një vend importon më shumë se sa eksporton.

Sipas Morgan Stanley, kur emetohet borxh, duhet dikush që ta blejë, kështu që duhet parë disponueshmëria e kapitalit në botë, që aktualisht është në rënie. Për rrjedhojë, do të ketë më pak kapital për të financuar deficitet e Shteteve të Bashkuara.

Rritja e yield-it në Shtetet e Bashkuara, kryesisht prej rritjes së normave të interesit nga FED, si dhe përshpejtimi i ekonomisë amerikane këtë vit, kanë bërë që investitorët të alokojnë fonde në ekonominë më të madhe në botë.

Kjo ka sjellë rritjen e kërkesës për dollarin, që ka forcuar valutën gjatë 2018-ës. Sipas indeksit të dollarit, valuta është rritur kundër shportës kryesore me 4.9%, por Morgan Stanley parashikon rënie të këtij indeksi në 85 pikë në fund të 2019-ës dhe 81 pikë pas 2 vitesh. Sipas bankës, kur investitorët të gjejnë kthime më të mëdha nga investimet në vende të tjera, ekziston rreziku që paraja të dalë nga SHBA.

The post Dollari projektohet në rënie – Bie kërkesa për valutën. Ka investime më të mira jashtë SHBA appeared first on 55 News.

]]>
Këmbimi valutor/Dollari amerikan në rënie, forcohet monedha britanike https://55news.al/aktualitet/kembimi-valutor-dollari-amerikan-ne-renie-forcohet-monedha-britanike/ Fri, 23 Nov 2018 13:12:50 +0000 https://new.55news.al/?p=69453 Euro e mbyll javën në nivele të ulta stabël. Blihet sot me 124.20 lekë dhe shitet me 125 lekë. Monedha amerikane ka pësuar rënie. Një dollar sot blihet me 108.70 lekë dhe shitet me 109.50 lekë. Paundi britanik është forcuar kundrejt monedhës vendase. Blihet me 139.80 lekë dhe shitet me 140.50 lekë. Monedhat e tjera […]

The post Këmbimi valutor/Dollari amerikan në rënie, forcohet monedha britanike appeared first on 55 News.

]]>
Euro e mbyll javën në nivele të ulta stabël. Blihet sot me 124.20 lekë dhe shitet me 125 lekë.

Monedha amerikane ka pësuar rënie. Një dollar sot blihet me 108.70 lekë dhe shitet me 109.50 lekë.

Paundi britanik është forcuar kundrejt monedhës vendase. Blihet me 139.80 lekë dhe shitet me 140.50 lekë.

Monedhat e tjera këmbehen si më poshtë:

EUR/ALL 124.20 -125.00
USD/ALL 108.70 -109.50
GBP/ALL 139.80 – 140.50
AUD/ALL 78.70 – 79.50
CAD/ALL 82.20 – 83.00
CHF/ALL 109.30 – 110.20.

The post Këmbimi valutor/Dollari amerikan në rënie, forcohet monedha britanike appeared first on 55 News.

]]>
Këmbimi valutor/Euro në rënie, forcohet Dollari amerikan https://55news.al/aktualitet/kembimi-valutor-euro-ne-renie-forcohet-dollari-amerikan/ Wed, 21 Nov 2018 13:40:18 +0000 https://new.55news.al/?p=69003 Në tregun valutor vendas monedha europiane në rënie, krahasuar me ditën e martë. Blihet sot me 124.20 lekë dhe shitet me 125 lekë. Dollari amerikan ka pësuar rritje me 0.5 lekë. Një dollar sot blihet me 109 lekë dhe shitet me 110 lekë. Paundi britanik në të njëjtat vlera, blihet me 139.50 lekë dhe shitet […]

The post Këmbimi valutor/Euro në rënie, forcohet Dollari amerikan appeared first on 55 News.

]]>
Në tregun valutor vendas monedha europiane në rënie, krahasuar me ditën e martë. Blihet sot me 124.20 lekë dhe shitet me 125 lekë.

Dollari amerikan ka pësuar rritje me 0.5 lekë. Një dollar sot blihet me 109 lekë dhe shitet me 110 lekë.

Paundi britanik në të njëjtat vlera, blihet me 139.50 lekë dhe shitet me 140.50 lekë. Monedhat e tjera këmbehen si më poshtë:

EUR/ALL 124.20 -125.00
USD/ALL 109.00 -110.00
GBP/ALL 139.50 – 140.50
AUD/ALL 78.70 – 79.50
CAD/ALL 81.00 – 82.00
CHF/ALL 109.50 – 110.50.

The post Këmbimi valutor/Euro në rënie, forcohet Dollari amerikan appeared first on 55 News.

]]>
Këmbimi valutor/Euro vijon dobët, në rënie edhe Dollari amerikan dhe Paundi britanik https://55news.al/aktualitet/kembimi-valutor-euro-vijon-dobet-ne-renie-edhe-dollari-amerikan-dhe-paundi-britanik/ Mon, 19 Nov 2018 13:20:58 +0000 https://new.55news.al/?p=68449 Monedhat e huaja e kanë nisur javën të dobësuara kundrejt monedhës vendase Lekë. Euro në rënie të lehte nga e premtja, blihet sot me 124.20 lekë dhe shitet me 125 lekë. Dollari amerikan bie me 0.7 lekë nga java e kaluar. Blihet sot me 108.60 lekë dhe shitet me 110.20 lekë. Edhe monedha britanike qëndron […]

The post Këmbimi valutor/Euro vijon dobët, në rënie edhe Dollari amerikan dhe Paundi britanik appeared first on 55 News.

]]>
Monedhat e huaja e kanë nisur javën të dobësuara kundrejt monedhës vendase Lekë.

Euro në rënie të lehte nga e premtja, blihet sot me 124.20 lekë dhe shitet me 125 lekë.
Dollari amerikan bie me 0.7 lekë nga java e kaluar. Blihet sot me 108.60 lekë dhe shitet me 110.20 lekë.
Edhe monedha britanike qëndron në pozicione zhvlerësuese kundrejt lekut. Blihet sot me 140 lekë dhe shitet me 140 lekë.
Monedhat e tjera këmbehen si më poshtë:

EUR/ALL     124.20 -125.00

USD/ALL     108.60 -109.50

GBP/ALL     140.00 – 141.00

AUD/ALL     79.50 –  80.50

CAD/ALL     82.50  –  83.50

CHF/ALL    108.60 – 109.50.

The post Këmbimi valutor/Euro vijon dobët, në rënie edhe Dollari amerikan dhe Paundi britanik appeared first on 55 News.

]]>