robert ndrenika Archives - 55 News https://55news.al/tag/robert-ndrenika/ Sat, 16 May 2020 17:09:17 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png robert ndrenika Archives - 55 News https://55news.al/tag/robert-ndrenika/ 32 32 “S’kam firmosur shembjen”, Robert Ndrenika: Jo prishje të Teatrit Kombëtar, por të bëhet edhe një i ri https://55news.al/kulture/s-kam-firmosur-shembjen-robert-ndrenika-jo-prishje-te-teatrit-kombetar-por-te-behet-edhe-nje-i-ri/ Sat, 16 May 2020 17:09:17 +0000 https://new.55news.al/?p=161215 Aktori i njohur Robert Ndrenika ka sqaruar sot pozicionin e tij lidhur me godinën e Teatrit Kombëtar. Një ditë më parë emri i tij u shfaq në një listë artistësh që kërkonte shembjen e Teatrit Kombëtar.Sot Ndrenika deklaron se “nuk kam firmosur për shembjen e Teatrit Kombëtar, por për ndërtimin e një teatri të ri”. […]

The post “S’kam firmosur shembjen”, Robert Ndrenika: Jo prishje të Teatrit Kombëtar, por të bëhet edhe një i ri appeared first on 55 News.

]]>

Aktori i njohur Robert Ndrenika ka sqaruar sot pozicionin e tij lidhur me godinën e Teatrit Kombëtar. Një ditë më parë emri i tij u shfaq në një listë artistësh që kërkonte shembjen e Teatrit Kombëtar.
Sot Ndrenika deklaron se “nuk kam firmosur për shembjen e Teatrit Kombëtar, por për ndërtimin e një teatri të ri”.

 

The post “S’kam firmosur shembjen”, Robert Ndrenika: Jo prishje të Teatrit Kombëtar, por të bëhet edhe një i ri appeared first on 55 News.

]]>
Protesta e Teatrit/ Guljelm Radoja-Robert Ndrenikës: Përse u shite miku im? https://55news.al/kulture/protesta-e-teatrit-guljelm-radoja-robert-ndrenikes-perse-u-shite-miku-im/ Thu, 25 Jul 2019 20:24:09 +0000 https://new.55news.al/?p=111196 Aktori i njohur Guljelm Radoja, një prej personazheve që ka dalë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar që në fillimet e lëvizjes, ishte mbrëmjen e sotme i pranishëm në protestën e rradhës. Sipas tij, kauza e Teatrit të mos politizohet, ai u bëri thirrje kolegëve që të ruajnë dinjitetin e tyre, pavarësisht natyrës së brishtë ta artistëve, […]

The post Protesta e Teatrit/ Guljelm Radoja-Robert Ndrenikës: Përse u shite miku im? appeared first on 55 News.

]]>
Aktori i njohur Guljelm Radoja, një prej personazheve që ka dalë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar që në fillimet e lëvizjes, ishte mbrëmjen e sotme i pranishëm në protestën e rradhës.

Sipas tij, kauza e Teatrit të mos politizohet, ai u bëri thirrje kolegëve që të ruajnë dinjitetin e tyre, pavarësisht natyrës së brishtë ta artistëve, ndonjëherë edhe të manipulueshme.

Radoja përmendi edhe aktorin tjetër të madh Robert Ndrenika, i cili nga Kundër u kthye Pro shembjes së godinës së Teatrit.

“Një nga kolegët e mi i tha dikujt se “unë shkela mbi dinjitetin tim”. Pse shkele? A ka gjë më të madhe se dinjiteti? Secili prej nesh kur lan faqet në mëngjes shikon veten dhe thotë një fjalë:  Ç’bëra dje?! Sa dinjitoz qesh dje. Pse isha qesharak dje, dhe lashë të shkelet mbi dinjitetin tim. Për çfarë? Përse u shite miku im?! Përse u shite kolegu im? Çfarë pakti bëre me djallin që shkele mbi dinjitetin?”, u shpreh ndër të tjera Guliem Radoja. 

The post Protesta e Teatrit/ Guljelm Radoja-Robert Ndrenikës: Përse u shite miku im? appeared first on 55 News.

]]>
Robert Ndrenika feston 77-vjetorin https://55news.al/kulture/robert-ndrenika-feston-77-vjetorin/ Thu, 10 Jan 2019 14:36:34 +0000 https://new.55news.al/?p=78922 Në skenë prej më shumë se gjysmë shekulli, “Artisti i Popullit” dhe mjeshtri i fjalës Robert Ndrenika sot feston 77-vjetorin e lindjes. Përtej viteve që kalojnë, shpirti nuk njeh kohë dhe për publikun shqiptar, Robert Ndrenika është artist i madh, ende sot në 77-vjetorin e tij të lindjes. Shtatlartë e me tipare të zeza e […]

The post Robert Ndrenika feston 77-vjetorin appeared first on 55 News.

]]>
Në skenë prej më shumë se gjysmë shekulli, “Artisti i Popullit” dhe mjeshtri i fjalës Robert Ndrenika sot feston 77-vjetorin e lindjes.

Përtej viteve që kalojnë, shpirti nuk njeh kohë dhe për publikun shqiptar, Robert Ndrenika është artist i madh, ende sot në 77-vjetorin e tij të lindjes. Shtatlartë e me tipare të zeza e të bukura (tashme i thinjur), tipike tipare shqiptare e gjithmonë i goditur në frazat dhe interpretimet e tij, Robert Ndrenika është artisti me shpirt të madh.

Ai është ndër të paktët aktorë që rolin e luan me një sens të spikatur realist. Ndrenika është skicues i karaktereve të goditura. Përjetimi i tij është i thellë dhe tejet organik që shkakton emocion.

Me një portret të dashur dhe zërin që di të futet në lëkurën e çdo personazhi, rolet e shumta të interpretuara prej tij bënë që të pasqyrojnë edhe botën e madhe shpirtërore që e karakterizon.

Pak detaje nga Robert Ndrenika

Robert Ndrenika lindi në Tiranë, në vitin 1942. Talenti i tij spikati që në vitet e para të jetës, kur ai kultivonte pasionin e tij për teatrin në Shtëpinë e Pionierit në Tiranë. Pas përfundimit të gjimnazit “Qemal Stafa”, në vitet ai 1960-1964 nis studimet për aktor në Shkollën e Lartë “Aleksandër Moisiu”.

Nga ky vit, deri më 1970, punoi si aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punoi si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Presidenti i asaj kohe, Bamir Topi, i akordoi Ndrenikës  titullin “Nder i Kombit” ( ne 2012).

Për shumë vite punoi si aktor i lirë (pas pensionit). Midis të tjerash, ka interpretuar: “Besa” e Sami Frashërit, “Ura” e Minush Jeros, “Prefekti” i Besim Levonjës, “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës, “Midis dy njerëzve” e Kiço Blushit, “Skënderbeu” i Lec Shllakut, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës, “Fytyra e dytë” dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit, “Shkallët” dhe “Shtëpia me dy porta” të Ruzhdi Pulahës, “Shumë zhurme për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” të Shekspirit, “I sëmuri për mend” dhe “Kopraci” të Molierit, “Udha e largët” e Arbuzovit, “Luiza Miler” e Shilerit, “Prometeu” dhe “Njeriu që pa vdekjen me sy” të Viktor Eftimiut, “Dashuri e tillë” e Kohoutit, “Banja” e Majakovskit, “Arturo Ui” e Brehtit, “Vdekja e një komisioneri” e Millerit, “Vizita e damës plake” e Dyrrenmatit, “Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, “Darka e të marrëve” e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.

Filmat :
Kronikë provinciale (2009)
Tifozët – (2004) komedi
Njerëz dhe fate – (2002-2
Tirana, viti zero
Parullat – (2001), Lleshi
Bolero – (1997)
Nata e dymbëdhjetë
Edhe kështu edhe ashtu
Botë e padukshme -azi
Përrallë nga e kaluara – (1987), Vangjeli
Vrasje në gjueti
Dhe vjen një ditë – (1986) si vëllai i Llano Bletës
Gurët e shtëpisë sime – (1985)
Tre njerëz me guna – (1985)
Shi në plazh – (1984) teater-komedi
Shirat e vjeshtës – (1984) , Sotiri
Nxënësit e klasës sime – (1984), Kristofori
Kohë e largët – (1983), Anastas Grigori
Besa e kuqe – (1982), Gjoni
Era e ngrohtë e thellësive – (1982) (TV)
Nëntori i dytë – (1982), karrrocieri i Ismail Qemalit
Prefekti, komedi, Qazim Mulleti

Vëllezër dhe shokë – (1982), Sokrati
Një shoqe nga fshati – (1980) Agushi
Ditët që sollën pranverën – (1979) (TV)
Mësonjëtorja – (1979), kocka
Në shtëpinë tonë – (1979), Stefi
Koncert në vitin 1936 (1978), Fotaqi (n/prefekti)
Shembja e idhujve – (1977), kapteri
Emblema e dikurshme – (1976) (TV)
Duke kërkuar 5-orëshin – (1974) Zeqo
Rrugë të bardha – (1974), Ganiu
Shtigje të luftës – (1974), Shabani
Kryengritje në pallat – (1972)
Odiseja e tifozave – (1972)
Kapedani – (1972), i biri i xha Sulos
I teti në bronc – (1970), Xhemali
Horizonte të hapura – (1968), Azemi
Oshëtimë në bregdet – (1966), Gjergji

Prefekti, komedi, Qazim Mulleti

The post Robert Ndrenika feston 77-vjetorin appeared first on 55 News.

]]>
Sfida e Spartak Pecanit, romancë me moshën e tretë https://55news.al/kulture/sfida-e-spartak-pecanit-romance-me-moshen-e-trete/ Wed, 31 Oct 2018 14:33:25 +0000 https://new.55news.al/?p=63000 Edhe një tjetër film për moshën e tretë. Kohët e fundit janë shtuar prodhimet kinematografike për këtë moshë, si duket kjo vjen edhe nga vetë plakja e regjisorëve. Pas Saimir Kumbaros “Ne dhe Lenini”, Edmon Topit, Ylljet Aliçkajt e ndonjë tjetri, edhe Spartak Pecani i ritkhehet kësaj teme, që ka si protagonistë po ata aktorë. […]

The post Sfida e Spartak Pecanit, romancë me moshën e tretë appeared first on 55 News.

]]>
Edhe një tjetër film për moshën e tretë. Kohët e fundit janë shtuar prodhimet kinematografike për këtë moshë, si duket kjo vjen edhe nga vetë plakja e regjisorëve. Pas Saimir Kumbaros “Ne dhe Lenini”, Edmon Topit, Ylljet Aliçkajt e ndonjë tjetri, edhe Spartak Pecani i ritkhehet kësaj teme, që ka si protagonistë po ata aktorë. Pa e paragjykuar,  thuhet në një njoftim të QKK se xhirimet e filmit ”Bolero në vilën e pleqve”,  skenari i të cilit është me motivet e veprës së Fatos Kongolit me të njëjtin titull, Kanë përfunduar.  Në këtë film luajnë aktorët Robert Ndrenika Margarita Xhepa (janë edhe në filmat e tjerë me këtë temë) , Gentiana Ramadani, Afrim Muçaj, Olta Gixhari, Olta Daku,Ledjon Zoi etj.

Kamera Latif Hasolli ndërsa kostumografi është realizuar nga Gerta Oparaku. Regjinë e filmi ”Bolero në vilën e pleqve” e ka bërë Spartak Pecani, i cili për realizimin e skenarit ka bashkëpunuar edhe me Linda Fejzaj.

Në qendër të filmit një çift pleqsh që janë të detyruar të jetojnë të vetëm në fundjetën e tyre edhe pse kanë tre fëmijë.Biri i tyre u siguron një punëtore shtëpie, në dukje një vajzë e qetë dhe e përkushtuar ardhur nga s’dinë se ku, por vajza e pleqve që në impaktin e parë duket se nuk e pëlqen aspak mysafiren e re në shtëpinë e prindërve, kjo do të bëj që ajo të shkoj përtej pyetjeve të drejtpërdrejta, duke bërë që të zhbiroj mbi jetën e saj nga ku mëson se me kë ka të bëjë. Punëtorja që jeton në vilë ka një të kaluar të errët për mendimin e vajzës së pleqve, për më tepër edhe prirjet e saj janë në kundërshti me parimet dhe principet që ajo ka. Dhe nuk mbaron këtu.

Spartak Pecani është regjisor i shumë filmave, duke nisur nga fundi i viteve 70-të, me 40 vjet karrierë, ku ndër filmat e tij më të arrirë përmendim: 1977: Streha e re,

1980: Ne vinim nga lufta, 1981: Si gjithë të tjerët, 1983: Kohë e largët, 1984: Shirat e vjeshtës, 1985: Të mos heshtësh, 1986: Fjalë pa fund, 1988: Treni niset më shtatë pa pesë, 1990: Vetmi, 1995: Përdhunuesit, 2008: Sekretet, etj.

The post Sfida e Spartak Pecanit, romancë me moshën e tretë appeared first on 55 News.

]]>
Pesë regjisorë shqiptarë në sheshin e xhirimit https://55news.al/kulture/pese-regjisore-shqiptare-ne-sheshin-e-xhirimit/ Wed, 26 Sep 2018 06:35:15 +0000 https://new.55news.al/?p=52375 Gjergj Xhuvani, Spartak Pecani, Namik Ajazi, Jonid Jorgji, Artur Gorishti kanë zbritur në sheshin e xhirimit dhe janë duke xhiruar filmat e tyre me metrazh të gjaët, ku mbi 200 kineastë po jetësojnë ngjarje nga realiteti i sotëm dhe ai i kaluar shqiptar. Spartak Pecani rikthen Ndrenikën e Margarita Xhepën në film. Xhirimet e filmit […]

The post Pesë regjisorë shqiptarë në sheshin e xhirimit appeared first on 55 News.

]]>
Gjergj Xhuvani, Spartak Pecani, Namik Ajazi, Jonid Jorgji, Artur Gorishti kanë zbritur në sheshin e xhirimit dhe janë duke xhiruar filmat e tyre me metrazh të gjaët, ku mbi 200 kineastë po jetësojnë ngjarje nga realiteti i sotëm dhe ai i kaluar shqiptar. Spartak Pecani rikthen Ndrenikën e Margarita Xhepën në film.

Xhirimet e filmit artistik me metrazh të gjatë “Bolero në vilën e pleqve” kanë nisur në Tiranë. Skenari Linda Fejzaj dhe regjia nga Spartak Pecani, ngjarjet e filmit “Bolero në vilën e pleqve” sjellin në role aktorë të njohur të kinemasë shqiptare, por dhe emra të tjerë që publiku i njeh me aktivitetin e tyre. Filmi sjell në role aktorët Robert Ndrenika dhe Margarita Xhepa, kasti vijon dhe me Gentiana Ramadani, Olta Gixhari, Olta Daku, Ledion Zoi, etj. Skenaristja Linda Fejzaj shprehet se regjisori Spartak Pecani është një profesionist. “Gjithçka e mendon e rimendon e përpunon dhe më pas vendos dhe zgjedhjet dhe zgjidhjet janë vërtetë mbresëlënëse”, pohon skenaristja Fejzaj. Filmi një prodhim i shtëpisë kinematografike Eclipse SA Film Production është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Ngjarjet vendosen në Tiranë dhe skenaristja Linda Fejzaj tregon se në qendër të këtij skenari është jetesa e një çifti në moshë superiore (pleq), që në vitet e fundit të jetës të tyre edhe pse kanë tre fëmijë ju duhet të jetojnë vetëm. “Djali i tyre ju siguron një punëtore shtëpie që është infermiere. Ajo çka ka të veçantë, është një marrëdhënie unike e çiftit, një dashuri që vazhdon të egzistojë jo vetëm e fortë, por edhe disi ndryshe. Një letërkëmbim i tyre plot pasion, mënyrë e zgjedhur për të mbajtur gjallë atë çka ka në vetvete martesa” zbulon skenaristja Linda Fejzaj për filmin artistik që ka nisur xhirimet në Tiranë. Në film, sipas skenaristes gjatë gjithë kohës këtë marrëdhënie të tyre e shoqërojnë tingujt e magjishëm të pianos “Bolero” e Ravelit. “Ngjarjet alternohen dhe sjellin në dukje ngjarje me gjendje dhe emocione të forta. Infermierja, që është punëtore shtëpie nuk është ajo që ata mendojnë, këtë do e zbulojë vajza e pleqve që është gjykatëse. E kaluara e saj ka qenë përtej asaj që mund të mendohet”, vijon të tregojë Fejzaj.

The post Pesë regjisorë shqiptarë në sheshin e xhirimit appeared first on 55 News.

]]>
Robert Ndrenika ka një sqarim mbi çështjen e Teatrit Kombëtar https://55news.al/aktualitet/robert-ndrenika-ka-nje-sqarim-mbi-ceshtjen-e-teatrit-kombetar/ Sat, 30 Jun 2018 07:21:58 +0000 https://new.55news.al/?p=30711 Mes debateve të shumta për Teatrin Kombëtar, ndër të tjerë edhe aktori Robert Ndrenika ka rënë dakord për krijimin e një teatri të ri. Pas reagimit të tij të parë pak kohë më parë, ku aktori përshëndeti marrëveshjen me Veliajn nga Facebook, duke e quajtur “fillimin e një maratone që le të shpresojmë do të […]

The post Robert Ndrenika ka një sqarim mbi çështjen e Teatrit Kombëtar appeared first on 55 News.

]]>
Mes debateve të shumta për Teatrin Kombëtar, ndër të tjerë edhe aktori Robert Ndrenika ka rënë dakord për krijimin e një teatri të ri.

Pas reagimit të tij të parë pak kohë më parë, ku aktori përshëndeti marrëveshjen me Veliajn nga Facebook, duke e quajtur “fillimin e një maratone që le të shpresojmë do të përfundojë me ndërtimin e një Teatri Kombëtar bashkëkohor”, aktori i madh shqiptar  ka vendosur sërish që përmes profilit të tij në këtë rrjet social të jap reagimin e tij  në lidhje me këtë çështje.

Postimi i plotë i Ndrenikës:

Ju lutem… mos më kryqëzoni!

Për dijeni mikeshës time gazetares Fatmira Nikolli, por le ta dijë dhe ‘tan bota mbarë’! Kam qenë (prej vitesh) dhe jam për një Teatër Kombëtar të ri dhe bashkëkohor te cilin e ka për DETYRË ta bëjë shteti shqiptar (paratë le ti marre ku të dojë, ndoshta dhe atje ku i merrte Josif Broz Tito)!

Këtë gjë nuk e kam mbajtur të fshehtë por u a kam bërë të ditur prej kohësh kolegëve të mi por kur ka qenë rasti dhe në opinion publik. I vetmi lëshim që kam bërë ditët e fundit është se kam pranuar P.P.P. me kushtin e vetëm që përveç godinës (Teatër) që do të ndërtohet në favor të P.P.P. nuk do lëshohet asnjë cm katror nga TOKA e TEATRIT KOMBËTAR!

Të kanë gënjyer do të thotë dikush dhe unë përgjigjem po BESA e shqiptarit ku vete??? Së fundi ju bëj të ditur se nuk jam JEZU KRISHTI bile as BARABA dhe gojën nuk e kam vetëm për të ngrënë kos (pa yndyrë) dhe të pi ilaçe por e kam edhe për të FOLUR !!!

Me respekte te ndërsjella Robert Ndrenika!!!

The post Robert Ndrenika ka një sqarim mbi çështjen e Teatrit Kombëtar appeared first on 55 News.

]]>
Ndrenika shkon në dëgjesë: Erion jam kundër PPP-ve https://55news.al/aktualitet/ndrenika-shkon-ne-degjese-erion-jam-kunder-ppp-ve/ Thu, 14 Jun 2018 10:08:24 +0000 https://new.55news.al/?p=25907 Në takimin e artistëve me kryebashkiakun Erion Veliaj për çështjen e ruajtjes së godinës së Teatrit, e ka marrë fjalën artisti Robert Ndrenika, i cili propozoi që me Teatrin të veprohej si me Pazaret e Vjetër, të Tiranës apo Korçës, që u restauruan dhe u bënë të shkëlqyer. Ndrenika u shpreh kategorikisht kundër PPP-ve, sepse […]

The post Ndrenika shkon në dëgjesë: Erion jam kundër PPP-ve appeared first on 55 News.

]]>
Në takimin e artistëve me kryebashkiakun Erion Veliaj për çështjen e ruajtjes së godinës së Teatrit, e ka marrë fjalën artisti Robert Ndrenika, i cili propozoi që me Teatrin të veprohej si me Pazaret e Vjetër, të Tiranës apo Korçës, që u restauruan dhe u bënë të shkëlqyer. Ndrenika u shpreh kategorikisht kundër PPP-ve, sepse siç tregoi, e “kam pësuar edhe vetë prej tyre”.

Fjalimi i Robert Ndrenikës

Faleminderit juve, faleminderit Presidentit të Republikës që bëri një thirrje dje për marrëveshje, për të dëgjuar njeri tjetrin. Kam vuajtur shumë gjatë kësaj kohe, kam parë projektin, kam dëgjuar komunitetin, por kam vuajtur për partnerin publik-privat.

Sepse e dhashë shtëpinë tek një partneritet publik-privat dhe kam ndenjur tre vjet gjyqeve. Kam vajtur dhe tek ish-ministri i Brendshëm Petro Koçi që nuk ma vari vare…Pra kam vuajtur shumë

Mendoj se nuk ka ndonjë gjë të keqe. Siç është ai pazari i vjetër, që e ruan atë ….pra, është i dikurshmi po i rregulluar, nuk i vjen më era. Zamira mund të na thotë që është bërë edhe ai pazari i ri i Korçës që më thanë është bërë i shkëlqyer.

Pra, edhe ky uni, që është monument kulture me atë oborrin, pishat…mund të riparohet dhe të dalë i shkëlqyer. Dhe kam bindjen z. Eron se të kanë gënjyer me ato 30 milionë eurot se maksimumi mund të duhen 10 milionë euro.

Kam qënë në kundërshtim dhe me këta djemtë, që thonë trashëgimia kulturore. Se trashëgimi mund të jetë dhe një gur atje tek Varrezat e Dëshmorëve.

The post Ndrenika shkon në dëgjesë: Erion jam kundër PPP-ve appeared first on 55 News.

]]>
Urdhër nga Rama/ Televizionet censurojnë aktorin Robert Ndrenika https://55news.al/aktualitet/urdher-nga-rama-televizionet-censurojne-aktorin-robert-ndrenika/ Wed, 13 Jun 2018 10:15:51 +0000 https://new.55news.al/?p=25569 Shumica e televizioneve në vend bojkotuan fjalën e aktorit të madh, Robert Ndrenika në në Komisionin e Medias në Kuvend. Në vend që të transmetonin fjalën e aktorit të madh Robert Ndrenika, kanë vendosur që të transmetojnë një fjalim të Gramoz Ruçit. Përjashtim në këtë moment ka bërë vetëm FaxNews, që nuk e ka ndërprerë […]

The post Urdhër nga Rama/ Televizionet censurojnë aktorin Robert Ndrenika appeared first on 55 News.

]]>
Shumica e televizioneve në vend bojkotuan fjalën e aktorit të madh, Robert Ndrenika në në Komisionin e Medias në Kuvend. Në vend që të transmetonin fjalën e aktorit të madh Robert Ndrenika, kanë vendosur që të transmetojnë një fjalim të Gramoz Ruçit.

Përjashtim në këtë moment ka bërë vetëm FaxNews, që nuk e ka ndërprerë transmetimin live nga komisioni.

Aktori Robert Ndrenika, së bashku me një përfaqësi aktorësh të Teatrit Kombëtar dhe jo vetëm, ishin të pranishëm sot në Komisionin e Medias në Kuvend për të kundërshtuar shembjen e godinës së Teatrit.

Televizionet shqiptare ndërsa kërkojnë para nga taksapaguesit shqiptarë zgjedhin të transmetojnë Gramoz Ruçin që flet për projekte imagjinare suksesi dhe ndërpresin transmetimin e fjalës së artistëve që rrezikojnë të mbeten pa Teatër.

Në kohën kur në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Komunikimit po fliste aktori Robert Ndrenika, media me porosi bëri ‘black’ sinjalin nga komisioni dhe menjëherë u lidh me Gramoz Ruçin që fliste për bujqësinë.

Një censurë kjo ndaj teatrit dhe artistëve dhe aktorëve të mëdhenj shqiptarë?

Pak kohë më parë gjatë një takimi që artistët zhvilluan me kryeministrin Rama për Teatrin, ky i fundit nuk lejoi që të fliste artisti i madh Robert Ndrenika.

The post Urdhër nga Rama/ Televizionet censurojnë aktorin Robert Ndrenika appeared first on 55 News.

]]>
Reagimi prekës i Robert Ndrenikës: Rama më lëndoi si asnjë njeri në jetë https://55news.al/aktualitet/reagimi-prekes-i-robert-ndrenikes-rama-me-lendoi-si-asnje-njeri-ne-jete/ Tue, 12 Jun 2018 19:38:38 +0000 https://new.55news.al/?p=25425 Artisti i Popullit Robert Ndrenika nuk është përmbajtur në deklaratat e tij kundër sjelljes së kryeministrit Edi Rama i cili nuk e lejoi të merrte fjalën gjatë aktivitetit të prezantimit të projektit të ri të Tetatrit Kombëtar. Në një intervistë për “News24”, Ndrenika ka treguar ato momente duke e cilësuar fyerjen më të rendë që […]

The post Reagimi prekës i Robert Ndrenikës: Rama më lëndoi si asnjë njeri në jetë appeared first on 55 News.

]]>
Artisti i Popullit Robert Ndrenika nuk është përmbajtur në deklaratat e tij kundër sjelljes së kryeministrit Edi Rama i cili nuk e lejoi të merrte fjalën gjatë aktivitetit të prezantimit të projektit të ri të Tetatrit Kombëtar. Në një intervistë për “News24”, Ndrenika ka treguar ato momente duke e cilësuar fyerjen më të rendë që i ka ndodhur në jetë.

Duket se godina po shkon drejt shembjes. Dua ta nisim nga rasti i kryeministrit që nuk ju la të flisnit gjatë prezantimit të projektit. A jeni ndjerë i fyer?

Natyrisht që jam ndjerë jashtëzakonisht i lënduar. Atë që më ka bërë ai s’ma ka bërë asnjeri deri më sot. Më turpëroi para kolegëve dhe të gjthëve.

Nëse do e  ksihit përballë ç’do i thoshit?

Kam për të thënë, jo personalisht për të, por për çështjen e  Teatrit. Kryeministrat venë e vijnë, ky vend ka patur kryeministër edhe 27 vjeçarë, jam i sigurtë që ky nuk është i përjetshëm.  

Duket si një rrugë pakthim shembja e teatrit..

Jam shumë i dëshpëruar. Është njësoj sikur ti biesh murit me kokë. Ai vend është vërtet i shenjtë. Puna është që  është shumë e renda mënyra se si po bëhet. Kërkon ambasadori amerikan peshqit e mëdhenj, i ka përpara syve, dhe kërkon cironka. Atje ka 20 vjet që po tentohet të bëhet një grabitje e mbetur në tentativë, e prapë së prapë asnjeri nuk thotë gjë. As prokuroria as qeveria, as partia Socialiste.

Pse nuk ju dëgjon Rama, si e shpjegon?

Po e ka nga mëndjemadhësia . Çfarë t’i themi, mua më ofendoi , çfarë t’i themi. Këtu s’po i them , por ballë përballë mund ti them edhe fjalë më të renda.

Çdo ndodhë të premten, do hyni në grevë urie?

Nuk e di se çdo të ndodhë por di të them se ai grabitjen po e justifikon me ligje. Ata që pretendojnë se do bëjnë teatrin thonë se do e bëjnë për 30 milionë euro, nuk është e vërtetë, me 10 milionë euro mund të bëhet një teatër i shkëlqyer. E meriton Tirana një teatër dinjitoz. Privatët le të bëjnë teatër privat.

Si e shpjegoni Ramën?

Dikush thotë që ka qenë vetë i patalentuar, dhe i ka neveri të talentuarit e artistët. Shokët e tij thonë se e kanë sjellë me thonj të paprerë, e sot na del milioner. Ku i gjeti ky këto.

Çdo bëni nëse do miratohjet ligji?

Çtë të them, të të them që do bëhem trim, do shtrihem përtokë. Unë fjalën time do ta them. Si të duan le ta bëjnë.

The post Reagimi prekës i Robert Ndrenikës: Rama më lëndoi si asnjë njeri në jetë appeared first on 55 News.

]]>
Këshillat e Ndrenikës për Veliajn vlejnë 30 euro https://55news.al/kulture/keshillat-e-ndrenikes-per-veliajn-vlejne-30-euro/ Fri, 08 Jun 2018 16:22:45 +0000 https://new.55news.al/?p=24097 Ndryshe nga kryeministri, kryebashkiaku Veliaj tregohet “më i afërt” me artistët, di të përfitojë prej tyre, në dobi të imazhit të tij. Gjithë dimrin i vuri në rresht, njëri pas tjetrit për të “mbjellë” pemë, ata ndërkombëtarët i fton e u jep nga një çelës, të tjerët gjen rastin t’u bëjë ndojë qokë. Së fundi […]

The post Këshillat e Ndrenikës për Veliajn vlejnë 30 euro appeared first on 55 News.

]]>
Ndryshe nga kryeministri, kryebashkiaku Veliaj tregohet “më i afërt” me artistët, di të përfitojë prej tyre, në dobi të imazhit të tij. Gjithë dimrin i vuri në rresht, njëri pas tjetrit për të “mbjellë” pemë, ata ndërkombëtarët i fton e u jep nga një çelës, të tjerët gjen rastin t’u bëjë ndojë qokë. Së fundi Veliaj, në mbledhjen e radhës në Këshillin Bashkiak të Tiranës miratoi vendimin për ngritjen e Këshillit Artistiko-Kulturor të Tiranës. Në bazë të këtij vendimi, ky këshill ka karakter këshillimor dhe vepron pranë bashkisë së Tiranës për shqyrtimin, vlerësimin dhe miratimin e projekteve kulturore dhe sportive, që ato të jenë në përputhje me prioritetet e politikave kulturore të bashkisë Tiranë. Po a ka vërtet nevojë Veliaj për këshilla? A mendoni se vërtet ai do të marrë mendimin e tyre për projektet e njerëzit që do ftojë e do marrin para? Absolutisht jo. Ata janë aty për të marrë ato pak lek që u jep, dhe për të përftiuar në ndonjë rast tjetër tjetër.

Eshtë për të ardhur keq se në përbërjen e Këshillit Artistiko-Kulturor i Tiranës ka personalitete të spikatura nga fusha të ndryshme të artit, kulturës, sportit dhe të shkencës. Bien në sy mes 9 anëtarëve të këtij këshilli emra si “Artisti i Popullit” Robert Ndrenika, aktorja Yllka Mujo, trajneri i sportit të futbollit, Ylli Tomorri apo edhe piktori Helidon Haliti, të cilët do të përdoren për t’i brë fresk Velisë e për të nxjerrë nëpër ekrane për “politika të mëdha”, për projekte që nuk i prishin punë, ndërsa ato punët e përditshme, aty ku fitohen para për vete e për klientelën ka kush i jep këshilla e ka kush e ndihmon.

Se sa rëndësi ka ky këshill duket nga vlerësimi financiar që i bën Veliaj.  E dini sa vlejnë këshillat e të madhit Robert Ndrenika, apo Yllka Mujos? Hiç gjë! 4500 lekë! Mjafton për të rritur pak pensionin! Sepse vendimi i Këshillit Bashkiak ishte edhe miratimi i pagesës së çdo anëtari me 4 500 (katër mijë e pesëqind) lekë për çdo mbledhje. E ata, në rastin më të mirë mund do të mblidhen 1 herë në muaj, por nuk besoj se do mblidhen 12 herë në vit!

F.Slatina

The post Këshillat e Ndrenikës për Veliajn vlejnë 30 euro appeared first on 55 News.

]]>