roth Archives - 55 News https://55news.al/tag/roth/ Tue, 24 Jul 2018 12:25:38 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png roth Archives - 55 News https://55news.al/tag/roth/ 32 32 Basha, me ministrin gjerman Roth: Drejtësia në kolaps, ja 7 propozimet tona https://55news.al/politike/basha-me-ministrin-gjerman-roth-drejtesia-ne-kolaps-ja-7-propozimet-tona/ Tue, 24 Jul 2018 12:25:38 +0000 https://new.55news.al/?p=37517 Përmbushja e kushteve të vendosura Shqipërisë për hapjen e negociatave, që nga shteti ligjor, lufta kundër krimit e korrupsionit e deri tek drejtësia e pakapur politikisht ishin në qendër të takimit të kryetarit te PD, Lulzim Basha me ministrin gjerman të Shtetit ne Ministrinë e Jashtme Gjermane, Michael Roth. Duke e falënderuar ministrin Roth për […]

The post Basha, me ministrin gjerman Roth: Drejtësia në kolaps, ja 7 propozimet tona appeared first on 55 News.

]]>
Përmbushja e kushteve të vendosura Shqipërisë për hapjen e negociatave, që nga shteti ligjor, lufta kundër krimit e korrupsionit e deri tek drejtësia e pakapur politikisht ishin në qendër të takimit të kryetarit te PD, Lulzim Basha me ministrin gjerman të Shtetit ne Ministrinë e Jashtme Gjermane, Michael Roth.

Duke e falënderuar ministrin Roth për angazhimin e tij personal që çështja e Shqipërisë të mos hiqej nga axhenda e vendeve anëtare gjatë Samitit të Luksemburgut, në fund të qershorit, zoti Basha tha se me refuzimin që qeveria po i bën marrjes në konsideratë të kushteve te vendosura për Shqipërinë, rrezikon që edhe vitin tjetër vendit të mos i hapen negociatat.

Me një qeveri të lidhur me krimin, Shqipëria e ka te pamundur të bëjë progres në rrugën drejt BE.

Për këtë lideri i opozitës solli si shembull rastin e dy ministrave të brendshëm Tahiri e Xhafa dhe përdorimin e vetingut si mjet presioni ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve për t’u garantuar paprekshmërinë qeveritarëve të lidhur me krimin e të përfshirë në afera te mëdha korruptive, siç është edhe rasti i fundit me ligjin special për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Basha u ndal në mënyrë të detajuar tek reforma në drejtësi, e cila me ndryshimet dhe amendamentet e bëra nga qeveria është kthyer në padrejtësi, në pushtet ndëshkues në duart e qeverisë. Basha e njohu ministrin gjerman me 7 propozimet e opozitës për zgjidhjen e kolapsit të krijuar nga ndërhyrjet politike pë kapjen e drejtësisë:

Respektimi i kushtetutës  së miratuar me konsensus në korriku 2016, që do të thotë zhbërje e ligjeve në kundërshtim me Kushtetutën.

Zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në organin e Prokurorisë, duke i dhënë fund kapjes politike të Prokurorit të Përgjithshëm

Zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve të jashtëm të KLGJ-së e KLP-së.

Zgjidhja urgjente e ngërçit të krijuar në Gjykatën Kushtetuese.

Zgjidhja urgjente e ngërçit për ngritjen sa më shpejt të KLGJ dhe KLP sipas Kushtetutës, që të zhbllokohet edhe krijimi i SPAK dhe BKH.

Ecuria kushtetuese dhe ligjore e procesit të vetingut. Ndërprerja e menjëhershme e ndërhyrjes politike në proces nga ana e maxhorancës, që ka sjellë deri tani një proces të deformuar.

Ngritja e një komisioni koordinimi i balancuar dhe i paanshëm për të mbikëqyrur konstitutimin e organeve të reja të drejtësisë. Sipas parashikimeve kushtetuese duhet të ishte ngritur një më parë.

Lideri i opozitës shprehu bindjen se këto probleme madhore nuk zgjidhen me korrigjime sipërfaqësore, por me një qasje tërësore e të mirëmenduar. Për këtë zgjidhje, Lulzim Basha siguroi Ministrin gjerman të Shtetit, përgjegjës për Europën, se opozita është e gatshme të kontribuojë në mënyrë konstruktive.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i shprehu Ministrit gjerman për Evropën, Michael Roth, besimin se mbështetja dhe angazhimi i Gjermanisë janë shumë të rëndësishëm për Shqipërinë.

The post Basha, me ministrin gjerman Roth: Drejtësia në kolaps, ja 7 propozimet tona appeared first on 55 News.

]]>
Michael Roth: “Sa më i qendrueshëm Ballkani Perëndimor, aq më mirë për BE-në” https://55news.al/globi/michael-roth-sa-me-i-qendrueshem-ballkani-perendimor-aq-me-mire-per-be-ne/ Tue, 10 Jul 2018 04:51:58 +0000 https://new.55news.al/?p=33449 Ballkani Perëndimor ka rëndësi të veçantë për Bashkimin Europian, thotë ministri i shtetit Michael Roth, në intervistë për DW, në kuadër të samitit për Ballkanin Perëndimor në Londër. Ndaj ky rajon nuk duhet lënë vetëm. DW:  Zoti ministër i shtetit, këtu në Londër fillon Western Balkan Summit numër 5. Çfarë na pret, cilat janë objektivat […]

The post Michael Roth: “Sa më i qendrueshëm Ballkani Perëndimor, aq më mirë për BE-në” appeared first on 55 News.

]]>
Ballkani Perëndimor ka rëndësi të veçantë për Bashkimin Europian, thotë ministri i shtetit Michael Roth, në intervistë për DW, në kuadër të samitit për Ballkanin Perëndimor në Londër. Ndaj ky rajon nuk duhet lënë vetëm.

DW:  Zoti ministër i shtetit, këtu në Londër fillon Western Balkan Summit numër 5. Çfarë na pret, cilat janë objektivat e këtij samiti?
Michael Roth: Që të japim një sinjal të qartë që situata në Ballkan ka rëndësi të veçantë për Bashkimin Evropian. Ne deklarojmë mbështetjen për perspektivën në BE (të Ballkanit), në formulojmë shpresa, por edhe duam të ndihmojmë shumë konkretisht që të forcohet sundimi i ligjit, që të ketë para së gjithash perspektiva pozitive për brezin e ri, që të mund të kontribuojmë për bashkëpunimin rajonal dhe para së gjithash për pajtimin. Askush nuk lejohet ta lërë vetëm Ballkanin Perëndimor, pikërisht tani jo, ndaj në këtë kuadër kjo këtu në Londër është një konferencë e rëndësishme.
A do të ketë premtime të tjera financiare?
Ne kemi bërë shumë premtime financiare. Ajo që ka rëndësi tani është që projektet, për të cilat është rënë dakord edhe të përfundojnë me sukses. Këtu unë jam shumë i paduruar. Në anën e arritjeve ka disa gjëra pozitive që mund të përmenden, për shembull Zyra Rajonale e Rinisë të Ballkanit Perëndimor, e cila duhet të shërbejë para së gjithash për ta afruar brezin e ri. Këtu do të dëshiroja që të realizohen më tepër projekte. Është një fakt që të gëzon shumë, që ka pasur një sërë aplikimesh me projekte, të cilat ende nuk ka qenë e mundur që të miratohen, sepse mjetet financiare janë të kufizuara. Këtu të gjithë duhet të bëjmë më shumë.
Po e njëjta gjë duhet thënë për infrastrastrukturën. Ne patëm pak kohë më parë takimin e nivelit të lartë të digjitalizimit. Duhet të bëhet e qartë, që në fund edhe të mbërrijë diçka te njerëzit në Ballkanin Perëndimor, pikërisht vende pune e edhe ndjesia, se nuk i kanë lënë vetëm.
Në përgatitjen e takimit të krijohet përshtypja se pikërëndesa e këtij takimi të nivelit të lartë është tema e sigurisë. Po ta teproj pak: a mund të thuhet se deri tani u bë fjala për rininë, kjo është pikënisja gjermane, pastaj u bë fjalë për bashkimin doganor dhe për një pikënisje ekonomike, të cilin e përfaqëson Komisari dhe tani britanikët vunë temën e sigurisë në rend të parë. A është një vëzhgim i saktë ky? A është kjo një tendencë?
Ne natyrisht do të hedhim edhe njëherë vështrimin se çfarë u nis në procesin e Berlinit dhe ku duhet të këmbëngulim edhe një herë, çfarë nuk ka ndodhur ende dhe çfarë ka ndodhur. Pra gjithnjë ka një proces pasues, por është shumë e drejtë që ne theksojmë edhe rëndësinë në politikën e sigurisë të Ballkanit Perëndimor. Këtë me sa duket ende nuk e kanë të qartë të gjithë: sa më i qendrueshëm dhe më i sigurtë Ballkani Perëndimor, aq më mirë është për Bashkimin Evropian. Ai është fqinji ynë, ka një sërë shtetesh anëtare të BE, të cilët shtrihen në fqinjësi të drejtpërdrejtë me Ballkanin Perëndimor, pra ai nuk është një rajon që është shumë i largët. Dhe ekziston fusha e migrimit, ekziston fusha e luftimit të terrorizmit, ekziston para së gjithash fusha e përhapjes së armëve të kalibrit të vogël…
(A mund të ngul këmbë pak?) Për temën e sigurisë edhe për Evropën është shumë e qartë që ka rëndësi tema e luftimit të arsyeve të arratisë, e mënjanimit të arratisë, e migrimit. Si tematizohet kjo në këtë samit për Ballkanin, në bashkëpunim me shtetet e Ballkanit Perëndimor?

Ne nuk duhet t’i lëmë vetëm shtetet e Ballkanit Perëndimor. Në vitet e shkuara disa shtete kanë arritur suksese të konsiderueshme si shtete tranzit, atje janë pranuar shumë refugjatë dhe këtë ne duhet ta vlerësojmë lart dhe çmojmë. Kemi nevojë për një strategji gjithëevropiane dhe prandaj një politikë migratore, e cila konceptohet pa Ballkanin Perëndimor, nuk mund të jetë një politikë e suksesshme dhe e qendrueshme.
A mund ta konkretizoni këtë në lidhje me të gjithë temën e pranimit të refugjatëve, të izolimit të kufijve? Si do të integrohet Ballkani Perëndimor në këtë drejtim për mendimin tuaj?
Natyrisht që ne kemi një kufi të jashtëm të BE me shtetet e Ballkanit Perëndimor, por ne nuk duam të ndërtojmë një “kështjellë Evropë”. Prandaj është shumë, shumë e rëndësishme që të bashkëpunojmë me shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilat edhe mbajnë një përgjegjësi, dhe që t’i ndihmojmë ato që të jenë në gjendje t’i përgjigjen si duhet kësaj përgjegjësie. Pra këtu bëhet edhe fjalë edhe për solidaritet.
Pyetja e fundit: Ne këtu jemi në Londër, Londra është kryeqytet i një vendi, i cili është larguar nga BE dhe njëkohësisht këtu bëhet fjalë për një perspektivë anëtarësimi në BE të gjashtë shteteve ballkanike. A nuk kemi këtu një kontradiktë në njëfarë mase? Si e shikoni këtë?
Mbretëria e Bashkuar ende është pjesë e Bashkimit Evropian. Po të dëgjonin mendimin tim personal, britanikët as nuk do të dilnin, por në fund ata duhet të vendosin vetë. Dhe për aq kohë sa të jetë anëtare e BE, Britania e Madhe duhet të veprojë në përputhje me përgjegjësinë e saj. Dhe gjendja në Ballkanin Perëndimor u intereson jo vetëm gjermanëve ose austriakëve, por duhet të na interesojë të gjithëve dhe të gjithë ne mbajmë përgjegjësi për demokracinë, për sigurinë dhe për stabilitetin, por edhe për mirëqënien e njerëzve të Ballkanit Perëndimor dhe në qoftë se britanikët duan të japin për këtë një kontribut konkret, ai është shumë i mirëpritur. Adelheid Feilcke DW

The post Michael Roth: “Sa më i qendrueshëm Ballkani Perëndimor, aq më mirë për BE-në” appeared first on 55 News.

]]>
Rama i përdori deklaratën politikisht, ministri gjerman reagon: Luftoni krimin https://55news.al/politike/rama-i-perdori-deklaraten-politikisht-ministri-gjerman-reagon-luftoni-krimin/ Thu, 28 Jun 2018 11:53:20 +0000 https://new.55news.al/?p=30174 Ministri gjerman për Çështjet e Evropës, Michael Roth, ka deklaruar për DW se Shqipëria duhet të luftojë kundër korrupsionit, krimit të organizuar si dhe të forcojë pavarësinë e gjyqësorit, në rrugën e saj e saj drejt integrimit evropian. “Por, sigurisht, vazhdon të ketë shtete anëtare të BE-së që kanë dyshime se a janë të mjaftueshme […]

The post Rama i përdori deklaratën politikisht, ministri gjerman reagon: Luftoni krimin appeared first on 55 News.

]]>
Ministri gjerman për Çështjet e Evropës, Michael Roth, ka deklaruar për DW se Shqipëria duhet të luftojë kundër korrupsionit, krimit të organizuar si dhe të forcojë pavarësinë e gjyqësorit, në rrugën e saj e saj drejt integrimit evropian.

“Por, sigurisht, vazhdon të ketë shtete anëtare të BE-së që kanë dyshime se a janë të mjaftueshme përparimet e bëra. Para së gjithash në lidhje me luftën kundër korrupsionit, luftën kundër krimit të organizuar, forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetin ligjor.” – tha Roth.

The post Rama i përdori deklaratën politikisht, ministri gjerman reagon: Luftoni krimin appeared first on 55 News.

]]>
Roth: Hapja e negociatave është vetëm një hap i vogël https://55news.al/politike/roth-hapja-e-negociatave-eshte-vetem-nje-hap-i-vogel/ Tue, 22 May 2018 16:57:46 +0000 https://new.55news.al/?p=18581 Ministri gjerman për Europën, në Zyrën Federale për Punë të Jashtme, Michael Roth, e sheh integrimin e vendit tonë si një sinjal inkurajues për të rinjtë. Në një intervistë për gazetën gjermane “Welt am zonntag”, ai tha se hapja e negociatave do të jenë një sinjal inkurajues për njerëzit, veçanërisht për të rinjtë në Shqipëri […]

The post Roth: Hapja e negociatave është vetëm një hap i vogël appeared first on 55 News.

]]>
Ministri gjerman për Europën, në Zyrën Federale për Punë të Jashtme, Michael Roth, e sheh integrimin e vendit tonë si një sinjal inkurajues për të rinjtë.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Welt am zonntag”, ai tha se hapja e negociatave do të jenë një sinjal inkurajues për njerëzit, veçanërisht për të rinjtë në Shqipëri dhe Maqedoni.

Por nga ana tjetër ministri gjerman tha se çelja e negociatave është vetëm hapi i parë i një rruge të gjatë që e pret Shqipërinë.

“Rruga drejt Bashkimit Evropian është ende e gjatë dhe për çdo hap ka një kusht të qartë. Pra, çështja e hapjes së negociatave nuk ka të bëjë me pranimin e menjëhershëm, por është hapi i parë drejt një rruge të gjatë”, u shpreh Roth.

The post Roth: Hapja e negociatave është vetëm një hap i vogël appeared first on 55 News.

]]>
Hapja e negociatave, Michael Roth: Rruga drejt BE e vështirë, po verifikojmë arritjet e Shqipërisë https://55news.al/aktualitet/hapja-e-negociatave-michael-roth-rruga-drejt-be-e-veshtire-po-verifikojme-arritjet-e-shqiperise/ Sat, 12 May 2018 11:11:39 +0000 https://new.55news.al/?p=14935 Rruga drejt Bashkimit Europian është e vështirë, por është e duhura. Kështu u shpreh ministri i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme Federale,  Michael Roth, ndërsa përcolli mesazhe për qeverinë dhe opozitën. Ai tha se tashmë po verifikohen arritjet si dhe përmbushja e rekomandimeve dhe më pas Gjermania do të pozicionohet lidhur me negociatat. […]

The post Hapja e negociatave, Michael Roth: Rruga drejt BE e vështirë, po verifikojmë arritjet e Shqipërisë appeared first on 55 News.

]]>
Rruga drejt Bashkimit Europian është e vështirë, por është e duhura. Kështu u shpreh ministri i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme Federale,  Michael Roth, ndërsa përcolli mesazhe për qeverinë dhe opozitën.

Ai tha se tashmë po verifikohen arritjet si dhe përmbushja e rekomandimeve dhe më pas Gjermania do të pozicionohet lidhur me negociatat.

“Pres nga qeveria që të vijojë politikën e reformave, pres edhe nga opozita të ndërmarrë përgjegjësi për të kontribuar në këto procese. Dje bisedova me kreun e PD-së, Lulzim Basha, një bisedë mjaft e mirë.

Sado që të ketë konflikte në politikat e brendshme që është shenjë e një demokracie të gjallë, në cështje të tilla duhet të kalohet përtej konflikteve për një konsensus të përgjithshëm.

Po verifikojmë arritjet në bashkëpunim me Bundestagun dhe pas kësaj do të pozicionohemi për negociatat. Argumentet për çeljen e negociatave nuk mungojnë, perspektiva për në BE është në interesin jo vetëm të qeverisë shqiptare, por edhe tonin, dhe duhet tua shpjegojmë këtë qytetarëve tanë.

E mendoj mjaft mirë se cfarë u është dashur të realizojnë qytetarëve tuaj. Duhet të bëjmë përpjekje të mëtejshme, shteti ligjor, drejtësi e pavarur që do të ishin premisa për investime të huaja të mëtejshme në vendin tuaj”, tha Roth. 

The post Hapja e negociatave, Michael Roth: Rruga drejt BE e vështirë, po verifikojmë arritjet e Shqipërisë appeared first on 55 News.

]]>
Ministri gjerman vjen në Tiranë: Qeveria shqiptare ka probleme në luftën me krimin https://55news.al/politike/ministri-gjerman-vjen-ne-tirane-qeveria-shqiptare-ka-probleme-ne-luften-me-krimin/ Fri, 11 May 2018 12:18:17 +0000 https://new.55news.al/?p=14633 Ministri i shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth do të vizitojë Tiranën përpara se të jepet vendimi për hapjen e negociatave. Në një intervistë për DW, ministri gjerman ka thënë se qeveria shqiptare e di se mbetet shumë për t’u bërë. “Qëllimi kryesor i vizitës sime në Maqedoni dhe Shqipëri […]

The post Ministri gjerman vjen në Tiranë: Qeveria shqiptare ka probleme në luftën me krimin appeared first on 55 News.

]]>
Ministri i shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth do të vizitojë Tiranën përpara se të jepet vendimi për hapjen e negociatave. Në një intervistë për DW, ministri gjerman ka thënë se qeveria shqiptare e di se mbetet shumë për t’u bërë.

“Qëllimi kryesor i vizitës sime në Maqedoni dhe Shqipëri është të shpreh mbështetjen e fortë të qeverisë sime. Jemi të kënaqur që shohim zhvillime pozitive në të dy vendet. Nga ana tjetër dëshiroj të inkurajoj udhëheqësit politikë, por edhe shoqërinë civile që të vazhdojnë procesin jashtëzakonisht kërkues dhe nganjëherë rraskapitës të reformave. Në fund të fundit përpjekjet ia vlejnë, por unë e di që njerëzit duhet të shohin dritë në fund të tunelit – punë, një shtet të qëndrueshëm, administratë moderne dhe funksionale, sundim të fortë të ligjit dhe kulturë demokratike. Kjo nuk është vetëm në interes të BE-së por edhe në interes të popullsisë së këtyre vendeve. Shqipëria ka arritur shumë. Qeveria shqiptare e di se mbetet shumë për t’u bërë. Ka disa shqetësime në lidhje me luftimin e krimit të organizuar, por përsëri rekomandimi është pozitiv. Ky është një lajm i mirë jo vetëm për vendin, por edhe për BE-në dhe për të gjithë miqtë dhe partnerët e Shqipërisë.” – shprehet Roth.

Po ashtu Roth do të jetë edhe në Shkup, ndërsa kujtojmë se Maqedonia dhe Shqipëria kanë marrë rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave me BE./55news.al/

The post Ministri gjerman vjen në Tiranë: Qeveria shqiptare ka probleme në luftën me krimin appeared first on 55 News.

]]>
Roth: Çështja e emrit të Maqedonisë duhet të zgjidhet këtë vit https://55news.al/globi/roth-ceshtja-e-emrit-te-maqedonise-duhet-te-zgjidhet-kete-vit/ Fri, 11 May 2018 07:08:51 +0000 https://new.55news.al/?p=14517 Fatos Musliu Ministri i shtetit për Çështje Evropiane në ministrinë e Jashtme gjermane Mihael Roth, vizitoi Maqedoninë. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Zaev, ai tha se kontesti me Greqin duhet të zgjidhet këtë vit. “Gjermania e përkrah gjetjen e zgjidhjes në një perudhë të afërt, dhe njëherit vlerëson rolin e ndërmjetësit Metju Nimic. Është […]

The post Roth: Çështja e emrit të Maqedonisë duhet të zgjidhet këtë vit appeared first on 55 News.

]]>
Fatos Musliu

Ministri i shtetit për Çështje Evropiane në ministrinë e Jashtme gjermane Mihael Roth, vizitoi Maqedoninë. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Zaev, ai tha se kontesti me Greqin duhet të zgjidhet këtë vit.

“Gjermania e përkrah gjetjen e zgjidhjes në një perudhë të afërt, dhe njëherit vlerëson rolin e ndërmjetësit Metju Nimic. Është bërë shumë, por ka mbetur pak kohë për zgjidhjen e këtij problemi. Këtë vit duhet të zgjidhet çështja e emrit, në të kundërtën situata e statu-kuosë do të vazhdojë me vite”, paralajmëroi Michael Roth, gjatë vizitës së tij në Maqedoni. Është tejet me rëndësi, siç tha ai, që të dyja palët mos të shpejtojnë në vendosjen e vijave të kuqe. Ndaj duhet të vazhdojë dialogu politik mes qeverisë dhe opozitës. “Vlerësoj se të dyja palët kanë vullnet dhe mund të arrijnë marrëveshje me kompromis të qëndrueshëm dhe të pranueshëm nga të dyja palët. Shikoj dritë në fund të një tuneli të gjatë”, tha Mihael Roth. Ai gjithashtu ka përshëndetur kthimin e opozitës maqedonase në punën e parlamentit meqë “kjo do të kontribuojë në zhvillimin e demokracisë”. I pyetur për mbështetjen e vendeve nga BE për anëtarësimin e Maqedonisë në BE-së, Roth ka thënë se pa mbështetje publike procesi i BE-së nuk do të jetë i sukseshëm për të dyja palët.

“Qytetarët e Gjermanisë janë të vetëdijshëm për sfidat, krizat, luftërat, prandaj patjetër duhet t’i përforcojmë kapacitetet. Këtu është edhe oblgimi i partnerëve tanë që t’i presim në BE. E kemi momentin e shkëlqyer në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Sofje, ku mund ta dëshmojmë përkushtimin tonë për zgjerim të BE-së. E di se shumë qytetarë të BE-së janë skeptik, ata duhet t’i bindim se anëtarësimi i Ballkanit në BE nuk është në interes vetëm të këtyre shteteve por edhe në interesin e BE-së”, ka theksuar Rot.
Zaev: Është momenti për perspektiven evropiane të Maqedonisë
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka falënderuar Gjermaninë për përkrahjen e Maqedonisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Zaev tha se Maqedonia vitin e fundit ka bërë një kërcim kuantitativ nga shteti i kapur në një demokraci funksionale në të cilin po ndërtohet koncepti i ”një shoqërie për të gjithë”.
“Pas përkushtimit në zbatimin e reformave fituam rekomandimin e Komisionit Evropian. Mbetemi të përkushtuar në rrugën e reformave, marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal. Qëllimi jonë është që këtë vit ti fillojmë bisedimet për anëtarësim në BE dhe të marrim ftesë për anëtarësim në NATO. Mbetemi të bindur se liderët e BE-së kanë njohur momentin se dhënia e perspektivës evropiane për Maqedoninë është tani”, tha Zaev.
PSP duhet të vazhdojë me punën e saj
Ministri i shtetit Mihael Roth ka thënë se puna e Prokurorisë Speciale Publike patjetër duhet të vazhdojë. Nëse kjo nuk ndodh me vazhdimin e mandatit të saj për çka është e nevojshme dy e treta e shumicës parlamentare, atëherë prokuroria Speciale Publike duhet të integrohet si sektor i rregullt në sistemin gjyqësor.
“Është me rëndësi të vazhdojnë hetimet dhe puna e Prokurorisë Publike Speciale. Është shumë me rëndësi që të rikthehet besimi në institucionet publike. Hetimet për skandalet nga afera e përgjimeve patjetër duhet të vazhdojë. Nëse opozita nuk voton për vazhdimin e mandatit të kësaj prokurorie atëherë kjo prokurori duhet të integrohet në strukturat e rregullta të prokurorisë, kjo do të ishte një zgjidhje pragmatike”, ka deklaruar Mihael Rot. DW

The post Roth: Çështja e emrit të Maqedonisë duhet të zgjidhet këtë vit appeared first on 55 News.

]]>