rruga Archives - 55 News https://55news.al/tag/rruga/ Thu, 29 Aug 2019 11:39:42 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png rruga Archives - 55 News https://55news.al/tag/rruga/ 32 32 Denoncimi: ‘Ishte me 2 korsi, Rilindja e bëri me 1…” https://55news.al/politike/denoncimi-ishte-me-2-korsi-rilindja-e-beri-me-1/ Thu, 29 Aug 2019 11:39:42 +0000 https://new.55news.al/?p=115581 Një i ri i quajtur Ëngjëll Bullari, ka denoncuar me zë dhe figurë, sesi “është grabitur” një korsi e rrugës së dikurshme të investuar  nga PD-ja, nga “rilindasit” e sotëm. Ish-kryeministri Sali Berisha e ka bërë publik mesazhin e tij me video me këtë shënim: “Denoncon vjedhjen nga narkoqeveritarët nëpërmjet  shndërrimit të rrugëve nga dy, […]

The post Denoncimi: ‘Ishte me 2 korsi, Rilindja e bëri me 1…” appeared first on 55 News.

]]>

Një i ri i quajtur Ëngjëll Bullari, ka denoncuar me zë dhe figurë, sesi “është grabitur” një korsi e rrugës së dikurshme të investuar  nga PD-ja, nga “rilindasit” e sotëm. Ish-kryeministri Sali Berisha e ka bërë publik mesazhin e tij me video me këtë shënim: “Denoncon vjedhjen nga narkoqeveritarët nëpërmjet  shndërrimit të rrugëve nga dy, në një korsi!”

Përshëndetje Doktor. Jam i detyruar si qytetar i Shqipërisë të them të vërtetën dhe s’kam asnjë lloj interesi. Jetoj në Gjermani dhe nuk arrij ta kuptoj si një njeri pa shkollë, një drogaxhi, qeveris një shtet. Turp i Zotit. Me respekt Ëngjëll Bullari.

Në videon e mëposhtme, Ëngjëlli tregon:

“Me këtë video përshëndes të gjithë rilindasit e Edi Ramës. Shikoni si e ka bërë rrugën e vjetër PD-ja. Është e madhe.  Kurse kjo është rruga që ka bërë “Rilindja”: vetëm një makinë kalon. Vetëm një makinë kalon. Shikoni si e ka bërë. Shikoni, shkëputja e rrugës.

Kjo është “Rilindja” e Edi Ramës. E shkëput rrugën dhe e ngushton,” përfundon ai./ar.sh/SYRI.NET

The post Denoncimi: ‘Ishte me 2 korsi, Rilindja e bëri me 1…” appeared first on 55 News.

]]>
Çmenduri shqiptare/ Trafik 7 km prej tekave të qeverisë Rama https://55news.al/aktualitet/cmenduri-shqiptare-trafik-7-km-prej-tekave-te-qeverise-rama/ Mon, 29 Jul 2019 13:01:52 +0000 https://new.55news.al/?p=111663 Nisja e punimeve në kulmin e sezonit turistik në rrugën Fushë Krujë-Thumanë është një vendim i çmendur i ndërmarrë nga ministria e Belinda Ballukut dhe qeveria e Edi Ramës. Prej javësh kjo zonë është e mbushur me trafik, për shkak se punimet kanë nisur në mes të verës dhe kulmin e sezonit. Por sot ky […]

The post Çmenduri shqiptare/ Trafik 7 km prej tekave të qeverisë Rama appeared first on 55 News.

]]>
Nisja e punimeve në kulmin e sezonit turistik në rrugën Fushë Krujë-Thumanë është një vendim i çmendur i ndërmarrë nga ministria e Belinda Ballukut dhe qeveria e Edi Ramës.

Prej javësh kjo zonë është e mbushur me trafik, për shkak se punimet kanë nisur në mes të verës dhe kulmin e sezonit.

Por sot ky vendim, ka bërë që të ketë një trafik të çmendur.

 

7 kilometra është radha e makinave në këtë zonë dhe mjetet lëvizin shumë avash.

Mijëra qytetarë kanë mbetur të bllokuar, sepse Edi Rama dhe qeveria e tij bëjnë punime në sezonin turistik, duke dëmtuar të gjithë zonën e veriut.

The post Çmenduri shqiptare/ Trafik 7 km prej tekave të qeverisë Rama appeared first on 55 News.

]]>
Çmenduria/ ‘Rruga e florinjtë’ shtrenjtohet edhe me 44 mln euro https://55news.al/politike/cmenduria-rruga-e-florinjte-shtrenjtohet-edhe-me-44-mln-euro/ Mon, 22 Jul 2019 07:04:15 +0000 https://new.55news.al/?p=110612 Kuvendi i Shqipërisë miratoi me nxitim, në seancën e fundit të këtij sezoni, kontratën koncesionare të formës së Partneritetit Publik Privat (PPP) për rrugën Milot-Balldren. Kjo kontratë u iniciua pas një oferte të pakërkuar nga kompania ANK, për miratimin e të cilës u bë një tender, por siç ndodh përgjithësisht, tenderi rezultoi formal, pasi fituesi […]

The post Çmenduria/ ‘Rruga e florinjtë’ shtrenjtohet edhe me 44 mln euro appeared first on 55 News.

]]>
Kuvendi i Shqipërisë miratoi me nxitim, në seancën e fundit të këtij sezoni, kontratën koncesionare të formës së Partneritetit Publik Privat (PPP) për rrugën Milot-Balldren.

Kjo kontratë u iniciua pas një oferte të pakërkuar nga kompania ANK, për miratimin e të cilës u bë një tender, por siç ndodh përgjithësisht, tenderi rezultoi formal, pasi fituesi , në tetor 2018, u shpall kompania që kishte bërë ofertën e pakërkuar.

Kuvendi miratoi në 18 korrik të këtij viti kontratën e koncesionit/PPP, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë ‘ANK’, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë ‘Bardh konstruksion’, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldren’.

Për ironi, kontrata u miratua në të njëjtën ditë që Kuvendi kaloi dhe projektligjin për ndalimin e ofertave të pakërkuara për rrugët, një kërkesë kjo e vazhdueshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Sipas kontratës, së miratuar tashmë në Kuvend, kostot e projektit të rrugës Milot – Balldren, me një gjatësi totale prej 17.2 km, është 213.6 milionë euro, plus TVSH-në, ose 256 milionë euro përfshirë TVSH-në. Kontrata është e miratuar në euro, dhe pagesat koncesionari do i marrë në euro, ndonëse qeveria shqiptare i merr të ardhurat dhe kryen pagesat në lekë. Me kursin aktual të këmbimit, ku një euro është rreth 122 lekë, kosto në lekë e kësaj kontrate në total është 31.2 miliardë lekë.

Nga kjo shumë, financimi i kompanisë është 140 milionë euro, sipas specifikimeve në kontratë, nga të cilat një hua bankare prej 70 milionë eurosh, e cila do të merret nga një ose më shumë institucione financiare, financimi nga furnitorët prej 19.5 milionë eurosh dhe 52 milionë euro kompania premton se i ka nga kapitali i vet. 12 milionë euro janë shpenzime mirëmbajtje. Pjesa e mbetur prej 60 milionë eurosh do të shkojë për pagim interesash dhe fitimin e kompanisë.

Koncesioni është për 13 vjet dhe qeveria pritet të fillojë pagesat në vitin e tretë, konkretisht në 2022 për një periudhë prej 11 vitesh.

Por, qeveria në kuadrin e saj afatmesëm është e përgatitur të paguajë deri në 36.5 miliardë lekë për këtë koncesion, sipas tabelave të brendshme të hartuara nga Ministria e Financave për llogari të institucioneve ndërkombëtare dhe të siguruara nga Monitor (shiko tabelën).

Image

Pra shuma maksimale që qeveria parashikon të paguajë nga buxheti i saj është dhe 5.3 miliardë lekë, ose gati 44 milionë euro më shumë (e llogaritur me kursin aktual 1 euro=122 lekë), sesa ajo e miratuar në kontratën nga Kuvendi, duke e çuar koston në total në 17 milionë euro për kilometër.

Edhe në këtë rast ‘djalli’ fshihet në detajet e kontratës. Ndryshe nga kontratat e mëparshme që janë të konceptit me ‘çelësa në dorë’, pra që kompania kontraktore ka përgjegjësinë e realizimit të punëve pa kërkuar asnjë fond shtesë, përveç vlerës së kontratës së prokurimit (si në rastin e rrugës së Arbrit), për Milot-Balldren, kushtet janë ndryshe.

Neni 35 i kontratës, ‘Ndryshime në punimet apo shërbimet’ specifikon që Autoriteti Kontraktor mund të kërkojë ndryshime në projekt përmes një kërkesë me shkrim, përpara fillimit të këtyre punimeve, duke lënë në këtë mënyrë të hapur një rritje tjetër të kostove. Kontrata parashikon që përballimi i kostove për ndryshimin e kërkuar bëhet nga Autoriteti Kontraktor. Edhe shoqëria koncesionare mund të propozojë ndryshime dhe në këtë rast kostot ndahen 50:50. (neni 35, faqja 70-72 e kontratës: http://www.parlament.al/Files/ProjektLigje/kontratamilotballdre.pdf)

Një tjetër arsye lidhet dhe me monedhën që do bëhet pagesa, e cila është në euro. Me këtë specifikim, kompania është e mbrojtur sepse do të marrë pagesat në euro. Rrezikun e kursit të këmbimit e mban përsipër qeveria dhe teksa të ardhurat buxhetore janë në lekë, çdo zhvlerësim i monedhës vendase do të rriste automatikisht koston e pagesave ne lekë.

Si u rrit disa herë kosto e Milot-Balldren, qeveria do e ndërtonte vetë me 102 milionë euro

Qeveria në strategjinë Sektoriale të Transportit dhe Planit të Veprimit 2016 -2020, e cila u hartua me asistencën e Bankës Botërore, planifikoi të ndërtonte By Passin e Lezhës (aksin Milot-Balldren) me gjatësi vetëm 4 kilometër kundrejt 24 milionë euro, ose 6 milionë euro për kilometër.

Më pas projekti u zgjerua ne gjatësi nga 4 në 17 kilometër dhe sipas kostove fillestare, nëse rruga do të ndërtohej me fonde buxhetore, nuk do të kushtonte me shumë se, 102 milionë euro (pa TVSH), ose më pak se gjysma e asaj që do të duhet të paguajmë të gjithë me taksat tona.

Ne 9 tetor 2018, kompania A.N.K fitoi procedurën konkurruese për dhënien me koncesion/PPP të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Milot –Balldre, me vlerë ndërtimi dhe mirëmbajtje gjithsej 161.5 milionë euro, (pa TVSH) sipas buletinit zyrtar të Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Në këtë shumë, sipas parimit të përgjithshëm në bazë të të cilit funksionojnë tenderat, presupozohet që kompania duhet të kishte llogaritur të gjitha kostot, interesat për huatë e mundshme dhe fitimin e saj, që qeveria nga ana e saj duhet t’ia kthente me këste për një afat 13 vjeçar.

Por, kontrata është rinegocuar më pas pa garë, një praktikë që nuk mbështetet në asnjë ligj, teksa një pjesë e kontratës është kontraktuar përmes tenderit konkurrues dhe më pas pjesa tjetër është rinegociuar për interesat.

‘Sipas propozimit të rishikuar financiar, sipas deklaratës të datës 19.3.2019, norma e interesit e llogaritur për gjitha burimet e financimit të përcaktuara më sipër është 5%’, thuhet në kontratë (bëhet fjalë për tre burimet e financimit të kompanisë nga kredia, kapitali i vet dhe furnitorët prej 140 milionë eurove). Ky rinegocim i paprecedentë dhe pa garë e çoi vlerën e kontratës në 213 milionë euro, duke e rritur atë me 32%.

Kompania nuk ka aftësi paguese

Zyrtarisht, kompania nuk ka kapacitetet financiare që të ndërtojë një projekt të tillë. Ndërsa ANK premton të financojë 52 milionë euro nga kapitali i vet, të dhënat zyrtare nga bilanci 2017 tregojnë se totali i aktiveve të saj është vetëm 16 milionë euro (2 miliardë lekë), ndërsa totali i kapitalit është 3.2 milionë euro.

Kompania kishte të ardhura prej 16 milionë eurosh në 2017-n dhe një fitim minimal prej më pak se 1 milion euro. https://www.monitor.al/kompanite-koncesionare-ne-pamundesi-financiare-per-te-financuar-ppp/ 

/Burimi: Monitor.al

The post Çmenduria/ ‘Rruga e florinjtë’ shtrenjtohet edhe me 44 mln euro appeared first on 55 News.

]]>
Rama do ryshfetin, si u rrit me 10 milionë euro ivestimi i by pasit të Fierit https://55news.al/aktualitet/rama-do-ryshfetin-si-u-rrit-me-10-milione-euro-ivestimi-i-by-pasit-te-fierit/ Thu, 06 Jun 2019 06:33:33 +0000 https://new.55news.al/?p=103366 Ndërtimi i by pasit të Fierit është një histori e komplikuar si shumica e investimeve publike në Shqipëri, por punimet në 22 kilometrat e saj pritet të përmbyllen me një shumë prej 60 milionë eurosh ose 2.7 milionë euro/km. Madje në vitin 2014 kur përfundoi tenderi për ndërtimin e saj, kompania italiane “Serenisima’ mori përsipër […]

The post Rama do ryshfetin, si u rrit me 10 milionë euro ivestimi i by pasit të Fierit appeared first on 55 News.

]]>
Ndërtimi i by pasit të Fierit është një histori e komplikuar si shumica e investimeve publike në Shqipëri, por punimet në 22 kilometrat e saj pritet të përmbyllen me një shumë prej 60 milionë eurosh ose 2.7 milionë euro/km.

Madje në vitin 2014 kur përfundoi tenderi për ndërtimin e saj, kompania italiane “Serenisima’ mori përsipër ta ndërtonte këtë objekt me vetëm 38 milionë euro ose me 1.7 milionë euro për kilometër. Por një konflikt me nënkontraktorët shqiptare, bëri që italianet të hiqnin dorë nga punimet, teksa qeveria dhe donatorët kontraktuan kompani të tjera, por gjithsesi punimet në këtë segment nuk do të kalojnë të 2.7 milionë euro për kilometër.

Të dhënat tregojnë se autostrada që lidh boshtin kryesor rrugor në vend atë Veri-Jug kushton shumë më lirë se rruga Orikum -Dukat e kategorisë C2 që është vetëm 7 metra e gjerë. Ky aks i cili nuk është as prioritet kombëtar dhe nëse nuk ndërtohet njëherazi deri në Himarë nuk ka as vlerë turistike do të kushtojë 67 milionë euro për 15 kilometra, ose 4.4 milionë euro për km. Ndërsa autostrada e ngjashme me parametrat e By Passit të Fierit, rruga Milot-Balldren ose by pasi i Lezhës që u dha me koncesion pak ditë më parë nga qeveria do të kushtojë rreth 12.5 milionë euro për km pa TVSH.

Skeda e by passit të Fierit, 3 ura dhe 21 nënkalime
Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti Rrugor, by passi i Fierit është i gjatë 22 kilometër, autostradë interurbane me gjerësi 22 kilometra. Kosto për kilometër e projektit është 2.7 milionë euro dhe është një financimin i donatorëve BERZH dhe BEI.
Bypass-i i Fierit është pjese e korridorit të rëndësishëm Veriu në Jug.

Aksi rrugor kalon në perëndim te Fierit, midis qytetit dhe vijës se bregut. By passi konsiderohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë jugore, për zhvillimin industrial dhe të turizmit, dhe ka një impakt të rëndësishme në bujqësi. Aksi rrugor aktual kalon (rreth 2.5 km) larg nga aksi në ndërtim.

Në këtë seksion është parashikuar ndërtimi i 3 urave me gjatësi nga 80 m secila ne Llumin Seman, në kanalin e Hoxharës dhe atë te Pojanit.
Jane parashikuar gjithashtu 4 kryqëzime ne disnivel si dhe 2 gjysem kryqëzime dhe gjithashtu 21

Si rrugët me financim të huaj kushtojnë 10 herë më shumë.
Prej vitesh ekziston një praktikë ku rrugët e ndërtuara me fonde të brendshme kushtojnë shumë herë më tepër se njëjta kategori rrugë e ndërtuar me financim të huaj.

Kjo diferencë sistematike në koston për kilometër të ndërtimin me fonde te brendshme dhe të huaja tregon keqadministrimin e fondeve publike në procesin e investimeve. Për shkak se investimet me financim të huaj kalojnë në procedura e praktika kontrolli që nuk lejojnë kosto jo logjike.

Sipas të dhënave zyrtare nga ministria e infrastrukturës në “Raportin e Monitorimit 2018” shpenzimet faktike për ndërtimin e rrugëve ishin rreth 15 miliardë lekë nga të cilat rreth 9 miliardë lekë financimin i brendshëm dhe 6.3 miliardë lekë financim i huaj.

Shifrat zyrtare të ministrisë së infrastrukturës tregojnë se për të njëjtën kategori rruge, kosto e financimit me fonde të brendshme është 10 herë më e lartë se me fonde të huaja.
Nga të dhënat shihet se nga financimi i brendshëm u harxhuan 4.2 miliardë lekë me të cilat u ndërtuan 28.7 kilometër rrugë të kategorisë C. Kosto për kilometër me fondet e brendshme ishte 146 milionë lekë ose 1.1 milionë euro me kursin aktual të këmbimit.

Ndërsa po për kategorinë C me fonde të huaja u harxhuan 205 milionë lekë dhe u ndërtuan 12 kilometra. Kosto për kilometër ishte 17.1 milionë lekë ose 136 mijë euro ose 10 herë më e ulët se me financim të brendshëm.

E njëjta diferencë vlen edhe për kategorinë B. Sipas të dhënave zyrtare për vitin 2018 u investuan 1.7 miliardë lekë me të cilat u ndërtuan 6.7 kilometra rrugë. Kosto për kilometër ishte 262 milionë lekë ose 2 milionë euro për kilometër.

Kosto për kilometër për të njëjtën kategori rruge me fonde të huaja kushtoi shumë herë më pak. Gjatë vitit 2018 u ndërtuan 89 kilometra rrugë të kategorisë B me një shumë prej 3.2 miliardë lekësh. Kosto për kilometër ishte 36 milionë lekë ose 294 mijë euro për kilometër.

Siç shihet nga të dhënat kosto e financimit të brendshëm për kilometër me fonde të brendshme është fiks 10 herë më larte se me fonde të huaja. Në përllogaritje nuk përfshihen shpronësimet pasi këto janë një zë i veçantë që mbulon kostot si për financimin e brendshëm dhe atë të huaj.

Gjatë vitit 2018 janë ndërtuar 4.2 kilometër autostradë e kategorisë A2 2×2 me një shumë 5.3 miliardë lekësh vetëm me fonde te brendshme. Kosto për kilometër përllogaritet në 1.27 miliardë lekë ose më shumë se 10 milionë euro për kilometër. /Monitor/

The post Rama do ryshfetin, si u rrit me 10 milionë euro ivestimi i by pasit të Fierit appeared first on 55 News.

]]>
Rama e ka mendjen te taksa, jo te përfundimi i rrugës Tiranë-Elbasan https://55news.al/aktualitet/rama-e-ka-mendjen-te-taksa-jo-te-perfundimi-i-rruges-tirane-elbasan/ Sat, 09 Mar 2019 12:39:20 +0000 https://new.55news.al/?p=89336 Pavarësisht se rruga Tiranë-Elbasan është bërë si legjenda e Rozafës duke mos përfunduar ende, qeveria e Edi Ramës ka vendosur që të hapë një tender për kompaninë që do të vjelë taksën ndaj qytetarëve që do të kalojnë aty. Mësohet se Autoriteti Rrugor Shqiptar po kërkon një kompani private për mirëmbajtjen e tunelit të Kërrabës. […]

The post Rama e ka mendjen te taksa, jo te përfundimi i rrugës Tiranë-Elbasan appeared first on 55 News.

]]>
Pavarësisht se rruga Tiranë-Elbasan është bërë si legjenda e Rozafës duke mos përfunduar ende, qeveria e Edi Ramës ka vendosur që të hapë një tender për kompaninë që do të vjelë taksën ndaj qytetarëve që do të kalojnë aty.

Mësohet se Autoriteti Rrugor Shqiptar po kërkon një kompani private për mirëmbajtjen e tunelit të Kërrabës. Falë një tenderi të hapur dje, me fond limit 195 milionë lekë, për tunelin që lidh në rrugën më të shkurtër kryeqytetin me Elbasanin, për dy vitet në vijim kompanisë i lihet si detyrë të menaxhojë dhe të mirëmbajë pajisjet e tunelit, ndërsa tenderi ngjall dyshime për një tarifim të mundshëm të mjeteve që kalojnë në të, raporton Shekulli.

Edhe pse në dokumentet standarde të tenderit, nuk përshkruhet ekzaktësisht pse do të gjenerohen kaq shumë pará për kompaninë, e cila praktikisht nuk do të kryejë asnjë lloj investimi të dukshëm, kontrata është e kufizuar në periudhë 2-vjeçare. Ndërkohë, i paqartë mbetet edhe fakti se si do të kryhet mirëmbajtja për dy krahët e tjerë të rrugës, njëri prej të cilëve, aksin nga rrethrrotullimi i TEG-ut deri te hyrja e tunelit nuk ka përfunduar dhe qeveria në premtimin e stërzgjatur ka deklaruar se ai do të mbyllet përfundimisht në muajin maj të këtij viti. Që prej fillimit të kohës së shfrytëzimit, Tuneli i Kërrabës ka funksionuar vetëm me një korsí lëvizjeje, duke detyruar kështu drejtuesit e mjeteve që të ulin shpejtësinë e lëvizjes. Ai ka 2 tuba me gjatësi 2580.3 metra në anën e djathtë dhe 2320.6 metra në të majtën.

Ishte Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri i cili pak muaj para se të shkarkohej nga ky post, deklaroi se rruga Tiranë-Elbasan do të bëhet me pagesë edhe pse nga paratë e taksapaguesve shqiptarë janë hedhur mbi 400 milionë euro, që nga viti 2011 dhe ajo ende nuk po përfundon.

The post Rama e ka mendjen te taksa, jo te përfundimi i rrugës Tiranë-Elbasan appeared first on 55 News.

]]>
Banorët e Zall Bastarit në protestë, kërkojnë urën që u premtoi Veliaj dhe qeveria https://55news.al/aktualitet/banoret-e-zall-bastarit-ne-proteste-kerkojne-uren-qe-u-premtoi-veliaj-dhe-qeveria/ Sun, 10 Feb 2019 12:04:48 +0000 https://new.55news.al/?p=84733 Banorët e Zall Bastarit në protestë pas mashtrimeve qeveritare e bashkiake për ndërtimin e një ure. Njoftimin për këtë protestë të banorve të perifërisë së Tiranës e ka bëëe në facebook edhe anëtari i kryesisë së PD Jamarbër Malltezi i cili shkruan se “Ikën 3 vjet por ura nuk është ndërtuar ndonese taksat dhe tarifat […]

The post Banorët e Zall Bastarit në protestë, kërkojnë urën që u premtoi Veliaj dhe qeveria appeared first on 55 News.

]]>
Banorët e Zall Bastarit në protestë pas mashtrimeve qeveritare e bashkiake për ndërtimin e një ure.

Njoftimin për këtë protestë të banorve të perifërisë së Tiranës e ka bëëe në facebook edhe anëtari i kryesisë së PD Jamarbër Malltezi i cili shkruan se “Ikën 3 vjet por ura nuk është ndërtuar ndonese taksat dhe tarifat u rritën”.

Ja postimi i tij i plotë:

Ne 2016 një çetë nga Tirana me deputetë e drejtorë, kamera e rregji shkuan ne Zall Bastar dhe i premtuan Urën që ndërkohë kish filluar ndërtimin. Iken 3 vjet por ura nuk është ndërtuar ndonëse taksat dhe tarifat u rritën. Çeta nuk u pa më aty. 

Sot në ora 11:00 do protestojnë banorët në Zall Bastar per mashtrimet nga bashkia e qeveria, për rritjen e taksave dhe mungesen e përspektives. Ftojnë këdo perfshi mediat e pavarura të vijnë vetë dhe filmojnë protesten e tyre, e me pas t’a pasqyrojnë qofte edhe me 1/4 e kohës që shfaqën kaseten e montuar në zyrat e bashkisë në 2016.

Më poshtë kemi videon e protestës së sotëshme të banorëve por edhe videon e inagurimit të punimeve nga kreu aktual i bashkisë…

The post Banorët e Zall Bastarit në protestë, kërkojnë urën që u premtoi Veliaj dhe qeveria appeared first on 55 News.

]]>
Vjen dështimi i radhës, anullohet “Thumanë – Kashar”, rruga 370 mln euro https://55news.al/aktualitet/vjen-deshtimi-i-radhes-anullohet-thumane-kashar-rruga-370-mln-euro/ Mon, 21 Jan 2019 13:34:24 +0000 https://new.55news.al/?p=81124 Pas skandalit të Unazës së re në Tiranë, qeveria është detyruar të anulojë projektin më të përfolur koncesionar, atë të rrugës Thumanë-Kashar. Ministrja e sapoemëruar e Infrastrukturës Belinda Balluku njoftoi në një dalje për mediat se qeveria ka vendosur të ndërpresë procedurat e Partneritetit Publik Privat me kompaninë Gener 2, që ishte shpallur fituese në […]

The post Vjen dështimi i radhës, anullohet “Thumanë – Kashar”, rruga 370 mln euro appeared first on 55 News.

]]>
Pas skandalit të Unazës së re në Tiranë, qeveria është detyruar të anulojë projektin më të përfolur koncesionar, atë të rrugës Thumanë-Kashar. Ministrja e sapoemëruar e Infrastrukturës Belinda Balluku njoftoi në një dalje për mediat se qeveria ka vendosur të ndërpresë procedurat e Partneritetit Publik Privat me kompaninë Gener 2, që ishte shpallur fituese në koncesionin për ndërtimin e kësaj rruge.

Thumanë Kashar është koncesioni që ka shkaktuar më shumë debate brenda programit 1 miliardë euro për shkak të kostos rekord të parashikuar.

Ndonëse gjatësia e kësaj rruge ishte vetëm 20 kilometra, kostoja totale e saj me gjithë interesat që qeveria do t’i paguante kompanisë Gener 2 arrinte në 370 milionë euro. Pra 18.5 milionë euro për vetëm 1 kilometër rrugë, çka përbën një rekord jo vetëm për Shqipërinë, por edhe në Europë.

Koncesioni për rrugën Thumanë-Kashar duket se u bllokua pas shpërthimit të skandalit në Unazën e Re në Tiranë, ku kompania DH Albania kishte falsifikuar dokumentat për të fituar tenderin me vlerë 18 milionë euro.

Në media u publikuan fakte se kjo kompani ishte e lidhur me Gener 2, çka së bashku me koston e lartë të konçesionit Thumanë-Kashar duket se e kanë trembur qeverinë të vazhdojë me firmosjen e kontratës.

The post Vjen dështimi i radhës, anullohet “Thumanë – Kashar”, rruga 370 mln euro appeared first on 55 News.

]]>
Moti i keq, ja akset rrugore më problematike https://55news.al/aktualitet/moti-i-keq-ja-akset-rrugore-me-problematike/ Sun, 13 Jan 2019 08:04:08 +0000 https://new.55news.al/?p=79464 Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbi gjendjen e akseve kryesore të vendit. “Gjatë gjithë natës kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Në të gjitha akset kombëtare të këtij Rajoni ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhir,” njofton ARRSH.  Ndërkohë në Rajonin […]

The post Moti i keq, ja akset rrugore më problematike appeared first on 55 News.

]]>
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbi gjendjen e akseve kryesore të vendit.

“Gjatë gjithë natës kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Në të gjitha akset kombëtare të këtij Rajoni ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhir,” njofton ARRSH.

 Ndërkohë në Rajonin Verior Shkodër, mësohet se kontraktorët kanë punuar gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Në të gjitha akset e këtij Rajoni ka përmirësim të dukshëm të gjendjes së akseve.

Segmentet rrugore ku rekomandohen zinxhirët:

– Qafë Mali-Fierzë
– Ura e Cerenecit-Steblevë
– Qafë Bualli-Krastë
– Trebisht-Doganë

Segmentet rrugore ku rekomandohen pjesërisht me zinxhir
– Kuben-Vasije
– Peshkopi-Qafë Draje
– Peshkopi-Ushtelencë
– Domaj-Draj Rec
– Bulqizë-Fushë Bulqizë

Në Rajonin Qendror Tiranë: Puna nga ana e kontraktorëve vazhdon për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Në akset e mëposhtme qarkullohet pjesërisht me zinxhir.
– Rrugët e Dajtit (Qafë Priskë – Qafë Mollë, Qafë Priskë – Shëngjergj)
– Rruga Lunik –Steblevë
– Krujë-Sarisalltik

Në akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë.

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.
Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore.

The post Moti i keq, ja akset rrugore më problematike appeared first on 55 News.

]]>
Shqipëria në protestë! “Jelekët portokallinj” bllokojnë rrugën e Kombit në Kurbin https://55news.al/aktualitet/shqiperia-ne-proteste-bllokohet-rruga-ne-kurbin/ Tue, 11 Dec 2018 14:24:42 +0000 https://new.55news.al/?p=73367 Nga veriu në Jug, qytetarët kanë nisur protestat me karakter ekonomik. Shumë prej tyre janë familjarë që kanë një biznes të vogël, të rrezikuar nga falimentimi për shkak të taksave të larta. Protestuesit kërkojnë uljen e taksave, uljen e çmimit të karburantit dhe uljen e çmimit të energjisë. Qytetarët e Kurbinit bllokojne rrugën e Kombit!

The post Shqipëria në protestë! “Jelekët portokallinj” bllokojnë rrugën e Kombit në Kurbin appeared first on 55 News.

]]>
Nga veriu në Jug, qytetarët kanë nisur protestat me karakter ekonomik. Shumë prej tyre janë familjarë që kanë një biznes të vogël, të rrezikuar nga falimentimi për shkak të taksave të larta.

Protestuesit kërkojnë uljen e taksave, uljen e çmimit të karburantit dhe uljen e çmimit të energjisë.

Qytetarët e Kurbinit bllokojne rrugën e Kombit!

The post Shqipëria në protestë! “Jelekët portokallinj” bllokojnë rrugën e Kombit në Kurbin appeared first on 55 News.

]]>
Ortek bore në Dardhë, bllokohet rruga https://55news.al/aktualitet/ortek-bore-ne-dardhe-bllokohet-rruga/ Mon, 19 Nov 2018 15:31:45 +0000 https://new.55news.al/?p=68503 Situata e reshjeve të dëborës në zonën e Korçës është problematike. Një tjetër ortek dëbore ka rënë në zonën e Dardhës, duke shkaktuar probleme.Në vendin e njohur me emrin ‘Muri i Musait’, një ortek dëbore ka bllokuar rrugën. Rruga është e bllokuar në të dy senset e lëvizjes. Në drejtim të vendit të ngjarjes janë […]

The post Ortek bore në Dardhë, bllokohet rruga appeared first on 55 News.

]]>
Situata e reshjeve të dëborës në zonën e Korçës është problematike.

Një tjetër ortek dëbore ka rënë në zonën e Dardhës, duke shkaktuar probleme.
Në vendin e njohur me emrin ‘Muri i Musait’, një ortek dëbore ka bllokuar rrugën.

Rruga është e bllokuar në të dy senset e lëvizjes.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur borëpastrueset.

The post Ortek bore në Dardhë, bllokohet rruga appeared first on 55 News.

]]>