rusi 2018 Archives - 55 News https://55news.al/tag/rusi-2018/ Wed, 25 Jul 2018 17:09:49 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png rusi 2018 Archives - 55 News https://55news.al/tag/rusi-2018/ 32 32 VIDEO/ FIFA mbyll votimin, ja goli më i bukur i Botërorit https://55news.al/sport/video-fifa-mbyll-votimin-ja-goli-me-i-bukur-i-boterorit/ Wed, 25 Jul 2018 17:09:49 +0000 https://new.55news.al/?p=37843 FIFA ka mbyllur zyrtarisht sondazhin për golin më të bukur të Botërorit. Në këtë votim morën pjesë mbi 3 milionë vizitorë të faqes “fifa.com” të cilët zgjodhën si golin më të bukur, atë të Pavard kundër Argjentinës. Ndërkohë që në vendin e dytë ka përfunduar goli i Huna Kuinteros nga goditja e dënimit i shënuar […]

The post VIDEO/ FIFA mbyll votimin, ja goli më i bukur i Botërorit appeared first on 55 News.

]]>
FIFA ka mbyllur zyrtarisht sondazhin për golin më të bukur të Botërorit. Në këtë votim morën pjesë mbi 3 milionë vizitorë të faqes “fifa.com” të cilët zgjodhën si golin më të bukur, atë të Pavard kundër Argjentinës. Ndërkohë që në vendin e dytë ka përfunduar goli i Huna Kuinteros nga goditja e dënimit i shënuar në fazën e grupeve.

Në vendin e tretë u rendit goli i Luka Modriç edhe ky i shënuar në fazën e grupeve në ndeshjen e Kroacisë përballë Argjentinës. Kështu Pavard bëhet lojtari i parë europian që nga krijimi i këtij çmimi në vitin 2006. Më para e kishin fituar Hames Rodrigez në vitin 2014, Diego Forlan në 2010 dhe Maksi Lopez në 2006.

The post VIDEO/ FIFA mbyll votimin, ja goli më i bukur i Botërorit appeared first on 55 News.

]]>
Fotogaleri+Video/ Pritje madhështore në shtëpi për nënkampionët e botës https://55news.al/sport/fotogaleri-video-pritje-madheshtore-ne-shtepi-per-nenkampionet-e-botes/ Tue, 17 Jul 2018 06:39:25 +0000 https://new.55news.al/?p=35467 Nuk arritën të kthehen në shtëpi me Kupën e Botës, por sërish futbollistët kroatë janë pritur në vendin e tyre si heronj dhe me të drejtë. Kroacia bëri një paraqitje mbresëlënëse në Rusi, duke thyer edhe arritjen më të madhe të tyre që ishte vitin 1998, kur shkuan deri në gjysmëfinale në Botërorin e Francës. […]

The post Fotogaleri+Video/ Pritje madhështore në shtëpi për nënkampionët e botës appeared first on 55 News.

]]>
Nuk arritën të kthehen në shtëpi me Kupën e Botës, por sërish futbollistët kroatë janë pritur në vendin e tyre si heronj dhe me të drejtë.

Kroacia bëri një paraqitje mbresëlënëse në Rusi, duke thyer edhe arritjen më të madhe të tyre që ishte vitin 1998, kur shkuan deri në gjysmëfinale në Botërorin e Francës. Me mijëra kroatë dolën në shesh për të mbështetur idhujt e tyre, të cilët parakaluan me një autobus të hapur dhe me medaljen e argjendtë në qafë.

The post Fotogaleri+Video/ Pritje madhështore në shtëpi për nënkampionët e botës appeared first on 55 News.

]]>
Fotogaleria/ Shkrepjet që do ta bëjnë të paharrueshëm Botërorin ‘Rusi 2018’ https://55news.al/sport/fotogaleria-shkrepjet-qe-do-ta-bejne-te-paharrueshem-boterorin-rusi-2018/ Tue, 17 Jul 2018 06:23:21 +0000 https://new.55news.al/?p=35451 Tani që Botërori uli siparin e tij dhe Franca u shpall kampione, mediat kanë filluar të përzgjedhin fotot më interesante dhe më të çuditshme të ‘Rusi 2018’. Kështu, e përditshmja britanikë ‘The Guardian’, ka përzgjedhur 14 imazhet që do ta bëjnë të paharrueshëm këtë kompeticion, ku bien në sy nga festimet e tifozëve në shkallët […]

The post Fotogaleria/ Shkrepjet që do ta bëjnë të paharrueshëm Botërorin ‘Rusi 2018’ appeared first on 55 News.

]]>
Tani që Botërori uli siparin e tij dhe Franca u shpall kampione, mediat kanë filluar të përzgjedhin fotot më interesante dhe më të çuditshme të ‘Rusi 2018’.

Kështu, e përditshmja britanikë ‘The Guardian’, ka përzgjedhur 14 imazhet që do ta bëjnë të paharrueshëm këtë kompeticion, ku bien në sy nga festimet e tifozëve në shkallët e stadiumit të sjellja e lojtarëve.

The post Fotogaleria/ Shkrepjet që do ta bëjnë të paharrueshëm Botërorin ‘Rusi 2018’ appeared first on 55 News.

]]>
E pabesueshme dhe e mrekullueshme, Franca fitoi pa këta lojtarë https://55news.al/sport/e-pabesueshme-dhe-e-mrekullueshme-franca-fitoi-pa-keta-lojtare/ Mon, 16 Jul 2018 12:26:16 +0000 https://new.55news.al/?p=35287 Franca arriti të shpallet kampione e botës dhe kjo është një festë e madhe për futbollin francez i cili po shkëlqen dhe po nxjerr talente çdo vit. Për ta vërtetuar këtë hidhini një sy listës së lojtarëve që nuk u grumbulluan në Rusi 2018: Benzema, Martial,. Payet, Lacazette, Koscielny, Ben Yedder, Coman, Rabiot, Zouma, Laporte, […]

The post E pabesueshme dhe e mrekullueshme, Franca fitoi pa këta lojtarë appeared first on 55 News.

]]>
Franca arriti të shpallet kampione e botës dhe kjo është një festë e madhe për futbollin francez i cili po shkëlqen dhe po nxjerr talente çdo vit.

Për ta vërtetuar këtë hidhini një sy listës së lojtarëve që nuk u grumbulluan në Rusi 2018:

Benzema, Martial,. Payet, Lacazette, Koscielny, Ben Yedder, Coman, Rabiot, Zouma, Laporte, Bakayoko, Gameiro, Lenglet, Kurzaëa, Digne. /55news.al/

The post E pabesueshme dhe e mrekullueshme, Franca fitoi pa këta lojtarë appeared first on 55 News.

]]>
E çuditshme/ Rekordet e zeza të Giroud si kampion bote https://55news.al/sport/e-cuditshme-rekordet-e-zeza-te-giroud-si-kampion-bote/ Mon, 16 Jul 2018 12:18:52 +0000 https://new.55news.al/?p=35285 Shumëkush ka kritikuar Oliver Giroud për paraqitjet e tij në fushë, ndërsa të tjerë kanë kritikuar trajnerin Deschamps, përse i besoi vazhdimisht formacionin një futbollisti që nuk rrezikoi kurrë portën kundërshtare. Por, Franca arriti të shpallet kampione e botës këtë muaj, edhe me kontributin e sulmuesit që mbeti në hije, pavarësisht se puna e tij […]

The post E çuditshme/ Rekordet e zeza të Giroud si kampion bote appeared first on 55 News.

]]>
Shumëkush ka kritikuar Oliver Giroud për paraqitjet e tij në fushë, ndërsa të tjerë kanë kritikuar trajnerin Deschamps, përse i besoi vazhdimisht formacionin një futbollisti që nuk rrezikoi kurrë portën kundërshtare.

Por, Franca arriti të shpallet kampione e botës këtë muaj, edhe me kontributin e sulmuesit që mbeti në hije, pavarësisht se puna e tij dhe lëvizjet në fushën e blertë ndihmuan jo pak ekipin. Futbollisti i Chelseat dha kontributin e tij në rrugëtimin fantastik të “bluve” deri në finalen e Moskës, e sigurisht edhe në 90 minutat e fituara ndaj kroatëve. Por, e bëri këtë jo siç mendonin të gjithë, me gola me peshë.

Në një skuadër që përfshin edhe Mbappe apo Griezmann, pesha e repartit sulmues nuk mbahet në supet e një lojtari të vetëm. Por, statistikat e këtij Botërori janë të pamëshirshme me Oliver Giroud. Jo vetëm që futbollisti i Chelseat nuk arriti të realizojë qoftë edhe një gol, por bën habi që trajneri Deschamps e saldoi në formacion edhe kur kishte të gjithë kundër. Giroud nuk arriti të godasë qoftë edhe një herë brenda në portë, një e dhënë e diskutueshme për një lojtar që mbajti një peshë të madhe në ekipin kampion të botës.

Përveç 20 minutave në debutim ndaj Australisë, Giroud nuk arriti të shënjestrojë kuadratin e rivalëve edhe në 6 ndeshjet e tjera, që çuan Francën në fronin e Botërorit. Ndaj Perusë, Danimarkës, Argjentinës dhe Uruguajit, ai luajti për 90 minuta, ndërsa me Belgjikën dhe Kroacinë thuajse të gjithë lojën.

Giroud nuk la shenjën e tij, por vite më vonë do të kujtohen se ai ishte kampion bote, me ose pa gola.

The post E çuditshme/ Rekordet e zeza të Giroud si kampion bote appeared first on 55 News.

]]>
VIDEO/ Pogba tallet rëndë me anglezët https://55news.al/sport/video-pogba-tallet-rende-me-anglezet/ Mon, 16 Jul 2018 08:36:55 +0000 https://new.55news.al/?p=35217 Paul Pogba nuk i ka fshehur emocionet e fitores 4-2 ndaj Kroacisë dhe golit të shënuar në finalen e madhe në Luzhniki. Aq sa nuk ka përtuar që të ‘tallet’ paksa me “Tre Luanët” e Gareth Southgate. Pogba doli në një video live në “Instagram”, ku po këndonte dhe kërcente.  Ndërsa mbante në duar ‘Kupën […]

The post VIDEO/ Pogba tallet rëndë me anglezët appeared first on 55 News.

]]>
Paul Pogba nuk i ka fshehur emocionet e fitores 4-2 ndaj Kroacisë dhe golit të shënuar në finalen e madhe në Luzhniki. Aq sa nuk ka përtuar që të ‘tallet’ paksa me “Tre Luanët” e Gareth Southgate.

Pogba doli në një video live në “Instagram”, ku po këndonte dhe kërcente.  Ndërsa mbante në duar ‘Kupën e Botës’, ai tha: “It’s coming home” (‘Po vjen në shtëpi’). Por, pastaj ylli i “Djajve të kuq” e kuptoi gabimin e tij dhe vështroi kamerën dhe kërkoi falje.

The post VIDEO/ Pogba tallet rëndë me anglezët appeared first on 55 News.

]]>
Rakitiç plas bombën: Nëse fitojmë unë… https://55news.al/sport/rakitic-plas-bomben-nese-fitojme-une/ Sun, 15 Jul 2018 10:44:20 +0000 https://new.55news.al/?p=34978 Ivan Rakitiç është gati të sakrifikojë me kënaqësi karrierën e tij nëse Kroacia shpallet kampione bote sot. Mesfushori 30- vjeçar vlerëson lidhjen e veçantë që lojtarët kanë me trajnerin Daliç, i cili po bën krenar një vend me 4.5 milionë banorë. “Unë do ta lija me kënaqësi futbollin të hënën nëse ky do të ishte […]

The post Rakitiç plas bombën: Nëse fitojmë unë… appeared first on 55 News.

]]>
Ivan Rakitiç është gati të sakrifikojë me kënaqësi karrierën e tij nëse Kroacia shpallet kampione bote sot. Mesfushori 30- vjeçar vlerëson lidhjen e veçantë që lojtarët kanë me trajnerin Daliç, i cili po bën krenar një vend me 4.5 milionë banorë.

“Unë do ta lija me kënaqësi futbollin të hënën nëse ky do të ishte çmimi që më duhet të paguaj për vendin tim që të fitojë Kroacia. Vetëm shikoni se çfarë po ndodh gjatë muajit të fundit në vendin tonë: gëzim, bashkim, unitet, krenari. Ka një unitet në këtë skuadër të Daliçit. Mendoj se të gjithë ne e meritojmë këtë.

Jo vetëm 23 lojtarët dhe stafi, por edhe populli ynë 4.5 milionësh në shtëpi. Nëse do të kishte një stadium me kaq vende, atëherë do të ishte i gjithi plot”, tha mesfushori i Barçës, i cili ka luajtur 70 ndeshje këtë sezon për klubin dhe kombëtaren. “Unë mendoj se 100 milionë njerëz do të bëjnë tifo për ne. Kam marrë mesazhe nga Argjentina, Spanja, Gjermania, nga të gjitha vendet e botës. Kemi mbërritur në çdo zemër”

The post Rakitiç plas bombën: Nëse fitojmë unë… appeared first on 55 News.

]]>
Russi 2018, shikoni në krah të kujt super futbollisti është Era Istrefi https://55news.al/sport/russi-2018-shikoni-ne-krah-te-kujt-super-futbollisti-eshte-era-istrefi/ Sun, 15 Jul 2018 10:10:37 +0000 https://new.55news.al/?p=34968 Era Istrefi do të performojë sot në natën finale të Kupës Botës. Ndërsa gjatë provave për ditën e madhe, Era është shfaqur në stadiumin e Luzhniki në krah të legjendës braziliane Ronaldinjo. Ajo ka publikuar foton në Instagram ku ka falenderuar ish-futbollistin që prezencën e tij në Rusi. Era pritet të japë një performancë të […]

The post Russi 2018, shikoni në krah të kujt super futbollisti është Era Istrefi appeared first on 55 News.

]]>
Era Istrefi do të performojë sot në natën finale të Kupës Botës.

Ndërsa gjatë provave për ditën e madhe, Era është shfaqur në stadiumin e Luzhniki në krah të legjendës braziliane Ronaldinjo.

Ajo ka publikuar foton në Instagram ku ka falenderuar ish-futbollistin që prezencën e tij në Rusi. Era pritet të japë një performancë të jashtëzakonshme sot me Ëill Smith dhe Nicky Jam në ndeshjen Francë-Kroaci në Moskë.

eraa

The post Russi 2018, shikoni në krah të kujt super futbollisti është Era Istrefi appeared first on 55 News.

]]>
Një histori e jashtëzakonshme/ Nga roje plazhi në finalen e Botërorit https://55news.al/sport/nje-histori-e-jashtezakonshme-nga-roje-plazhi-ne-finalen-e-boterorit/ Sun, 15 Jul 2018 09:10:29 +0000 https://new.55news.al/?p=34954 Argjentinasi Nestor Pitana do të jetë arbitri i ndeshjes së sotme, ku kombëtarja e Francës do të përballet me Kroacinë. FIFA i besoi atij prej performancave të shkëlqyera që ka bërë deri tani. Ai ka arbitruar edhe në Botërorin e Brazilit. Por, për të arritur deri në “majën” e arbitrimit, karriera e tij sportive ka […]

The post Një histori e jashtëzakonshme/ Nga roje plazhi në finalen e Botërorit appeared first on 55 News.

]]>
Argjentinasi Nestor Pitana do të jetë arbitri i ndeshjes së sotme, ku kombëtarja e Francës do të përballet me Kroacinë. FIFA i besoi atij prej performancave të shkëlqyera që ka bërë deri tani. Ai ka arbitruar edhe në Botërorin e Brazilit. Por, për të arritur deri në “majën” e arbitrimit, karriera e tij sportive ka qenë e larmishme. Argjentinasi ka luajtur futboll në fëmijërinë e tij dhe ka arritur deri në nivelin e moshave të Tigresit të Santo Pipos dhe Guarani. Këto klube ishin të qytetit të tij të lindjes. Por, fiziku i tij dhe gjatësia 193 cm e lejuan që të provonte fatin edhe në basketboll, ku arriti të luante deri në ekipin e moshave të Argjentinës.

JASHTË SPORTIT

Jashtë ambientit të sportit, 43-vjeçari ka qenë një roje sigurie në plazhet e Buenos Airesit. Një profesion i tillë e lejoi disa vite më vonë që të interpretonte edhe rolin e një polici sigurie të një burgu në një film “Furia 3”. Por as si aktor nuk bëri shumë histori dhe në vitin 1997 vendosi që t’i dedikohej maksimalisht arbitrimit. Në vitet 2001-2004 nisi të studionte si mësues edukimi fizik dhe më vonë bëri kursin e arbitrimit. Ndeshja e tij e parë si profesionist ishte në vitin 2006, kur la kampionatin e të rinjve për të arbitruar në Divizionin e Dytë argjentinas. Në nivelin ndërkombëtar ai nisi të arbitronte në vitin 2010 në turne si Kupa Libertadores dhe eliminatoret e Amerikës Jugore për Botërorin. Në këtë Botëror ai ka arbitruar ndeshjen hapëse mes Rusisë dhe Arabisë Saudite dhe më vonë Meksikë-Suedi. Ai ka arbitruar gjithashtu të dyja kombëtaret që sot do të luajnë miqësoren.

BASHKËSHORTJA

Nëse ka një person që u lumturua shumë për zgjedhjen e tij në ndeshjen finale ishte bashkëshortja Romina Ortega. Ajo e ka postuar në rrjetet sociale foton e tij, por në profilin e Rominës ka edhe foto të tjera provokuese, ku tregon hiret e saj. Romina është e apasionuar pas palestrës dhe shpenzon shumë kohë aty bashkë me Nestorin, i cili ka një fizik të frikshëm dhe me muskuj. Diçka e tillë e lejon që të administrojë me lehtësi ndeshjet.

The post Një histori e jashtëzakonshme/ Nga roje plazhi në finalen e Botërorit appeared first on 55 News.

]]>
Fotogaleria/ Anglia në gjysmëfinale “tërbon” të dashurat e futbollistëve https://55news.al/lifestyle/fotogaleria-anglia-ne-gjysmefinale-terbon-te-dashurat-e-futbollisteve/ Mon, 09 Jul 2018 13:41:44 +0000 https://new.55news.al/?p=33331 Anglia realizoi një arritje historike pasditen e së shtunës kur siguroi një biletë për në gjysmëfinalen e Botërorit, teksa mundi 2-0 Suedinë. E kur Anglia fiton, festa është e madhe në të gjithë vendin. Futbollistët festuan gjatë pas triumfit, por e madhe ishte festa edhe në tribunat e stadiumit, ku të pranishme ishin edhe të […]

The post Fotogaleria/ Anglia në gjysmëfinale “tërbon” të dashurat e futbollistëve appeared first on 55 News.

]]>
Anglia realizoi një arritje historike pasditen e së shtunës kur siguroi një biletë për në gjysmëfinalen e Botërorit, teksa mundi 2-0 Suedinë.

E kur Anglia fiton, festa është e madhe në të gjithë vendin. Futbollistët festuan gjatë pas triumfit, por e madhe ishte festa edhe në tribunat e stadiumit, ku të pranishme ishin edhe të dashurat e yjeve të futbollistëve.

Në Vardy te Jesse Lingard kur suksesi ndahet me të dashurën merr të tjera përmasa!

The post Fotogaleria/ Anglia në gjysmëfinale “tërbon” të dashurat e futbollistëve appeared first on 55 News.

]]>