SHBA Archives - 55 News https://55news.al/tag/shba/ Thu, 11 Sep 2025 19:33:13 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png SHBA Archives - 55 News https://55news.al/tag/shba/ 32 32 24 vite nga ngjarja që ndryshoi botën https://55news.al/aktualitet/24-vite-nga-ngjarja-qe-ndryshoi-boten/ Thu, 11 Sep 2025 19:33:13 +0000 https://new.55news.al/?p=225273 Më 11 shtator 2001, bota ndryshoi përgjithmonë. Katër avionë pasagjerësh të kthyer në armë nga 19 terroristë të Al-Kaedës goditën zemrën e Amerikës, duke lënë pas gati 3 mijë viktima dhe një glob të tronditur nga frika e pasiguria. Sot, 24 vite më vonë, kujtesa e asaj dite mbetet po aq e gjallë, jo vetëm […]

The post 24 vite nga ngjarja që ndryshoi botën appeared first on 55 News.

]]>
Më 11 shtator 2001, bota ndryshoi përgjithmonë. Katër avionë pasagjerësh të kthyer në armë nga 19 terroristë të Al-Kaedës goditën zemrën e Amerikës, duke lënë pas gati 3 mijë viktima dhe një glob të tronditur nga frika e pasiguria. Sot, 24 vite më vonë, kujtesa e asaj dite mbetet po aq e gjallë, jo vetëm për amerikanët, por për mbarë njerëzimin.

11 shtatori nuk ishte thjesht një sulm ndaj Shteteve të Bashkuara. Ishte një goditje ndaj konceptit të sigurisë botërore, ndaj bindjes se qytetërimi modern ishte imun ndaj terrorit. Në pak orë, Kullat Binjake u shembën si kështjella prej rëre, ndërsa Pentagoni, simboli i mbrojtjes amerikane, u bë shënjestër e terrorit.

Por Amerika tregoi se plagët nuk e dobësojnë, përkundrazi, e bëjnë më të fortë. Në vend të një shoqërie të thyer, nga hiri i tragjedisë u ngrit një komb i bashkuar, që gjeti forcën të rindërtohej, të kërkonte drejtësi dhe të udhëhiqte botën në luftën kundër terrorizmit. 11 shtatori ishte ditë e errët, por përgjigjja e Amerikës u kthye në një shembull të qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë.

Sot, 24 vite më vonë, kujtojmë viktimat me dhimbje dhe respekt, por edhe me shpresë se ideali i lirisë nuk mund të shuhet nga frika. Amerika dëshmoi se terrori nuk mund të thyejë një komb që beson tek demokracia, tek vlerat dhe tek forca e bashkimit.

Historia e 11 shtatorit na kujton se rreziku është i përhershëm, por edhe se drita e qytetërimit është më e fortë se çdo errësirë. Dhe në këtë 24-vjetor, mes dhimbjes dhe reflektimit, mbetet mesazhi i optimizmit: terrori mund të godasë, por kurrë nuk mund të triumfojë.

55news.al

The post 24 vite nga ngjarja që ndryshoi botën appeared first on 55 News.

]]>
Edhe SHBA kërkon Shqipërisë zbatimin e 15 kushtëve me BE https://55news.al/politike/edhe-shba-kerkon-shqiperise-zbatimin-e-15-kushteve-me-be/ Sat, 27 Jun 2020 16:42:33 +0000 https://new.55news.al/?p=166259 Edhe SHBA kërkon Shqipërisë zbatimin e 15 kushtëve me BEMinistri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar takime me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Mësohet se takimet […]

The post Edhe SHBA kërkon Shqipërisë zbatimin e 15 kushtëve me BE appeared first on 55 News.

]]>
Edhe SHBA kërkon Shqipërisë zbatimin e 15 kushtëve me BE
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar takime me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Mësohet se takimet u përqendruan në diskutime që lidhen me domosdoshmërinë e plotësimit sa më të shpejtë të të gjitha detyrimeve për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.

Siç dihet parlamenti europian votoi para disa ditëve 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për të filluar bisedimet. Deri tani kushti i parë që mbetet Reforma Zgjedhore akoma nuk ka kaluar në parlament sepse Rama po mundohet të gjejë hapësira për të vjedhur zgjedhjet e vitit 2021. Po kështu Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese vijojnë në të njëjtën gjëndje, ndaj SHBA kanë reaguar zyrtarisht.

Kryeministri Edi Rama dhe gjithë mazhoranca deri më sot nuk pranojnë se janë vendosur 15 kushte nga Bashkimi Europian për hapjen e negociatave. Qëndrimi i qartë i Brukselit nuk u mor seriozisht nga qeveria derisa kur Parlamenti Europian kaloi rezolutën që kërkon plotësimin e tyre para konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-BE. Kryeministri mohoi ekzistencën e kushteve edhe kur Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian deklaroi se nuk mund të ketë negociata pa marrë sinjale pozitive. Në mënyrë të përmbledhur 15 pikat e BE për Tiranën zyrtare janë; miratimi i reformës zgjedhore, ndëshkimi i vjedhjes së votave, diskutimi për legjitimitetin e zgjedhjeve vendore, funksionimi o gjykatave kushtetuese dhe asaj të Lartë, si dhe ndëshkimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për Edi Ramën këto dhe pika të tjera nuk ekzistojnë ndaj ka zgjedhur të bëjë humor me zyrtarët e BE duke folur për votim jo unanim në Parlamentin Europian, njëlloj sikur PE-ja të jetë parlamenti ilegjitim që ka sot Shqipëria.

Por nëse me Bashkimin Europian kryeministri preferon edhe të bëjë ironi dhe të thotë se ka shumë halle të tjera, një mesazh i veçantë i ka ardhur sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Zëvendësi i Edi Ramës në ministrinë e Jashtme, Gent Cakaj është takuar sot në Uashington me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker dhe Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer. Dy diplomatët e rëndësishëm të DASH janë njohësit më të mirë të Ballkanit dhe personat kyç që marrin vendimet për rajonin tonë. Në mesazhet që i kanë dhënë Gent Cakaj për t’ja përcjellë Edi Ramës bie në sy se kanë folur me të njëjtën gjuhë që flet edhe Brukseli. Njoftimi zyrtar i Ministrisë thotë se “takimet u përqendruan në diskutime që lidhen me domosdoshmërinë e plotësimit sa më të shpejtë të të gjitha detyrimeve për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian”. Atë që ministria jonë e Jashtme e quan detyrim është një formë e butë për të nënkuptuar 15 kushtet e BE. Konferenca ndërqeveritare nuk ka një datë të fiksuar, pikërisht sepse qeveria “Rama” nuk ka plotësuar asnjë kusht dhe nuk dihet se kur do të nisë plotësimin e tyre seriozisht.

Tashmë nuk janë vetëm zyrtarët e BE që kërkojnë nga qeveria e Tiranës të jetë e përgjegjshme në qëndrimet e saj për integrimin, por mesazhi vjen i njëjtë dhe nga Uashingtoni zyrtar. Vendimin për negociatat e Shqipërisë, sigurisht që e merr BE-ja, por politika e SHBA për Ballkanin është e qartë që gjithë rajoni duhet të mbështetet për të qenë pjesë e unionit europian. Në këtë pikë, dështimi me negociatat nuk është vetëm çështje Shqipëri-BE, por një investim që përfshinë dhe SHBA.

Mesazhet që po vijnë këto ditë ndaj qeverisë “Rama” nuk janë thjesht sinjale diplomatike, por shuplaka që tregojnë se rruga integrimit dhe reformat e premtuara janë shumë larg realizimit konkret. Pas lojërave të dështuara që Edi Rama bëri me presidentin serb Aleksandër Vuçiç për rajonin dhe Kosovën, duket se dhe në SHBA janë qartësuar për dëmin që ju shkaktua rajonit nga loja e Ramës me Vuçiç. Kjo lloj aleance e çuditshme Rama-Vuçiç nuk solli asnjë dobi për Ballkanin, por vetëm thelloi keqqeverisjen dhe u përdorë nga liderët lokal për të ruajtur pushtetin. Për të kuptuar këtë dështim mjafton fakti që kur Edi Rama erdhi në pushtet kishte vetëm 3 kushte nga BE për negociatat. Pas 8 vitesh kushtet janë 5 fishuar jo për faj të BE, por për faj të keqqeverisjes.

Uashingtoni zyrtar e dha sinjalin sot ndaj qeverisë shqiptare. Ata thanë prerë: Plotësoni kushtet e BE!

The post Edhe SHBA kërkon Shqipërisë zbatimin e 15 kushtëve me BE appeared first on 55 News.

]]>
Trump: S’i shërojmë plagët duke etiketuar padrejtësisht si racistë, miliona amerikanë https://55news.al/globi/trump-s-i-sherojme-plaget-duke-etiketuar-padrejtesisht-si-raciste-miliona-amerikane/ Fri, 12 Jun 2020 07:07:33 +0000 https://new.55news.al/?p=164594 Pas javësh me trazira civile në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Donald Trump po premton se administrata e tij do të ndërmarrë përpjekje intensive për zhvillim ekonomik në komunitetet me pakica dhe të marrë masa ndaj pabarazive në kujdesin shëndetësor të atyre zonave. Nga Zëri i Amerikës Shtëpia e Bardhë, pa dhënë detaje, tha se kjo […]

The post Trump: S’i shërojmë plagët duke etiketuar padrejtësisht si racistë, miliona amerikanë appeared first on 55 News.

]]>
Pas javësh me trazira civile në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Donald Trump po premton se administrata e tij do të ndërmarrë përpjekje intensive për zhvillim ekonomik në komunitetet me pakica dhe të marrë masa ndaj pabarazive në kujdesin shëndetësor të atyre zonave.

Nga Zëri i Amerikës

Shtëpia e Bardhë, pa dhënë detaje, tha se kjo është pjesë e një plani me katër pika për “të sjellë siguri, mundësi dhe dinjitet.”

Duke folur të enjten në një aktivitet për racën dhe politikën në një kishë në Dallas të Teksasit, presidenti tha se si pjesë e këtij plani, ai do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv, ku kërkohet nga policia, që të plotësojë standardet më profesionale për përdorimin e forcës.

“Duhet të punojmë së bashku për të konfrontuar racizmin dhe paragjykimin kudo që të shfaqen. Por nuk mund të bëjmë përparim dhe të shërojmë plagët, duke etiketuar në mënyrë të padrejtë si racistë miliona njerëz të mirë amerikanë”, tha ai.

Presidenti Donald Trump hodhi poshtë gjithashtu kritikat për komentet e tij të mëparshme për nevojën që forcat e rendit të mbajnë kontrollin në rrugë mes trazirave.

“Do t’i qëndoj kësaj”, tha ai.

Hapat lidhur me komunitetet afrikano-amerikane dhe reformat e policisë që zoti Trump i shpallu në Dallas, nuk ka shumë gjasa që të qetësojnë ata që janë të indinjuar nga vdekja e afrikano-amerikanit George Floyd në duart e policisë.

Presidenti Trump tha gjithashtu disa herë se pezullimi ose shpërbërja e departamenteve të policisë nuk mund të lejohet.

Presidenti e minimizoi egërsinë e brutalitetit të policisë kundër njerëzve me ngjyrë duke thënë se pjesa më e madhe e policëve janë të mirë, por “gjithmonë ka ndonjë element të keq kudo që të shkosh”.

Ndërsa autokolona e zotit Trump arrinte në kishë, disa grupe protestuesish, ishin aty pranë. Disa mbanin parrulla me fjalë të papërshtatshme. Përkrahës të Presidentit Trump mbanin shenja për rizgjedhjen e tij në nëntor.

Rivali demokrat i Presidentit Trump, ish-nënpresidenti Joe Biden, kritikoi udhëtimin e presidentit në Dallas.

“Për javë të tëra, kemi parë Presidentin Trump që i shmanget një diskutimi kuptimplotë për racizmin sistematik lidhur me racizmin sistematik dhe brutalitetin e policisë”, tha ai në një deklaratë.

“Ai e ka përçarë edhe më tej vendin. Udhëtimi i sotëm në Teksas nuk do ta ndryshojë këtë”, tha ai.

The post Trump: S’i shërojmë plagët duke etiketuar padrejtësisht si racistë, miliona amerikanë appeared first on 55 News.

]]>
Rrëzohet statuja e Kristofor Kolumbit në Minneapolis, dhuratë e një emigranti italian https://55news.al/globi/rrezohet-statuja-e-kristofor-kolumbit-ne-minneapolis-dhurate-e-nje-emigranti-italian/ Fri, 12 Jun 2020 06:13:06 +0000 https://new.55news.al/?p=164588 Turma njerëzish shkatërruan një statujë të Christopher Columbus në Minneapolis, të mërkurën. Statuja  që u skalit nga një emigrant italian dhe iu dha dhuratë qytetit nga italo-amerikanët e Minesota. “Statuja prej bronzi, 10 këmbë e lartë, u tërhoq nga baza e saj e granitit nga disa duzina njerëz, të udhëhequr nga një aktivist amerikan me […]

The post Rrëzohet statuja e Kristofor Kolumbit në Minneapolis, dhuratë e një emigranti italian appeared first on 55 News.

]]>
Turma njerëzish shkatërruan një statujë të Christopher Columbus në Minneapolis, të mërkurën. Statuja  që u skalit nga një emigrant italian dhe iu dha dhuratë qytetit nga italo-amerikanët e Minesota.

“Statuja prej bronzi, 10 këmbë e lartë, u tërhoq nga baza e saj e granitit nga disa duzina njerëz, të udhëhequr nga një aktivist amerikan me origjinë nga Minesota, njoftoi Reuters. Shkatërrimi i pronave, statujave  dhe objekteve të tjera vjen si pasojë e trazirave në qytetet amerikane, pas një valë protestash, që shëpërthyen për vdekjen e George Floyd. Disa nga rebelët me ngjyrë kanë filluar të rrëzojnë monumentet historike për të cilat ata konsiderojnë fyese.

Sipas një faqe në internet të qeverisë së Minneapolis, “Skulptura prej bronzi e gjatë prej 10 metrash e Christopher Columbus, iu kushtua atij në 12 tetor 1931 dhe u prezantua si një dhuratë nga italo-amerikanët e Minesota. Skulptura qëndronte në një bazë graniti të kuq, të zbukuruar me gdhendje e perla deti dhe peshqish në majë të sipërme dhe në të dy anët janë shqiponja me krahë të përhapur sipër sferave në formë globi.

Autori i saj ishte skulptori Carlo Brioschi dhe vepra u inaugurua më 12 tetor 1931. Pati përpjekje për restaurimin dhe ruajtjen e saj  në 1992.

Në vitin 2015, gazeta “MinnPost” raportoi se Brioschi “ishte një skulptor me origjinë italiane, i cili emigroi në Shtetet e Bashkuara në 1899 – së pari në New York, ku ai do të punonte në Stacionin e Madh Qendror, dhe më pas në Shën Pali 10 vite më vonë.”

Shkatërrimi i statujës vjen pasi kryengritësit në Virxhinia të cilët gjithashtu rrëzuan një statujë të Christopher Columbus këtë javë.

“Daily Wire” raportoi:  Statuja e Christopher Columbus në Parkun Byrd u rrëzua rreth orës 9 pas mesnate, “pas një demonstrimi paqësor jashtë statujës për nder të indigjenëve”. Statuja u hoq nga themelet e saj, u shkatërrua, dhe iu vu zjarri dhe në fund e hodhën në liqenin e afërt.

 Gjatë fundjavës, protestuesit në Richmond rrëzuan një statujë të Gjeneralit të Konfederatës Williams Carter Wickham, e cila kishte qëndruar në Parkun Monroe që nga viti 1891. Ajo statujë u rrëzua dhe një protestues raportohet se urinoi mbi të para se të ikte. Një tjetër statujë në Parkun Monroe është ende në këmbë.

Javën e kaluar, Gov. Ralph Northam (D-VA) njoftoi se ai i kishte drejtuar Departamentit të Shërbimeve të Qeverisë së Virxhinisë për të hequr një statujë ikonike të Gjeneralit të Konfederatës Robert E. Lee, të pozicionuar në mes të Richmond në tokën në pronësi të shtetit.

Të mërkurën në mbrëmje, kryengritësit shkatërruan një statujë të Konfederatës në Virxhinia dhe, ndërsa statuja po binte, ajo goditi një njeri në kokë që raportohet se shkaktoi lëndime të rënda.

The post Rrëzohet statuja e Kristofor Kolumbit në Minneapolis, dhuratë e një emigranti italian appeared first on 55 News.

]]>
Sekretari Amerikan i Shtetit: Mirëpres marrëveshjen për Reformën Zgjedhore https://55news.al/politike/sekretari-amerikan-i-shtetit-mirepres-marreveshjen-per-reformen-zgjedhore/ Wed, 10 Jun 2020 18:54:25 +0000 https://new.55news.al/?p=164430 Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka komentuar sot një konferencë për shtyp arritjen e një marrëveshje për Reformën Zgjedhore në Shqipëri. Kryediplomati amerikan tha se mirëpret marrëveshjen, për të cilën tha se do të forcojë demokracinë në Shqipëri. “Mirëpres marrëveshjen ndërpartiake në Shqipëri për Reformën Zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë e saj dhe […]

The post Sekretari Amerikan i Shtetit: Mirëpres marrëveshjen për Reformën Zgjedhore appeared first on 55 News.

]]>
Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka komentuar sot një konferencë për shtyp arritjen e një marrëveshje për Reformën Zgjedhore në Shqipëri.

Kryediplomati amerikan tha se mirëpret marrëveshjen, për të cilën tha se do të forcojë demokracinë në Shqipëri.

“Mirëpres marrëveshjen ndërpartiake në Shqipëri për Reformën Zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë e saj dhe të do forcojë edhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ne inkurajojmë të gjitha palët që ta kodifikojnë këtë marrëveshje”, tha Sekretari i Shtetit Pompeo.

The post Sekretari Amerikan i Shtetit: Mirëpres marrëveshjen për Reformën Zgjedhore appeared first on 55 News.

]]>
13 vjetori i vizitës së Bush/ Meta: Ngjarja më e rëndësishme në marrëdhëniet midis dy vendeve https://55news.al/politike/13-vjetori-i-vizites-se-bush-meta-ngjarja-me-e-rendesishme-ne-marredheniet-midis-dy-vendeve/ Wed, 10 Jun 2020 18:42:53 +0000 https://new.55news.al/?p=164426 Presidenti Ilir Meta ka kujtuar 13 vjetorin e vizitës të Presidentit të SHBA, George W. Bush, në Tiranë, duke e cilësuar ‘si një nga ngjarjet më të rëndësishme në marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.’ ‘Vizita e Presidentit të SHBA, George Ë. Bush, 13 vite më parë, shënon një nga ngjarjet më të […]

The post 13 vjetori i vizitës së Bush/ Meta: Ngjarja më e rëndësishme në marrëdhëniet midis dy vendeve appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti Ilir Meta ka kujtuar 13 vjetorin e vizitës të Presidentit të SHBA, George W. Bush, në Tiranë, duke e cilësuar ‘si një nga ngjarjet më të rëndësishme në marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.’

‘Vizita e Presidentit të SHBA, George Ë. Bush, 13 vite më parë, shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme në marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Në përvjetorin e kësaj ngjarjeje ne kemi shumë arsye për të qenë krenarë për bashkëpunimin e shkëlqyer, tashmë të një partneriteti strategjik me SHBA, sepse me këtë vizitë të Presidentit amerikan, jo vetëm u vulos anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, por edhe Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran brenda kufijve të saj të njohura ndërkombëtarisht.

Anëtarësimi në Aleancën më të madhe e të suksesshme politiko-ushtarake që ka njohur bota, garantoi lirinë e vendit, dhe përmbushi një aspiratë mbarëpopullore për të cilën janë sakrifikuar mijëra shqiptarë.

Pavarësia e Kosovës, jo vetëm korrigjoi gabimet historike të së kaluarës, duke i dhënë të drejtën popullit të saj të jetojë i lirë e i pavarur në vendin e vet, por dhe forcoi në mënyrë thelbësore sigurinë e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria dhe populli shqiptar falenderojnë me këtë rast përzemërsisht Presidentin Bush, dhe do t’i jenë përherë mirënjohëse Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan për frymëzimin dhe mbështetjen e pazëvendësueshme në rrugëtimin europian, por dhe mësim se sa të shtrenjta janë sot liritë dhe të drejat themelore të njeriut, demokracia, pluralizmi dhe sovraniteti, përballë përpjekjeve dhe qëllimeve sfiduese anti-vlerë të aktorëve lokalë, rajonalë dhe globalë.’

The post 13 vjetori i vizitës së Bush/ Meta: Ngjarja më e rëndësishme në marrëdhëniet midis dy vendeve appeared first on 55 News.

]]>
FOTO/ Vizita e Presidentit, Mediu publikon për herë të parë letrën e Bush për Berishën https://55news.al/politike/foto-vizita-e-presidentit-mediu-publikon-per-here-te-pare-letren-e-bush-per-berishen/ Wed, 10 Jun 2020 17:15:15 +0000 https://new.55news.al/?p=164408 Kryetari i Partisë Republikane dhe ish-Ministri i Mbrojtjes, Fatmi Mediu ka publikuar në 13 vjetorin e vizitës së Presidentit George Ë. Bush në Tiranë, letrën që ky i fundit i dërgoi kryeministrit të kohës, Sali Berisha. ‘Sot 13 vjet më parë në Tiranë erdhi Presidenti Amerikan George Ë. Bush, I pari President Amerikan në detyrë […]

The post FOTO/ Vizita e Presidentit, Mediu publikon për herë të parë letrën e Bush për Berishën appeared first on 55 News.

]]>
Kryetari i Partisë Republikane dhe ish-Ministri i Mbrojtjes, Fatmi Mediu ka publikuar në 13 vjetorin e vizitës së Presidentit George Ë. Bush në Tiranë, letrën që ky i fundit i dërgoi kryeministrit të kohës, Sali Berisha.

‘Sot 13 vjet më parë në Tiranë erdhi Presidenti Amerikan George Ë. Bush, I pari President Amerikan në detyrë që vizitoj Shqipërinë me kerkesë të Kryeministrit Berisha

Pata nderin të takohem me të në Pallatin e Brigadave së bashku me Forcat e Armatosura gjithashtu dhe në takimin me Kryeministrin Berisha dhe në drekën e shtruar nga Kryeministri Berisha.

Ditë historike per Shqiperinë dhe shqipëtarët kudo që jetonin./

Në konferencën e shtypit me Kryeministrin Berisha, Presidenti Bush deklaroj Shqiperia në NATO dhe Pavarsinë e Kosovës. Dy arritjet me të mëdha të shqiptarëve ne fillim të këtij shekulli.

Sot dëshiroj t’ju përcjell dhe dy materjale personale.

1- Letrën që Presidenti Bush i shkruajti personalisht Kryeministrit Berisha

2- Një autograf dhe një përshëndetje ndaj djalit tim Even dhe stilolapsin e tij si dhuratë per Even.

Mik i jashtëzakonshëm i Shqipërisë. Faleminderit Doktor Berishës që më bëri pjesë të ekipit për ta berë Shqipërinë vend anëtar i NATOs dhe për të punuar me miq në SHBA dhe Europë që edhe sot mbeten miq të shquar te Shqipërisë.’-shkruan Mediu.

  

 

The post FOTO/ Vizita e Presidentit, Mediu publikon për herë të parë letrën e Bush për Berishën appeared first on 55 News.

]]>
Meta merr pjesë në “Mëngjesin e Lutjeve” të organizuar nga Kongresi Amerikan: Po rimëkëmbemi pas tërmetit e COVID 19 https://55news.al/politike/meta-merr-pjese-ne-mengjesin-e-lutjeve-te-organizuar-nga-kongresi-amerikan-po-rimekembemi-pas-termetit-e-covid-19/ Wed, 10 Jun 2020 16:34:40 +0000 https://new.55news.al/?p=164398 Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë sot në takimin tradicional të Mëngjesit të Lutjeve të organizuar nëpërmjet një video-konference nën kujdesin e veçantë të Kongresit Amerikan. Në këtë takim merrnin pjesë edhe përfaqësues të lartë shtetërorë dhe personalitete politike e fetare nga SHBA dhe nga vende të ndryshme të botës. Organizatorët e këtij takimi, […]

The post Meta merr pjesë në “Mëngjesin e Lutjeve” të organizuar nga Kongresi Amerikan: Po rimëkëmbemi pas tërmetit e COVID 19 appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë sot në takimin tradicional të Mëngjesit të Lutjeve të organizuar nëpërmjet një video-konference nën kujdesin e veçantë të Kongresit Amerikan.

Në këtë takim merrnin pjesë edhe përfaqësues të lartë shtetërorë dhe personalitete politike e fetare nga SHBA dhe nga vende të ndryshme të botës.

Organizatorët e këtij takimi, Kongresmeni Robert Aderhold dhe Kongresmeni John Moolinar veçuan në mesazhet e tyre të lutjes jo vetëm bashkëjetesën dhe harmoninë tonë ndërfetare, por edhe bukuritë natyrore të Shqipërisë duke e quajtur atë si “perla e fshehur e botës”. Ata u lutën për mikpritjen e popullit shqiptar dhe zhvillimin e vendin tonë veçanërisht pas periudhës së vështirë të pandemisë COVID-19.

Kongresmeni Joe Wilson nënvizoi rëndësinë e një rajoni të qetë, me harmoni e paqe mes popujve, me një zhvillim të qëndrueshëm, si dhe rolin e rëndësishëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve në këtë proces të rëndësishëm.

Edhe Guvernatori David Beasley, CEO i Programit Botëror të Ushqimit dhe mik i popullit shqiptar mori pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm.

Në fjalën e Tij përshëndetëse Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe lutjet e miqve amerikanë dhe atyre të vendeve të tjera të botës, për Shqipërinë, shqiptarët dhe rajonin.

Kreu i Shtetit nënvizoi se “pavarësisht vështirësive që shkaktoi kjo pandemi asgjë nuk mund të mposhtë shpresën e besimin. Ndonëse Shqipëria u përball me dy fatkeqësi, tërmetin e nëntorit 2019 dhe COVID-19 ne po rimëkëmbemi falë edhe shpresës, besimit dhe ndjenjës së unitetit kombëtar që populli shqiptar ka në zemrën e tij”.

Presidenti Meta shprehu besimin për kohë më të mira për Shqipërinë, rajonin dhe gjithë botën duke i ftuar bashkëbiseduesit e këtij Mëngjesi Lutjeje të vizitojnë Shqipërinë në të ardhmen dhe të shijojnë bukuritë e saj.

The post Meta merr pjesë në “Mëngjesin e Lutjeve” të organizuar nga Kongresi Amerikan: Po rimëkëmbemi pas tërmetit e COVID 19 appeared first on 55 News.

]]>
Ambasada e SHBA: Mezi presim të punojmë me qeverinë Hoti për paqe e drejtësi! https://55news.al/politike/ambasada-e-shba-mezi-presim-te-punojme-me-qeverine-hoti-per-paqe-e-drejtesi/ Wed, 03 Jun 2020 12:00:59 +0000 https://new.55news.al/?p=163509 Ambasada e SHBA në Prishtinë ka uruar e para formimin e qeverisë së re të Kosovës me kryeministër Avdullah Hotin. Kjo ambasadë ka vlerësuar procesin paqesor të formimit dhe votimit të saj. Në mesazhin e publikuar në Fb, thuhet: “Urime për formimin në paqe të qeverisë së re. Mezi presim të punojmë me qeverinë Hoti për […]

The post Ambasada e SHBA: Mezi presim të punojmë me qeverinë Hoti për paqe e drejtësi! appeared first on 55 News.

]]>
Ambasada e SHBA në Prishtinë ka uruar e para formimin e qeverisë së re të Kosovës me kryeministër Avdullah Hotin.

Kjo ambasadë ka vlerësuar procesin paqesor të formimit dhe votimit të saj. Në mesazhin e publikuar në Fb, thuhet: “Urime për formimin në paqe të qeverisë së re. Mezi presim të punojmë me qeverinë Hoti për të vazhduar punën e rëndësishme për paqen, drejtësinë dhe prosperitetin, duke përfshirë përpjekjet për të forcuar marrëdhëniet rajonale dhe luftimin e COVID-19.”

 
 
 

The post Ambasada e SHBA: Mezi presim të punojmë me qeverinë Hoti për paqe e drejtësi! appeared first on 55 News.

]]>
Prej rreth 2 orësh në takim me politikanët, kush është përfaqësuesi i ambasadës amerikane që po ndërmjetëson (EMRI) https://55news.al/politike/prej-rreth-2-oresh-ne-takim-me-politikanet-kush-eshte-perfaqesuesi-i-ambasades-amerikane-qe-po-ndermjeteson-emri/ Sun, 31 May 2020 19:47:35 +0000 https://new.55news.al/?p=163183 Fax News mëson emrin e përfaqësuesit të ambasadës së SHBA që po negocion me palët, përkatësisht përfaqësyuesin e PS-së, Damian Gjiknurin, të PD-së, Oerd Bylykbashi dhe të LSI-së, Petrit Vasilin. Ian Crawford, është shef i seksionit politik dhe ekonomik në detyrë në ambasadën e SHBA në Tiranë dhe mësohet se po diskuton me politikanët për […]

The post Prej rreth 2 orësh në takim me politikanët, kush është përfaqësuesi i ambasadës amerikane që po ndërmjetëson (EMRI) appeared first on 55 News.

]]>
Fax News mëson emrin e përfaqësuesit të ambasadës së SHBA që po negocion me palët, përkatësisht përfaqësyuesin e PS-së, Damian Gjiknurin, të PD-së, Oerd Bylykbashi dhe të LSI-së, Petrit Vasilin.

Ian Crawford, është shef i seksionit politik dhe ekonomik në detyrë në ambasadën e SHBA në Tiranë dhe mësohet se po diskuton me politikanët për arritjen e një marrëveshjeje brenda mbrëmjes së sotme, raporton nga Pallati i Kongreseve gazetarja e Fax News Eksiola Shehu.

Burime bëjnë me dije se ende nuk ka nisur mbledhja e Këshillit Politik ndërsa Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili prej një ore ndodhen të veçuar me ndërmjetës të ambasadës së SHBA. Takimi është kërkuar nga ambasada e SHBA në Tiranë ndërkohë që mungon deputetja Rudina Hajdari.

Kjo e fundit burime bëjnë me dije se ndodhet në ambjentet e brendshme të Pallatit të Kongreseve ndërsa është e paqartë arsyeja pse është lënë jashtë këtyre diskutimeve.

Këshilli Politik kishte lajmëruar se do të mblidhej në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme për të diskutuar çështjet e mbetura pezull të reformës zgjedhore. Ato janë disa dhe nuk është e qartë, nëse do të ketë kohë për të arritur sonte një dakordësi ndërkohë që afati i rënë dakord nga palët për përfundmimin e këtij procesi është 31 Maj, pra sot së paku deri në mesnatë.

Gazetarja e Fax Neës, Jonada Zelka raporton se, megjithë volumin dhe vështirësinë e negociatave, gjëja pozitive është se në tryezë sonte nuk ka çështje të reja. Opozita i ka dorëzuar që mbrëmë propozimet për garancitë e votës në zgjedhje, duke e çuar deri në fund pjesën e angazhimit të saj me reformën zgjedhore.

Pjesë e këtyre propozimeve janë edhe qeveria kujdestare për zgjedhjet dhe roli i gjykatës kushtetuese. Diskutimi i tyre ende nuk ka nisur, por është e rëndësishme që të gjitha çështjet janë mbi tavolinën e bisedimeve.

Fax Neës ka zbardhur të plotë propozimet e Partisë Demokratike në tryezën e Këshilluit Politik për Reformën Zgjedhore sa i përket kërkesës së këtij subjekti për qeverinë kujdestare.

Sipas dokumentint të siguruar konstatohet se PD kërkon nenit që nenit 5 t’i shtohen propozimet si vijon: T’i shtohen nenet 5/1 ndërsa mes të tjerave kërkohet edhe betimi i kësa qeverie kujdetstare tek Presidenti  

The post Prej rreth 2 orësh në takim me politikanët, kush është përfaqësuesi i ambasadës amerikane që po ndërmjetëson (EMRI) appeared first on 55 News.

]]>