Shkdora Archives - 55 News https://55news.al/tag/shkdora/ Thu, 06 Feb 2020 14:47:45 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Shkdora Archives - 55 News https://55news.al/tag/shkdora/ 32 32 Emërohet në Shkoder drejtor i ri i kadastres https://55news.al/aktualitet/emerohet-ne-shkoder-drejtor-i-ri-i-kadastres/ Thu, 06 Feb 2020 14:47:45 +0000 https://new.55news.al/?p=143468 Në zyrat e kadastrës në Shkodër kanë ndodhur ndryshime. Elsa Tanushi drejtoresha aktuale e Kadastrës është liruar nga detyra dhe në vend të saj është emëruar Ilir Dibra. Ilir Dibra disa kohë më parë ka qenë drejtor i Hipotekës, ndërkohë që sot rikthehet në krye të Kadastrës në Shkodër.

The post Emërohet në Shkoder drejtor i ri i kadastres appeared first on 55 News.

]]>
Në zyrat e kadastrës në Shkodër kanë ndodhur ndryshime. Elsa Tanushi drejtoresha aktuale e Kadastrës është liruar nga detyra dhe në vend të saj është emëruar Ilir Dibra.

Ilir Dibra disa kohë më parë ka qenë drejtor i Hipotekës, ndërkohë që sot rikthehet në krye të Kadastrës në Shkodër.

The post Emërohet në Shkoder drejtor i ri i kadastres appeared first on 55 News.

]]>
Ndahet nga jeta intelektuali i mirënjohur shkodran https://55news.al/kulture/ndahet-nga-jeta-intelektuali-i-mirenjohur-shkodran/ Tue, 14 Jan 2020 09:55:09 +0000 https://new.55news.al/?p=139119 Është ndarë nga jeta një ditë më parë, intelektuali i mirënjohur shkodran, David Luka. Lajmin e ka bërë të ditur Radio Vatikani, ku Luka ka qenë bashkëpunëtor prej vitesh. David Luka, nje personalitet i arsimit shqiptar për shumë vite si mësues i gjuhës shqipe në Shkodër rreth viteve 80 pasi për shumë vite ka punuar […]

The post Ndahet nga jeta intelektuali i mirënjohur shkodran appeared first on 55 News.

]]>

Është ndarë nga jeta një ditë më parë, intelektuali i mirënjohur shkodran, David Luka.

Lajmin e ka bërë të ditur Radio Vatikani, ku Luka ka qenë bashkëpunëtor prej vitesh.

David Luka, nje personalitet i arsimit shqiptar për shumë vite si mësues i gjuhës shqipe në Shkodër rreth viteve 80 pasi për shumë vite ka punuar si i dëbuar nga regjimi si punëtorë në Mamurras.

Kryeredaktori i parë i gazetës “Shkodra”, gazeta e parë opozitare në vitin 1991 pas gazetës “RD”. Drejtor i Radio Shkodrës për disa vite pas vitit 1992, më pas Pedagog i gjuhës shqipe me titull Profesor Doktor në Universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës.

Prof. Luka ka një kontribut të vyer në shkencën e gjuhësisë dhe autor i një sërë veprash në këtë fushë.

Partia Demokratike dega Shkodër i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Prof. Lukes.

Edhe Redaksia në gjuhën shqipe e Radio Vatikanit dhe e gjithë familja shumëkombëshe e Radio Vatikanit – Vatican News, ka shprehur ngushëllimet për familjen Luka.

Të gjithë anëtarët e redaksisë shqipe dhe të familjes së madhe të Radio Vatikanit – Vatikan News, bashkohen në lutje drejtuar Zotit me kolegen Ana Luka dhe familjen e saj, për ndarjen nga kjo jetë të vëllai të dashur Prof. Dr. David Luka, i cila ndërroi jetë sot në Shkodër, i rrethuar nga djali, motra dhe familjarët e dashur. Dha shpirt në ora 15.00 në krahët e motrës, Anës.

Duke kërkuar nga Krishti Gjallë ngushëllimin e krishterë, Anës dhe familjarëve në zi, u sigurojmë afërsinë tonë shpirtërore e vëllazërore, e të bashkuar në lutje i kërkojmë Zotit të jetës ta pranojë vëllain e dashur Davidin në gëzimin dhe paqen e bashkimit të amshuar me Të.

Prof. Dr. David Luka, gjuhëtar e pedagog i Universitetit të Shkodrës, qe një burrë, vëlla, babë i mirë e bujar. Qe dashurues e studiues i shquar i gjuhës shqipe. Të shumta shkrimet e vepra kushtuar gjuhësisë Tërë jetën ia kushtoi e dhuroi Zotit, familjes e kulturës shqiptare, në mënyrë të veçantë gjuhës së ambël e të fjalëve shqipe, la pas djalin dhe shumë nipa.

Prof. Dr. David Luka i lindun me 15. 05. 1935, kreu shkollën pedagogjike n? Shkodër e ma pas Universitetin e Tiranës, dega gjuh?-letërsi. Shërbeu si mësues nga Tepelena, në Kukës e së fundi në Shkodër si drejtor i Radio Shkodrës e mandej si pedagog pranë Institutit Pedagogjik të Shkodrës, me titullin Doktor Profesor. La pas ma se 17 vepra e qindra shkrime, kryesisht në fushën e gramatikës historike.

Funerali i Prof. Dr. David Lukës mbahet sot më 14 janar në ora 15.00 në Shkodër. I përjetshëm kjoftë kujtimi yt, o i lumtuni dhe i paharruemi vëlla David!

The post Ndahet nga jeta intelektuali i mirënjohur shkodran appeared first on 55 News.

]]>
Vora dhe Shkodra, pa kryetarë të “30 qershorit”. PD: Ka edhe 7 të tjerë. Ç’ndodh tani, KQZ pritet t’i kërkojë Metës … https://55news.al/opinion/vora-dhe-shkodra-pa-kryetare-te-30-qershorit-pd-ka-edhe-7-te-tjere-c-ndodh-tani-kqz-pritet-t-i-kerkoje-metes/ Mon, 04 Nov 2019 08:53:52 +0000 https://new.55news.al/?p=126961 Pas Shkodrës, edhe Vora nuk do të ketë më kryetarin e saj të zgjedhur nga procesi i 30 qershorit për ta drejtuar për 4 vitet në vijim. Dje, KQZ shpalli pavlefshmërinë e mandatit të Kajmakut dhe e shkarkoi atë pasi nuk kishte deklaruar në formularin e vetëdeklarimit arrestimin dhe një hetim penal në shtetin helen, […]

The post Vora dhe Shkodra, pa kryetarë të “30 qershorit”. PD: Ka edhe 7 të tjerë. Ç’ndodh tani, KQZ pritet t’i kërkojë Metës … appeared first on 55 News.

]]>
Pas Shkodrës, edhe Vora nuk do të ketë më kryetarin e saj të zgjedhur nga procesi i 30 qershorit për ta drejtuar për 4 vitet në vijim.

Dje, KQZ shpalli pavlefshmërinë e mandatit të Kajmakut dhe e shkarkoi atë pasi nuk kishte deklaruar në formularin e vetëdeklarimit arrestimin dhe një hetim penal në shtetin helen, për akuzën e përdorimit dhe qarkullimit të parave.

Por çfarë ndodh tani? KQZ-ja lajmëroi dje Kryeministrin Edi Rama për përfundimin e parakohshëm të mandatit të Agim Kajmakut.

Pas kësaj, KQZ-ja pritet që t’i kërkojë Presidentit Ilir Meta të shpallë një datë për zgjedhje të pjesshme në Vorë.

Nga ana tjetër, nuk dihet nëse kreu i shtetit do të caktojë një datë tjetër, pasi nëse i referohemi rastit të Shkodrës ku Valdrin Pjetri u tërhoq para se të betohej për të marrë mandatin, Meta nuk ka shpallur një datë të re për zgjedhjet, duke qenë se Presidenti nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit.

Në kushtet kur kemi një ngërç të tillë, në rastin e Vorës vihet në lojë Këshilli Bashkiak Vorë, përpara të cilit Kajmaku bëri betimin më 5 gusht. Ata kanë kompetencë të komandojnë si kryetar të përkohshëm një prej nënkryetarëve aktualë të bashkisë. Ata janë Laureta Omeri dhe Aqif Muca.

Nuk dihet se sa mund të vazhdojë drejtimi i Bashkisë së Vorës nga një nënkryetar, por ajo që dihet me siguri në këtë rast, është se drejtimi i bashkisë do të bëhet sërish nga socialistët.

Po ashtu, nuk dihet se si do të jetë “fati” i Bashkisë së Vaut të Dejës, pasi Partia Demokratike ka denoncuar edhe Mark Babanin si subjekt të ligjit të dekriminalizimit. Nga ana tjetër, PD-ja ka deklaruar se janë edhe të paktën 7 kryetarë bashkish që mund të preken nga dekriminalizimi.

PANORAMA

The post Vora dhe Shkodra, pa kryetarë të “30 qershorit”. PD: Ka edhe 7 të tjerë. Ç’ndodh tani, KQZ pritet t’i kërkojë Metës … appeared first on 55 News.

]]>
Video epike: Shkdora voton! https://55news.al/politike/video-epike-shkdora-voton/ Sun, 30 Jun 2019 14:09:10 +0000 https://new.55news.al/?p=107521 Video e mëposhtme e këtij qytetari po bën xhiron e rrjeteve sociale.      

The post Video epike: Shkdora voton! appeared first on 55 News.

]]>

Video e mëposhtme e këtij qytetari po bën xhiron e rrjeteve sociale.

 

 
 

The post Video epike: Shkdora voton! appeared first on 55 News.

]]>
Lleshaj rikthehet në Shkodër, prezanton prefektin https://55news.al/politike/lleshaj-rikthehet-ne-shkoder-prezanton-prefektin/ Mon, 01 Apr 2019 08:36:20 +0000 https://new.55news.al/?p=92568 Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka prezantuar prefektin e ri të Shkodrës Valdrin Pjetri ku ka folur dhe për situatën e sigurisë. Lleshaj tha se Shkodra ka marrë goditje të forta nga krimi. “Qyteti i Shkodrës është sfiduar disa herë nga krimi. Siguria dhe rendi kanë marrë goditje të forta nga krimi në Shkodër. Ne […]

The post Lleshaj rikthehet në Shkodër, prezanton prefektin appeared first on 55 News.

]]>
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka prezantuar prefektin e ri të Shkodrës Valdrin Pjetri ku ka folur dhe për situatën e sigurisë. Lleshaj tha se Shkodra ka marrë goditje të forta nga krimi.

“Qyteti i Shkodrës është sfiduar disa herë nga krimi. Siguria dhe rendi kanë marrë goditje të forta nga krimi në Shkodër. Ne jemi këtu me angazhimin më të madh për të dhënë sigurinë maksimale qytetarëve”, deklaroi Lleshaj.

Ministri i Brendshëm iu bëri thirrje qytetarëve për të bashkëpunuar me forcat e rendit. “Ftoj qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë për të goditur krimin e organizuar”, tha Lleshaj.

The post Lleshaj rikthehet në Shkodër, prezanton prefektin appeared first on 55 News.

]]>
“Karajfilat që ka Shkodra”, koncert në 35-vjetorin e krijimit të grupit https://55news.al/kulture/karajfilat-qe-ka-shkodra-koncert-ne-35-vjetorin-e-krijimit-te-grupit/ Mon, 01 Oct 2018 09:19:39 +0000 https://new.55news.al/?p=53814 Grupi muzikor “Karajfilat që ka Shkodra”, i krijuar në vitet ’80, për 35 vjet me radhë i ka dhuruar qytetit verior dhe gjithë Shqipërisë gjallëri në jetën artistike përmes këngëve e muzikës. Në 35 vjetorin e krijimit, koncerti “Ahengu Shkodran”, këtë vit do t’i kushtohet këtij grupi që bëri një epokë të rëndësishme në muzikën […]

The post “Karajfilat që ka Shkodra”, koncert në 35-vjetorin e krijimit të grupit appeared first on 55 News.

]]>
Grupi muzikor “Karajfilat që ka Shkodra”, i krijuar në vitet ’80, për 35 vjet me radhë i ka dhuruar qytetit verior dhe gjithë Shqipërisë gjallëri në jetën artistike përmes këngëve e muzikës.

Në 35 vjetorin e krijimit, koncerti “Ahengu Shkodran”, këtë vit do t’i kushtohet këtij grupi që bëri një epokë të rëndësishme në muzikën qytetare shkodrane.

Koncerti “Karajfilat prapë këndojnë” do të sjellë mbrëmjen e sotme në Muzeun Historik “Oso Kuka”, një koncert me këngë popullore të organizuar nga Qendra kulturore “Pjetër Gaci”.

Në këët koncert janë të ftuar edhe këngëtarë të njohur të muzikë spopullore shkodrane si Bujar Qamili, (Mjeshtër i Madh), Mukades Çanka (Mjeshtër i Madh), Orjeta Kelaj, Leonora Luza, Marjana Begu, etj. Drejtor i Orkestrës është Ilir Zoga, drejtor artistik Bardhyl Hysa, drejtor organizativ Sidrit Lohja.

Grupi “Karafijlat që ka Shkodra” përbëhet nga Ruzhdi Çeka, Berhan Nehari, Arben Jubani, Leonard Guga, Ademir Fresku, Ivan Tanushi, Fatjon Tanazi, Eugen marku, Eriger Çela, Gierdit Turmetaj.

Ky koncert do të përcjellë traditën e bukur në ruajtjen e muzikës popullore që personifikon një qytet si Shkodra.

Formacioni popullor “Karaifilat që ka Shkodra” u themelua në verën e vitit 1983 nga ideatori Nesret Kastrati dhe arkitekti i këtij grupi Tahir Kastrati. Dikush më i ri e dikush më pak i vjetër, bashkuan zërat e tyre të mrekullueshëm, për t’u bërë, jo vetëm të njohur, por edhe legjendar në llojin e tyre. Ishte hera e parë që një grup i përbërë prej 10 burrash do të hynin në historinë e këtij qyteti si një kompleks që do ta çonin këngën shkodrane më tej. Ato ishin: Bep Pavaci, Rushdi Çekaj, Paulin Gruda, Ferdinand Deda, Luigj Alia, Berhan Neani, Riza Ramadani, Tahir Kastrati, Nesret Kastrati dhe Leon Leka.

Të gjithë këngëtarët që performuan në këtë grup ishin pjesëtarë të një kori të Shtëpisë së Kulturës të qytetit të Shkodrës. Ishte ideja e Tahir Kastratit, që me më të përzgjedhurit e këtij kori, të krijohej një grup, i cili me një repertor këngësh që buronte nga tradita shkodrane, të paraqitej përpara publikut.

Këtë ide e përkrahën edhe muzikantët dhe kompozitorët shkodranë si, Mark Kaftalli e Nazmi Lishi, por në mënyrë të veçantë mjeshtri Luan Barova, i cili ishte edhe udhëheqësi artistik i tyre.

Kështu u themelua grupi “Karajfilat që ka Shkodra”, grup që për 35 vite me radhë, jo vetëm mbajti gjallë traditën e këngës shkodrane, por e pasuroj dhe e trashëgoi edhe me këngëtarë të rinj, që edhe sot e kësaj dite janë pjesë e këtij grupi.

bashkia-1.jpg

The post “Karajfilat që ka Shkodra”, koncert në 35-vjetorin e krijimit të grupit appeared first on 55 News.

]]>
Karajfilat e Shkodrës ndezin Amfiteatrin e Liqenit Artificial të Tiranës https://55news.al/kulture/karajfilat-e-shkodres-ndezin-amfiteatrin-e-liqenit-artificial-te-tiranes/ Fri, 24 Aug 2018 08:18:39 +0000 https://new.55news.al/?p=44057 Dje në mbrëmje, Amfiteatri i Liqenit Artificial i Tiranës u pushtua nga tingujt e muzikës shkodrane. Mjeshtrat e mëdhenj të këngës shkodrane Mukades Çanga, Myfarete Laze, Bujar Qamili e Bashkim Alibali erdhën së bashku me artisët e rinj të qytetit, ku sollën një mbrëmje të paharrueshme për publikun artdashës. Në këtë koncert interpretuan orkestra, grupi […]

The post Karajfilat e Shkodrës ndezin Amfiteatrin e Liqenit Artificial të Tiranës appeared first on 55 News.

]]>
Dje në mbrëmje, Amfiteatri i Liqenit Artificial i Tiranës u pushtua nga tingujt e muzikës shkodrane.

Mjeshtrat e mëdhenj të këngës shkodrane Mukades Çanga, Myfarete Laze, Bujar Qamili e Bashkim Alibali erdhën së bashku me artisët e rinj të qytetit, ku sollën një mbrëmje të paharrueshme për publikun artdashës. Në këtë koncert interpretuan orkestra, grupi i valleve së bashku me grupin “Karajfilat e Shkodrës”, nën koreografinë e Aldo Nikës dhe nën drejtimin artistik të Andi Unazës. Kënga qytetare shkodrane, historia, tiparet dhe karakteristikat dalluese të këtij visari shprehës të shpirtit estetik. Repertori i këngës qytetare shkodrane është shumë i pasur dhe i larmishëm.

E lindur në një ambient e në rrethana të caktuara historike, kjo këngë ka fituar tipare të përcaktuara mirë si gjuhë muzikore. Ashtu si filigramat, meloditë e bukura shkodrane janë punuar me mjeshtri, janë lëmuar në rrjedhën e kohërave nga populli dhe një pjesë e tyre, janë pastruar dhe pasuruar me elementë gjithnjë e më autoktone.

Në këngën qytetare shkodrane bëjnë pjesë këngët e ceremonialit të dasmës dhe ahengu qytetar. Përveç këtyre, kemi edhe këngë të tjera si këngët mitunore (“Nina-nana”), këngët e fëmijëve (“Mirë dita për kollana”), etj.

Më të lashtat janë këngët e dasmës ose vallet e kënduara. Ato përbëjnë një nga dukuritë më të bukura folklorike muzikore, jo vetëm të qytetit të Shkodrës, por edhe të të gjithë trashëgimisë shpirtërore dhe artistike të popullit tonë.

Muzika e tyre shumë e brishtë, elegante dhe delikate është ruajtur mjaft mirë ndër vite.  

The post Karajfilat e Shkodrës ndezin Amfiteatrin e Liqenit Artificial të Tiranës appeared first on 55 News.

]]>