shoqerim Archives - 55 News https://55news.al/tag/shoqerim/ Wed, 12 Sep 2018 07:04:12 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png shoqerim Archives - 55 News https://55news.al/tag/shoqerim/ 32 32 Blinda dhe snajpera, FNSH e RENEA rrethojnë Niklën, shoqërohet i forti i “Krujës” https://55news.al/aktualitet/blinda-dhe-snajpera-fnsh-e-renea-rrethojne-niklen-shoqerohet-i-forti-i-krujes/ Wed, 12 Sep 2018 07:04:12 +0000 https://new.55news.al/?p=48432 Me mjete të Blinduara, mëngjesin e kësaj të marte Forcat Speciale të Policisë, FNSH, RENEA, kanë rrethuar fshatin Nikël në Krujë. Nën survejimin e snajperëve dhe helikopterëve nga ajri, forcat speciale kanë kontrolluar dhe po vazhdojnë të kontrollojnë disa banesa të një prej bandave më të fuqishme, siç njihet si grupi i Niklës. Burime nga […]

The post Blinda dhe snajpera, FNSH e RENEA rrethojnë Niklën, shoqërohet i forti i “Krujës” appeared first on 55 News.

]]>
Me mjete të Blinduara, mëngjesin e kësaj të marte Forcat Speciale të Policisë, FNSH, RENEA, kanë rrethuar fshatin Nikël në Krujë.

Nën survejimin e snajperëve dhe helikopterëve nga ajri, forcat speciale kanë kontrolluar dhe po vazhdojnë të kontrollojnë disa banesa të një prej bandave më të fuqishme, siç njihet si grupi i Niklës.

Burime nga policia kanë bërë me dije se deri tani janë kontrolluar vila e Flamur Hakës, Marenglen Hakës, Durim dhe Valter Bamit, Ylli Cangut etj, e ndërsa operacioni është në vazhdim e sipër.

Nuk dihet ende nëse ka persona të arrestuar, por mësohet se është shoqëruar për në polici me mjet të blinduar një prej personave kryesor të Niklës, Flamur Haka, i njohur me nofkën “Tuku”.

Dihet se zona e Niklës është një nga zonat më problematike në vend, ku kanë ndodhur një numër i madh ngjarjesh në të kaluarën, ndërsa kjo zonë njihet edhe për trafikun e drogës.

/55News.al/

The post Blinda dhe snajpera, FNSH e RENEA rrethojnë Niklën, shoqërohet i forti i “Krujës” appeared first on 55 News.

]]>