shpejtesi Archives - 55 News https://55news.al/tag/shpejtesi/ Sat, 25 Jan 2020 07:56:52 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png shpejtesi Archives - 55 News https://55news.al/tag/shpejtesi/ 32 32 VIDEO/ Të çmendur pas shpejtësisë, me 171 km/h në Tiranë-Elbasan, policia u bën ‘gjëmën’ shoferëve https://55news.al/aktualitet/me-shpejtesi-sketerre-deri-ne-171-km-h-ne-tirane-elbasan-policia-ndeshkon-shoferet-e-konsiderojne-rrugen-si-piste-per-te-fluturuar/ Sat, 25 Jan 2020 07:56:52 +0000 https://new.55news.al/?p=140908 Policia Rrugore ka kryer mbrëmjen e kaluar kontrolle në rrugën interurbane kryesore Tiranë -Elbasan, në unazën e madhe ku mes të tjerash ka gjobitur drejtues mjetesh, mes tyre dhe një person, që “fluturonte” në rrugë me shpejtësi skëterrë 171 km/h. Blutë bëjnë me dije se vetëm përgjatë janarit, janë pezulluar 900 leje drejtimi, ndërkohë që […]

The post VIDEO/ Të çmendur pas shpejtësisë, me 171 km/h në Tiranë-Elbasan, policia u bën ‘gjëmën’ shoferëve appeared first on 55 News.

]]>

Policia Rrugore ka kryer mbrëmjen e kaluar kontrolle në rrugën interurbane kryesore Tiranë -Elbasan, në unazën e madhe ku mes të tjerash ka gjobitur drejtues mjetesh, mes tyre dhe një person, që “fluturonte” në rrugë me shpejtësi skëterrë 171 km/h.

Blutë bëjnë me dije se vetëm përgjatë janarit, janë pezulluar 900 leje drejtimi, ndërkohë që bën thirrje që të tregohet kujdes me shpejtësinë.

“Policia Rrugore kontrolle te shtuara, me matës shpejtësie dhe alkool test, për rritjen e parametrave te sigurisë rrugore gjate fundjavës. 171 km/h në rrugën interurbane kryesore Tiranë -Elbasan, në unazën e madhe, matur me Radar ne një largësi prej 734 m, thuhet në njofitmin e policisë  

Ja njoftimi i plotë:

Policia Rrugore kontrolle te shtuara, me matës shpejtësie dhe alkool test, për rritjen e parametrave te sigurisë rrugore gjate fundjavës.

171 km/h në rrugën interurbane kryesore Tiranë -Elbasan, në unazën e madhe, matur me Radar ne një largësi prej 734 m.

Shpejtësi e mjaftueshme për tu? dhe sigurisht e mjaftueshme edhe për ????.

Edhe pse prej fillimit te muajit janar rrugët interurbane dhe urbane kryesore te vendit, te konsideruara me rriskë te larte per shkak te aksidenteve rrugore dhe pasojave te ardhura prej tyre, kryesisht shpejtësia mbi normat e lejuara, vijojnë te jene te monitoruara me radar dhe janë jo pak, por vetëm për 24 ditët e para të këtij viti, numërohen më shumë se 900 leje drejtimi te pezulluara për shpejtësi, përsëri ka shumë drejtues mjetesh që rrugën e përdorin dhe e konsiderojnë si piste për të “fluturuar” dhe jo për të qarkulluar me automjet.

Prej orës 20:00 e deri në orën 01:00 të mëngjesit të sotëm, u pezulluan 9 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara që varionin nga 130 deri në 171 km/h.

Gjithashtu nga verifikimi rezultoi se krahas shpejtësisë ekstreme për kushtet e rrugës, 2 prej tyre ishin debitor me mbi 7 masa administrative te pashlyera si dhe një tjetër automjet rezultoi i pasiguruar dhe certifikuar teknikisht.

Policia Rrugore e Tiranes po vijon kontrollet me Radar e Drager ne te gjitha rrugët e Tiranes.

Mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin, pasi do jeni te ekspozuar ndaj rrezikut për tu përfshire ne aksident rrugor.

#ZbatoRregullatUdhetoiSigurte?????????

 

The post VIDEO/ Të çmendur pas shpejtësisë, me 171 km/h në Tiranë-Elbasan, policia u bën ‘gjëmën’ shoferëve appeared first on 55 News.

]]>
‘Shofer i ri’/ Makina bie në përrua nga shpejtësia, shihni pamjet https://55news.al/aktualitet/shofer-i-ri-makina-bie-ne-perrua-nga-shpejtesia-shihni-pamjet/ Wed, 22 Jan 2020 10:46:56 +0000 https://new.55news.al/?p=140400  Një mjet me targa AA518BC ka përfunduar në përroin e Shesë në hyrje të Librazhdit. Dyshohet se shkak për lëtë aksident të jetë bërë shpejtësia e lartë me të cilin udhëtonte mjeti. Burime bëjnë me dije se në makinë ishin 3 djem të cilët kanë plagë të lehta, dhe po marrin mjekim në spitalin e […]

The post ‘Shofer i ri’/ Makina bie në përrua nga shpejtësia, shihni pamjet appeared first on 55 News.

]]>
 Një mjet me targa AA518BC ka përfunduar në përroin e Shesë në hyrje të Librazhdit. Dyshohet se shkak për lëtë aksident të jetë bërë shpejtësia e lartë me të cilin udhëtonte mjeti.

Burime bëjnë me dije se në makinë ishin 3 djem të cilët kanë plagë të lehta, dhe po marrin mjekim në spitalin e Librazhdit

Në xhamin e makinës ishte edhe një leter ku shënonte “Shofer i ri”, ç’ka duket se është një tjetër arsye e këtij aksidenti.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të hetuar shkaqet e plota të aksidentit.

Ka qenë një banor aty afër i cili është futur në ujë dhe ka nxjerrë të aksidentuarit për t’i nisur drejt spitalit.

 

The post ‘Shofer i ri’/ Makina bie në përrua nga shpejtësia, shihni pamjet appeared first on 55 News.

]]>
Makina luksoze dhe shpejtësi në rrugët e Tiranës https://55news.al/aktualitet/makina-luksoze-dhe-shpejtesi-ne-rruget-e-tiranes/ Sun, 19 Jan 2020 09:13:31 +0000 https://new.55news.al/?p=139900 Nuk kanë të ndalur shoferët që udhëtojnë me shpejtësi në Tiranë. Si çdo fundjavë, policia është përqendruar kryesisht në rrugën nga pallati me shigjeta në Teg, ku edhe të rinjtë bëjnë gara me shpejtësi. Gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme janë regjistruar shpejtësi të mëdha.     Sipas policisë rrugore, për 200 minuta […]

The post Makina luksoze dhe shpejtësi në rrugët e Tiranës appeared first on 55 News.

]]>

Nuk kanë të ndalur shoferët që udhëtojnë me shpejtësi në Tiranë.

Si çdo fundjavë, policia është përqendruar kryesisht në rrugën nga pallati me shigjeta në Teg, ku edhe të rinjtë bëjnë gara me shpejtësi.

Gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme janë regjistruar shpejtësi të mëdha.

 

 

Sipas policisë rrugore, për 200 minuta kontroll me radar duke i monitoruar nga mbikalimi, 9 Leje drejtimi të tërhequra dhe dërguar në OASH, për shpejtësi 140 km/h – 173 Km/orë.

Shpejtësi gati dy herë më shumë se tabela, rrezik potencial për aksident.

‘Edhe pse kontrollet me radar janë shumëfishuar jo vetëm në Tiranë, por në gjithë rrugët nacionale, pavarësisht se në fundjavë kontrollet janë akoma më të shtuara, fushatat sensibilizuese përditë e më shumë, përsëri ka akoma shumë drejtues mjetesh qe abuzojnë duke përdorur makinën si avion’-shkruan policia në faqen e Facebook.

The post Makina luksoze dhe shpejtësi në rrugët e Tiranës appeared first on 55 News.

]]>
VIDEO/ Shpejtësi e çmenduri në rrugë. Ja çka ndodhur natën në Tiranë https://55news.al/aktualitet/video-shpejtesi-e-cmenduri-ne-rruge-ja-cka-ndodhur-naten-ne-tirane/ Sun, 24 Nov 2019 09:45:05 +0000 https://new.55news.al/?p=130918 Policia rrugore e Tiranës ka vijuar edhe mbrëmë kontrollet në kryeqytet. Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale policia bën me dije se kontrollet me radar  janë kryer në Sauk-Teg-Kashar. ‘Shpejtësi të frikshme deri ne 173 km/h në rrugën e Tegut në orën kur fluksi i mjeteve ishte i plote.   Për 5 orë […]

The post VIDEO/ Shpejtësi e çmenduri në rrugë. Ja çka ndodhur natën në Tiranë appeared first on 55 News.

]]>
Policia rrugore e Tiranës ka vijuar edhe mbrëmë kontrollet në kryeqytet.

Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale policia bën me dije se kontrollet me radar  janë kryer në Sauk-Teg-Kashar.

‘Shpejtësi të frikshme deri ne 173 km/h në rrugën e Tegut në orën kur fluksi i mjeteve ishte i plote.

 

Për 5 orë kontroll me radar u pezulluan 16 patenta per shpejtesi nga 135 km/h deri ne 173 km/h.

Ndërkohë 5 prej drejtuesve te automjeteve te konstatuar me shpejtësi, pas alkooltestit rezultuan edhe nen efektin e alkoolit ne mase qe varionte nga 0.30 mg/l deri 0.44 mg/l

Nje kombinim sa i frikshem aq dhe i rrezikshem per sigurine rrugore dhe ate publike, nje automjet qe drejtohet nga drejtues nen efektin e alkoolit dhe mbi normat e lejuara, eshte nje rrezik potencial per vete drejtuesin e mjetit dhe kedo qe perdor rrugen’, njofton policia.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë një 17-vjeçar humbi jetën, ndërsa 3 të tjerë u plagosën në rrugën Tiranë-Elbasan, në këtë aks te rreth-rrotullimi i TEG-ut. Kristjan Vasili po bënte gara së bashku me disa miq të tij, në momentin kur u përplas me një makinë të parkuar në anë të rrugës.  

The post VIDEO/ Shpejtësi e çmenduri në rrugë. Ja çka ndodhur natën në Tiranë appeared first on 55 News.

]]>
VIDEO/ Me 173 km/h në Tiranë, tjetër ‘çmenduri’ në aksin problematik https://55news.al/aktualitet/video-me-173-km-h-ne-tirane-tjeter-cmenduri-ne-aksin-problematik/ Sat, 09 Nov 2019 08:36:58 +0000 https://new.55news.al/?p=128077 Ai njihet si aksi i çmendurive për shkak se përdoret shpesh edhe për gara makinash. Bëhet fjalë për segmentin nga Sauku në drejtim të TEG-ut. Policia thotë se ka ushtruar sërish kontroll për të ndaluar ‘pilotët’ e orëve të vona. “Policia Rrugore, kontroll me radar për të parandaluar shpejtësine tej normave te lejuara. 140- 173 […]

The post VIDEO/ Me 173 km/h në Tiranë, tjetër ‘çmenduri’ në aksin problematik appeared first on 55 News.

]]>

Ai njihet si aksi i çmendurive për shkak se përdoret shpesh edhe për gara makinash. Bëhet fjalë për segmentin nga Sauku në drejtim të TEG-ut.

Policia thotë se ka ushtruar sërish kontroll për të ndaluar ‘pilotët’ e orëve të vona.

“Policia Rrugore, kontroll me radar për të parandaluar shpejtësine tej normave te lejuara.

140- 173 Km/ore. Drejtues mjetesh që abuzojne duke përdorur makinën si avion.

Për 180 minuta kontroll me radar, duke i monitoruar nga mbikalimi, u konstatuan 14 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara që varionin nga 140 km/h deri në 173 km/h.

Radari dhe Polici Rrugor dërguan në OASH 14 drejtues mjetesh, por shkuan shëndoshë në shtëpi prane familjes megjithëse pa patentë,” shkruan policia.

The post VIDEO/ Me 173 km/h në Tiranë, tjetër ‘çmenduri’ në aksin problematik appeared first on 55 News.

]]>
Po udhëtonte me shpejtësi të frikshme, arrestohet i riu i dehur në Kombinat https://55news.al/aktualitet/po-udhetonte-me-shpejtesi-te-frikshme-arrestohet-i-riu-i-dehur-ne-kombinat/ Sat, 03 Nov 2018 07:27:23 +0000 https://new.55news.al/?p=63861 Në prangat e policisë së Tiranës ka rënë një 29-vjeçari pasi ishte duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. Policia Rrugore ka vijuar kontrollet gjatë gjithë natës jo vetëm në rrugët e qytetit por edhe në autostradë për të evidentuar çdo shkelës të kodit rrugor. Kështu në rrugën interurbane Tiranë-Durrës policia ka ushtruar gjatë natës […]

The post Po udhëtonte me shpejtësi të frikshme, arrestohet i riu i dehur në Kombinat appeared first on 55 News.

]]>
Në prangat e policisë së Tiranës ka rënë një 29-vjeçari pasi ishte duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet gjatë gjithë natës jo vetëm në rrugët e qytetit por edhe në autostradë për të evidentuar çdo shkelës të kodit rrugor.

Kështu në rrugën interurbane Tiranë-Durrës policia ka ushtruar gjatë natës kontroll të pa ndërprerë me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është burim aksidenti.

Në Kombinat po gjatë natës, 29-vjeçari H.M. u arrestua për drejtim mjeti në gjendje të dehur, testi i parë 0.62 mg/l dhe testi i dytë 0.59 mg/l.

“Mos shpejtoni se Radari funksionon, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur se Drageri me Policin Rrugor është në çdo rrugë të Tiranës. Festoni, por respektoni rregullat e qarkullimit rrugor.

Mjetet e transportit publik/zgjidhja më e mirë në rast se jeni drejtues mjeti dhe doni të konsumoni alkool”, apelon policia.

The post Po udhëtonte me shpejtësi të frikshme, arrestohet i riu i dehur në Kombinat appeared first on 55 News.

]]>
I dehur dhe me 140 km/h, policia nxjerr pamjet e ndalimit të shoferit https://55news.al/aktualitet/i-dehur-dhe-me-140-km-h-policia-nxjerr-pamjet-e-ndalimit-te-shoferit/ Sun, 29 Jul 2018 06:37:06 +0000 https://new.55news.al/?p=38670 Edhe këtë fundjavë Policia Rrugore e Tiranës ka kontrolluar me rreptësi siçdo fundjavë, autostradën Tiranë-Durrës, e cila ka qarkulim të dendur në verë në orët e vona. Rasti më i rëndë që Policia ka konstatuar dhe ka arritur të ndalë në kohë, ishte ai i një 46-vjeçari me iniciale Xh. D. që qarkullonte me një […]

The post I dehur dhe me 140 km/h, policia nxjerr pamjet e ndalimit të shoferit appeared first on 55 News.

]]>
Edhe këtë fundjavë Policia Rrugore e Tiranës ka kontrolluar me rreptësi siçdo fundjavë, autostradën Tiranë-Durrës, e cila ka qarkulim të dendur në verë në orët e vona. Rasti më i rëndë që Policia ka konstatuar dhe ka arritur të ndalë në kohë, ishte ai i një 46-vjeçari me iniciale Xh. D. që qarkullonte me një Benz B-Class i cili lëvizste me 140 km/h, ndërsa rezultoi se ishte edhe i dehur.

Policia njoftoi se “disa shkelje, per shkak te rrezikshmerise, konsiderohen te renda, ashtu siç ështe ai i drejtuesit te mjetit Benz B-Clas, 46 vjeçari Xh.D: Kombinim i shpejtesise mbi normat e lejuara 140 km/h dhe drejtimi i mjetit me kete shpejtesi nen efektin e alkoolit ne masen 0.39 mg/l”. “Më shumë se kaq nuk mund te bente nje drejtues mjeti per te rrezikuar seriozisht jeten e tij, te atyre qe e shoqerojne por edhe perdoruesve te tjere te rruges. Duaje jeten, drejto me kujdes”, thuhet në komunikatën e Policisë së Tiranës.

The post I dehur dhe me 140 km/h, policia nxjerr pamjet e ndalimit të shoferit appeared first on 55 News.

]]>
Aeroplanëve do t’u hiqen dritaret, për të zvogëluar peshën dhe rritur shpejtësinë https://55news.al/kuriozitete/aeroplaneve-do-t-u-hiqen-dritaret-per-te-zvogeluar-peshen-dhe-rritur-shpejtesine/ Mon, 11 Jun 2018 07:20:23 +0000 https://new.55news.al/?p=24715 Një ndër gjërat që na pëlqen më së shumti kur fluturojmë me aeroplan është të shikuarit përmes dritares, të peizazheve të ndryshime që shihen poshtë. Por, kjo mund të jetë një gjë e së kaluarës, me planin e ri të Emirates, që planifikon të ndërtojë aeroplanë pa dritare, e që do të jenë më të […]

The post Aeroplanëve do t’u hiqen dritaret, për të zvogëluar peshën dhe rritur shpejtësinë appeared first on 55 News.

]]>
Një ndër gjërat që na pëlqen më së shumti kur fluturojmë me aeroplan është të shikuarit përmes dritares, të peizazheve të ndryshime që shihen poshtë.

Por, kjo mund të jetë një gjë e së kaluarës, me planin e ri të Emirates, që planifikon të ndërtojë aeroplanë pa dritare, e që do të jenë më të lehtë dhe më të shpejtë

Mirëpo, udhëtarët e klasës së parë, do të kenë ekrane me fibra optike, që transmetojnë brenda, të gjitha ato që shihen jashtë.

Aeroplani i Emirates, që së shpejti mund të jetë pa dritare

“Imazhet janë aq të mira, sa që duket se vërtetë jeni të ulur në karrigen pranë xhamit të aeroplanit”, ka thënë Sir Tim Clark, president në Emirates.
Inxhinierët pretendojnë se heqja e xhamave redukton peshën, duke e bërë aeroplanin më të lehtë. Për rrjedhojë shpenzon më pak, teksa fluturon më shpejtë dhe më lartë.
Boeing 777-300ER i ri, do t’i ketë fibrat transmetuese, megjithëse nuk do t’i hiqen xhamat.
Mirëpo, kjo nuk vjen pa shqetësimet për siguri.

“Vetëm duke shikuar nga dritarja, pasagjerët shumë shpesh kanë dhënë alarmin, se nuk është diçka në rregull me aeroplanin dhe janë kryer intervenimet e nevojshme, apo aterrimet emergjente”, kanë thënë zyrtarë të Agjencisë Evropiane për Sigurinë e Aviacionit.

The post Aeroplanëve do t’u hiqen dritaret, për të zvogëluar peshën dhe rritur shpejtësinë appeared first on 55 News.

]]>