shpella e pellumbasit Archives - 55 News https://55news.al/tag/shpella-e-pellumbasit/ Sun, 03 Jun 2018 19:29:09 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png shpella e pellumbasit Archives - 55 News https://55news.al/tag/shpella-e-pellumbasit/ 32 32 Fotot/ Ja si u nxor trupi i 20 vjeçarit https://55news.al/aktualitet/fotot-ja-si-u-nxor-trupi-i-20-vjecarit/ Sun, 03 Jun 2018 19:29:09 +0000 https://new.55news.al/?p=22386 Trupi i pajetë i Xhorxho Seferi u gjet sot pas dy javë kërkimesh. Sëbashku me shokun e tij, 20-vjeçari u rrëzua në Shpellën e Pëllumbasit, por nuk mundi të dalë i gjallë nga aventura e tij. Ditën e sotme rreth orës 15.00, rreth 1 kilometër larg nga vendi ku shtetasi Xh. S., ra nga lartësia, […]

The post Fotot/ Ja si u nxor trupi i 20 vjeçarit appeared first on 55 News.

]]>
Trupi i pajetë i Xhorxho Seferi u gjet sot pas dy javë kërkimesh. Sëbashku me shokun e tij, 20-vjeçari u rrëzua në Shpellën e Pëllumbasit, por nuk mundi të dalë i gjallë nga aventura e tij.

Ditën e sotme rreth orës 15.00, rreth 1 kilometër larg nga vendi ku shtetasi Xh. S., ra nga lartësia, nga Polumbarët e Reneas është gjetur dhe është nxjerrë nga ujërat e lumit Erzen trupi i shtetasit Xh. S., rreth 20 vjeç,” njofton policia.

Pavarësisht kërkimeve intensive për një javë rresht nga Polumbarët e Reneas dhe një grup punonjësish të Stacionit të Policisë Farkë në terren shumë të vështirë nuk u bë e mundur gjetja e trupit të 20 vjeçarit.

Kërkimet nuk u ndërprenë, por çdo ditë dy Polumbarë të Reneas dhe disa punonjës Policie të Farkës kanë krehur shtratin e Lumit. Rreth 1 km më poshtë vendit ku dyshohej se ishte mbytur, Polumbarët e Reneas vendosën një rrjetë pritëse me qëllim pengimin e trupit për të mos e marrë rrjedha e lumit.

Gjatë ditëve të kërkimit u devijua pothuaj 1/3 e rrjedhës së lumit. Sot rreth orës 15:00, në vendin ku Polumbarët kishin vendosur rrjetë pritëse, dy Polumbarë të Reneas kanë gjetur trupin e viktimës.

Trupi i viktimës është nxjerrë dhe transportuar tek autoambulanca nga Polumbarët, punonjësit e Policisë të Farkës dhe nga zjarrfikësit ku po transportohet për në morgun e spitalit.

The post Fotot/ Ja si u nxor trupi i 20 vjeçarit appeared first on 55 News.

]]>
Rinisin kërkimet për 20-vjeçarin e zhdukur tek “Shpella e Pëllumbasit” https://55news.al/aktualitet/rinisin-kerkimet-per-20-vjecarin-e-zhdukur-tek-shpella-e-pellumbasit/ Sun, 20 May 2018 08:45:00 +0000 https://new.55news.al/?p=17671 Kanë rinisur kërkimet për të riun që humbi ditën e djeshme në “Shpellën e Pëllumbasit” në kryeqytet. 20-vjeçari Xhorxho Seferi, besohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit në kanion. Ai përfundoi në kanion rreth mesditës së të shtunës, bashkë me shokun e tij, Fabio Dukagjini, i cili fatmirësisht doli pa pasoja për jetën. Shërbimet […]

The post Rinisin kërkimet për 20-vjeçarin e zhdukur tek “Shpella e Pëllumbasit” appeared first on 55 News.

]]>
Kanë rinisur kërkimet për të riun që humbi ditën e djeshme në “Shpellën e Pëllumbasit” në kryeqytet.

20-vjeçari Xhorxho Seferi, besohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit në kanion.

Ai përfundoi në kanion rreth mesditës së të shtunës, bashkë me shokun e tij, Fabio Dukagjini, i cili fatmirësisht doli pa pasoja për jetën.

Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses punuan deri natën e kaluar për gjetjen e të riut, por pa rezultat.

The post Rinisin kërkimet për 20-vjeçarin e zhdukur tek “Shpella e Pëllumbasit” appeared first on 55 News.

]]>