shpenzuan Archives - 55 News https://55news.al/tag/shpenzuan/ Fri, 06 Jul 2018 09:24:39 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png shpenzuan Archives - 55 News https://55news.al/tag/shpenzuan/ 32 32 Shqiptarët, turistë në Greqi, sa e vizituan nga toka në 2017 dhe shpenzuan për frymë https://55news.al/aktualitet/shqiptaret-turiste-ne-greqi-sa-e-vizituan-nga-toka-ne-2017-dhe-shpenzuan-per-fryme/ Fri, 06 Jul 2018 09:24:39 +0000 https://new.55news.al/?p=32467 Janë rreth 829 mijë turistët shqiptarë që vlerësohet se kanë vizituar Greqinë gjatë vitit të kaluar, nëpërmjet kufirit tokësor. Kjo bën që të jenë populli i tretë në listën e vizitorëve më të mëdhenj në Greqi, me rrugë tokësore. Të dhënat janë bërë  publike nga një raport i fundit i konfederatës greke të turizmit. Për […]

The post Shqiptarët, turistë në Greqi, sa e vizituan nga toka në 2017 dhe shpenzuan për frymë appeared first on 55 News.

]]>
Janë rreth 829 mijë turistët shqiptarë që vlerësohet se kanë vizituar Greqinë gjatë vitit të kaluar, nëpërmjet kufirit tokësor. Kjo bën që të jenë populli i tretë në listën e vizitorëve më të mëdhenj në Greqi, me rrugë tokësore. Të dhënat janë bërë  publike nga një raport i fundit i konfederatës greke të turizmit.

Për shkak të pozicionit gjeografik, pjesa dërrmuese e shqiptarëve që vizitojnë Greqinë zgjedhin rrugën tokësore, ndërkohë që vetëm një pjesë e vogël zgjedh gjatë muajve të verës edhe rrugën detare. Por ndër të tjera, këto të dhëna tregojnë se, pavarësisht se janë të tretët në listë, shqiptarët nuk hyjnë as në listën e 10 vendeve të para sa i përket shpenzimeve, madje janë të 19-tët.
Shpenzimi i shqiptarëve për turizëm në Greqi gjatë 2017—ës vlerësohet në rreth 190 milionë euro, ose 229 euro për frymë. Kjo bën që kontributi i shqiptarëve në shpenzimet e turistëve në vend të jetë vetëm 1% e totalit, ndërkohë që turistët përfaqësojnë 3% të totalit. Pra, kemi të bëjmë me shpenzime tre herë më të ulëta se potenciali.
Me një mesatare qëndrimi në vendin fqinj prej 3.9 ditësh, rezulton se një turist mesatar shqiptar ka shpenzuar 59 euro në ditë gjatë qëndrimit të tij në Greqi. Kjo është norma e dytë më e lartë ndër vendet kryesore të turizmit me rrugë tokësore në vendin fqinj. Greqia  veriore dhe ajo perëndimore janë destinacionet kryesore të shqiptarëve në Greqi sa i përket turizmit.
Të dhënat tregojnë kështu se shqiptarët e preferojnë Greqinë për turizëm dhe zgjedhin të qëndrojnë pak ditë duke për të mos prekur kështu buxhetin që kanë planifikuar për të shpenzuar.

grq.jpg

 

The post Shqiptarët, turistë në Greqi, sa e vizituan nga toka në 2017 dhe shpenzuan për frymë appeared first on 55 News.

]]>