shperblimet Archives - 55 News https://55news.al/tag/shperblimet/ Thu, 03 Jan 2019 10:12:39 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png shperblimet Archives - 55 News https://55news.al/tag/shperblimet/ 32 32 Berisha: Shpërblimet për Vit të Ri në Polici, ca të nënës e ca të njerkës https://55news.al/politike/berisha-shperblimet-per-vit-te-ri-ne-polici-ca-te-nenes-e-ca-te-njerkes/ Thu, 03 Jan 2019 10:12:39 +0000 https://new.55news.al/?p=77638 Punonjësit e Policisë së Shtetit janë zhgënyer thellë nga shpërblimet e dhëna për Vitin e Ri, pasi, siç shprehet njeri prej tyre, janë dhënë sipas interesit të zyrtarëve përkatës në komisariate. Denoncimin e ka bërë një punonjës policie i komisariatit të Sarandës, i cili ia ka dërguar ish-kryeministrit Sali Berisha. “Shpërblimet për Vit të Ri në […]

The post Berisha: Shpërblimet për Vit të Ri në Polici, ca të nënës e ca të njerkës appeared first on 55 News.

]]>
Punonjësit e Policisë së Shtetit janë zhgënyer thellë nga shpërblimet e dhëna për Vitin e Ri, pasi, siç shprehet njeri prej tyre, janë dhënë sipas interesit të zyrtarëve përkatës në komisariate. Denoncimin e ka bërë një punonjës policie i komisariatit të Sarandës, i cili ia ka dërguar ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Shpërblimet për Vit të Ri në Polici, ilakave dhe akrabave! – ironizon Berisha. – Lexoni denoncimin e policit dixhital dhe shikoni fotot që ka dërguar ai!”  

Përshendetje Doktor dhe gëzuar!

Unë jam një punonjës policie në komisariatin e Sarandës dhe dua të ndaj me ju një shqetësim të madh për sa i përket shpërblimeve të dhena nga ana e komisariatit, ku dikush është parë me syrin e nënës dhe të tjerë, me syrin e njerkës, ku disa prej oficerëve nuk kanë marrë asnjë qindarkë, ndërsa të tjerë kanë marrë  shpërblim deri në shumën 500 mijë lekë.

Këtu futen edhe pastruesa e mirëmbajtës, ndërsa punonjës policie që kanë punuar me shpirt as janë përmendur fare, kjo pasi shefi i logjistikës së bashku me zyrën e finances kanë bërë si u ka dashur qejfi.

Po ju vë në dispozicion edhe listën e mjerë që kanë bërë këta persona.

The post Berisha: Shpërblimet për Vit të Ri në Polici, ca të nënës e ca të njerkës appeared first on 55 News.

]]>
Shpërblimet e lindjeve pa paguar, 40 mijë nëna nuk kanë marrë bonusin, detyrimi 200 milionë lekë https://55news.al/aktualitet/shperblimet-e-lindjeve-pa-paguar-40-mije-nena-nuk-kane-marre-bonusin-detyrimi-200-milione-leke/ Fri, 19 Oct 2018 15:21:19 +0000 https://new.55news.al/?p=59386 Ndërsa Qeveria publikoi vetëm pak javë më parë nismën më të fundit për nxitjen e lindjeve, e cila parashikon shpërblim prej 40 mijë lekësh për çdo fëmijë, mësohet se aktualisht për 40 mijë lindje nuk është shpërndarë ende shpërblimi që përcakton ligji aktual. Aktualisht rezulton në rreth 200 milionë lekë, afërsisht 2 milionë dollarë, detyrimi […]

The post Shpërblimet e lindjeve pa paguar, 40 mijë nëna nuk kanë marrë bonusin, detyrimi 200 milionë lekë appeared first on 55 News.

]]>
Ndërsa Qeveria publikoi vetëm pak javë më parë nismën më të fundit për nxitjen e lindjeve, e cila parashikon shpërblim prej 40 mijë lekësh për çdo fëmijë, mësohet se aktualisht për 40 mijë lindje nuk është shpërndarë ende shpërblimi që përcakton ligji aktual.

Aktualisht rezulton në rreth 200 milionë lekë, afërsisht 2 milionë dollarë, detyrimi i prapambetur i akumuluar nga mosshpërndarja e shpërblimit prej 5 mijë lekësh që përfiton çdo nënë pasi sjell në jetë fëmijë.

Shifra është bërë publike në projektbuxhetin për vitin 2019, ku Qeveria parashikon një fond prej 200 milionë lekësh për Ministrinë e Brendshme si detyrime të prapambetura për shpërblimet e lindjes.

Ndërkaq, përmes nismës së Qeverisë për nxitjen e lindjeve, nga 1 janari 2019 do të ketë shumëfishim të bonusit për çdo bebe të ardhur në jetë. Fëmija i parë i një çifti do të marrë 40 mijë lekë, 8-fishi i bonusit të sotëm prej 5 mijë lekë. Fëmija i dytë do të marrë 80 mijë lekë, 16-fishi i bonusit të sotëm prej 5 mijë lekë, ndërsa fëmija i tretë do të marrë 120 mijë lekë, pra 24 fish i bonusit të sotëm.

The post Shpërblimet e lindjeve pa paguar, 40 mijë nëna nuk kanë marrë bonusin, detyrimi 200 milionë lekë appeared first on 55 News.

]]>
Liga e Kombeve: Dyfishohen shpërblimet, Shqipëria luan për 2.25 milionë euro https://55news.al/sport/liga-e-kombeve-dyfishohen-shperblimet-shqiperia-luan-per-2-25-milione-euro/ Fri, 12 Oct 2018 17:07:28 +0000 https://new.55news.al/?p=57407 UEFA ka bërë të ditur se do të rrisë kontributet për edicionin aktual të UEFA Nations League që nisi në shtator. Ky modifikim do të sjellë një rritje prej 50% të pagesave të solidaritetit për 55 Federatat që marrin pjesë në kompeticion. Për Shqipërinë dhe Federatën Shqiptare të Futbollit do të ishte një minierë ari: […]

The post Liga e Kombeve: Dyfishohen shpërblimet, Shqipëria luan për 2.25 milionë euro appeared first on 55 News.

]]>
UEFA ka bërë të ditur se do të rrisë kontributet për edicionin aktual të UEFA Nations League që nisi në shtator. Ky modifikim do të sjellë një rritje prej 50% të pagesave të solidaritetit për 55 Federatat që marrin pjesë në kompeticion. Për Shqipërinë dhe Federatën Shqiptare të Futbollit do të ishte një minierë ari: 2,25 milionë euro inkasim mes kontributeve të solidaritetit dhe bonusve për fitimin e grupit, gjithnjë nëse kuqezinjtë arrijnë të fitojnë grupin e tyre C1.

FAZA E GRUPEVE

Faza grupeve – Kontributi Rritja Bëhet
Liga A €1.5m €750,000 €2.25m
Liga B €1m € 500,00 €1.5m
Liga C € 750,00 € 375,00 €1.125m
Liga D € 500,00 € 250,00 € 750,00

FITUESIT E GRUPEVE
Edhe fituesit e fazës së grupeve të Ligave A, B, C e D do të kenë benefite; cdo kombëtare që e mbyll në vendin e parë do të marrë një bonus prej 50% të pagesave.

Faza grupeve – kontributi fituesve Rritja Bëhet
Liga A €1.5m €750,000 €2.25m
Liga B €1m € 500,00 €1.5m
Liga C € 750,00 € 375,00 €1.125m
Liga D € 500,00 € 250,00 € 750,00

Maksimumi i kontributeve të solidaritetit e të bonusve shtesë për një skuadër të Ligës A, do të jetë 4,5 milionë euro; 3 milionë euro për një skuadër të Ligës B; 2,25 milionë euro për një të Ligës C e 1,5 milionë euro për një të Ligës D.

Katër skuadrat fituese të grupeve të Ligës A, në fund, do të përballen për fitoren e kupës UEFA Nations League në qershor 2019. Rritja në kontributet e solidaritetit për këto katër skuadra do të ndahen kështu:

Faza finale Rritja Bëhet
Fituesit €4.5m €1.5m €6m
Vendi i dytë €3.5m €1m €4.5m
Vendi i tretë €2.5m €1m €3.5m
Vendi i katërt €1.5m €1m €2.5m

Kjo do të thotë se kush fiton Nation League merr në total 10,5 milionë euro. Vendimi për të rritur kontributet e solidaritetit e bonusèt u mor nga Komiteti Ekzekutiv UEFA, ndërsa u ndihmua nga të ardhurat e përfituara nga UEFA EURO 2016 që ishin vënë mënjanë për investime të ardhshme.

 

The post Liga e Kombeve: Dyfishohen shpërblimet, Shqipëria luan për 2.25 milionë euro appeared first on 55 News.

]]>