shperhtim Archives - 55 News https://55news.al/tag/shperhtim/ Fri, 27 Jul 2018 06:06:50 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png shperhtim Archives - 55 News https://55news.al/tag/shperhtim/ 32 32 Tronditet Tirana, shpërthim i fuqishëm me eksploziv https://55news.al/aktualitet/tronditet-tirana-shperthim-i-fuqishem-me-eksploziv/ Fri, 27 Jul 2018 06:06:50 +0000 https://new.55news.al/?p=38212 Të dhënat paraprake mësohet se shënjestër e sulmit ka qenë banesa e një të burgosuri. Bëhet fjalë për shtetasin Gazmir Dacit, i cili akuzohet për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuese të Valmir Kolaverit dhe plagosjen e vëllait të tij, Robertit. Po ashtu nga shpërthimit në katin e parë të banesës ka patur vetëm […]

The post Tronditet Tirana, shpërthim i fuqishëm me eksploziv appeared first on 55 News.

]]>
Të dhënat paraprake mësohet se shënjestër e sulmit ka qenë banesa e një të burgosuri.

Bëhet fjalë për shtetasin Gazmir Dacit, i cili akuzohet për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuese të Valmir Kolaverit dhe plagosjen e vëllait të tij, Robertit.

Po ashtu nga shpërthimit në katin e parë të banesës ka patur vetëm dëme materiale, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Daci është një emër i njohur për policinë, pasi familjes së tij iu bë pak kohë më parë edhe një tjetër atentat me tritol. Në janar të vitit 2017 në lokalin e Xhelal Dacit, babait të Gazmirit, në rrugën ‘Demokracia’ në Kamez pati një shpërthim me tritol, që shkaktoi vetëm dëme materiale. Gazmir Daci u dënua nga gjykata me 35 vite burg, ndërsa babai i tij që akuzohet se fshehu armën e krimit, me 4 vite.

KONFLIKTI DACI-KOLAVERI
Valmir Kolaveri u vra nëntorin e vitit të kaluar në Kamëz, ndërsa Gazmir Daci u arrestua 1 muaj më pas si autor i kësaj ngjarjeje. Sipas dosjes së prokurorisë, në mbrëmjen e datës 4 nëntor 2015, rreth orës 18.00, Gazmir Daci ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij privat të markës BMW X5, në rrugën “Demokracia” në Kamëz, kur është hasur me Robert Kolaverin. Për shkak të konflikteve të vjetra të sipërpërmendurit kanë ndaluar mjetet pranë njëri-tjetrit dhe Gazmir Daci ka zbritur prej tij dhe me një armë të tipit pistoletë në dorë, ka shkuar në drejtim të mjetit, ku ndodhej Robert Kolaveri.

Në momentin e përballjes fizike ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin me fjalë dhe në prag të përfundimit të konfliktit, Gazmiri e ka kanosur për vrasje Robertin. Pas largimit të Robertit, Gazmir Daci ka komunikuar në telefon me Valmir Kolaverin, i cili është edhe vëllai i Robertit. Biseda mes tyre ka qenë e tensionuar dhe e shoqëruar edhe më fjalë kërcënuese e fyese.

Në përfundim të kësaj bisede, Gazmiri ka shkuar me mjetin e tij në drejtim të njësisë tregtare, ku mendonte se ndodheshin dy vëllezërit. Në vazhdim e sipër të konfliktit, ai ka nxjerrë armën e tipit pistoletë, që kishte me vete dhe ka qëlluar me të në drejtim të Robert Kolaverit. Kur ky i fundit është rrëzuar në tokë dhe vëllai i tij, Valmiri, ka marrë një send të fortë në tokë, për t’u mbrojtur nga sulmi i armatosur i të pandehurit, por edhe ai është qëlluar në trup me armë nga i pandehuri dhe është rrëzuar në tokë. Për shkak të plagëve të marra, Valmir Kolaveri ka gjetur vdekjen, ndërsa vëllai i tij u është nënshtruar ndërhyrjeve operatore dhe u ka mbijetuar plagëve të marra.

The post Tronditet Tirana, shpërthim i fuqishëm me eksploziv appeared first on 55 News.

]]>
Shpërthim i fuqishëm pranë Ambasadës amerikane https://55news.al/globi/shperthim-i-fuqishem-prane-ambasades-amerikane/ Thu, 26 Jul 2018 06:42:18 +0000 https://new.55news.al/?p=37943 Mediat ndërkombëtare njoftojnë për një shpërthim që ka ndodhur jashtë ambasadës amerikane në Pekin, Kinë.   Burra me uniformë janë duke qëndruar rrotull një kordoni policor, siç dhe shihet ën disa video të publikuar në rrjetet sociale. Ambasada amerikane është e vendosur në distruktin Chaoyang të Pekinit. Ambasadat e Izraelit dhe Koresë së Jugut ndodhen […]

The post Shpërthim i fuqishëm pranë Ambasadës amerikane appeared first on 55 News.

]]>
Mediat ndërkombëtare njoftojnë për një shpërthim që ka ndodhur jashtë ambasadës amerikane në Pekin, Kinë.  

Burra me uniformë janë duke qëndruar rrotull një kordoni policor, siç dhe shihet ën disa video të publikuar në rrjetet sociale.

Ambasada amerikane është e vendosur në distruktin Chaoyang të Pekinit. Ambasadat e Izraelit dhe Koresë së Jugut ndodhen gjithashtu afër saj.

The post Shpërthim i fuqishëm pranë Ambasadës amerikane appeared first on 55 News.

]]>