shpresa Archives - 55 News https://55news.al/tag/shpresa/ Sun, 16 Dec 2018 17:49:51 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png shpresa Archives - 55 News https://55news.al/tag/shpresa/ 32 32 PD dhe Lulzim Basha, shpresa e vetme e shpëtimit të Shqipërisë https://55news.al/politike/pd-dhe-lulzim-basha-shpresa-e-vetme-e-shpetimit-te-shqiperise/ Sun, 16 Dec 2018 17:49:51 +0000 https://new.55news.al/?p=74476 Nga Naim Hasani Partia Demokratike e Shqipërisë mblodhi dje Kuvendin Kombëtar, në një kohe shume të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sot më shume se kurrë vendi ka nevoje për shprese dhe alternative qeverisëse, qe jo thjesht te këtë një ndërrim pushtetesh, por një alternative emergjente, shpëtimtare, patriotike dhe kombëtare, për një Shqipëri të re, […]

The post PD dhe Lulzim Basha, shpresa e vetme e shpëtimit të Shqipërisë appeared first on 55 News.

]]>
Nga Naim Hasani

Partia Demokratike e Shqipërisë mblodhi dje Kuvendin Kombëtar, në një kohe shume të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sot më shume se kurrë vendi ka nevoje për shprese dhe alternative qeverisëse, qe jo thjesht te këtë një ndërrim pushtetesh, por një alternative emergjente, shpëtimtare, patriotike dhe kombëtare, për një Shqipëri të re, për një Shqipëri vërtetë Europiane. Thirrja e studentëve sot pas 28 vitesh “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, është simboli i katastrofës ku e ka çuar vendin “Rilindja” dhe qeverisja nëpërmjet drogës, krimit dhe oligarkisë në Shqipëri.

Partia Demokratike dhe lideri i saj z. Lulzim Basha, ju shpalosin sot shqiptarëve, siç kane bere vazhdimisht këto 5 vite, alternativen qeverisëse, si shpresën e vetme të shpëtimit të Shqipërisë nga situata ku ndodhet sot, në mënyrë qe nesër ata studentë qe protestojnë dhe qe duhet të përkrahen nga të gjithë, të mos bëhen kontingjent i pashprese qe kërkon ti shtohet “diasporës” bashke me mbi 340,000 shqiptare të larguar 5 vitet e fundit, por të jene pararoje e një qeverisje model për SHUMICËN e ndershme dhe JO për PAKICËN qe nuk përfaqëson vullnetin e lire të tyre.

Sot ky Kuvend përcjell shpresën, ringritjen dhe alternativen për atdheun tone. Ne, diaspora shqiptare, ne Britani e kudo ndodhemi, po ndjekim më shume shqetësim dhe shprese situatën në Shqipëri.

Socialiste, demokrate, me dhe pa parti, por qe në zemër kemi interesin Kombëtar, jemi aksionere të drejtpërdrejtë të Shqipërisë duke kontribuar në përmirësimin e jetesës se familjareve, fqinjëve, bashkëfshatarëve, bashkëqytetarëve, vendit dhe kombit tone. Koha e ringritjes kombëtare po afron dhe Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Kryeministrin e ardhshëm z. Lulzim Basha dhe të gjithë ata qe në shpirt e zemër kane interesin dhe fatet e kombit tone, do ti prijnë një ndryshimi vërtet historik qe do të filloje nga zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa “Rilindjen”, ku çdo qytetar i lire të shprehe vullnetin e tij të lire, ku vota e tyre të mos behet objekt i “tregtisë makabre” me shitje e blerje të dinjitetit në demokraci.

Në këtë kuadër edhe vota e shqiptarëve në diaspore do të kontribuonte direkt në një ndryshim rrënjësor të demokracisë ne Shqipëri, sepse ajo as nuk mund të blihet e as nuk mund të shitet. Vendi ku jetojmë na dha neve, atë qe kurrë nuk na e beri të mundur vendi ynë i origjinës, edhe pse jemi të njëjtët njerëz dhe për këtë neve qe jetojmë këtu jemi krenar dhe i jemi mirënjohës qeverive Britanike të çdo krahu, qe na hapen dyert dhe u inkuadruam si qytetare më të drejta te plota, në një shoqëri model dhe multietnike. Është koha qe të gjithë se bashku më kontributin e çdo shqiptari të ndershëm, të bëjmë realitet me në fund enderren e studentëve të 90-se dhe atyre qe protestojnë sot “E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA”! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët.!

Autori është me profesion avokat dhe kreu i degës së PD, Britani e Madhe

The post PD dhe Lulzim Basha, shpresa e vetme e shpëtimit të Shqipërisë appeared first on 55 News.

]]>
Krizë dëmtimesh te Shpresat, “përforcimet” vijnë nga liga e treta sllovene https://55news.al/sport/krize-demtimesh-te-shpresat-perforcimet-vijne-nga-liga-e-treta-sllovene/ Mon, 19 Nov 2018 12:02:49 +0000 https://new.55news.al/?p=68425 Shpresat po përballen me probleme dëmtimesh edhe pse kanë vetëm ndeshje miqësore ndaj Maltës. Gjatë takimit të fundit, ishte talenti i Sasuolos, Aristidi Kolaj ai që pësoi dëmtim dhe me shumë gjasa sot nuk do të jetë në fushë, ndërkohë që së fundmi ka probleme edhe për Sherif Kallakun. Mesfushori i Teutës luajti si titullar […]

The post Krizë dëmtimesh te Shpresat, “përforcimet” vijnë nga liga e treta sllovene appeared first on 55 News.

]]>
Shpresat po përballen me probleme dëmtimesh edhe pse kanë vetëm ndeshje miqësore ndaj Maltës. Gjatë takimit të fundit, ishte talenti i Sasuolos, Aristidi Kolaj ai që pësoi dëmtim dhe me shumë gjasa sot nuk do të jetë në fushë, ndërkohë që së fundmi ka probleme edhe për Sherif Kallakun.

Mesfushori i Teutës luajti si titullar në takimin e fundit ndaj Maltës, duke qenë nga më të dalluarit, por është detyruar që të largohet për shkak të problemeve shëndetësore. Vendin e tij në skuadër, e ka zënë Glejdis Ndraxhi që vjen nga Besa e Kavajës, ndërsa ka pasur edhe një tjetër afrim në skuadër.

Bëhet fjalë për Qëndrim Hasanajn i cili aktivizohet me ekipin e Sava Kranjit në kampionatin slloven, ekip ky që militon në ligën e tretë sllovene. Nuk dihet se për çfarë mund t’i shërbejë Bushit futbollisti Hasanaj, duke qenë se sot luhet ndeshja dhe nesër lojtarët largohen në drejtim të klubeve të tyre.

The post Krizë dëmtimesh te Shpresat, “përforcimet” vijnë nga liga e treta sllovene appeared first on 55 News.

]]>
Shpresat dhe dilemat për të ardhmen e Maqedonisë https://55news.al/bota-shqiptare/shpresat-dhe-dilemat-per-te-ardhmen-e-maqedonise/ Sun, 16 Sep 2018 07:07:51 +0000 https://new.55news.al/?p=49523 Nga Isak Ramadani Referendumi i tridhjetë shtatorit në Maqedoni, që paraqet kusht për hapjen e dyerve të integrimit të këtij vendi në NATO dhe në Bashkimin Evropian, ka aktivizuar komunitetin ndërkombëtar, për t’i bindur votuesit e Maqedonisë se fati i vendit të tyre është në vetë duart e tyre. Nga ana tjetër, ndikimi dhe përzierja […]

The post Shpresat dhe dilemat për të ardhmen e Maqedonisë appeared first on 55 News.

]]>
Nga Isak Ramadani

Referendumi i tridhjetë shtatorit në Maqedoni, që paraqet kusht për hapjen e dyerve të integrimit të këtij vendi në NATO dhe në Bashkimin Evropian, ka aktivizuar komunitetin ndërkombëtar, për t’i bindur votuesit e Maqedonisë se fati i vendit të tyre është në vetë duart e tyre. Nga ana tjetër, ndikimi dhe përzierja ruse kërcënojnë lënien në izolim të kësaj republike ish-jugosllave.

Shkupi është bërë në këto javët dhe ditët e fundit një qendër e vizitave të zyrtarëve të lartë evropianë dhe amerikanë, të cilët me çdo kusht duan t’ia hapin rrugën Maqedonisë për t’u bërë pjesë e NATO-s dhe që të përparojë në proceset integruese drejt Bashkimit Evropian.

Por, për këtë, votuesit e Maqedonisë duhet të dalin në referendumin e 30 shtatorit, i cili vlerësohet si historik.

Ish-ambasadori Blerim Reka, vlerëson se prania e dendur diplomatike në Shkup ka për qëllim parandalimin e luftës hibride ruse në procesin e votimit në referendum pas përvojës së hidhur, siç thotë ai, në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara, në Francë, Gjermani e gjetiu:

“Besoj se diplomacia ndërkombëtare dha dy mesazhe kryesore në prag të referendumit. I pari është se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është shumë më i rëndësishëm se debatet për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Dhe me këtë, konsideroj se është e qartë se në Maqedoni kryqëzohen dy korridore pan-evropiane, korridori 8, Durrës – Burgas dhe korridori 10, Budapestë – Athinë. Prandaj me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO do të përmbyllet krahu jugor i NATO-s. Mesazhi i dytë është i brendshëm dhe ka të bëjë me mesazhin që u dërgohet si maqedonasve po ashtu edhe shqiptarëve. Për maqedonasit, anëtarësimi në NATO do të jetë sigurimi i ekzistimit të shtetit e për shaiptarët është realizimi i ëndrrës, si kombi më pro-amerikan në Ballkan, ku nëntëdhjetë përqind e shqiptarëve do të jenë nën ombrellën mbrojtëse të Aleancës Veriatlantike. Shqipëria është në NATO, shqiptarët e Malit të Zi janë në NATO, Kosova vërtetë nuk është ende por NATO është në Kosovë dhe me Maqedoninë në NATO dhe shqiptarët e Maqedonisë, do të rrumbullaksojnë në një mënyrë shumicën absolute të kombit shqiptar në NATO, përveç Luginës së Preshevës, por edhe ata së shpejti” – thekson Reka.

Profesori Reka thotë se janë të arësyeshme shqetësimet për ndikimin dhe përzierjen ruse në Maqedoni:

“Shpresoj se diplomacia ndërkombëtare e dha mesazhin e qartë se nuk do të lejojë përsëritjen e një 27 prilli (ngjarjet e dhunshme në parlament) në 30 shtatorin e ardhëshëm”, thekson ai.

Kancelarja Angela Merkel, Sekretari i Përgjithsëm i NATO-s, Stoltenberg, Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit, Mitchell, Shefja e Bashkimit Evropian për Politikat e jashtme Mogherini , Kancelari austriak, Kurz, dhanë mesazhe të fuqishme, duke theksuar momentin historik para të cilit ndodhen qytetarët e Maqedonisë, duke u bërë thirrje atyre të dalin në referendum “sepse bëhet fjalë për fatin dhe të ardhmen e tyre”.

Por, të gjithë ata theksojnë kushtin kryesor: ndryshimin e emrit të Maqedonisë.

Shqiptarët e mbështesin pothuaj se pa rezervë referendumin, ndërsa tek një pjesë jo e vogël e maqedonasve, kryesisht përkrahës të politikanëve konservatorë, ekzistojnë dilema. Ata janë të frikësuar se identiteti kombëtar dhe gjuha maqedonase do të dëmtohen me ndryshimin e emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Në referendum duhet të dalin mbi pesëdhjetë përqind e 1.8 milionë votuesve të regjistruar. 450 mijë duhet të votojnë pozitivisht në referendum që ai të jetë i suksesshëm. VOA

The post Shpresat dhe dilemat për të ardhmen e Maqedonisë appeared first on 55 News.

]]>
A ka shpresa për evitimin e konfliktit tregtar SHBA-BE? https://55news.al/globi/a-ka-shpresa-per-evitimin-e-konfliktit-tregtar-shba-be/ Thu, 31 May 2018 11:03:48 +0000 https://new.55news.al/?p=21325 Vetëm deri të premten janë në fuqi rregullat e deritanishme për doganat e çelikut dhe aluminit. Evropianët po përpiqen që me diplomaci të matur ta bindin Trumpin që të mos vendosë dogana ndëshkuese. Do të kenë sukses? Politikani evropian, eksperti për çështje tregtare, Bernd Lange (SPD) mendon se shanset për një marrëveshje mes BE dhe […]

The post A ka shpresa për evitimin e konfliktit tregtar SHBA-BE? appeared first on 55 News.

]]>
Vetëm deri të premten janë në fuqi rregullat e deritanishme për doganat e çelikut dhe aluminit. Evropianët po përpiqen që me diplomaci të matur ta bindin Trumpin që të mos vendosë dogana ndëshkuese. Do të kenë sukses?

Politikani evropian, eksperti për çështje tregtare, Bernd Lange (SPD) mendon se shanset për një marrëveshje mes BE dhe SHBA që të evitohen doganat ndëshkuese për importin e çelikut dhe aluminit, janë të vogla. Ai nuk beson se presidenti amerikan Donald Trump do të bindet që ky vendim të mos futet në fuqi. Në Paris filloi këtë të mërkurë takimi i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), ku tema kryesore janë grindjet tregtare mes SHBA dhe BE.
Në kornizat e konferencës do të takohen edhe Komisionerja e BE për Tregti, Cecilia Malmström dhe ministri amerikan i Tregtisë Wilbur Ross. Edhe ministri gjerman i Ekonomisë  Peter Altmaier (CDU) do të jetë i pranishëm në takimin dyditor ku bëhet fjalë për raportet tregtare SHBA-BE. Altmaier thotë se do të ketë bisedime intensive me amerikanët, me qëllim arritjen e një “Deal”, që do të ishte në interesin e të dy palëve dhe do të ruante shumë vende të punës.
“Denime? Ne nuk kemi bërë asgjë!”
Presidenti amerikan Trump ka paralajmëruar ngritjen e doganave 25% për çelik dhe 10% për alumin. BE ka kohë deri të premten që të pozicionehet lidhur me kërkesat amerikane. BE dhe Gjermania kërkojnë që të përjashtohen nga masat ndëshkuese amerikane dhe të gjendet një kompromis për tregti të përbashkët me çelikun dhe aluminin.
Lange thotë se Trumpi dëshiron të marrë vendime të rëndësishme dhe që votuesve të tij t’u dërgojë sinjale të qarta, në prag të zgjedhjeve të nëntorit. Ndaj ai nuk pret ndonjë marrëveshje konkrete në takimin mes Malmström dhe Ross. Malmström nuk ka ndonjë mandat për negociata: “Ne shprehim keqardhje për këto gjëra, të cilat mund të zgjidhen ndryshe. Por nën presion nuk duam të negociojmë.” Lange thotë se “ne nuk kemi bërë asgjë”, ndaj këto masa nuk duhet të quhen “ndëshkuese”. “Ata do të dëmtojnë tregun e vet.”
Whiskey dhe Jeans karshi çelikut dhe aluminit
BE ka propozuar që SHBA-së t’i ofrohen lehtësime në dogana për eksportin e prodhimeve: Whiskey, motoçikleta dhe Jeans, me kusht që çeliku dhe alumini nga Evropa të përjashtohen nga doganat shtesë. Ndryshe në Bruksel është paralajmëruar se BE do të përgjigjet me kundërmasa. Komisionerja Malmström është shprehur të martën pesimiste: “Shpresoj se do të kemi një bashkëpunim pozitiv pa dogana shtesë. Por nëse jemi realistë, mendoj se shpresat nuk janë të mëdha”. “Edhe nëse SHBA vendos që BE të përjashtohet nga masat ndëshkuese, unë pres që SHBA të vendosë ndonjë masë tjetër kufizuese për eksportet e BE.”

The post A ka shpresa për evitimin e konfliktit tregtar SHBA-BE? appeared first on 55 News.

]]>
Majkëll Granoff: Në Shqipëri njerëzit kanë humbur shpresën https://55news.al/aktualitet/majkell-granoff-ne-shqiperi-njerezit-kane-humbur-shpresen/ Sun, 20 May 2018 07:07:02 +0000 https://new.55news.al/?p=17653 Kryetari i Bordit i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Majkëll Granoff, thotë se Shqipëria ka nevojë të futë pikëpamje të reja në ekonomi dhe në biznes. Në intervistën me korrespondentin e Zërit të Amerikës në Tiranë, Ilirian Agolli, zoti Granof dha komentet e tij edhe për klimën e biznesit në Shqipëri, emigrimin e rinisë dhe ndihmën, […]

The post Majkëll Granoff: Në Shqipëri njerëzit kanë humbur shpresën appeared first on 55 News.

]]>
Kryetari i Bordit i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Majkëll Granoff, thotë se Shqipëria ka nevojë të futë pikëpamje të reja në ekonomi dhe në biznes.

Në intervistën me korrespondentin e Zërit të Amerikës në Tiranë, Ilirian Agolli, zoti Granof dha komentet e tij edhe për klimën e biznesit në Shqipëri, emigrimin e rinisë dhe ndihmën, që po jep fondacioni për të përmirësuar të ardhmen e vendit.

“Në disa mënyra mund të thuhet se situata në Shqipëri është e rëndë për shkak të emigracionit. Pra janë shumë shqiptarë të zgjuar dhe të aftë, të cilët kanë humbur shpresën tek mundësitë e këtushme dhe ata po “votojnë me këmbë”. Ata po votojnë për ta lënë vendin. Kjo nuk është një rrugë e qëndrueshme për Shqipërinë për t’u zhvilluar në të ardhmen. Shqipëria duhet t’i përgjigjet këtij problemi me vizion dhe mundësi për njerëzit, që të rinjtë dhe të aftët të mos vendosin të lënë vendin, por edhe ata që e kanë lënë vendin të vendosin për t’u kthyer sërish. Ndoshta nuk ka ndonjë sfidë më të madhe për Shqipërinë se sa kjo për ta përballuar, nëse mund ta bëjë këtë. Mendoj se përgjegjësia për ta bërë këtë qëndron te çdokush. Edhe fondacioni ynë ka një përgjegjësi dhe ne mendojmë për këtë gjatë përgatitjes së programeve. Universitetet kanë një përgjegjësi për t’u përballur me këtë, qeveria dhe biznesi gjithashtu. Ky është një problem shumë i rëndësishëm dhe çështja është se si të sigurojmë mundësi dhe shpresë për njerëzit që ndryshimi mund të vijë, që gjërat mund të lëvizin në një drejtim pozitiv dhe që ata duhet të qëndrojnë dhe të ndërtojnë jetën dhe karrierën e tyre këtu, në një mënyrë pozitive për ta dhe fëmijët e tyre. Në një farë mënyre ajo do të jetë në fund të fundit një test për të gjithë ne; është një sfidë e rëndësishme; mendoj se është një lente që të gjithë ne duhet të shohim përtej saj se çfarë po bëjmë, kur mendojmë se çfarë fondacioni mund të bëjë, qeveria duhet të shikojë përmes kësaj lente. E kam biseduar këtë me drejtues biznesesh këtu me kryeministrin dhe me ministritë, me të cilat ne kemi të bëjmë, me opozitën. dhe mendoj se Për të pasur nëse do të ketë një ndryshim, njerëzit duhet të bashkohen në një vizion dhe të rinjtë ta shohin atë si mundësi për ndryshim dhe bazuar tek kjo, të marrin vendimet e jetës”, tha ndër të tjera Granoff.

The post Majkëll Granoff: Në Shqipëri njerëzit kanë humbur shpresën appeared first on 55 News.

]]>