shqiperi Archives - 55 News https://55news.al/tag/shqiperi/ Sun, 20 Sep 2020 10:01:24 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png shqiperi Archives - 55 News https://55news.al/tag/shqiperi/ 32 32 Berisha:Shqiperia ne kthetrat e krimit, ajo tejkaloi dhe Waziristanin. https://55news.al/politike/berisha-shqiperia-ne-kthetrat-e-krimit-ajo-tejkaloi-dhe-waziristanin/ Sun, 20 Sep 2020 10:01:24 +0000 https://new.55news.al/?p=174201 Shqiperia ne kthetrat e krimit, ajo tejkaloi dhe Waziristanin. sb

The post Berisha:Shqiperia ne kthetrat e krimit, ajo tejkaloi dhe Waziristanin. appeared first on 55 News.

]]>
Shqiperia ne kthetrat e krimit, ajo tejkaloi dhe Waziristanin. sb

The post Berisha:Shqiperia ne kthetrat e krimit, ajo tejkaloi dhe Waziristanin. appeared first on 55 News.

]]>
A është i implikuar Rama në idenë e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi?!Meta i prerë:E ardhmja e dy shteteve, në BE https://55news.al/politike/a-eshte-i-implikuar-rama-ne-idene-e-shkembimit-te-territoreve-kosove-serbi-meta-e-ardhmja-e-dy-shteteve-ne-be/ Mon, 06 Jul 2020 11:47:24 +0000 https://new.55news.al/?p=167065 Presidenti Ilir Meta deklaroi se e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht deklaratave dhe debateve për të ashtuquajturat shkëmbim të territoreve, është në BE. Në një konferencë për mediat, kreu i shtetit shqiptar tha se ky është i vetmi objektiv i shpallur mes dy vendeve, ndërsa shtoi se ideja për ndryshim kufijsh s’i shërben themeleve […]

The post A është i implikuar Rama në idenë e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi?!Meta i prerë:E ardhmja e dy shteteve, në BE appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti Ilir Meta deklaroi se e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht deklaratave dhe debateve për të ashtuquajturat shkëmbim të territoreve, është në BE.

Në një konferencë për mediat, kreu i shtetit shqiptar tha se ky është i vetmi objektiv i shpallur mes dy vendeve, ndërsa shtoi se ideja për ndryshim kufijsh s’i shërben themeleve të BE-së.

“Dua të vlerësojë dhe një herë tjetër, pa u bërë pjesë e deklaratave apo komenteve të diplomatëve, e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë duhet të jetë në BE. Ky është një objektiv i shpallur në mënyrë të qartë nga të dy vendet. Dhe pa asnjë diskutim që dhe BE çdo ide për ndryshim kufijsh është një ide që nuk i shpërben forcimit të themeleve të Europës së bashkuar dhe është e rëndësishme që të punohet për BE. S’mund të ketë kurrsesi asnjë zgjidhje të qëndrueshme dhe as paqësore e evropianë, duke bërë llogari, jo vetëm kufijsh por dhe qytetarësh. S’besoj se Ballkani ka nevojë për zgjedhje të vjetra ballkanike.”, tha Meta. Ndërkohë, pyetjes së një prej gazetarëve për faktin nëse në këto ide është implikuar dhe kryeministri Rama, Meta tha se: “Dua të falënderoj Britaninë e Madhe për këtë çështje dhe për të ardhmen e këtij rajoni. Që të jetë pjesë e BE-së ku shpresojmë që të jetë dhe Britania.”.

The post A është i implikuar Rama në idenë e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi?!Meta i prerë:E ardhmja e dy shteteve, në BE appeared first on 55 News.

]]>
Pandemia/Shqipëria e 6-ta në Europë për infektimet nga COVID-19 për 100 mijë banorë në 2 javët e fundit https://55news.al/aktualitet/pandemia-shqiperia-e-6-ta-ne-europe-per-infektimet-nga-covid-19-per-100-mije-banore-ne-2-javet-e-fundit/ Mon, 29 Jun 2020 08:10:30 +0000 https://new.55news.al/?p=166343   Shqipëria renditet e 6-ta në Europë sipas një raporti të Universitetet John Hopkins i cili bazohet tek infektimet nga COVID-19 për 100 mijë banorë në 2 javët e fundit. Raporti në fakt bazohet tek shifrat nga 12 qershori deri në 26 qershor, kur në Shqipëria ka pasur një rritje të konsiderueshme të rasteve me […]

The post Pandemia/Shqipëria e 6-ta në Europë për infektimet nga COVID-19 për 100 mijë banorë në 2 javët e fundit appeared first on 55 News.

]]>
 

Shqipëria renditet e 6-ta në Europë sipas një raporti të Universitetet John Hopkins i cili bazohet tek infektimet nga COVID-19 për 100 mijë banorë në 2 javët e fundit.

Raporti në fakt bazohet tek shifrat nga 12 qershori deri në 26 qershor, kur në Shqipëria ka pasur një rritje të konsiderueshme të rasteve me COVID-19.

Në këtë periudhë shihet se Shqipëria ka pasur mesatarisht 29 raste për 100 mijë banorë. Por sa i përket Ballkanit, Maqedonia e Veriut dhe Kosova qëndrojnë sipër Shqipërisë, saktësisht në vendin e 2-të dhe të 3-të.

Vendin e parë me bilancin më negativ e mban Suedia në Europë, me 151 raste të reja mesatarisht në 100 mijë banorë në 2 javë.

The post Pandemia/Shqipëria e 6-ta në Europë për infektimet nga COVID-19 për 100 mijë banorë në 2 javët e fundit appeared first on 55 News.

]]>
BE merr vendimin:Kufijtë mbeten të mbyllura për vendet e Ballkanit, përveç Malit të Zi dhe Serbisë https://55news.al/aktualitet/be-merr-vendimin-kufijte-mbeten-te-mbyllura-per-vendet-e-ballkanit-pervec-malit-te-zi-dhe-serbise/ Sat, 27 Jun 2020 06:46:34 +0000 https://new.55news.al/?p=166169 Bashkimi Evropian nuk do të hapë kufijtë e jashtëm për shtetasit e shumicës së vendeve të Ballkanit Perëndimor, pas 1 korrikut, pos për Malin e Zi dhe Serbinë. Kjo supozohet në bazë të një liste, që si aneks i është bashkangjitur një rekomandimi të Këshillit të BE-së, për të cilin ambasadorët e vendeve anëtare, kanë […]

The post BE merr vendimin:Kufijtë mbeten të mbyllura për vendet e Ballkanit, përveç Malit të Zi dhe Serbisë appeared first on 55 News.

]]>
Bashkimi Evropian nuk do të hapë kufijtë e jashtëm për shtetasit e shumicës së vendeve të Ballkanit Perëndimor, pas 1 korrikut, pos për Malin e Zi dhe Serbinë.

Kjo supozohet në bazë të një liste, që si aneks i është bashkangjitur një rekomandimi të Këshillit të BE-së, për të cilin ambasadorët e vendeve anëtare, kanë diskutuar në Bruksel, të premten në mbrëmje, për më shumë së gjashtë orë.
Ata në fillim ka miratuar kriteret që duhet të merren parasysh për të hequr kufizimet për hyrjen e shtetasve të huaj në territorin e BE-së, pastaj në bazë të këtyre kritereve, është përpiluar edhe lista në të cilën janë vëtëm 15 shtete.

Kjo do të thotë se për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinën kufizimet do të mbeten, edhe pas ditës së parë të korrikut.

Para më shumë se dy javësh Komisioni Evropian kishte propozuar që për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor të hapen kufijtë e BE-së nga 1 korriku, duke marrë parasysh, se atëherë, situata epidemiologjike e koronavirusit ishte e ngjashme, apo edhe më e mirë sesa në vendet e Bashkimit Evropian.

Por, prej atëherë situata është përkeqësuar dukshëm dhe janë shënuar raste të shumta të personave me koronavirus në këto shtete. Kjo ka bërë që ato të bien nga lista e vendeve për të cilat rekomandohet heqja e kufizimeve nga data 1 korrik.

Poashtu, me kusht të reciprocitetit, kufizimet nuk do të hiqen për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por do të hiqen për Kinën. Kjo mund të zemëroj administratën amerikane, por në BE thonë se i kanë marrë parasysh vetëm kriteret reale që kanë të bëjnë me rrezikun nga pandemia, dhe jo ato politike.

Kriteri kryesor për heqjen e kufizimeve për hyrje në BE, ka qënë ai që të ketë pasur më pak se 16 raste për 100.000 banorë në dy javët e fundit.

Burimet e BE-së pohojnë se për një kategori të konsiderueshëm të qytetarëve nuk do të duhej të vlejnë kufizimet, Si shembull, përmenden udhëtimet në BE për punë sezonale në bujqësi, udhëtimet për studime, pastaj për diplomatët, punëtorët shëndetësorë dhe disa kategori tjera.
Po ashtu kufizimet nuk do të vlejnë për personat të cilët do të kalojnë tranzit.

Për personat që kanë vendbanim në shtetet e Bashkimit Evropian nga 1 korriku nuk do të duhej të vlejnë më kufizimet për hyrje në territorin e BE-së.

Lista nuk është përfundimtare dhe ajo mund të ndryshohet në bazë të zhvillimit të situatës epidemiologjike. Për këto rekomandime, deri të shtunën në mbrëmje, duhet të pajtohen qeveritë e vendeve anëtare, ose të mos dërgojnë vërejtje në mënyrë që rekomandimi të konsiderohet si i aprovuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

Por edhe kur ky rekomandim të bëhet zyrtar në emër të BE-së, u takon shteteve anëtare që të vendosin a do ti hapin, apo jo, kufijtë e tyre për këta shtetas të huaj./rel

The post BE merr vendimin:Kufijtë mbeten të mbyllura për vendet e Ballkanit, përveç Malit të Zi dhe Serbisë appeared first on 55 News.

]]>
Tjetër i vdekur nga koronavirusi në Shqipëri https://55news.al/kronike/tjeter-i-vdekur-nga-koronavirusi-ne-shqiperi/ Thu, 25 Jun 2020 10:17:00 +0000 https://new.55news.al/?p=165958   Një pacient 66-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej një jave në gjendje të rëndë. Gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësë në frymëmarrje dhe pavarësisht frymëmarrjes së drejtuar, terapisë intensive medikamentoze dhe kujdesit të stafit mjekësor, 66-vjeçari, i cili vuante […]

The post Tjetër i vdekur nga koronavirusi në Shqipëri appeared first on 55 News.

]]>
 

Një pacient 66-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej një jave në gjendje të rëndë.

Gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësë në frymëmarrje dhe pavarësisht frymëmarrjes së drejtuar, terapisë intensive medikamentoze dhe kujdesit të stafit mjekësor, 66-vjeçari, i cili vuante nga diabeti dhe hipertensioni, nuk ka mundur të mbijetojë.

Që nga fillimi i epidemisë, 49 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, ndërsa vijon të ketë raste të rënda që po trajtohen në shërbimin infektiv.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregojnë kujdes në zbatimin e rregullave në përditshmëri dhe bizneset të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe Task-Forca anti-COVID vijojnë të jenë në terren 24/7 për monitorimin dhe kontrollin e zbatimit të protokolleve të sigurisë.

The post Tjetër i vdekur nga koronavirusi në Shqipëri appeared first on 55 News.

]]>
QSUT po infekton Shqipërinë, në 6 shërbime, personel dhe pacientë me COVID-19 https://55news.al/politike/qsut-po-infekton-shqiperine-ne-6-sherbime-personel-dhe-paciente-me-covid-19/ Thu, 11 Jun 2020 13:08:43 +0000 https://new.55news.al/?p=164514 Shkon në spital për të kuruar  një sëmundje dhe del prej andej me dy. Madje kthehesh në burim infeksioni për këdo që të rrethon. Kjo po ndodh në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, e cila ditët e fundit jo vetëm është vatër e nxehtë e koronavirusit, por po përhap Covid-19 në shumë qytete […]

The post QSUT po infekton Shqipërinë, në 6 shërbime, personel dhe pacientë me COVID-19 appeared first on 55 News.

]]>

Shkon në spital për të kuruar  një sëmundje dhe del prej andej me dy. Madje kthehesh në burim infeksioni për këdo që të rrethon.

Kjo po ndodh në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, e cila ditët e fundit jo vetëm është vatër e nxehtë e koronavirusit, por po përhap Covid-19 në shumë qytete të Shqipërisë.

Të enjten Ministria e Shëndetësisë raportoi për 9 persona të rinj nga radhët e bluzave të bardha të prekur nga Sars CoV 2 ndërsa ABC Neës mësoi se ato ndodhen në QSUT.

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero rendit faktorët që mendon se kanë ndikuar në këtë situatë.

“Nëse ka një protokoll ai nuk është respektuar. Duke filluar nga veshjet mbrojtëse, maskat, higjiena, kontakti. Ka caluar, do thoja që ka qenë defektoze respektimi i masave nga ana e bluzave të bardha. Nuk flas dot tani, është e rëndësishme të bëhen analizat dhe të dalin konkluzionet se rasti po hetohet. Unë nuk besoj se ky është justifikim, nuk të detyron askush të hysh në spital pa maskë. Unë e mendoj përgjegjësi personale”, është shprehur mjeku.

Autoritetet  nuk kanë deklaruar numrin e saktë të personelit shëndetësor me koronavirus, por  burimet thanë për ABC Neës se të paktën në 6 shërbime spitalore, ka persona të infektuar.

Bëhet fjalë për Kardiologjinë, Hematologjinë, Gastrohepatologjinë, Urgjencën, Pediatrinë dhe Mjekësinë Interne.

Ndërkohë pacientët e infektuar me koronavirus në spital e kanë çuar atë në të paktën 4 qytete. Në Lushnje, në Gjirokastër, në Burrel dhe në Librazhd.

Përhapja e koronavirusit nga spitalet nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri, por  ndryshe Italia p.sh e cila u përball me këtë situatë në fillim të pandemisë, në vendin tonë ndodhi atëherë kur autoritetet shëndetësore deklaruan se situatën e kishin nën kontroll.

 
 

© SYRI.net

The post QSUT po infekton Shqipërinë, në 6 shërbime, personel dhe pacientë me COVID-19 appeared first on 55 News.

]]>
Ja sa është mosha mesatare e viktimave nga Covid-19 në Shqipëri https://55news.al/politike/ja-sa-eshte-mosha-mesatare-e-viktimave-nga-covid-19-ne-shqiperi/ Wed, 15 Apr 2020 14:58:37 +0000 https://new.55news.al/?p=156263 Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Sivla Bino ka folur më shumë rreth situatës së koronavirusit në vendin tonë. Duke folur për AbcNews Bino është shprehur edhe për mungesën e të dhënave krahasimore në vendin tonë, sa i përket publikimit të rasteve nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Një e dhënë që mungon në raportimet ditore […]

The post Ja sa është mosha mesatare e viktimave nga Covid-19 në Shqipëri appeared first on 55 News.

]]>
Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Sivla Bino ka folur më shumë rreth situatës së koronavirusit në vendin tonë.

Duke folur për AbcNews Bino është shprehur edhe për mungesën e të dhënave krahasimore në vendin tonë, sa i përket publikimit të rasteve nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Një e dhënë që mungon në raportimet ditore të MSH janë edhe mosha mesatare e të sëmurëve apo atyre që kanë ndërruar jetë.

Bino u shpreh:

 “..Në grupmoshat, nën moshën 50 vjec vdekjet janë në 2-3 per qind, vdekshmëri normale sa i përket koronavirusit. Ndërsa, vdekshmëria në grupe të tjera është shumë më e lartë…Duhet të mbajmë parasysh se Italia ka një grupmoshë të larta. Ka edhe grupmosha të larta që e kanë lënë spitalin.”

Ndërsa sa i përket, moshës mesatare të personave që kanë ndërruar jetë në vendin tonë si pasojë e koronavirusit, Bino u shpreh se bëhet fjalë për persona mbi 65 vjeç. Sipas saj, shumë prej tyre kanë qenë mbi 70-vjeç.  

The post Ja sa është mosha mesatare e viktimave nga Covid-19 në Shqipëri appeared first on 55 News.

]]>
Cilat janë dy qarqet e paprekura nga koronavirusi në Shqipëri? https://55news.al/politike/cilat-jane-dy-qarqet-e-paprekura-nga-koronavirusi-ne-shqiperi/ Sat, 28 Mar 2020 17:03:27 +0000 https://new.55news.al/?p=152787 Koronavirusi deri më tani në Shqipëri ka prekur 197 persona ku 33 janë shëruar dhe 10 kanë humbur jetën. Vendi vazhdon që të jetë i izoluar ku nga e hëna do të ashpërsohen edhe më shumë masat.Nga 12 qarqet e Shqipërisë deri më tani 2 prej tyre nuk kanë asnjë të prekur dhe janë Qarku […]

The post Cilat janë dy qarqet e paprekura nga koronavirusi në Shqipëri? appeared first on 55 News.

]]>
Koronavirusi deri më tani në Shqipëri ka prekur 197 persona ku 33 janë shëruar dhe 10 kanë humbur jetën. Vendi vazhdon që të jetë i izoluar ku nga e hëna do të ashpërsohen edhe më shumë masat.
Nga 12 qarqet e Shqipërisë deri më tani 2 prej tyre nuk kanë asnjë të prekur dhe janë Qarku i Dibrës dhe ai i Gjirokastrës.

Qarku i Dibrës ka një popullsi prej 134135 banorësh në katër bashki që janë:

Bashkia e Dibër,

Bashkia Bulqizë,

Bashkia Klos,

Bashkia Mat.

Qarku i Gjirokastrës ka një popullsi prej 70 331 banorësh dhe ka 7 bashki.

Bashkia Dropull,

Bashkia Gjirokastër,

Bashkia Këlcyrë,

Bashkia Libohovë,

Bashkia Memaliaj,

Bashkia Përmet,

Bashkia Tepelenë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë           113 raste
– Durrës           11 raste
– Lushnje         4 raste
– Elbasan         5 raste
– Rrogozhinë   2 raste
– Fier               21 raste
– Kavajë          4 raste
– Korçë            12 raste
– Vlorë            5 raste
– Shkodër        4 raste
– Lezhë            4 rast
– Berat             1 rast
– Has               2 raste
– Krujë            3 rast
-Tropojë          3 raste
– Pukë               3 raste

The post Cilat janë dy qarqet e paprekura nga koronavirusi në Shqipëri? appeared first on 55 News.

]]>
OBSH në Shqipëri jep njoftimin e rëndësishëm për COVID-19: Ja kur duhet bërë testi për njerëzit https://55news.al/politike/obsh-ne-shqiperi-jep-njoftimin-e-rendesishem-per-covid-19-ja-kur-duhet-bere-testi-per-njerezit/ Tue, 17 Mar 2020 16:49:50 +0000 https://new.55news.al/?p=150589 Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se po ndjek nga afër të gjitha masat e qeverisë shqiptare dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Në një postim në “Facebook”, OBSH në Shqipëri bën me dije se vendimi për t’u testuar me COVID-19 duhet të bazohet në faktorë klinikë dhe epidemiologjikë […]

The post OBSH në Shqipëri jep njoftimin e rëndësishëm për COVID-19: Ja kur duhet bërë testi për njerëzit appeared first on 55 News.

]]>
Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se po ndjek nga afër të gjitha masat e qeverisë shqiptare dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Në një postim në “Facebook”, OBSH në Shqipëri bën me dije se vendimi për t’u testuar me COVID-19 duhet të bazohet në faktorë klinikë dhe epidemiologjikë dhe që lidhen me një vlerësim të mundësisë për t’u infektuar.

Njoftimi i OBSH në Shqipëri:

 

Në shpërthimin e tanishëm epidemik të COVID-19, Zyra e OBSh-së në Shqipëri dëshiron të shprehë vlerësimin dhe mirënjohjen ndaj punonjësve të Shëndetit në Shqipëri, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre ndaj qytetarëve në këto kohë të vështira. OBSh-ja dëshiron gjithashtu të përgëzojë qytetarët shqiptarë për bashkëpunimin në zbatimin e masave të marra nga Qeveria për të siguruar distancimin shoqëror. Këto masa janë tanimë mjeti më i fuqishëm që, të gjithë bashkë, kemi për të kapërcyer këtë krizë. Zyra e OBSh-së në Shqipëri po punon duke u koordinuar ngushtësisht me Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të siguruar që vendimet e marra të jenë në përputhje me rekomandimet e OBSh-së.

Në këtë drejtim, ne duam të theksojmë se vendimi për t’u testuar për COVID-19 duhet të bazohet në faktorë klinikë dhe epidemiologjikë, dhe që janë të ndërlidhur me një vlerësim të mundësisë për t’u infektuar. Testimi PCR i kontakteve asimptomatike ose lehtësisht simptomatike mund të konsiderohet në vlerësimin e individëve që kanë pasur kontakt me një rast COVID-19. Protokollet e depistimit duhet të përshtaten me situatën lokale.

 

The post OBSH në Shqipëri jep njoftimin e rëndësishëm për COVID-19: Ja kur duhet bërë testi për njerëzit appeared first on 55 News.

]]>
Informacionet më të fundit për koronavirusin në Shqipëri: 241 të testuar, 15 të infektuar https://55news.al/aktualitet/informacionet-me-te-fundit-per-koronavirusin-ne-shqiperi-241-te-testuar-15-te-infektuar/ Thu, 12 Mar 2020 07:40:51 +0000 https://new.55news.al/?p=149574 Informacion i përditësuar për Koronavirusin COVID-19 deri më 11 mars 2020 sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Deri në këto momente në Shqipëri janë testuar 241 të dyshuar për COVID-19, 15  kanë rezultuar pozitiv: Prej tyre, 12 kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifkuar dhe 2 janë raste të reja: 1 në Tiranë, një në […]

The post Informacionet më të fundit për koronavirusin në Shqipëri: 241 të testuar, 15 të infektuar appeared first on 55 News.

]]>
Informacion i përditësuar për Koronavirusin COVID-19 deri më 11 mars 2020 sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Deri në këto momente në Shqipëri janë testuar 241 të dyshuar për COVID-19, 15  kanë rezultuar pozitiv: Prej tyre, 12 kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifkuar dhe 2 janë raste të reja: 1 në Tiranë, një në Lushnje, ndërsa një e moshuar 73- vjeçare ka ndërruar jetë mesditën e sotme në spitalin e Durrësit.

Kanë përfunduar testimet pasditen e së mërkurës për gjithsej 84 të dyshuar, nga të cilët, 3 kanë rezultuar pozitivë në Tiranë dhe janë kontakte të ngushta të pacientit të parë të konfirmuar me COVID-19. 50 mjekë dhe infermierë të spitalit të Durrësit rezultuan negativë në testin për COVID-19.

 
Gjendja shëndetësore e të prekurve paraqitet si vijon:
 

Katër persona janë të shtruar në spitalin Infektiv në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, ndërsa 10 prej personave të identifikuar COVID-19 pozitiv janë në vetëizolim pa shenja klinike të infeksionit respirator. 104 persona, kontakte të personave të identifikuar me COVID-19 janë në vetëkarantinim.

Masat e reja të propozuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve:

Mbylljen deri në një njoftim të dytë, të të gjitha bareve, lokaleve restoranteve dhe klubeve, në Tiranë dhe Durrës fillimisht.
Caktimin e një gjobe në masën 5 mijë euro, për të gjithë ata qytetarë që vijnë nga zonat e prekura dhe nuk zbatojnë urdhrin e vetëkarantinimit të detyrueshëm apo ata qytetarë që nuk zbatojnë vetkarantinimin pas konfirmimit të diagnozës.
Caktimin e një gjobe në masën 20 milionë lekë të vjetra për të gjithë baret, restorantet, lokalet apo klubet që nuk e zbatojnë këtë Vendim dhe rihapen në shkelje të tij.
Vendosjen e distancës së sigurisë mes punonjësve, prej 1.5 metra, në të gjitha bizneset që nuk mund të mbyllen për arsye të zinxhirit ekonomik.
Reduktimin në maksimum të personelit të call center-ave, dhe garantimin e distancave dhe të kushteve mbrojtëse për çdo punonjës! Sa me siper, kërkojmë mirëkuptimin tuaj për veten tuaj, për familjet tuaja dhe për familjet e punonjësve tuaj.

Me urdhër të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu më herët është vendosur:

1-         Mbyllja për publikun deri në datë 03/04/2020 të

Ambienteve që ofrojnë shërbime në lokale nate
Të ambienteve të mbyllura të dedikuara për argëtimin e fëmijëve dhe të rinjtë, aktiviteteve në palestra, qendra sportive, pishina, qendra internet, qendra kulturore dhe argëtimi

2-         Ndalimin deri në datë 03/04/2020 të:

Aktiviteteve sportive, sociale dhe kulturore;
Eksursioneve mësimore të organizuara prej institucioneve shkollore me destinacion brenda ose jashtë vendit;
Ndalimi i procedurave të konkursit për punësim personeli, konkurse shkollimi dhe specializimi.

3-         Gjatë ditës, aktivitetet e bareve, restoranteve, lokaleve të ofrojnë shërbim për klientët duke respektuar distancën prej së paku dy metrash ndërmjet tavolinave në vendet ulur, dhë në çdo rast të garantojnë distancën prej së paku një metër të njëriut nga njëriu.

4-         Institucionet publike dhe private, të hartojnë sipas fushës së përgjegjësisë së tyre Brenda datës 11.03.2020 një plan masash për sigurimin e ofrimit të shërbimeve prioritare, duke prioritizuar kategoritë e shërbimit kryesisht nëpërmjet ofrimit të shërbimit online, punës në distancë, dhe vetëm në raste të domosdoshme të ofrojnë shërbimin ndërmjet kontaktit fizik. Për shërbimet për të cilat nevojitet kontakti i drejtpërdrejtë me publikun institucionet duhet të pajisin personelin me mjete pune mbrojtëse me qëllim ruajtjen e shëndetit të tyre.

5-         Institucionet publike që ofrojnë shërbime pritjeje për publikun në sportel të marrin masa për të shfrytëzuar maksimalisht shërbimet online dhe platformën e-albania.

6-         Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimimësinë e shërbimti dhe të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin e publikut në sportele apo ambiente të tjera të brendshme.

7-         Detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zona me rrezikepidemiologjik të identifikuara të tilla prej Organizatës Botërore të Shëndetësise, të plotësojnë skedën e udhëtarit në pikat hyrëse kufitare dhe të vetëkarantinohen detyrimisht për një periudhë 14 ditore nga data e hyrjes në kufi.

MSHMS rekomandon qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksionit viral të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore.

Bazuar në rekomandimet e OBSH, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjenës dhe ndjekjen e këtyre rregullave: Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes. Larja e shpeshtë e duarve dhe dezifektimin e tyre, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre. Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra). Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami /letër ose rrobe kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve). Mosprekjen e fytyrës me duar.

Situata ndërkombëtare sipas ECDC-së është si më poshtë:

Në nivel global, janë raportuar në total 118 629 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe në total 4292 vdekje.
Azi: 98 375 raste të konfimuara- 3540 vdekje
Afrikë: 105 raste të konfirmuara- 1 vdekje
Amerikë: 1256 raste të konfirmuara- 31 vdekje
Oqeania: 117 raste të konfirmuara- 3 vdekje

The post Informacionet më të fundit për koronavirusin në Shqipëri: 241 të testuar, 15 të infektuar appeared first on 55 News.

]]>