Shqipëria Archives - 55 News https://55news.al/tag/shqiperia/ Sun, 27 Sep 2020 09:36:43 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Shqipëria Archives - 55 News https://55news.al/tag/shqiperia/ 32 32 “Të reflektojmë”, mesazhi i Metës: Shqipëria potenciale të jashtëzakonshme, t’i japim frymëmarrje turizmit https://55news.al/politike/te-reflektojme-mesazhi-i-metes-shqiperia-potenciale-te-jashtezakonshme-t-i-japim-frymemarrje-turizmit/ Sun, 27 Sep 2020 09:36:43 +0000 https://new.55news.al/?p=174729   Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Turizmit, kreu i shtetit Ilir Meta vjen me një mesazh të fortë për të gjithë shqiptarët. Përmes një postimi në ‘Facebook’ presidenti theksoi se Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, por më së shumti të keqshfrytëzuar, të pazhvilluar dhe të fjeturAi pohoi se është momenti për të […]

The post “Të reflektojmë”, mesazhi i Metës: Shqipëria potenciale të jashtëzakonshme, t’i japim frymëmarrje turizmit appeared first on 55 News.

]]>
 

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Turizmit, kreu i shtetit Ilir Meta vjen me një mesazh të fortë për të gjithë shqiptarët.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ presidenti theksoi se Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, por më së shumti të keqshfrytëzuar, të pazhvilluar dhe të fjetur
Ai pohoi se është momenti për të reflektuar mbi domosdoshmërinë për t’i dhënë frymëmarrje këtij sektori jetik për ekonominë, nëpërmjet një plani konkret, të qartë dhe efikas, që do të frenonte edhe shpopullimin e vendit.

MESAZHI I METËS
E bekuar me det e brigje, male, alpe dhe bukuri natyrore mahnitëse, me një popull mikpritës e me vlera të spikatura kulturore, Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, por më së shumti të keqshfrytëzuar, të pazhvilluar dhe të fjetur.
Një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë kombëtare e familjare, i goditur së fundmi dhe nga pasojat e rënda të COVID-19, meriton më shumë vëmendje për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave me pasuri natyrore të mrekullueshme dhe të gjithë Shqipërisë.
Turizmi nuk janë vetëm hotelet e luksit dhe resortet me 5 yje!
Turizëm në radhë të parë janë bujtinat mikpritëse familjare me gatime e prodhime bio në çdo stinë, që duhet të mbështeten nga shteti.

Turizëm është trashëgimia e çmuar kulturore, janë muzetë, kalatë e parqet arkeologjike që meritojnë të promovohen, si dhe sa duhet.
Turizëm janë brigjet, malet e lumenjtë përrallorë, e të gjitha pasuritë natyrore kombëtare, që në vend të gjenerojnë të ardhura për familjet shqiptare, keqshfrytëzohen nga koncensionarë.
Ndaj sot, në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit është momenti për të reflektuar mbi domosdoshmërinë për t’i dhënë frymëmarrje këtij sektori jetik për ekonominë, nëpërmjet një plani konkret, të qartë dhe efikas, që do të frenonte edhe shpopullimin e vendit, duke rikthyer shpresën për zhvillim të qëndrueshëm dhe të ardhme të sigurtë në këtë vend të bekuar nga Zoti.
Shqipëria nuk mund të ketë diell për disa!
Dielli do të ndriçojë për të gjithë shqiptarët! 🇦🇱

The post “Të reflektojmë”, mesazhi i Metës: Shqipëria potenciale të jashtëzakonshme, t’i japim frymëmarrje turizmit appeared first on 55 News.

]]>
Tritan Shehu:“Kryeministri” ka “rene”, Shqiperise i duhet nje Kryeminister! https://55news.al/politike/tritan-shehu-kryeministri-ka-rene-shqiperise-i-duhet-nje-kryeminister/ Wed, 15 Jul 2020 10:29:41 +0000 https://new.55news.al/?p=167987 Nga Tritan Shehu “Kryeministri” ka “rene”, Shqiperise i duhet nje Kryeminister!Realisht e funksionalisht Shqiperia ne keto momente te veshtira epidemiologjike e ekonomike eshte pa Kryeminister.Kemi mjeke e personel shendetesor, qe prej Klinikes infektive, Spitalit “Shefqet Ndroqi”, Qendrave Universitare e Spitalore, Kujdesit paresor etj, qe po punojne me devocion ne nje situate tejet te veshtire, duke […]

The post Tritan Shehu:“Kryeministri” ka “rene”, Shqiperise i duhet nje Kryeminister! appeared first on 55 News.

]]>
Nga Tritan Shehu

“Kryeministri” ka “rene”, Shqiperise i duhet nje Kryeminister!
Realisht e funksionalisht Shqiperia ne keto momente te veshtira epidemiologjike e ekonomike eshte pa Kryeminister.
Kemi mjeke e personel shendetesor, qe prej Klinikes infektive, Spitalit “Shefqet Ndroqi”, Qendrave Universitare e Spitalore, Kujdesit paresor etj, qe po punojne me devocion ne nje situate tejet te veshtire, duke rrezikuar edhe veten e tyre, por kemi dhe nje Shtet pa Qeveri.
Kemi nje “Qeveri” qe kur u kerkohet Strategjia paraqet nje material teorik te periudhes Mars-Maj te pa implementuar, qe sot kur gjendja eshte shume here me e rende se atehere, ajo ngel si “Strategjia e Deshtimit”.
Kemi nje “Kryeminister” sot me amnezi per fjalen Covid, kur me pare improvizonte e terrorizonte kudo me ate.
Kemi nje “Kryeminister” peng i modeleve Lindore, qe ne keto momente te veshtira kur duhej te bashkonte te gjitha kapacitetet e mundesite e vendit, shperthen “bombat” e konflikteve (edhe per te larguar vemendjen nga realiteti) si se fundmi me te ashtuquajturat “Ndryshime Kushtetuese”, a si beri pak me pare me Teatrin a Velipojen.
Ndersa ne na duhet sa me shpejt nje Kryeminister qe te komunikoje, te qetesoje, te organizoje, te bashkerendoje, te na afroje me BE e te kerkoje ndihmen e domosdoshme prej andej, etj, pra nje Kryeminister i vertete, si psh Conte ne Itali a Mitsotakis ne Greqi, qe i shikon gjithmone ne aksione racionale e te sukseshme, qe paraqiten edhe ne prokurori, ne nje komunikim njerrezor me publikun.
Ne keto kushte ne jemi pa “Kryeminister” e pa Qeveri, ne fakt edhe me keq se kaq.
Duhet nje zgjidhje urgjente, ndryshe….!!!

The post Tritan Shehu:“Kryeministri” ka “rene”, Shqiperise i duhet nje Kryeminister! appeared first on 55 News.

]]>
Covid-19:Një skenar për Shqipërinë https://55news.al/aktualitet/covid-19-nje-skenar-per-shqiperine/ Mon, 29 Jun 2020 09:27:32 +0000 https://new.55news.al/?p=166361   Nga Erion Dasho Përafrimet e vendeve të ndryshme për të luftuar COVID-in mund të përmblidhen në katër skenarë (dhe dhjetëra nën-skenarë). Si për fillim jave, po marr pak më tepër kohë dhe po sqaroj katër skenarët duke dhënë edhe mendimin tim se në cilin drejtim duhet të lëvizë Shqipëria.   SKENARI I PARË: CENTRALIZIM […]

The post Covid-19:Një skenar për Shqipërinë appeared first on 55 News.

]]>
 

Nga Erion Dasho

Përafrimet e vendeve të ndryshme për të luftuar COVID-in mund të përmblidhen në katër skenarë (dhe dhjetëra nën-skenarë). Si për fillim jave, po marr pak më tepër kohë dhe po sqaroj katër skenarët duke dhënë edhe mendimin tim se në cilin drejtim duhet të lëvizë Shqipëria.

 

SKENARI I PARË: CENTRALIZIM I PLOTË I PËRGJEGJËSIVE

 

Ky skenar i njohur si lockdown ose karantina përdoret kur epidemia del nga kontrolli, ose kur sistemet janë të papërgatitura për të përballuar epideminë. Sa më i madh problemi, aq më shumë zgjat karantina. Në këtë skenar shteti merr përsipër përgjegjësi jo vetëm lidhur me shëndetin, por edhe me ekonominë (subvencione për bizneset, financime për individët, etj.) Si rregull, ky skenar, nuk mund të zgjatë më shumë se pak javë. Zbatimi i këtij skenari zgjidh problemin e parandalimit të COVID por dëmton shëndetin, shëndetin mendor, jetën sociale dhe ekonominë. Në Shqipëri nisi të aplikohet në mars, por zgjatja e tij më shumë se dy muaj, sidomos në zonat e quajtura të kuqe ishte gabim. Gjithashtu, periudha e karantinës duhej të ishte shfrytëzuar më mirë për të ndërtuar një strategji të qartë dhe të zbatueshme pas-karantinë.

 

SKENARI I DYTË: DECENTRALIZIM I PLOTË I PËRGJEGJËSIVE

Ky njihet edhe si “skenari suedez”. Bazohet tek përgjegjësia individuale (qoftë e qytetarëve, qoftë e institucioneve) për të zbatuar masat parandaluese. Që të funksionojë kërkon qytetarë bashkëpunes, që besojnë autoritetet dhe janë të bindur ndaj rregullave. Nga ana institucionale kërkon kulturë autonomie dhe institucione të afta teknikisht dhe të pavarura financiarisht. Kërkon edhe kuadër mbikqyrës dhe institucione të afta të kontrollojnë zbatimin e masave nga institucionet dhe individët. Ky skenar mund të mbështetet me aplikacione gjurmuese, por përdorimi i tyre ka ngritur shqetësim lidhur me abuzimin me të drejtat e njeriut dhe respektimin e jetës private (privacy). Skenari pati rezultate mikse në Suedi (nga ku mori edhe emrin) dhe është duke u zbatuar në Shqipëri që nga fundi i muajit maj. Në Suedi, shtëpitë e kujdesit për të moshuarit dështuan në masat e tyre parandaluese dhe pati vdekje tepër të larta midis rezidentëve të tyre. Lidhur me aspektet e tjera, funksionoi relativisht mirë. Për arsye të kuptueshme, ky skenar në Shqipëri nuk mund të funksionojë.

SKENARI I TRETË: BALANCIM I PËRGJEGJËSIVE

Ky është skenari që përdorin pjesa më e madhe e vendeve të Europës. Në këtë skenar shteti, bizneset dhe individi ndajnë përgjegjësitë. Shteti kujdeset për parandalimin e përhapjes së COVID në institucione publike (spitale, azile, shkolla dhe administratë), si dhe nxjerr rregullore dhe monitoron me rreptësi zbatimin nga bizneset prodhuese, bizneset e shërbimeve, etj. Qytetari ka përgjegjësitë e veta, por që janë minimale dhe kufizohen p.sh. tek distancimi, evitimi i grumbullimeve, mbajtja e maskave në vende të mbyllura dhe kaq. Një nga pikat më të rëndësishme të këtij skenari është riorientimi i shërbimeve mjeksore. Spitalet duhet të jenë super të sigurta për të parandaluar transmetimin e infeksionit në kushte nozokomiale, për të mbrojtur grupet në risk si dhe të jenë gjithmonë gati për të përballuar çdo fluks të mundshëm pacientësh. Protokollet parandaluese dhe trajtuese duhet të jenë prezent në çdo nivel të sistemit shëndetësor. Pajisjet mbrojtëse personale, aparaturat dhe furnizimi me medikamente duhet të jetë i sinkronizuar në mënyrë perfekte. Sistemi i shëndetit publik duhet të ngrejë një sistem efektiv testimi kryesisht për efekt të gjurmimit (ky skenar kërkon një numër të lartë testesh, por më pak se ai pasardhës).

SKENARI I KATËRT: SKENARI ALTERNATIV

Ky skenar i quajtur tërhiq e lësho (i ngjashëm me teknikën që përdoret në peshkim) është duhe u zbatuar në disa shtete të SHBA-ve, në Kinë, në disa vende të tjera aziatike, etj. Në këtë skenar alternohet modeli i karantinës me modelin suedez (skenari i parë dhe i dytë). Sapo shihet se situata në një qytet, zonë apo rajon del nga kontrolli, aplikohen menjëherë masat e karantinës në përputhje me rrezikshmërinë e problemit të evidentuar. Sa më i madh problemi dhe sa më shumë njerëz prek, aq më të forta masat e karantinës dhe aq më shumë zgjatin ato. Përveç spitaleve të sigurta, zbatimi i këtij skenari kërkon testim masiv dhe jo thjesht testim me karakter gjurmues. Në se kapacitetet testuese janë të mangëta, ato mund të kompensohen me një sistem survejance dixhitale. Singapori e zbaton këtë skenar duke aplikuar edhe izolimin e personave të diagnostikuar. Disa vende afrikane janë munduar ta zbatojnë këtë skenar, por rezultatet nuk duken inkurajuese. Parakushtet më të rëndësishme për të zbatuar këtë skenar janë një sistem i konsoliduar i survejancës epidemiologjike dhe kapacitete të forta testuese.

PËRFUNDIM

Për arsye të kuptueshme, autoritetet shqiptare duhet të zgjedhin midis skenarit të tretë dhe të katërt, duke braktisur skenarin e dytë i cili nuk mund të zbatohet në Shqipëri. Sigurisht, shtjellimi i mëtjeshëm i skenarëve kërkon angazhim ekipesh, diskutim të planeve implementuese, kostim, etj., por dakortësia mbi skenarin që do të ndiqet është momenti kulmor dhe mund të përbëjë pikën e kthesës së epidemisë në Shqipëri.

The post Covid-19:Një skenar për Shqipërinë appeared first on 55 News.

]]>
PE, Isabel Santos:Reforma në gjyqësor është ngadalësuar.Zimniok Berngard:Shqipëria vendi më i korruptuar https://55news.al/politike/pe-isabel-santos-reforma-ne-gjyqesor-eshte-ngadalesuar-zimniok-berngard-shqiperia-vendi-me-i-korruptuar/ Tue, 23 Jun 2020 08:03:46 +0000 https://new.55news.al/?p=165718 Në komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian po zhvillohet një seancë e posaçme dëgjimore për situatën në Shqipëri, ku spikatën qëndrimet kritike ndaj qeverisë shqiptare dhe kërkesa e përsëritur për plotësimin e 15 kushteve për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Raportuesja për Shqipërinë, Isabel Santos në fjalën saj theksoi nevojën […]

The post PE, Isabel Santos:Reforma në gjyqësor është ngadalësuar.Zimniok Berngard:Shqipëria vendi më i korruptuar appeared first on 55 News.

]]>
Në komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian po zhvillohet një seancë e posaçme dëgjimore për situatën në Shqipëri, ku spikatën qëndrimet kritike ndaj qeverisë shqiptare dhe kërkesa e përsëritur për plotësimin e 15 kushteve për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Raportuesja për Shqipërinë, Isabel Santos në fjalën saj theksoi nevojën për vazhdimin e reformave që janë ngadalësuar si pasojë e pandemisë së Covid 19. Reforma në gjyqësor është ngadalësuar për shkak të Covid 19.

“Ne kemi folur për zbatimin e masave, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe të gjitha këto përpjekje duhet te rinisin me ritmin qe kishin përpara pandemisë. Dua të theksoj rëndësinë e rolit të delegacionit të Bashkimit evropian dhe të Ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë në promovimin e dialogut”,- tha ajo.
Ndërsa Eurodeputeti, Zimniok Berngard deklaroi se: “Shqipëria është cilësuar si vendi më i korruptuar dhe me krim të organizuar të lartë”. Nisur nga kjo, ai u shpreh se: “Nuk jam i bindur se Shqipëria do t’i implementojë reformat e nevojshme për hapjen e negociatave”

The post PE, Isabel Santos:Reforma në gjyqësor është ngadalësuar.Zimniok Berngard:Shqipëria vendi më i korruptuar appeared first on 55 News.

]]>
Shqipëria në listën e ‘vendeve të sigurta’, por trajtohet si shtetet ku ka luftë dhe kriza humanitare https://55news.al/politike/shqiperia-ne-listen-e-vendeve-te-sigurta-por-trajtohet-si-shtetet-ku-ka-lufte-dhe-kriza-humanitare/ Tue, 28 Apr 2020 11:19:05 +0000 https://new.55news.al/?p=158229 Edhe pse klasifikohet si një ‘vend i sigurt origjine’, një pjesë jo e parëndësishme e shqiptarëve azil-kërkues shqiptarë po e marrin statusin e refugjatit. Të dhënat më të fundit të zyrës europiane të statistikave tregojnë se Shqipëria vijon të jetë në listën e 20 vendeve më të mëdha përfituese, të azilit në Bashkimin Europiane. Ajo […]

The post Shqipëria në listën e ‘vendeve të sigurta’, por trajtohet si shtetet ku ka luftë dhe kriza humanitare appeared first on 55 News.

]]>
Edhe pse klasifikohet si një ‘vend i sigurt origjine’, një pjesë jo e parëndësishme e shqiptarëve azil-kërkues shqiptarë po e marrin statusin e refugjatit. Të dhënat më të fundit të zyrës europiane të statistikave tregojnë se Shqipëria vijon të jetë në listën e 20 vendeve më të mëdha përfituese, të azilit në Bashkimin Europiane.

Ajo e 19-ta, me një normë pranimi në 6% dhe është krah vendeve të cilat janë ose në konflikte të ashpra ushtarake, ose në kriza të rënda humanitare, siç është rasti i Venezuelës, ose vende të cilat kanë probleme të theksuara me nivelin e demokracisë. Kështu, këto të dhëna tregojnë se 6% e shqiptarëve që bëjnë kërkesë për azil, kërkesë i`u miratohet, dhe ju jepet statusi refugjat.

Ky status i jepet njerëzve, kur jeta e tyre cilësohet në rrezik në vendin e origjinës, dhe këtu vlejnë edhe arsyet ekonomike. Në listën e vendeve strehuese, shqiptarët rezultojnë të jenë të 3-tët në Irlandë, me rreth 110 përgjigje pozitive, ose 7% të totalit të të huajve të pranuar. Gjatë të gjithë vitit 2019, 27 vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë 295 mijë përgjigje pozitive.

Në vitin 2019, Bashkimi Evropian prej 27 Shteteve Anëtare (BE) iu dha statusin e mbrojtjes 295 800 azilkërkuesve. Krahasuar me vitin 2018 (316 200), numri i përgjithshëm i personave që iu dha statusi i mbrojtjes ishte 6% më i lartë. Për më tepër, BE pranoi 21 200 refugjatë të shpërndarë në vitin 2019. Ky informacion jepet nga Eurostat, zyra e statistikave të Bashkimit Evropian.

Numri i përgjithshëm i azilkërkuesve të pajisur me mbrojtje në EU në 2019 përbëhej nga 141 100 dhënie të statusit të refugjatit (48% e të gjitha vendimeve pozitive), 82 100 grande mbrojtje ndihmëse (28%) dhe 72 700 grande mbrojtje humanitare (25%) .

Grupi më i madh i përfituesve të statusit të mbrojtjes në BE në vitin 2019 mbetën sirianët (78 600 ose 27% e numrit të përgjithshëm të personave që kishin statusin e mbrojtjes në BE), pasuar nga Afganët (40 000 ose 14%) dhe Venezuelasit (37 500 ose 13%). Numri i Venezuelasve u rrit me gati 40 herë në 2019 në krahasim me 2018, kur pothuajse 1 000 Venezuelës iu dha statusi i mbrojtjes në BE.

Në mesin e Sirianëve që iu dha statusi i mbrojtjes në BE, 71% u regjistruan në Gjermani (56 100). Për afganët pjesa më e lartë 41% u regjistrua edhe në Gjermani (16 200). Pothuajse të gjitha grandet e statusit të mbrojtjes për Venezuelasit u regjistruan në Spanjë (35 300), 94% e totalit të BE-së.

The post Shqipëria në listën e ‘vendeve të sigurta’, por trajtohet si shtetet ku ka luftë dhe kriza humanitare appeared first on 55 News.

]]>
Shqipëria pa ‘imunitet demokratik’ përballë rrezikut të katërfishtë…! https://55news.al/politike/shqiperia-pa-imunitet-demokratik-perballe-rrezikut-te-katerfishte/ Mon, 20 Apr 2020 12:11:20 +0000 https://new.55news.al/?p=156927 Nga Kastriot Islami    Në pothuajse të gjithë vendet demokratike, ku Shqipëria bën pjesë formalisht në formën e një ‘demokracie hibride’ mes diktaturës e demokracisë, është vendosur gjendja e emergjencës (në Shqipëri është vendosur çuditërisht edhe gjendja e shtetrrethimit së bashku me masa drastike ekstreme të shoqëruara me veprime policore) me nevojën e menaxhimit të pandemisë […]

The post Shqipëria pa ‘imunitet demokratik’ përballë rrezikut të katërfishtë…! appeared first on 55 News.

]]>
Nga Kastriot Islami 
 

Në pothuajse të gjithë vendet demokratike, ku Shqipëria bën pjesë formalisht në formën e një ‘demokracie hibride’ mes diktaturës e demokracisë, është vendosur gjendja e emergjencës (në Shqipëri është vendosur çuditërisht edhe gjendja e shtetrrethimit së bashku me masa drastike ekstreme të shoqëruara me veprime policore) me nevojën e menaxhimit të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19. Kjo ka bërë që të gjithë këto vende të gjenden brenda një hapësirë të rrethuar nga 4 rreziqe:

Rreziku i parë, i madh, i ndjerë i fortë në momentet e fillimit ishte rezultat i pasojave vdekjeprurëse të virusit COVID-19, që deri më sot ka shkaktuar mbi 160 mijë të vdekur (e ndoshta edhe më shumë) dhe rreth 2,5 milion të infektuar. Kjo traumë me vdekje të përditshme, e padëgjuar më parë, por aktualisht e hiperbolizuar nga media globale, ka shkaktuar gjurmë të thella në mendjen e njerëzimit, që duket se do të mbeten edhe për shumë kohë. Në këtë aspekt Shqipëria është ndoshta vendi më i rrezikuar po të kemi parasysh se është i fundit në Europë për sa i përket numrit të mjekëve dhe të shtretërve për 1 mijë banorë. Por më tepër për shkak të një menaxhimi diletant e aprofesional, sekret, antiligjor e policor që Rama po i bën emergjencës së krijuar nga COVID.

Rreziku i dytë që po rritet gradualisht është ai që lidhet me frikën nga kolapsi eventual ekonomik. Shumë vende të varfra, të detyruara të qëndrojnë për më shumë se 6-8 javë në izolim dhe ekonomi të paralizuar, ku bën pjesë edhe Shqipëria, ndjehen të pasigurta nga rreziku i rrënimit ekonomik e social. Shumë shtresa të popullsisë dhe një numër shumë i madh familjesh ndjehen të rrezikuara se mund të shkasin në gjendjen e pamjaftueshmërisë ushqimore, e deri edhe të urisë. Kurse disa vende të tjera më të zhvilluara, ndjehen të rrezikuara nga një recension ekonomik, pasojat e të cilit për periudhën afatshkurtër e afatmesme, vlerësohen të konsiderueshme për shëndetin e bizneseve, buxhetin e familjeve dhe buxhetin e shtetit, si dhe për mirëqenien e qytetarëve. Dhe kjo gjendje, duke rritur papunësinë mund të pasohej e shoqërohej me turbullira sociale, ndoshta deri të pakontrollueshme. Shqipëria, vendi më i varfër e më i korruptuar në Europë është i rrezikuar më shumë se çdo vend tjetër edhe për shkak se qeveria e saj jo vetëm nuk mendon për t’i ofruar ndihmën e nevojshme e të mundshme qytetarëve të saj, por edhe këto ditë vazhdon të vjedhë përmes tenderave, madje edhe për maskat e pajisjet për mbrojtjen e personelit mjekësor që po punon heroikisht në kushte të paimagjinueshme.

 
 

Rreziku i tretë, në pamje të parë më i kamufluar se të tjerët, por shumë i rrezikshëm e ndoshta më i rrezikshmi për vendet demokratike, vlerësohet degradimi eventual i demokracisë e pluralizmit, dëmtimi i rëndë i shtetit ligjor dhe shkatërrimi i shtetit social, për shkak të paaftësisë së menaxhimit të epidemisë, por më shumë prej tentativave për të keqpërdorur epideminë dhe frikën e qytetarëve nga mungesa e sigurisë për jetën për të dalë si shpëtimtarë të jetës së qytetarëve, për të forcuar pushtetin e tyre, për të dobësuar apo rrudhur opozitën e eliminuar kundërshtarët e tyre, dhe dëmtuar rëndë shtetin ligjor e dhunuar të drejtat themelore të njeriut. Edi Rama është drejtuesi që po tenton ta keqpërdorë këtë pandemi për të forcuar pushtetin personal duke vazhduar të dëmtojë themelet e demokracisë e të shkatërrojë pluralizmin.

Dhe së katërti, rreziku i një konflikti/kaosi global për shkak tentativave eventuale për vendosjen e një rendi të ri global. Të ekspozuar përballë këtij rreziku ndodhen indirekt të gjithë vendet e vogla, por mbi të gjitha ato vende të vogla me demokraci hibride, lidershipi i të cilave me sjelljet populiste, nacionaliste e autoritare po tenton të përdorë edhe këtë pandemi për të forcuar pushtetin e tij duke dëmtuar shumë rëndë shtyllat e demokracisë e të pluralizmit. Shqipëria është njëra prej tyre e ndoshta më e rrezikuara në Europë. Ndërkohë që vendet e mëdha demokratike, të angazhuara me problemet e tyre të brendshme, duket nuk do të kenë mundësi të shmangin rrëshqitjen e vendeve të tilla si Shqipëria në autoritarizëm, populizëm e nacionalizëm. Rama prej kohësh përgatitet për një partneritet të ri dhe në kushtet e pandemisë po tenton të krijojë aleanca të reja në funksion të forcimit dhe sigurimit të mbretërimit të tij personal… natyrisht duke i bërë hesapet pa hanxhinë apo duke keqllogaritur reagimin mbarëpopullor, që i ndodhur në limitet e nënshtrimit e të nëpërkëmbjes së dinjitetit njerëzor, është gati të shpërthejë… me shpresë jo në mënyrë të pakontrollueshme.

Për më tepër, Shqipëria gjendet brenda kësaj hapësire me themelet e demokracisë të dëmtuara rëndë. Gjykata Kushtetuese e Gjykata e Lartë nuk ekzistojnë, ndërkohë që gjyqësori është pothuajse tërësisht i varur nga Rama. Media është në një masë të madhe nën kontrollin e Ramës. Një pjesë e konsiderueshme e biznesit të madh është kthyer pothuajse në pjesë të regjimit të oligarkisë. Rama po ashtu kontrollon shoqërinë civile që gjendet në gjendje letargjie, për të mos thënë vdekjeje klinike. Vota blihet me paratë e korrupsionit e të trafiqeve, kurse votuesit kërcënohen nga kriminelët e mafia që janë prezent në kuvend, qeveri, pushtetin vendor dhe administratën publike. Qytetarët janë pa shpresë dhe të vetmen zgjidhje përpiqen ta gjejnë individualisht duke emigruar.

Këto janë arsyet përse Shqipëria është në këto rrethana një nga vendet më të rrezikuara. Thënë ndryshe, Shqipëria është një nga vendet më të rrezikuara sepse Rama duke shkatërruar themelet e demokracisë, ka shkatërruar të gjithë mekanizmat mbrojtës e ka vendosur vendin përballë këtyre rreziqeve pa ‘imunitet demokratik’…

The post Shqipëria pa ‘imunitet demokratik’ përballë rrezikut të katërfishtë…! appeared first on 55 News.

]]>
Zbulohet dokumenti/ Shqipëria i kërkon ndihmë NATO-s: Duam1.5 milionë maska dhe 800 ventilatorë! https://55news.al/politike/zbulohet-dokumenti-shqiperia-i-kerkon-ndihme-nato-s-duam1-5-milione-maska-dhe-800-ventilatore/ Tue, 07 Apr 2020 12:30:27 +0000 https://new.55news.al/?p=154766 Shqiperia i ka kërkuar ndihmë NATO-s më konkretisht Qendrës Euroatlantike të Koordinimit të Përgjigjes ndaj Fatkeqësive e NATO (EADRCC)përmes një shkrese që mban datën 27 mars 2020.Kerkesa permban listen e plote per për pajisje mjekësore nga maskat e deri tek ventilatorët. “Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit në stafin shëndetësor, stafit në vijën […]

The post Zbulohet dokumenti/ Shqipëria i kërkon ndihmë NATO-s: Duam1.5 milionë maska dhe 800 ventilatorë! appeared first on 55 News.

]]>
Shqiperia i ka kërkuar ndihmë NATO-s më konkretisht Qendrës Euroatlantike të Koordinimit të Përgjigjes ndaj Fatkeqësive e NATO (EADRCC)përmes një shkrese që mban datën 27 mars 2020.
Kerkesa permban listen e plote per për pajisje mjekësore nga maskat e deri tek ventilatorët.

“Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit në stafin shëndetësor, stafit në vijën e parë dhe qytetarëve, iu kërkojmë partnerëve tanë ndërkombëtarë t’i japin ndihmë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në përgjigjen ndaj pandemisë globale”, thuhet në dokumentin e siguruar nga BalkanWeb.

Ne dokument shkruhet gjithashtu se kapacitetet e vendit konsistojne ne 2 spitale te dedikuar Covid per te trajtuar pacientet e prekur nga virusi dhe 480 shtreter. Dokumenti i dates 27 mars permend edhe faktin se pritet shtim i rasteve me COVID 19 ne javet ne vijim.

Kjo kërkesë e paklasifikuar është duke u shqyrtuar nuk dihet nese do të ketë një përgjigje për shtetin shqiptar nga NATO edhe pse kane kaluar 12 dite nga dergimi i kerkeses

Lista e pajisjeve të kërkuara per bluzat e bardha dhe spitalet përfshin:

2 mijë kaska mbrojtëse CPAP

2 mije kaska mbrojtëse NIV

200 njësi monitorimi kontrolli

1 mijë Matës të rrjedhës së oksigjenit

300 mijë Doreza nitrile 230 mm

 

200 mijë veshje mbrojtëse për mjekët

1 milion maska kirurgjikale

500 mijë maska FFP3

500 monitorë me shumë parametra

500 pompa shiringe

300 ventilatorë për kujdes intensiv (me kompresorë ajri)

500 ventilatorë për kujdes nën-intensiv (me baze turbine)

500 shtretër me dyshekë

500 pajisje për shtretërit

500 dollapë për veshjet

Më herët edhe vende te tjera anetare te NATO-s kanë kërkuar ndihmën e aleances për të përballuar pandeminë.

The post Zbulohet dokumenti/ Shqipëria i kërkon ndihmë NATO-s: Duam1.5 milionë maska dhe 800 ventilatorë! appeared first on 55 News.

]]>
Ballkan/ Shqipëria mbetet vendi me numrin më të lartë të vdekjeve https://55news.al/politike/ballkan-shqiperia-mbetet-vendi-me-numrin-me-te-larte-te-vdekjeve/ Fri, 03 Apr 2020 13:43:37 +0000 https://new.55news.al/?p=153987 Nga Kastriot Islami Shqipëria ndonëse ka marrë masat më drastike në rajon e botë, madje deri në prekje të rëndë të të drejtave themelore të njeriut dhe pa respektuar shtetin ligjor, mban rekordin për numrin e lartë të vdekjeve, më të lartin në rajonin e Ballkanit. Nga opinionet e të gjithë ekspertëve, e vetmja statistikë afër […]

The post Ballkan/ Shqipëria mbetet vendi me numrin më të lartë të vdekjeve appeared first on 55 News.

]]>
Nga Kastriot Islami
 
Shqipëria ndonëse ka marrë masat më drastike në rajon e botë, madje deri në prekje të rëndë të të drejtave themelore të njeriut dhe pa respektuar shtetin ligjor, mban rekordin për numrin e lartë të vdekjeve, më të lartin në rajonin e Ballkanit. Nga opinionet e të gjithë ekspertëve, e vetmja statistikë afër realitetit është vetëm numri i vdekjeve, ndonëse edhe kjo shifër nuk ka asnjë çudi të jetë zvogëluar.  
 
Nëse do t’i referoheshim numrit të vdekjeve nga COVID-19, të raportuar nga autoritetet zyrtare shqiptare, sot në datën 3 prill 2020, për 1 milion banorë, Shqipëria mban rekordin në Ballkan me 6 viktima për 1 milion banorë (kjo shifër me shumë gjasa mund të jetë edhe më e lartë sepse është llogaritur me shifrën e popullsisë së rregjistruar prej 2877779 banorë, që me shumë gjasa do të jetë më e ulët, por edhe për vetë shifrën e 16 viktimave ka shumë dyshime). Edhe shifra e vdekjeve për 100 të infektuar në Shqipëri është më e larta në Ballkan, ajo është 5,3 viktima për 100 të infektuar. Këto dy shifra zbulojnë një arsye të fortë: Sistemi shëndetësor në Shqipëri, edhe me një numër kaq të vogël të infektuarish është në agoni. Ndërkohë që mjekët janë heronj të vërtetë, kushtet në të cilat ato punojnë dhe vecanërisht kanë vepruar në rrethanat e COVID-19, duken se janë skandaloze. Numri i punonjësve shëndetësor për 1000 banorë është më i ulëti në rajon. Shumë punonjës shëndetësorë janë larguar nga vendi kohët e fundit për shkak të kushteve mizerabël të trajtimit të tyre dhe pasigurisë. Mungojnë maskat dhe mjetet e tjera të mbrojtjes duke i ekspozuar këtë punonjës ndaj infektimit me COVID-19. Numri i aspiratorëve për frymë është më i ulëti në rajon, për të mos thënë është jo ekzistent. Numri i kiteve per teste është më i ulëti dhe për më tepër mbahet sekret. Thënë ndryshe, jemi në “situatë lufte” ku asnjë “ushtarët e vijës” së parë nuk ka as pushkë me gjalmë…Kjo është ushtria e Edi Ramnës që ka shpallur luftën dhe pa marrë asnje masë e kanë ushtrinë në ditën e saj më të zezë përballë “armikut”…
 
Dhe që ajo bën mu e mbrohet me kokëfortësi nga menaxheri mashtrues është numri shumë i ulët i testeve, më i ulëti jo vetëm në Europë, por ndoshta edhe në botë. Shqipëria ka bërë gjithsej deri më sot vetëm 2031 teste ose 71 teste për 10 mijë banorë. Ndërkohë që Koreja e Jugut ka bërë mbi 400 mijë teste për një popullsi prej 50 milion banorë ose 800 teste për 10 mijë banorë\. Ndërkohë që Franca, Gjermania, Italia, e shumë vende të tjera, edhe në respekt të rekomanidmeve ndërkombëtare, po kalojnë në regjimin e testimit masiv të popullsisë. Për shembull Franca në javën e dytë te prilit do të kryejë 100 mijë teste në javë ndërkohë që Shqipëria ka kryer vetëm në një javë ka bërë vetëm 800 teste??!!! Nga të gjithë ekspertët e epidemiologjisë deklarohet ndër të tjera se 1) nuk mund të ketë menaxhim apo strategji të sukseshme në rastin e pandemisë pa bërë teste që të japin një informacion të besueshëm për nivelin e prekjes nga virusi; ii) në mënyrë indirekte numri I lartë i testeve ndihmon në uljen e vdekshmërisë.
 
Ja përse Edi Rama ngul këmbë me kokëfortësi në mos kryerjen e testeve dhe mbajtjen e tyre sekret nga publiku…
 
Mesa duket ai ka synuar që nga fillimi i kësaj krize të mbajë nën kontroll të gjithë statistikat sepse vetëm kështu do të mund t’i manipulonte e paraqiste ato sipas qejfit…Sepse vetëm kështu menaxhimi s’do të mund të ishte rezultat i mendimit profesional, për rrjedhojë as strategjia, as masat drastike dhe as veprimet e përditshme nuk do të ishin rezultat i mendimit të ekspertëve dhe profesionistëve, por thjesht rezultat i halucinacioneve e menaxhimit karakterial  të një individi që për shkak të kompleksit të inferioritetit mban sekret gjithcka, thjesht e vetëm për interesin e pushtetit të tij personal. Sepse mendon së në këtë mënyrë do të mashtrojë qytetarët se ai ishte menaxheri hero dhe i suksesshëm e kësaj pandemie???!! Dhe në mbështetje të kësaj qasjeje ka një shpurë klienteliste të përzgjedhur e të ndrydhur prej tij që i mbron të gjithë brockullat e tij dhe i hidhet në fyt cdo kundërshtari që thotë të vërtetën madje duke e kërcënuar se po përhap panik…

Image

 

The post Ballkan/ Shqipëria mbetet vendi me numrin më të lartë të vdekjeve appeared first on 55 News.

]]>
Ja skenarët shqiptarë të koronavirusit https://55news.al/aktualitet/ja-skenaret-shqiptare-te-koronavirusit/ Sun, 22 Mar 2020 08:25:22 +0000 https://new.55news.al/?p=151457 Epidemiologu Alban Ylli, i cili ka drejtuar funksione të rëndësishme në Institutin e Shëndetit Publik, ka zhvilluar disa skenarë në lidhje me kurbën e epidemisë Covid-19 në Shqipëri. Në rastin më të keq preket 60% e popullsisë, por me masat shtrënguese, intensiteti ulet. Pa masa pika kulmore është në muajin maj, por me masa mbrojtëse […]

The post Ja skenarët shqiptarë të koronavirusit appeared first on 55 News.

]]>
Epidemiologu Alban Ylli, i cili ka drejtuar funksione të rëndësishme në Institutin e Shëndetit Publik, ka zhvilluar disa skenarë në lidhje me kurbën e epidemisë Covid-19 në Shqipëri. Në rastin më të keq preket 60% e popullsisë, por me masat shtrënguese, intensiteti ulet. Pa masa pika kulmore është në muajin maj, por me masa mbrojtëse zhvendoset në prill. Zonat rurale, më pak të rrezikuara, dhe periudha e verës jep shpresë. Modelet sugjerojnë së për një përhapje prej 2.5 duhen gjurmuar 70% e kontakteve për të qenë efektive në kontrollin e përhapjes së infeksionit

MONITOR

Gjatë dy javëve, kur u zbuluan dy pacientët e parë të Covid-19, numri i të prekurve ka shkuar në 76 dhe se janë prekur 7 bashki në të gjithë vendin, ku vatrat kryesore janë Tirana dhe Fieri. Personi i parë i identifikuar me COVID-19 ka hyrë në Shqipëri më datën 24 shkurt dhe tashmë kur kanë kaluar 27 ditë nga rasti pacienti zero, epidemiologët kanë përgatitur skenarët e ecurisë së epidemisë bazuar në karakteristikat që ka shfaqur virusi dhe studimet kineze.

Epidemiologu Alban Ylli, i cili ka drejtuar funksione të rëndësishme në Institutin e Shëndetit Publik, ka bërë një parashikim në lidhje me kurbën e epidemisë në vend. Ylli thotë se, është e vështirë të bëhen projeksione të sakta lidhur me përmasat dhe kohëzgjatjen e epidemisë së Covid-19 në Shqipëri, sepse ka shumë elemente të panjohura që mund të ndërhyjnë në të ardhmen.

Bazuar në disa principe epidemiologjike, në modelet e mëparshme të sjelljes së pandemive nga viruse të rinj respiratorë (p.sh. gripi pandemik i vitit 2009 apo SARS), si dhe përvojën e deritanishme në vendet me qarkullim intensiv të virusit Covid-19, Ylli thotë se, mund të jepet një skenar epidemiologjik orientues. Në skenarin më të keq preket 60% e popullsisë në vend dhe piku do të ishte në muajin maj. Por me masat shtrënguese që ka marrë qeveria, të cilat në rast se respektohen, epidemia do të jetë shumë e butë, kulmi i epidemisë do të jetë në prill.

Skenari pesimist, pa asnjë masë mbrojtëse, 60% e popullsisë preket

Ylli shpjegon se proporcioni i popullatës që ka gjasë të preket (pjesa nën kurbën epidemike) ndikohet në radhë të parë nga fakti se nuk ekziston një mbrojtje imunitare natyrale paraprake kundrejt virusit. Një rol të rëndësishëm ka edhe faktori i riprodhimit (R0), që shpreh numrin mesatar të rasteve dytësore të infektuara nga një rast primar (gjithmonë në kushtet kur popullata është e pambrojtur nga infeksioni).

Proporcioni i popullatës që do të preket shprehet me formulën 1-1/R0. Në rastin e Covid-19, në fazat e hareshme të epidemisë në Kinë, R0 raportohet të jetë rreth 2.5, që do të thotë se një person i infektuar e transmeton tek më shumë se 2-3 persona. Kjo është më e lartë se sa R0 e përdorur në modelet e epidemisë së gripit të ri pandemik AH5N1 në 2019 (1.4-2). Bazuar në këto parametra mund të përllogaritet proporcioni teorik i popullatës që mund të preket është 1- 1/2.5 = 60%.

Eksperti i epidemiologjisë shprehet se ky do të ishte skenari më i keq në kushtet teorike të një popullate në “lëvizje brovniane” dhe kur mungojnë krejtësisht masat parandaluese.
Sipas këtij skenari, prekja e popullatës do të ndodhë sipas modelit të një kurbe, e cila vjen duke u rritur, derisa R0 fillon të zvogëlohet si pasojë e zvogëlimit të popullatës së pambrojtur, ndërkohë që gjithnjë e më shumë individë e kalojnë sëmundjen, fitojnë imunitet prej saj dhe pengojnë qarkullimin e virusit. Krijimi i ‘imunitetit të tufës’ përfundimisht e ndalon përhapjen e infeksionit.

Modeli i kurbës epidemike, kur arrin kulmi dhe nis rënia

Ylli thotë se një epidemi nga një infeksion respirator ka një parametër tjetër të rëndësishëm për t’u përfshirë në përllogaritjet e modelimit të kurbës epidemike. Kjo është koha e dyfishimit të numrit të rasteve të reja dhe lidhet me kohën mesatare për kalimin e virusit nga një person i infektuar te një person tjetër.

Të dhënat nga epidemia në Kinë tregojnë se koha e dyfishimit të Covid 19 në fazat fillestare ishte 4-5 ditë. Kjo është një kohë pak më e gjatë krahasuar me gripin. Ndërkohë, të dhënat më të fundit nga epidemia e Covid-19 në Itali dëshmojnë se me përparimin e epidemisë vërehet një përshpejtim i kohës së dyfishimit në rreth 2.5 ditë (pra dyfishim i rasteve të reja çdo 2 ditë e gjysmë).

Një model i ngjashëm i rritjes së kurbës epidemike vërehet edhe në Francë, Gjermani apo Britaninë e Madhe (si shumë vende të tjera në Europën Perëndimore dhe Amerikë), megjithëse nisur nga një pikënisje e mëvonshme.

Në këtë fazë, kurba epidemike përkon me një model matematik eksponencial, i cili do të vijojë deri në arritjen e pikut të epidemisë, pas të cilit do të fillojë pakësimi gradual i numrit të rasteve të reja të identifikuara çdo ditë. Pikërisht edhe faktori riprodhues në faza të mëvonshme të epidemisë zvogëlohet derisa arrin në 1 dhe më pak se 1. Në këtë moment, epidemia e ka kaluar pikun e saj.

Masat, si e ndikojnë frenimin e përhapjes

Eksperti Alban Ylli thotë se masat e marra lidhur me distancimin social parashikohet të kenë efekt të rëndësishëm në uljen e përhapjes dhe zgjatjen e kohës për arritjen e pikut të epidemisë. Përvoja nga Kina dëshmon se masat e kontrollit të epidemisë janë efikase në uljen e numrit mesatar të personave të prekur nga infeksioni dhe në zgjatjen e kohës së dyfishimit të rasteve të reja.

Zbutja e kurbës së epidemisë dhe shtrirja e saj në kohë do të ishte me rëndësi thelbësore, sidomos për të zbutur barrën e menjëhershme që krijohet për kujdesin shëndetësor. Megjithatë, duhet pasur parasysh se ato masa duhet të jenë shumë të forta dhe të qëndrueshme për të ulur me shpejtësi një përhapje nga 2.5 nën 1.

Ylli thotë se, nuk kemi informacion të plotë mbi rolin e fëmijëve në transmetimin e Covid-2019. Në rastin e gripit fëmijët luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e infeksionit. Informacioni nga përvoja kineze është i pjesshëm por gjithsesi nënvizon faktin se fëmijët mund të preken.

Përgjithësisht, infeksioni shoqërohet vetëm me shfaqje të lehtë klinike të sëmundjes ose pa shfaqje. Për këtë arsye mund të parashikohet një efekt në frenimin e epidemisë nga mbyllja e shkollave, por ky efekt do të jetë më i ulët sesa do të ishte në rastin e gripit pandemik dhe gjithsesi më i ulët se efekti i masave të tjera (në rastin e pandemisë së gripit AH1N1 përllogaritej një nivel ataku prej rreth 25% tek fëmijët deri në 15 vjeç).

Zonat rurale, më pak të ekspozuara

Zonat më të thella dhe popullatat më të izoluara nuk ekspozohen ndaj infeksionit njësoj si popullatat urbane me kontakte të ngushta sociale. Është e natyrshme që në një popullatë përgjithësisht urbane si Lombardia, të ketë një qarkullim më intensiv dhe kurbë më të shprehur epidemike se në Shqipëri.

Stina e verës jep shpresë

Sezonaliteti është një faktor i rëndësishëm për t’u llogaritur në modelin e epidemisë nga infeksionet respiratore; stina e verës sjell edhe uljen e qarkullimit të virusit të gripit apo dhe viruseve të tjera respiratore. Megjithatë, Ylli thotë se, ende nuk dihet sjellja e Covid-19 në këtë drejtim. Një R0 2.5 është tepër e lartë për t’u ulur në 1 siç ndodh me gripin, i cili ka një R0 më të ulët se 1.5.

Duhen gjurmuar 70% e kontakteve e të prekurit, pa masat është e pamundur

Gjurmimi i kontakteve shumë i rëndësishëm në fazat e hareshme të epidemisë për të frenuar përhapjen e infeksionit. Modelet sugjerojnë se për një R0 prej 2.5 duhen gjurmuar 70% e kontakteve për të qenë efektive në kontrollin e përhapjes së infeksionit, shprehet Ylli. Megjithatë, përvoja nga Kina, dhe Italia dëshmojnë se rastet e konfirmuara në fazat e hareshme të epidemisë kanë rreth 35 kontakte secili dhe kjo e bën të vështirë arritjen e 70% të tyre. Për këtë arsye, masat në nivel komunitar dhe kombëtar ngelën thelbësore.

Viremia e lartë 1 (ndoshta 2) ditë para shfaqjes së simptomave çka dëshmon për mundësi infektimi në këtë periudhë. Kjo e bën karantinën e kontrolluar më pak efikase se në rastin e SARS ku infeksioziteti fillonte vetëm pas shenjave klinike.

Piku i epidemisë

Ylli i ka ndërtuar projeksionet për shtrirjen e epidemisë duke ekstrapoluar modelin e gripit pandemik AH1N1. Në rastin e modelit të gripit të ri pandemik 2019 (AH1N1) parashikohej që qarkullimi i virusit të arrinte pikun për rreth 90 ditë (54-125 ditë) nga momenti i hyrjes në popullatë.

Realiteti e provoi ketë model; infeksioni hyri në Shqipëri në fund të korrikut 2009 dhe piku i qarkullimit të virusit (i verifikuar përmes survejancës epidemiologjike) arriti në javën e fundit të tetorit dhe fillimit të nëntorit 2009, pra brenda rreth 90 ditësh.

Në Shqipëri, rasti i parë me Covid-2019 u identifikua më 8 mars, ndërkohë që personi ka hyrë më 26 Shkurt në vendin tonë. Për parashikimin e periudhës së qarkullimit maksimal të Covid-19 në Shqipëri mund të ekstrapolohet modeli i parashikimit të gripit të ri pandemik AH1N1, duke pasur parasysh faktorët e përmendur më sipër.

Kështu një R0 më e lartë se 2 në rastin e Covid-19, e cila do ta shkurtonte në mënyrë domethënëse krahasuar me modelin e gripit, kohën për arritjen e pikut të epidemisë, mund të ekuilibrohet nga një kohë më e gjatë e dyfishimit në fazat fillestare të Covid-19 krahasuar me gripin dhe sidomos nga masat drastike të distancimit social të ndërmarra.

Bazuar në analizimin e gjithë faktorëve të mësipërm, dhe nëse modelimi i bazuar në sjelljen e gripit pandemik është i ekstrapolueshëm për Covid-19, mund të parashikohet se muaji prill do të jetë një muaj me qarkullim intensiv të Covid 19. Rastet e reja do të vijojnë të rriten dhe me shumë gjasa, piku i epidemisë do të arrijë brenda muajit maj, shpjegon Ylli.

Skenari me ngjashmërinë në Itali

Ylli llogarit se, nëse epidemia në Shqipëri do t’i ngjante kurbës së vërejtur në Itali dhe vende të tjera europiane pas fazës së parë (në të cilën ndodhemi) gjatë së cilës dyfishimi rasteve do të kryhet çdo 4-5 ditë, pritet të vijojë një periudhë e rritjes së shpejtë eksponenciale deri në arritjen e pikut të epidemisë.

Ashtu si edhe në situatën epidemike në vendet e tjera, rastet e deklaruara këto ditë nga sistemi ynë shëndetësor, shprehin qarkullimin e virusit në popullatë rreth 10 ditë më parë; ka gjithmonë një periudhë të fshehtë nga momenti i infektimit, në shfaqjen e simptomave klinike dhe më tej, kërkimin e ndihmës mjekësore. Aktualisht, ende shumica dërmuese e rasteve të konfirmuara kanë lidhje me epideminë në Itali. Ky sipas ekspertit dëshmon për dy elemente:

Së pari, qarkullimi intensiv i virusit në popullatën tonë ende pritet të ndodhë.

Së dyti, ka mjaft gjasa që epidemia në Shqipëri të vijojë si vazhdim i epidemisë italiane, në një formë të reduktuar për arsye të ndërhyrjes drastike në një fazë më të hareshme të epidemisë në Shqipëri.

Ylli thotë se, modeli i kurbës epidemike, ashtu edhe kohëzgjatja ë saj janë shumë të varura, si nga efikasiteti i masave të ndërmarra ashtu edhe nga elemente të tjera të lidhur me virusin, të panjohur ende mirë deri më tani. Çdo epidemi ka sjellje të veçantë në popullata të ndryshme; epidemia në Kore është vendosur nën kontroll më shpejt se sa në Itali.

Efekti i masave të marra pritet të ndihet vetëm në ditët e javët në vijim, (kur do të fillojë shfaqja klinike e rasteve të infektuara këto ditë), duke u shprehur me shumë gjasa në ngadalësim të qarkullimit intensiv të virusit dhe zbutje (dhe shtrirje në kohë) edhe të kurbës së epidemisë.

Por Ylli thotë se, ndjekja në vijimësi e kurbës epidemike të epidemisë së Covid-19 në Shqipëri dhe grumbullimi i informacionit më të detajuar mbi sjelljen e infeksionit në popullatë do të ndihmonte për analiza të mëtejshme epidemiologjike në ndihmë të luftës kundër këtij infeksioni.

Nga ana tjetër, për të ruajtur efektet eventuale të masave të deritanishme të parandalimit, do të duhet që ato të aplikohen në forma dhe intensitet të ndryshëm, edhe për disa muaj të tjerë, të adaptuar sipas situatës epidemiologjike dhe kushtet reale në vijimësi.

The post Ja skenarët shqiptarë të koronavirusit appeared first on 55 News.

]]>
Negociatat/ Shtyhet sërish vendimi për Shqipërinë https://55news.al/politike/negociatat-shtyhet-serish-vendimi-per-shqiperine/ Wed, 18 Mar 2020 14:54:37 +0000 https://new.55news.al/?p=150731 Mbledhja e krerëve europianë të shteteve, që duhej të vendoste për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në fund të marsit, nuk do të dalë me asnjë vendim për këtë çështje. Drejtuesit nuk do të mblidhen fizikisht, por ata do ta zhvillojnë mbedhjen e tyre përmes videokonferencës në datat 26 dhe 27 […]

The post Negociatat/ Shtyhet sërish vendimi për Shqipërinë appeared first on 55 News.

]]>
Mbledhja e krerëve europianë të shteteve, që duhej të vendoste për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në fund të marsit, nuk do të dalë me asnjë vendim për këtë çështje.

Drejtuesit nuk do të mblidhen fizikisht, por ata do ta zhvillojnë mbedhjen e tyre përmes videokonferencës në datat 26 dhe 27 Mars dhe rendi i tyre i ditës do të përqëndrohet vetëm tek emergjenca e koronavirusit, njoftoi gazeta Le monde e lexuar nga Lapsi.al.

Po sipas së njëjtës media, temat e tjera që priteshin të debatoheshin si përdorimi i teknologjisë 5G, marrëdhëniet me Kinën, inteligjenca artificiale apo çështjet e zgjerimit janë shtyrë për një datë më të vonshme.

Ky vendim i beftë u morr pasi kriza e Covid -19 nuk rreziikon vetëm jetët njerëzore, por edhe funksionimin e brendshëm të BE. Vendime si ato të Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar eksportimin e materialeve mjekësore edhe brenda tregut të përbashkët, apo rishfaqja e kufijve nacionalë që marëveshja e nënshkruar në 1985 i kishte fshirë, janë shembujt më ilustrues për këtë.

Shtyrja e re e diskutimin për temën e zgjerimit drejt Ballkanit perendimor vjen në momentin më të keq për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Pas miratimit të një procedure të re të ndarë me faza, u duk sikur Franca kishte hequr dorë nga vetoja e saj për të mos hapur negociatat me vendet tona. Edhe Holanda, që ishte shfaqur kategorikisht kundër për Shqipërinë, së fundi adoptoi një qëndrim të afërt me Gjermaninë, për të shkuar drejt një PO-je, me kushte.

The post Negociatat/ Shtyhet sërish vendimi për Shqipërinë appeared first on 55 News.

]]>