ShqipëriFrancë Archives - 55 News https://55news.al/tag/shqiperifrance/ Sun, 17 Nov 2019 12:45:51 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png ShqipëriFrancë Archives - 55 News https://55news.al/tag/shqiperifrance/ 32 32 Ndeshja e sotme me Francën, zbulohen ku shkuan 10 mijë biletat që nuk dolën në shitje https://55news.al/politike/ndeshja-e-sotme-me-francen-zbulohen-ku-shkuan-10-mije-biletat-qe-nuk-dolen-ne-shitje/ Sun, 17 Nov 2019 12:45:51 +0000 https://new.55news.al/?p=129726 Ndeshja Shqipëri-Francë është padyshim kryefjale ditë së sotme. 17 nëntori do të stampohet në memorien e futbolldashësve shqiptar si dita ku do të inaugurohet stadiumi i ri kombëtar. Presidenti i UEFA-s, Alekdandër Ceferin do të jetë prezent për të pagëzuar këtë impiant sportiv me parametra bashkëkohorë për futbollin tone. Përpara se të nisë sfida, do […]

The post Ndeshja e sotme me Francën, zbulohen ku shkuan 10 mijë biletat që nuk dolën në shitje appeared first on 55 News.

]]>
Ndeshja Shqipëri-Francë është padyshim kryefjale ditë së sotme. 17 nëntori do të stampohet në memorien e futbolldashësve shqiptar si dita ku do të inaugurohet stadiumi i ri kombëtar. Presidenti i UEFA-s, Alekdandër Ceferin do të jetë prezent për të pagëzuar këtë impiant sportiv me parametra bashkëkohorë për futbollin tone.

Përpara se të nisë sfida, do të zhvillohet një koncert muzikor, ku do të marrin pjesë këngëtarët më të njohur në vend. Nga FSHF-ja konfirmohet se janë shitur të gjitha biletat, me stadiumin që ka një kapacitet prej 21.700 vendesh.

Afro 10 mijë bileta nuk kanë dalë në treg, pasi janë shpërndarë nga vetë qeveria e futbollit tone për të ftuarit e shumtë dhe kompaninë që ndërtoi stadiumin. Për këtë takim historik për futbollin shqiptar në tërësi do të marrin pjesë një sërë personalitetesh kombëtare dhe ndërkombëtare

 Kujtojmë se në tribunat e stadiumit me te ri ne vendin tone në shenjë vlerësimi për figurat e këtij sporti në Shqipëri janë emërtuar “Qemal Stafa”, “Panajot Pano”, “Fatmir Frashëri” dhe “Vasillaq Zëri”.

The post Ndeshja e sotme me Francën, zbulohen ku shkuan 10 mijë biletat që nuk dolën në shitje appeared first on 55 News.

]]>
Shqipëri-Francë, “paralizohet” kryeqyteti, mbi 1600 mijë forca policie, zbardhen masat https://55news.al/sport/shqiperi-france-paralizohet-kryeqyteti-mbi-1600-mije-forca-policie-zbardhen-masat/ Fri, 01 Nov 2019 09:58:25 +0000 https://new.55news.al/?p=126511 Shqipëri-Francë është një sfidë e veçantë për shumë arsye, inaugurohet stadiumi i ri Kombëtarë, presim kampionët në fuqi të botës, është një sfidë ku priten të jenë të pranishëm në stadium shumë personalitete të fushës së sportit dhe politikës. Më 17 nëntor kryeqyteti pritet të jetë i gjithë në funksion të këtij takimi ndërsa Gazeta […]

The post Shqipëri-Francë, “paralizohet” kryeqyteti, mbi 1600 mijë forca policie, zbardhen masat appeared first on 55 News.

]]>
Shqipëri-Francë është një sfidë e veçantë për shumë arsye, inaugurohet stadiumi i ri Kombëtarë, presim kampionët në fuqi të botës, është një sfidë ku priten të jenë të pranishëm në stadium shumë personalitete të fushës së sportit dhe politikës. Më 17 nëntor kryeqyteti pritet të jetë i gjithë në funksion të këtij takimi ndërsa Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar në rrugë zyrtare nga Federata Shqiptare e Futbollit edhe planin paraprak të masave që është caktuar deri më tani.

Stjuartë, forca policore dhe jo vetëm kaq. Në këtë ndeshje, Federata Franceze e Futbollit ka bërë edhe një kërkesë për numrin e tifozëve që do të ketë të pranishëm në bazë të përqindjes si tifozëri mike prej 5% të kapacitetit, i cili korrespondon me 21 200 (neto), nga 22000 bruto.

  Ndeshja ndaj Francës është konsideruar një sfidë e rëndësisë së veçantë, nisur jo vetëm nga kundërshtari që në fushë do të jenë kampionët e botës, por edhe nga fakti që të pranishëm në inaugurimin e stadiumit të ri kombëtar do të jenë krerët e shtetit shqiptar si dhe kreu i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, si dhe shumë drejtues federatash të ndryshme europiane.

Gazeta ka mësuar se do të jenë të paktën 1650 forca që do të angazhohen për sigurinë, ruajtjen e rendit si dhe kontrollin dhe drejtimin e tifozëve që nga mbërritja në perimetrin rrethues e deri në shkallët e stadiumit apo sistemimin në stolat përkatës./Panorama 

The post Shqipëri-Francë, “paralizohet” kryeqyteti, mbi 1600 mijë forca policie, zbardhen masat appeared first on 55 News.

]]>