shqiptar Archives - 55 News https://55news.al/tag/shqiptar/ Wed, 04 Mar 2020 14:57:24 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png shqiptar Archives - 55 News https://55news.al/tag/shqiptar/ 32 32 Një shqiptar përfaqëson Zvicrën në Eurovision, do të këndojë në frëngjisht https://55news.al/stil/nje-shqiptar-perfaqeson-zvicren-ne-eurovision-do-te-kendoje-ne-frengjisht/ Wed, 04 Mar 2020 14:57:24 +0000 https://new.55news.al/?p=148456 Kantautori me emrin artistik Gjon’s Tears, e me emrin e vërtetë Gjon Muharremaj, do të jetë këngëtari i cili do ta përfaqësojë Zvicrën në Eurovisionin e këtij viti i cili mbahet në Rotterdam të Holandës. Gjon Muharremaj do të këndojë një këngë në gjuhën frënge, gjë e cila ndodh pas 10 vitesh, që Zvicra të […]

The post Një shqiptar përfaqëson Zvicrën në Eurovision, do të këndojë në frëngjisht appeared first on 55 News.

]]>
Kantautori me emrin artistik Gjon’s Tears, e me emrin e vërtetë Gjon Muharremaj, do të jetë këngëtari i cili do ta përfaqësojë Zvicrën në Eurovisionin e këtij viti i cili mbahet në Rotterdam të Holandës.

Gjon Muharremaj do të këndojë një këngë në gjuhën frënge, gjë e cila ndodh pas 10 vitesh, që Zvicra të përfaqësohet në Eurovision me një këngë në këtë gjuhë

Kjo është bërë e ditur nga vetë faqja zyrtare e Eurovision.

Muharremaj, para disa viteve, kur ishte fëmijë, kishte marrë pjesë edhe në një konkurs kënge në Shqipëri.
Ai ishte i pranishëm në Albanian’s Got Talent, ku edhe atëherë kishte mahnitur jurinë me zërin e tij magjik.

The post Një shqiptar përfaqëson Zvicrën në Eurovision, do të këndojë në frëngjisht appeared first on 55 News.

]]>
Kërkohej prej 5 vitesh, shqiptari kapet me drogë https://55news.al/kronike/kerkohej-prej-5-vitesh-shqiptari-kapet-me-droge/ Tue, 03 Mar 2020 14:20:42 +0000 https://new.55news.al/?p=148284 Policia e Milanos ka arrestuar katër persona për zotërimin e 39 kileve marijuanë të cilat mbaheshin në një kuti postare në Segrate, Milano, në pronësi të një tifozi ultra të Interit. Midis të arrestuarve është edhe një shqiptar 51-vjeçar, Ilir Durbaku, i cili rezultoi se ishte në kërkim që nga 1 dhjetori 2015, kur mori […]

The post Kërkohej prej 5 vitesh, shqiptari kapet me drogë appeared first on 55 News.

]]>

Policia e Milanos ka arrestuar katër persona për zotërimin e 39 kileve marijuanë të cilat mbaheshin në një kuti postare në Segrate, Milano, në pronësi të një tifozi ultra të Interit.

Midis të arrestuarve është edhe një shqiptar 51-vjeçar, Ilir Durbaku, i cili rezultoi se ishte në kërkim që nga 1 dhjetori 2015, kur mori dënimin përfundimtar 10 vjet e 8 maj burg për trafik ndërkombëtar droge.

Ata kishin në zotërim edhe nga një celular të kriptuar, përmbajtja e të cilit u fshi nga distanca

Gjatë operacionit, policia sekuestroi edhe 97 mijë euro.

 
 

The post Kërkohej prej 5 vitesh, shqiptari kapet me drogë appeared first on 55 News.

]]>
Atentat me plumb në kokë shqiptarit, ja çfarë ndodhi https://55news.al/kronike/atentat-shqiptarit-ne-athine-autori-e-qelloi-me-plumb-ne-koke-ja-per-cfare-dyshohet/ Sat, 22 Feb 2020 19:25:09 +0000 https://new.55news.al/?p=146413 Një 37- vjeçar shqiptar është qëlluar me plumb në kokë në rrugën Kerasuntos të lagjes Egaleo në Athinë të Greqisë. Shqiptari është dërguar me urgjencë në gjendje të rëndë në spitalin e Nikeas Mësohet se shqiptari është qëlluar nga një fuoristrade të zezë dhe atentatori ishte ulur në vendin e pasagjerit. Ndërkohë dyshohet se ngjarja ka ndodhur për […]

The post Atentat me plumb në kokë shqiptarit, ja çfarë ndodhi appeared first on 55 News.

]]>
Një 37- vjeçar shqiptar është qëlluar me plumb në kokë në rrugën Kerasuntos të lagjes Egaleo në Athinë të Greqisë. Shqiptari është dërguar me urgjencë në gjendje të rëndë në spitalin e Nikeas

Mësohet se shqiptari është qëlluar nga një fuoristrade të zezë dhe atentatori ishte ulur në vendin e pasagjerit. Ndërkohë dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të larjeve të hesapeve, sipas dyshimeve paraprake.

The post Atentat me plumb në kokë shqiptarit, ja çfarë ndodhi appeared first on 55 News.

]]>
FOTO/ Kontrolli rutinë ‘i bën gropën’ shqiptarit, kapet me kokainë në makinë. Ja çfarë ia shtoi dyshimet policisë https://55news.al/politike/foto-kontrolli-rutine-i-ben-gropen-shqiptarit-kapet-me-kokaine-ne-makine-ja-cfare-ia-shtoi-dyshimet-policise/ Sat, 15 Feb 2020 15:13:00 +0000 https://new.55news.al/?p=145108 Policia italiane ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një shtetas shqiptar 45-vjeçar, me precedent të mëparshëm penale, për trafikim droge. Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ishte me një makinë me targa gjermane. Kur u ndalua nga kontrolli rutinë dhe u pyet për arsyen e udhëtimit, burri nuk ishte në gjendje ta […]

The post FOTO/ Kontrolli rutinë ‘i bën gropën’ shqiptarit, kapet me kokainë në makinë. Ja çfarë ia shtoi dyshimet policisë appeared first on 55 News.

]]>
Policia italiane ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një shtetas shqiptar 45-vjeçar, me precedent të mëparshëm penale, për trafikim droge.

kokaine

Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ishte me një makinë me targa gjermane. Kur u ndalua nga kontrolli rutinë dhe u pyet për arsyen e udhëtimit, burri nuk ishte në gjendje ta justifikonte atë, çka rriti dyshimet e policisë.

Madje policia bën me dije se makina që kishte shqiptari në posedim, nuk ishte në emrin e tij.

Pas një kontrolli të detajuar të makinës, policia gjeti tetë pako kokainë të mbështjella me celofan dhe të vulosura me shirit izolues. Pesha e kokainës shkonte në total 8.5 kg kilogramë.

Burri tani është transferuar në burgun e Bolzanos, kurse droga u konfiskua dhe u dërgua në Laboratorin e Analizave të Substancave të Policisë së Laives.

kokaine 1kokaine 2

The post FOTO/ Kontrolli rutinë ‘i bën gropën’ shqiptarit, kapet me kokainë në makinë. Ja çfarë ia shtoi dyshimet policisë appeared first on 55 News.

]]>
Sulmonte gratë në Britani, dënohet me 13 vite burg ‘përdhunuesi’ shqiptar, do të deportohet në Shqipëri https://55news.al/kronike/sulmonte-grate-ne-britani-denohet-me-13-vite-burg-perdhunuesi-shqiptar-do-te-deportohet-ne-shqiperi/ Fri, 14 Feb 2020 15:23:32 +0000 https://new.55news.al/?p=144965 Një 42- vjeçar shqiptar me emrin Altin Bushati është dënuar me 13 vite burg në Britani pasi kishte sulmuar dy gra në 2017. Mediat angleze raportojnë se Bushati kishte qëllime për t’i përdhunuar këto gra dhe kishte tentuar me forcë t’i detyronte për të kryer marrëdhënie seksuale me të. Ato e etiketojnë Altin Bushatin si […]

The post Sulmonte gratë në Britani, dënohet me 13 vite burg ‘përdhunuesi’ shqiptar, do të deportohet në Shqipëri appeared first on 55 News.

]]>
Një 42- vjeçar shqiptar me emrin Altin Bushati është dënuar me 13 vite burg në Britani pasi kishte sulmuar dy gra në 2017.

Mediat angleze raportojnë se Bushati kishte qëllime për t’i përdhunuar këto gra dhe kishte tentuar me forcë t’i detyronte për të kryer marrëdhënie seksuale me të.

Ato e etiketojnë Altin Bushatin si një ‘përdhunues’.

Ai u arrestua më 7 korrik të 2017 në Harloë dhe sulmet kishin ndodhur brenda në harkun kohor të një viti, në korrik 2016 dhe 2017.
Përfundimisht ai u shpall fajtor për katër akuza, për përdhunim, dy akuza sulmi fizik dhe një akuzë sulmi seksual.

The post Sulmonte gratë në Britani, dënohet me 13 vite burg ‘përdhunuesi’ shqiptar, do të deportohet në Shqipëri appeared first on 55 News.

]]>
Vdekja e të riut në burgun francez, i dënuari në Greqi: Kam nisur mbledhjen e ndihmave, ta sjellim njeriun tonë… https://55news.al/kronike/vdekja-e-te-riut-ne-burgun-francez-i-denuari-ne-greqi-kam-nisur-mbledhjen-e-ndihmave-ta-sjellim-njeriun-tone/ Mon, 10 Feb 2020 13:51:50 +0000 https://new.55news.al/?p=144143 Një ditë pas publikimit të rastit të vdekjes së një të burgosuri shqiptar në burgjet e Francës, një akt sensibilizimi vjen nga një tjetër i dënuar shqiptar jashtë vendit. Bëhet fjalë për shtetasin Fisnik Hasi, i burgosur në Koridhalos, i cili në një lidhje telefonike për Fax News, u shpreh se do të nisë mbledhjen […]

The post Vdekja e të riut në burgun francez, i dënuari në Greqi: Kam nisur mbledhjen e ndihmave, ta sjellim njeriun tonë… appeared first on 55 News.

]]>
Një ditë pas publikimit të rastit të vdekjes së një të burgosuri shqiptar në burgjet e Francës, një akt sensibilizimi vjen nga një tjetër i dënuar shqiptar jashtë vendit.

Bëhet fjalë për shtetasin Fisnik Hasi, i burgosur në Koridhalos, i cili në një lidhje telefonike për Fax News, u shpreh se do të nisë mbledhjen e ndihmave, mes të dënuarve të tjerë, në mënyrë që të bëhet e mundur kthimi i trupit të Mentor Rexhës në familjen e tij në Shkodër.

Hasi foli dhe për kushtet me të cilat përballen të dënuarit shqiptar në burgjet greke, ku tha se ambasada shqiptare nuk do tia dijë aspak për kushtet e tyre.

“Këtu në Greqi kanë vdekur shumë njerëz dhe me aq mundësi sa kemi pasur i kemi ndihmuar. Ndoshta familjarët nuk kanë mundësi që ta tërheqin trupin e pajetë, unë po jap 200 euro që të ndihmoj familjen e Rexhës.

Unë jam akuzuar për një grabitje, na ka rënë një fatkeqësi dhe rashë në burg, jam dënuar përjetë. E kam bërë atë gabim, nuk mund ta mohoj, një njeri që e kap me presh në dorë, s’mund të mohohet. Ka njerëz të këqij edhe këtu, nuk e di se kë ka pasur në dhomë ai djali, po shokët e qelisë duhet ti gjendeshin pranë.

Ambasada shqiptare nuk do t’ia dijë fare për ne, ne jemi patriota më shumë se ata që rrinë në karrige.

Njerëzit tanë do vijnë që ti sjellin paratë aty te redaksia juaj, shpresoj që të na bashkohen sa më shumë shokë në këtë nismë. Ta dërgojmë njeriun tonë te familja e vetë, pasi nuk mund ta lëmë që të varroset në dhe të huaj, dhe me ndihmën tuaj si Fax News”, u shpreh Hasi në një lidhje telefonike nga burgu.

The post Vdekja e të riut në burgun francez, i dënuari në Greqi: Kam nisur mbledhjen e ndihmave, ta sjellim njeriun tonë… appeared first on 55 News.

]]>
Pasi theu dritaren me kaçavidë u fut dhe …, shqiptari kapet duke vjedhur. Ja çfarë i gjeti policia gjatë kontrollit https://55news.al/kronike/pasi-theu-dritaren-me-kacavide-u-fut-dhe-shqiptari-kapet-duke-vjedhur-ja-cfare-i-gjeti-policia-gjate-kontrollit/ Mon, 10 Feb 2020 13:34:40 +0000 https://new.55news.al/?p=144139 Mbrëmjen e djeshme policia e shtetit italiane ndërhyri në Piazza Duca degli Abruzzi, në Pescara, pas informacioneve se në një lokal aty pranë po kryhej një vjedhj Menjëherë pas ndërhyrjes policia kapi brenda lokalit shqiptarin me iniciale M.E., 30 vjeç. Shqiptari ishte një emër i njohur për policinë për krime kundër pasurisë. Ndërsa në mbrëmjen […]

The post Pasi theu dritaren me kaçavidë u fut dhe …, shqiptari kapet duke vjedhur. Ja çfarë i gjeti policia gjatë kontrollit appeared first on 55 News.

]]>
Mbrëmjen e djeshme policia e shtetit italiane ndërhyri në Piazza Duca degli Abruzzi, në Pescara, pas informacioneve se në një lokal aty pranë po kryhej një vjedhj

Menjëherë pas ndërhyrjes policia kapi brenda lokalit shqiptarin me iniciale M.E., 30 vjeç. Shqiptari ishte një emër i njohur për policinë për krime kundër pasurisë.

Ndërsa në mbrëmjen e 29 janarit shqiptari kishte mundur të merrte mbi 400 karta gërvishtëse të vjedhura.

Ndërsa në lokalin ku u kap shqiptari kishte mundur të merrte nga arka 565 euro, shumë që iu gjet pas kontrollit personal.

Hetimet zbuluan se shqiptari kishte thyer dritaren me  një kaçavidë të madhe dhe pasi kishte hyrë brenda kishte mbërritur te arka ku kishte marrë edhe paratë.

Përveç parave ai kishte mbushur një qese me 177 pako cigaresh dhe një çantë të dytë me ëmbëlsira të ndryshme.

I huaji u arrestua në krim në flagrancë për vjedhje të rëndë dhe u vu në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor, në pritje të gjykimit.

The post Pasi theu dritaren me kaçavidë u fut dhe …, shqiptari kapet duke vjedhur. Ja çfarë i gjeti policia gjatë kontrollit appeared first on 55 News.

]]>
Lidhi nënën dhe përdhunoi vajzën: Arrestohet shqiptari i tmerrshëm në Greqi https://55news.al/kronike/lidhi-nenen-dhe-perdhunoi-vajzen-arrestohet-shqiptari-i-tmerrshem-ne-greqi/ Mon, 10 Feb 2020 12:12:23 +0000 https://new.55news.al/?p=144130 Një 35 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke gjatë ditës së sotme në zonën e Neo Manoladas. Shqiptari akuzohet për një krim të tmerrshëm të kryer disa ditë më parë në këtë zonë. Mediat greke raportojnë se 35 vjeçari hyri në një shtëpi për të grabitur para teksa aty gjendeshin dy gra, njëra 53 vjeçe […]

The post Lidhi nënën dhe përdhunoi vajzën: Arrestohet shqiptari i tmerrshëm në Greqi appeared first on 55 News.

]]>
Një 35 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke gjatë ditës së sotme në zonën e Neo Manoladas. Shqiptari akuzohet për një krim të tmerrshëm të kryer disa ditë më parë në këtë zonë.

Mediat greke raportojnë se 35 vjeçari hyri në një shtëpi për të grabitur para teksa aty gjendeshin dy gra, njëra 53 vjeçe dhe nëna e saj 73 vjeçare

Mësohet se fillimisht ai ka përdhunuar 53 vjeçaren duke i kërkuar që t’i jepnin paratë që kishin në shtëpi, raporton abcnews.al.

Dy gratë i kanë dhënë 500 euro, por këto nuk mjaftuan për grabitësin, i cili ka vënë në veprim një plan tjetër.

Shqiptari ka marrë 53 vjeçaren për dore duke e drejtuar për tek shtëpia e fqinjëve në mënyrë që ajo të kërkonte borxh tek ata dhe paratë t’ja jepte atij.

“Kam vendosur një bombë në shtëpi dhe do ta shpërthej”, mësohet ti ketë thënë ai gruas teksa e dërgonte tek fqinjët për të kërkuar para borxh.

Pas krimit, ai u zhduk ndërsa gratë njoftuan policinë. Kjo e fundit e arrestoi duke hipur në një autobus që nisej për në qytetin e Kallamatas. Shqiptari do të akuzohet për një mori krimesh si grabitje, përdhunim dhe pengmarrje. /abcnews.al

The post Lidhi nënën dhe përdhunoi vajzën: Arrestohet shqiptari i tmerrshëm në Greqi appeared first on 55 News.

]]>
Shqiptari vdes në burgun francez, familja: Nuk është vetëvraë e kanë torturuar…. https://55news.al/kronike/shqiptari-vdes-ne-burgun-francez-familja-nuk-eshte-vetevrae-e-kane-torturuar/ Sun, 09 Feb 2020 13:13:53 +0000 https://new.55news.al/?p=143988 Një 36-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë më 1 shkurt teksa ndodhej në qeli në një burg në Francë. Autoritetet franceze u kanë thënë se Mentor Rexha është vetëvrarë, por familjarët ngrenë dyshime se i afërmi i tyre mund të jetë torturuar pasi kanë parë shenja dhunë në fytyrë, trup dhe një të çarë në kokë. Familjarët […]

The post Shqiptari vdes në burgun francez, familja: Nuk është vetëvraë e kanë torturuar…. appeared first on 55 News.

]]>
Një 36-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë më 1 shkurt teksa ndodhej në qeli në një burg në Francë. Autoritetet franceze u kanë thënë se Mentor Rexha është vetëvrarë, por familjarët ngrenë dyshime se i afërmi i tyre mund të jetë torturuar pasi kanë parë shenja dhunë në fytyrë, trup dhe një të çarë në kokë. Familjarët thonë se janë njoftuar me vonesë për lajmin tragjik, dhe jo nga burime zyrtare, ndërsa vetëm ditën e djeshme janë lejuar të shohin trupin e pajetë në morg, ku kanë konfirmuar se është i afërmi i tyre.

Mentor Rexha, lindur në Lezhë dhe me banim në Shkodër, siç bëjnë të ditur familjarët e tij për Shqiptarja.com, një vit më parë ka shkuar në Francë si emigrant për të pasur një mundësi më të mirë ekonomike. Në Francë, Rexha ka aplikuar për  procedurat e marrjes së statusit të azilantit. Por ndërkohë, autoritetet franceze e kanë arrestuar dhe e kanë burgosur në burgun e Lorentit, pas një ngjarje ku ranë në pranga edhe disa shqiptarë të tjerë. Sipas familjarëve bëhet fjalë për djegien e disa automjeteve ku kanë akuzuar 36-vjeçarin, ndërkohë që në të gjitha telefonatat e kryera me familjen, Rexha shprehej se është i pafajshëm dhe e mbajnë në qelinë e paraburgimit pa të drejtë

Sipas rrëfimit të familjarëve Mentor Rexha ka qëndruar disa muaj në burg teksa ndodhej në proces gjyqësor, por javën e fundit ka humbur çdo kontakt me familjarët, duke mos i telefonuar nga burgu.  

Natën e 1 shkurtit ai është gjetur i vdekur në dhomën e izolimit, por familjarët thonë se e kanë mësuar këtë lajm tragjik, dy ditë më vonë, jo nga shteti francez, por nga shokë të Rexhës të cilët ishin në të njëjtin burg me të. Pasi janë njoftuar në mënyrë jo zyrtare, familjarët (vëllai dhe motra e 36-vjeçarit) kanë shkuar në Francë për të parë me sytë e tyre se lajmi tragjik për ndarjen nga jeta të Mentor Rexhës ishte i vërtetë. Atje i kanë kërkuar të firmosin disa dokumente, por vëllai e motra nuk kanë pranuar pa parë trupin e vëllait të tyre.

 

Të afërmit e Mentor Rexhës, thonë se pas këmbënguljes së familjarëve, vetëm ditën e djeshme (8 shkurt), ata janë lejuar të shohin trupin e pajetë në morg, ku kanë konfirmuar se fatkeqësisht ishte vëllai i tyre, Mentor Rexha. 

Familjarëve të tij fillimisht u është thënë se 36-vjeçari ka bërë vetëvrasje. Ata pretendojnë se Rexha nuk është vetëvarur, pasi ka shenja dhune në fytyrë dhe në trup “saqë familjarët janë tmerruar”.  Motra dhe vëllai, duke mos besuar versionin e autoriteteve franceze, i kanë bërë edhe foto të ndjerit, dhe thonë se ai ka hematoma në kraharor, një shenjë litari në fyt, por edhe një të çarë në kokë, që i bën ata të dyshojnë se e vërteta nuk është aspak siç po u paraqitet. Përmes një avokati që ata po përpiqen të marrin, do të kërkojnë autopsinë për të zbuluar se çfarë ndodhi me vëllain e tyre.

Të afërmit, thanë se ishte një telefonatë e ardhur nga burgu, nga shoku i Mentorit, që i tha se atë e nxorrën të pajetë nga qelia dhe se nuk dinin asgjë më shumë. Për ditë të tëra në ankth, familjarët nuk morën asnjë njoftim zyrtar, as nga ambasada shqiptare në Francë, duke u detyruar të udhëtojnë vet drejt shtetit francez për të mësuar të vërtetën.

“Këto shenja tregojnë se atë e kanë masakruar dhe e kanë mbytur në burgun e Francës. Familjarët kanë kërkuar edhe një herë t’i bëhet ekspertiza por shteti ka thënë jo, se është vetëvrasje. Kjo nuk është një vetëvrasje pasi ato shenja një njeri nuk mund t’ia bëje vetë vetes , ajo duket më së miri se atë e kanë mbytur. Dhe këtu lind dhe dyshimi sepse ata nuk kanë lejuar ta shohin, sepse në fakt ekspertiza apo fjalët që kanë thënë ata kanë qenë të gabuara”, thonë familjarët.

Trupi i pajetë i shqiptarit akoma nuk është sjellë në Shqipëri, ndërsa familjarët bëjnë apel që shteti të ndërhyjë dhe t’i ndihmojë me procedurat, por edhe me zbardhjen e të vërtetës për ndarjen nga jeta të Mentor Rexhës.

“Ata si shtet duhet të kryejnë të gjithë detyrimet e duhura dhe jo vetëm shteti i Francës por dhe shteti ynë duhet të përgjigjet. Të përgjigjet si në anën e drejtësisë dhe me anën materiale, ato që i takojnë. Nuk është hera e parë që ndodh kjo gjë në Francë, marrim lajme nga më të ndryshmet për vdekjet e shumë të pafajshmëve, e sidomos të shqiptarëve. Me një pikëllim të madh dhe të tmerruar nga kjo ngjarje ne duam dhe që të jemi të bashkuar, gjithashtu dhe shteti ynë të jetë më i fortë, sepse ashtu si Franca mbështet vendin e vet dhe mundohet të mbulojë gjithçka, ashtu edhe shteti shqiptar duhet të kërkojë të drejtat e tij. Ne duhet të jemi të bashkuar dhe të ndihmojmë njëri- tjetrin në këto raste të vështira”, thonë familjarët 

The post Shqiptari vdes në burgun francez, familja: Nuk është vetëvraë e kanë torturuar…. appeared first on 55 News.

]]>
Masakër në Itali/ Shqiptari vret gruan, tenton të vetëvritet https://55news.al/kronike/masaker-ne-itali-shqiptari-vret-gruan-tenton-te-vetevritet/ Sat, 01 Feb 2020 07:54:18 +0000 https://new.55news.al/?p=142311 Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e së premtes 31 janar 2020 në Xhenova të Italisë. Një emigrante shqiptare e identifikuar Laureta Zyberi, 42 vjeç, është gjetur e vdekur në apartamentin ku punonte si pastruese shtëpie në lagjen Marassi të Xhenovës. Pranë trupit të saj pa jetë, është gjetur i plagosur dhe bashkëshorti i saj po shqiptar, Eduart […]

The post Masakër në Itali/ Shqiptari vret gruan, tenton të vetëvritet appeared first on 55 News.

]]>

Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e së premtes 31 janar 2020 në Xhenova të Italisë. Një emigrante shqiptare e identifikuar Laureta Zyberi, 42 vjeç, është gjetur e vdekur në apartamentin ku punonte si pastruese shtëpie në lagjen Marassi të Xhenovës.

Pranë trupit të saj pa jetë, është gjetur i plagosur dhe bashkëshorti i saj po shqiptar, Eduart Zyberi, rreth dhjetë vite më i madh. Ka qenë pronari i apartamenti ku punonte shqiptarja, i cili ka gjetur të dy trupat e mbuluar me gjak mbi dysheme.

Më pas ka lajmëruar ndihmën e shpejtë mjekësore dhe autoritetet policorë. Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale italiane. Shqiptarja humbi jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshorti i saj është në gjëndje të rëndë në spitalin San Martino me një plagë të rëndë në stomak.

Po sipas mediave italiane nga hetimet e para mendohet se krimi është kryer me armë të fohtë. Dyshohet se ka qënë bashkëshorti autori i këtij krimi, i cili më pas ka tentuar të vetëvritet. Në apartamentin ku ndodhi ngjarja po kryhen verifikimet e rastit për të zbardhur të gjitha detajet e krimit, raporton Ora.

Ky është versioni i parë i kësaj ngajrje tragjike i përcjellë nga mediat italiane deri në pritje që autoritet italiane të dalin me një komunikim zyrtar.

 

The post Masakër në Itali/ Shqiptari vret gruan, tenton të vetëvritet appeared first on 55 News.

]]>