shqiptari Archives - 55 News https://55news.al/tag/shqiptari/ Fri, 06 Mar 2020 16:30:28 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png shqiptari Archives - 55 News https://55news.al/tag/shqiptari/ 32 32 Detajet/ Shqiptari u arratis nga burgu, në pranga pas 17 vitesh https://55news.al/politike/detajet-shqiptari-u-arratis-nga-burgu-ne-pranga-pas-17-vitesh/ Fri, 06 Mar 2020 16:30:28 +0000 https://new.55news.al/?p=148797 Një shqiptar i cili jetonte në arrati prej 17 vitesh, pasi ishte arratisur nga nga burgu i Koridhalos, është arrestuar ditën e sotme nga policia greke. 48 vjeçari u ndalua nga rojet e kufirit në Filiates. Ai ishte arratisur nga burgu në vitin 2003 dhe u ndalua si pjesë e një kontrolli policor në rrethin […]

The post Detajet/ Shqiptari u arratis nga burgu, në pranga pas 17 vitesh appeared first on 55 News.

]]>
Një shqiptar i cili jetonte në arrati prej 17 vitesh, pasi ishte arratisur nga nga burgu i Koridhalos, është arrestuar ditën e sotme nga policia greke.

48 vjeçari u ndalua nga rojet e kufirit në Filiates.

Ai ishte arratisur nga burgu në vitin 2003 dhe u ndalua si pjesë e një kontrolli policor në rrethin e Sagiada.

Shqiptari kishte dale nga burgu me leje më 22 shkurt 2003, por nuk ishte kthyer më në vendin e kryerjes së dënimit.

Ai ishte dënuar me shtatë vjet heqje lirie nga Gjykata e  Apelit në Pentamelos, për prodhim të lëndëve narkotike.

Ndërkohë që tashmë është dërguar në Prokurorinë e Thesprotisë, ku do të njihet me një dënim të ri.

The post Detajet/ Shqiptari u arratis nga burgu, në pranga pas 17 vitesh appeared first on 55 News.

]]>
Shqiptari përleshet me serbët në mes të Nju Jork për flamurin e Kosovës https://55news.al/bota-shqiptare/shqiptari-perleshet-me-serbet-ne-mes-te-nju-jork-per-flamurin-e-kosoves/ Mon, 18 Feb 2019 09:30:23 +0000 https://new.55news.al/?p=86148 Disa të rinj serbë dhe një shqiptar nga Kosova janë përfshirë të dielën mbrëma në përleshje fizike në një lagje në Astoria të Nju Jorkut, duke bërë që të ndërhyjë policia. Serbët kishin bërë provokim, duke djegur flamurin e Kosovës dhe duke brohoritur “Kosova është Serbi”. Shqiptari nga Kosova, Anton Përgjokaj kishte ndërhyrë duke iu marrë flamurin nga dora, moment […]

The post Shqiptari përleshet me serbët në mes të Nju Jork për flamurin e Kosovës appeared first on 55 News.

]]>
Disa të rinj serbë dhe një shqiptar nga Kosova janë përfshirë të dielën mbrëma në përleshje fizike në një lagje në Astoria të Nju Jorkut, duke bërë që të ndërhyjë policia.

Serbët kishin bërë provokim, duke djegur flamurin e Kosovës dhe duke brohoritur “Kosova është Serbi”. Shqiptari nga Kosova, Anton Përgjokaj kishte ndërhyrë duke iu marrë flamurin nga dora, moment ky kur edhe kishte nisur perleshja.

Lajmi.net ka siguruar fotografinë dhe deklaratën e shqiptarit nga Klina, i cili prej 20 vjetësh jeton në Nju Jork. “Unë isha në makinë kur pashë një grup njerëzish me flamurin e Kosovës në dorë. Në fillim mendova se ishin shqiptarë duke festuar, por kur u afrova i dëgjova duke brohoritur: ‘Kosova është Serbi’,”, tregon Përgjokaj.

 

“Ndërkohë që njëri nga ata mbante flamurin, tjetri filloi ta djegë me shkrepse. Kur pashë flakën nuk durova, kam dalë shpejt nga makina dhe ua kam marrë flamurin nga dora”, tregon Përgjokaj. “Dy nga serbët m’u vërsulën dhe aty nisem të përleshemi fizikisht, derisa ndërhyri policia”.

“Ishte provokim i rëndë, nuk mund të kaloja sikur nuk po ndodhte asgjë. Edhe në Polici e thashë në deklaratën time, që nuk do të qëndroj asnjëherë indiferent kur me fyhet flamuri ose simbolet e shtetit tim”, përfundon Përgjokaj.

The post Shqiptari përleshet me serbët në mes të Nju Jork për flamurin e Kosovës appeared first on 55 News.

]]>
Shqiptari gjendet i pa jetë në burgun grek https://55news.al/aktualitet/shqiptari-gjendet-i-pa-jete-ne-burgun-grek/ Sun, 27 Jan 2019 18:23:19 +0000 https://new.55news.al/?p=82307 Një i burgosur tjetër u gjet sot i vdekur në Burgun e Korydallosit. Raportohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk behët me dije është i treti që ka humbur jetën në një qeli të veçantë burgut gjatë ditëve të fundit në shtetin fqinj Nga të dhënat e para mësohet se behët fjalë për një […]

The post Shqiptari gjendet i pa jetë në burgun grek appeared first on 55 News.

]]>
Një i burgosur tjetër u gjet sot i vdekur në Burgun e Korydallosit. Raportohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk behët me dije është i treti që ka humbur jetën në një qeli të veçantë burgut gjatë ditëve të fundit në shtetin fqinj

Nga të dhënat e para mësohet se behët fjalë për një 33-vjeçar nga Shqipëria, i cili u gjet i vdekur të dielën në qelinë e burgut. Dëshmia e parë çon në përfundimin se vdekja e 33-vjeçarit erdhi nga droga. Megjithatë, arsyeja përfundimtare është ekspertiza mjeko – ligjore që do të zbulojë shkaqet e sakta të vdekjes së të burgosurit.

The post Shqiptari gjendet i pa jetë në burgun grek appeared first on 55 News.

]]>
Itali, kapet hajduti shqiptar për vjedhje mbi 40 mijë euro https://55news.al/aktualitet/itali-kapet-hajduti-shqiptar-per-vjedhje-mbi-40-mije-euro/ Sun, 20 Jan 2019 08:05:24 +0000 https://new.55news.al/?p=80887 Një i ri shqiptar, i cili akuzohet për disa vjedhje është arrestuar në Raguza të Italisë. Bëhet fjalë për njëzetvjeçarin, Arxhens Zykollari. Aksionet e policisë në qytetin italian u intensifikuan pas shtimit dhe denoncimeve të rasteve nga qytetarët, të cilëve iu janë plaçkitur shtëpitë, dyqanet si dhe mjete të tjera përfshirë biçikleta dhe televizorë. Hetuesit […]

The post Itali, kapet hajduti shqiptar për vjedhje mbi 40 mijë euro appeared first on 55 News.

]]>
Një i ri shqiptar, i cili akuzohet për disa vjedhje është arrestuar në Raguza të Italisë. Bëhet fjalë për njëzetvjeçarin, Arxhens Zykollari.

Aksionet e policisë në qytetin italian u intensifikuan pas shtimit dhe denoncimeve të rasteve nga qytetarët, të cilëve iu janë plaçkitur shtëpitë, dyqanet si dhe mjete të tjera përfshirë biçikleta dhe televizorë.

Hetuesit lokalë kanë rindërtuar skemën e shumë vjedhjeve të rënda dhe hetimet janë duke u zhvilluar më tej, pasi dyshohet se i riu ka kryer shumë më shumë vjedhje. Ai është identifikuar në saj të imazheve të kamerave të sigurisë.

Deri më tani, ndaj 20 vjeçarit janë regjistruar mallra të vjedhura me vlerë mbi 40 mijë euro, që nisin nga biçikletat profesionale, televizorët, telefonat, tabletat, kompjuterat e deri tek vjedhja e naftës.

Ai nuk bënte dallime tek objektet që do të vidhte, duke nisur nga baret, palestrat, restorantet, dyqanet bujqësore, dyqanet e duhanit dhe dyqanet e biçikletave.

Të gjithë pajisjet e konfiskuara u dorëzuan më pas tek poseduesit e tyre. Shqiptari aktualisht ndodhet në burg.

The post Itali, kapet hajduti shqiptar për vjedhje mbi 40 mijë euro appeared first on 55 News.

]]>
Detajet e reja/ “Shqiptari në burg u qëllua 17 herë me thikë, autori është identifikuar” https://55news.al/aktualitet/detajet-e-reja-shqiptari-ne-burg-u-qellua-17-here-me-thike-autori-eshte-identifikuar/ Tue, 15 Jan 2019 16:54:51 +0000 https://new.55news.al/?p=80008 Të tjera detaje janë bërë të ditura në lidhje me vrasjen e shqiptarit në burgun grek të Athinës. Sipas mediave vendase mësohet se shqiptarit Albert Bako është qëlluar 17 herë me thikë. Sipas mjekut ligjor, Bako u godit në qafë dhe trup. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, është identifikuar autori i kësaj vrasjeje dhe se nga […]

The post Detajet e reja/ “Shqiptari në burg u qëllua 17 herë me thikë, autori është identifikuar” appeared first on 55 News.

]]>
Të tjera detaje janë bërë të ditura në lidhje me vrasjen e shqiptarit në burgun grek të Athinës.

Sipas mediave vendase mësohet se shqiptarit Albert Bako është qëlluar 17 herë me thikë.

Sipas mjekut ligjor, Bako u godit në qafë dhe trup. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, është identifikuar autori i kësaj vrasjeje dhe se nga ana e policisë dyshohet edhe një person tjetër i përfshirë në përleshje.

I dyshuari është një grek i cili the se nuk ka asnjë lidhje ngjarjen. Lidhur me motivin e sulmit ishte për hakmarrje për vrasjen e avokatit Zafiropoulos, shkruan “zougla.gr”.

The post Detajet e reja/ “Shqiptari në burg u qëllua 17 herë me thikë, autori është identifikuar” appeared first on 55 News.

]]>
FOTO/ Pistoleta lodër “tradhton” shqiptari, kapet me tetë kuintalë drogë në Itali https://55news.al/aktualitet/foto-pistoleta-loder-tradhton-shqiptari-kapet-me-tete-kuintale-droge-ne-itali/ Tue, 15 Jan 2019 15:43:34 +0000 https://new.55news.al/?p=79964 Një sasi prej rreth 830 kg drogë, 564 kg marijuanë e 266 kg hashash, është sekuestruar në Itali dhe një shqiptar është vënë në pranga, raportuan këtë të martë mediat italiane. Droga, sipas të njëjtave burime, është gjetur në një garazh në Livorno dhe vlera e saj nëse hidhej në treg vlerësohet se do të […]

The post FOTO/ Pistoleta lodër “tradhton” shqiptari, kapet me tetë kuintalë drogë në Itali appeared first on 55 News.

]]>
Një sasi prej rreth 830 kg drogë, 564 kg marijuanë e 266 kg hashash, është sekuestruar në Itali dhe një shqiptar është vënë në pranga, raportuan këtë të martë mediat italiane.

Droga, sipas të njëjtave burime, është gjetur në një garazh në Livorno dhe vlera e saj nëse hidhej në treg vlerësohet se do të arrite rreth 2 milionë euro. Mediat italiane raportojnë se shqiptari i vënë në pranga nën akuzën e posedimit të drogës me qëllim trafikimin është me iniciale L. O., 35 vjeç.

Operacioni që çoi në arrestimin e 35-vjeçarit erdhi pas një sinjalizimi në “YouPol”, një aplikacion i policisë italiane ku qytetarët mund të sinjalizojnë për një krim.

Në denoncimin në aplikacion, thuhej se një shtetas i huaj në zonën “Montebello” lëvizte me një makinë gri. Pas kontrollit në zonën e sinjalizuar, agjentët e kanë gjetur të dyshuarin në bordin e automjetit teksa po bëhej gati për të hyrë në një garazh, në rrugën “Ebat”.

Në brendësi të automjetit, efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruar një pistoletë lodër, imitim i një arme reale.

Pas kontrollit në garazh, u gjet edhe sasia e drogës.

 

The post FOTO/ Pistoleta lodër “tradhton” shqiptari, kapet me tetë kuintalë drogë në Itali appeared first on 55 News.

]]>
“Na ka ik zari në këtë vend”, i riu gjen letrën e shqiptarit në portin e Spanjës https://55news.al/aktualitet/na-ka-ik-zari-ne-kete-vend-i-riu-gjen-letren-e-shqiptarit-ne-portin-e-spanjes/ Sun, 06 Jan 2019 18:58:47 +0000 https://new.55news.al/?p=78168 Pavarësisht statistikave nga goja e qeverisë, fakti është që çdo vit qindra në mos mijëra të rinj shqiptarë marrin rrugën drejt emigrimit për një jetë më të mirë. Familjarët i drejtohen kryesisht  Francës dhe Gjermanisë si azilkërkues, ndërsa të rinjtë Britanisë së madhe, konkretisht Anglisë. Anglia është kthyer për të rinjtë e vendit tonë në […]

The post “Na ka ik zari në këtë vend”, i riu gjen letrën e shqiptarit në portin e Spanjës appeared first on 55 News.

]]>
Pavarësisht statistikave nga goja e qeverisë, fakti është që çdo vit qindra në mos mijëra të rinj shqiptarë marrin rrugën drejt emigrimit për një jetë më të mirë.

Familjarët i drejtohen kryesisht  Francës dhe Gjermanisë si azilkërkues, ndërsa të rinjtë Britanisë së madhe, konkretisht Anglisë.

Anglia është kthyer për të rinjtë e vendit tonë në “tokën e premtuar”, ku paratë nxirren shpejt edhe pse me një rrezik të madh mbi shpatulla.

E një rrezik më i madh akoma ju kanoset këtyre të rinjve gjatë rrugës për në Britani.
Një rrugë është ajo nga porti i Spanjës, ku presin me ditë të gjata deri sa u vjen rasti për të hipur në ndonjë kamion mallrash ose direkt në tragete.

Ditën e sotme një i ri që po ndjek pikërisht këtë rrugë nga Spanja drejt Anglisë, ka dërguar në JOQ Albania një foto të një letre që e ka gjetur.

Letra i takon datës 27 dhjetor 2018 dhe është gjetur në Bilbao, Zierbena.

Letra lexon:

Na ka ik zari në këtë vend k**i.
Sot është 27 dhjetor dhe ikën anijet e fundit, vari ka**n, do e festojmë vitin e ri në port poshtë çadrave.
Shyqyr që kemi këto tezet dhe vijn e na japin naj gjo të ngrohtë për të ngrënë se s’kemi ku ngrohemi.
P*** s’na e japin se do ishim ngrohë më mirë.
Me pak fjalë këtu jemi si ujqërit në borë, vuajtje q*ja r*bt.
Me respekt shqipet në Spanjë.”

The post “Na ka ik zari në këtë vend”, i riu gjen letrën e shqiptarit në portin e Spanjës appeared first on 55 News.

]]>
Shqiptari “specialist” grabitjesh, prangoset në Itali pas ndjekjes si në “filma aksion” https://55news.al/aktualitet/shqiptari-specialist-grabitjesh-prangoset-ne-itali-pas-ndjekjes-si-ne-filma-aksion/ Fri, 04 Jan 2019 18:33:29 +0000 https://new.55news.al/?p=77882 Një i ri shqiptar me iniciale G. R., u arrestua mbrëmë nga policia në Alti pas një ndjekje si në “filma” për disa kilometra nga një makinë e policisë. I riu 29-vjeçar ka përfunduar në prangat e karabinierëve italianë, pasi përveç se rezultonte person në kërkim, akuzohej edhe për vjedhje. Ndjekja e çmendur filloi në […]

The post Shqiptari “specialist” grabitjesh, prangoset në Itali pas ndjekjes si në “filma aksion” appeared first on 55 News.

]]>
Një i ri shqiptar me iniciale G. R., u arrestua mbrëmë nga policia në Alti pas një ndjekje si në “filma” për disa kilometra nga një makinë e policisë.

I riu 29-vjeçar ka përfunduar në prangat e karabinierëve italianë, pasi përveç se rezultonte person në kërkim, akuzohej edhe për vjedhje.

Ndjekja e çmendur filloi në Osio Sotto, pastaj vazhdoi deri në Osio Sopra dhe përfundoi në Dalmine.

Shqiptari me qëndrim të parregullt në territorin italian, ishte në një makinë të vjedhur mbrëmjen e shkuar tip Honda CRV e zezë, e raportuar si e vjedhur në fillim të dhjetorit në Milano.

Kur atij iu bë me shenjë që të ndalonte, shqiptari i dha gaz, por u ndalua. Shqiptari u përpoq të godiste me grushte në një përpjekje të fundit për t’u arratisur, por u neutralizua dhe u prangos.

Brenda automjetit të vjedhur, policia ka gjetur sende të ndryshme të vjedhura, si pinca, kaçavida, doreza dhe sende të tjera.

Hetuesit besojnë se kanë arrestuar një anëtar të një bande të specializuar të vjedhjes së shtëpive apo kompanive.

Shqiptari rezulton i kërkuar prej muajsh. Ai është dënuar me dy vjet e gjysmë burg për krime kundër pasurisë, vendim i dhënë verën e kaluar nga gjykata në Bergamo.

 

The post Shqiptari “specialist” grabitjesh, prangoset në Itali pas ndjekjes si në “filma aksion” appeared first on 55 News.

]]>
FOTO/ Shqiptari dhe greku ‘fermerë’ droge, burgosen në Britani pak ditë pas mbërritjes https://55news.al/aktualitet/foto-shqiptari-dhe-greku-fermere-droge-burgosen-ne-britani-pak-dite-pas-mberritjes/ Fri, 04 Jan 2019 18:10:06 +0000 https://new.55news.al/?p=77880 Një shqiptar dhe një grek, nj dyshe e fermerëve të kanabisit u arrestuan gjatë një bastisje policore vetëm disa ditë pas mbërritjes në Derbyshire. Ntenis Pteritai me origjinë greke dhe emigranti i paligjshëm shqiptar Mariglen Skendaj u kapën në një banesë ku prodhohej kanabisit.Në total, 140 bimë të klasës B të drogës, me vlerë deri […]

The post FOTO/ Shqiptari dhe greku ‘fermerë’ droge, burgosen në Britani pak ditë pas mbërritjes appeared first on 55 News.

]]>
Një shqiptar dhe një grek, nj dyshe e fermerëve të kanabisit u arrestuan gjatë një bastisje policore vetëm disa ditë pas mbërritjes në Derbyshire.

Ntenis Pteritai me origjinë greke dhe emigranti i paligjshëm shqiptar Mariglen Skendaj u kapën në një banesë ku prodhohej kanabisit.
Në total, 140 bimë të klasës B të drogës, me vlerë deri në 7,000 paund, u gjetën në një dhomë papafingo, e cila ishte përshtatur posaçërisht për rritjen e saj.

Dyshja është dënuar me një total prej pothuajse 4 vite burg për rritjen e drogës.

Gjyqtari Jonathan Bennett i gjykatës Derbyut, tha: “Dy prej jush u arrestuan më 16 nëntor, kur një banesë mbi një dyqan ku jetonit për një kohë të shkurtër është bastisur nga policia. Ishit duke e përdorur për rritjen e kanabisit dhe unë do ta përshkruaja atë si një fabrikë të vogël”.

“Dy dhoma në papafingo ishin përshtatur për rritjen e kanabisit dhe një numër i konsiderueshëm i bimëve – rreth 140 – u gjetën aty”.

Policia bastisi banesën në Skelë Lane, Chesterfield, rreth orës 10 të mëngjesit më 16 nëntor, ku Petritai, 23 vjeç dhe Skendaj, 36 vjeç ishin brenda saj.

Ndërsa 23 vjeçari rezervoi të jepte komente, shqiptar pranoi para oficerëve se kishte ardhur javë më parë në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria për në Londër.

Ai u tha oficerëve se nuk kishte para dhe u njoh me një njeri që e çoi në Derbyshire dhe e vendosi në atë banesë.

Të dy burrat u deklaruan fajtorë për një akuzë të prodhimit të kanabisit.

Petritai u burgos për dy vjet, ndërsa shqiptari për 22 muaj pasi pranoi akuzën kur u arrestua.

Pas periudhës së dënimit, ata mund të dëbohen megjithëse vendimi përfundimtar do t’i kalonte Sekretarit të Shtetit.

The post FOTO/ Shqiptari dhe greku ‘fermerë’ droge, burgosen në Britani pak ditë pas mbërritjes appeared first on 55 News.

]]>
Itali/ Arrestohet shqiptari, konsiderohej si mik i “serbit të tmerrshëm” https://55news.al/aktualitet/itali-arrestohet-shqiptari-konsiderohej-si-mik-i-serbit-te-tmerrshem/ Fri, 04 Jan 2019 15:44:30 +0000 https://new.55news.al/?p=77850 Vihet në pranga nga policia italiane në provincën e Ferrarës një shqiptar nga Kosova, i cili konsiderohet si bashkëpunëtor i një grupi kriminal. Në pranga ka përfunduar Afrim Bejzaku, i cili mendohet se është pjesë e grupit të serbit të tmerrshëm i njohur si “Igor Rusi”. Ai njihet ndryshe edhe me emrat Igor Vaclavic apo […]

The post Itali/ Arrestohet shqiptari, konsiderohej si mik i “serbit të tmerrshëm” appeared first on 55 News.

]]>
Vihet në pranga nga policia italiane në provincën e Ferrarës një shqiptar nga Kosova, i cili konsiderohet si bashkëpunëtor i një grupi kriminal.

Në pranga ka përfunduar Afrim Bejzaku, i cili mendohet se është pjesë e grupit të serbit të tmerrshëm i njohur si “Igor Rusi”. Ai njihet ndryshe edhe me emrat Igor Vaclavic apo Norbert Feher , ndërsa aktualisht vuan dënimin me burg në Spanjë me akuzën e 5 vrasjeve.

Igor Vaclavic, u arrestua në Spanjë më dhjetor të 2017 pas disa muajsh i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është autori i vrasjes së dy personave në Itali gjatë grabitjeve me armë si dhe të 3 personave në Spanjë, mes të cilëve dhe dy punonjës policie.

Shqiptari Afrim Bejzaku 37 vjeç rezulton i dënuar më herët nga Prokuroria e Rovigos me 2 vjet e 3 muaj burg me akuzën e grabitjeve të kryera në rajonin e Venetos.

Sipas hetimeve, Afrim Bejzaku nuk rezulton të ketë lidhje me vrasjet e kryera nga “Igor Rusi”, por ai ka qënë pjesë e “bandës Pajdek”, grup kriminal i specializuar në grabitje, ku bënte pjesë dhe “Igor Rusi”.

The post Itali/ Arrestohet shqiptari, konsiderohej si mik i “serbit të tmerrshëm” appeared first on 55 News.

]]>