shtëpi Archives - 55 News https://55news.al/tag/shtepi/ Mon, 17 Feb 2020 14:37:05 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png shtëpi Archives - 55 News https://55news.al/tag/shtepi/ 32 32 “Dua vetëm një shtëpi”! Lotët e shqiptarëve “kumbojnë” në Konferencën e Donatorëve, pamje dramatike nga tërmeti https://55news.al/politike/dua-vetem-nje-shtepi-lotet-e-shqiptareve-kumbojne-ne-konferencen-e-donatoreve-pamje-dramatike-nga-termeti/ Mon, 17 Feb 2020 14:37:05 +0000 https://new.55news.al/?p=145424 Po zhvillohet sot në Bruksel Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë, e cila u godit nga një tërmet shkatërrimtar më 26 nëntor 2019, që la pas 51 viktima, të plagosur dhe mijëra ndërtesa të rrënuara Në monitor është shfaqur një video e tërmetit tronditës, që tregoi pamjet rrëqethëse të Durrësit dhe Tiranës, ditën e tërmetit. Zyrtarë […]

The post “Dua vetëm një shtëpi”! Lotët e shqiptarëve “kumbojnë” në Konferencën e Donatorëve, pamje dramatike nga tërmeti appeared first on 55 News.

]]>
Po zhvillohet sot në Bruksel Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë, e cila u godit nga një tërmet shkatërrimtar më 26 nëntor 2019, që la pas 51 viktima, të plagosur dhe mijëra ndërtesa të rrënuara

Në monitor është shfaqur një video e tërmetit tronditës, që tregoi pamjet rrëqethëse të Durrësit dhe Tiranës, ditën e tërmetit.

Zyrtarë të lartë nga 100 shtete, që janë pjesëmarrëse në Konferencën e Donatorëve, panë nga afër pasojat katastrofike të tërmetit, si dhe dëgjuan lotët e shqiptarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore, të cilët kërkojnë një shtëpi, pasi 26 nëntorin e gdhinë në qiell të hapur.

The post “Dua vetëm një shtëpi”! Lotët e shqiptarëve “kumbojnë” në Konferencën e Donatorëve, pamje dramatike nga tërmeti appeared first on 55 News.

]]>
Kjo është shtëpia e re e Edi Ramës, që po ndërtohet në Dhërmi! https://55news.al/politike/kjo-eshte-shtepia-e-re-e-edi-rames-qe-po-ndertohet-ne-dhermi/ Tue, 03 Sep 2019 12:32:10 +0000 https://new.55news.al/?p=116257 Historiani Arben Llalla ka publikuar në rrjetet sociale fotografitë e një shtëpie në Dhërmi, për të cilën shprehet i bindur se është shtëpia e re e kryeministrit Edi Rama. “Kjo është shtëpia e re e Edi Ramës në Dhërmi të Himarës, që po përfundohet ngjitur me Kishën e Shën Thanasit,” tregon historiani duke publikuar fotografitë […]

The post Kjo është shtëpia e re e Edi Ramës, që po ndërtohet në Dhërmi! appeared first on 55 News.

]]>
Historiani Arben Llalla ka publikuar në rrjetet sociale fotografitë e një shtëpie në Dhërmi, për të cilën shprehet i bindur se është shtëpia e re e kryeministrit Edi Rama. “Kjo është shtëpia e re e Edi Ramës në Dhërmi të Himarës, që po përfundohet ngjitur me Kishën e Shën Thanasit,” tregon historiani duke publikuar fotografitë e mëposhtme.

auto_69385140_3441949152485772_4971127360368672768_n1567513624.jpg

auto_70086511_3441948972485790_382177945323569152_n1567513624.jpg

auto_69660922_3441950202485667_5367427390089723904_n1567513623.jpg

 

The post Kjo është shtëpia e re e Edi Ramës, që po ndërtohet në Dhërmi! appeared first on 55 News.

]]>
KLSH: Të blesh shtëpi në Shqipëri, mision i pamundur https://55news.al/politike/klsh-te-blesh-shtepi-ne-shqiperi-mision-i-pamundur/ Fri, 26 Jul 2019 12:47:08 +0000 https://new.55news.al/?p=111260 Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përfunduar një audit në lidhje me efektivitetin e programeve sociale për strehimin e qytetarëve. Sipas KLSH-së në Shqipëri ky program strehimi është shumë i kufizuar, ndërsa blerja e një banese më të ardhurat që janë aktualisht është thuajse një mision i pamundur. ‘Aksesi në programet sociale është mjaft i […]

The post KLSH: Të blesh shtëpi në Shqipëri, mision i pamundur appeared first on 55 News.

]]>
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përfunduar një audit në lidhje me efektivitetin e programeve sociale për strehimin e qytetarëve.

Sipas KLSH-së në Shqipëri ky program strehimi është shumë i kufizuar, ndërsa blerja e një banese më të ardhurat që janë aktualisht është thuajse një mision i pamundur.

‘Aksesi në programet sociale është mjaft i kufizuar. Bashkitë stepen në ofrimin e një informacioni të plotë për qytetarët nga risku i dyndjeve të papërballueshme në skemën e strehimit social’, thuhet në raportin e KLSH-së.

Më poshtë raporti i plotë i KLSH:

KLSH përfundoi auditimin e performancës me temë ‘Efektiviteti i Programeve Sociale të Strehimit’ të ushtruar në bashkitë Tiranë, Korçë, Shkodër, Vlorë dhe Ministrinë e Financave e Ekonomisë; auditim ky i miratuar nga Kryetari me Vendimin nr. 11 datë 22.07.2019.

Duke marrë parasysh faktorët e ndryshëm socialë dhe ekonomikë, përfshirë luhatjet financiare, nga shumatorja e përvojave europiane mbi banesat sociale, janë sintetizuar dy modele kryesore:

• Vendet me traditë të gjatë në programet sociale të strehimit kanë zhvilluar mekanizma inovativë, duke krijuar bashkëpunim me sektorin privat, me qëllim strehimin e më të varfërve;

• Vendet me traditë modeste në programet sociale të strehimit, ku fondet publike janë edhe më të kufizuar, janë angazhuar drejt shtresave më nevojtare.

Në rastin e Shqipërisë, skema e banesave sociale është një ndërthurje mes modelit të kategorizimit të shtresave dhe modelit të kompensimit.

Blerja e një banesë në Shqipëri në raport me të ardhurat, përfshirë mesataren e pagave, është plotësisht e papërballueshme dhe në kontekstin e strehimit social, përbën riskun madhor të rritjes të kontingjentit të të pastrehëve.

Pikërisht, kuadri rregullator dhe analizat e bëra në këtë drejtim, nuk marrin parasysh faktorin ‘përballueshmëri’ të banesave, por edhe problematika të tjera që shoqërojnë strehimin në Shqipëri, të cilat janë evidentuar nga organizata ndërkombëtare. P.sh. sipas anketës së realizuar nga Eurofound, Shqipëria renditet e fundit në Europë për nga mungesa e hapësirës së banesës. Krahasuar me mesataren europiane, ku vetëm 17% e të anketuarave janë shprehur se kanë hapësira të pamjaftueshme në banesat e tyre, në Shqipëri rreth 43% e të anketuarve janë përgjigjur se kanë probleme me mungesën e hapësirës.

Nga auditimi rezulton se, programet sociale të strehimit nuk janë zbatuar plotësisht si politika sociale, duke adresuar vetëm raste individuale, por jo fenomenin social të të pastrehëve, duke mos luajtur një rol proaktiv në zbutjen deri në eliminimin e këtij fenomeni. Mungojnë regjistri kombëtar mbi numrin e të pastrehëve dhe investimet në banesa sociale, stoku i të cilave është inekzistent në shumicën e bashkive dhe i pamjaftueshëm në disa të tjera.

Aksesi në programet sociale është mjaft i kufizuar. Bashkitë stepen në ofrimin e një informacioni të plotë për qytetarët nga risku i dyndjeve të papërballueshme në skemën e strehimit social.

Ligji i ri Nr. 22/2018 ‘Për strehimin social’, ndonëse ndjek modele të mira europiane, rrezikon të mos ofrojë një zgjidhje reale për zbatimin e plotë të programeve sociale të strehimit, pasi shtrihet përtej asaj që përballojnë kapacitetet e bashkive. Në kushtet kur burimet financiare në dispozicion për skemën e mëparshme të strehimit me 3 programe janë të kufizuara, dinamika që ofron ligji i ri për zbatimin e një skeme strehimi me 5 programe rrit nivelin e riskut në arritjen e objektivave të këtyre programeve.

Më konkretisht, nisur nga fakti se legjislacioni i vjetër ka qenë shterues në programet sociale të strehimit, burimi i mosfunksionimit të plotë të tyre nuk ka qenë baza ligjore, por moszbatimi i vet ligjit.

Në mënyrë të sintetizuar, problematikat kryesore të konstatuara nga ky auditim performance janë:

• Përcaktimi i objektivave nga Qeverisja Qendrore dhe Njësitë e Qeverisjes Vendore për strehimin social, përtej kapaciteteve financiare dhe njerëzore të bashkive;

• Mungesa e një statistike reale mbi numrin e të pastrehëve;

• Mungesa e një strukture të konsoliduar dedikuar çështjeve të strehimit në shumicën e bashkive;

• Kapacitete njerëzore të pamjaftueshme të bashkive për të përthithur dhe ushtruar në mënyrë të plotë kompetencat e ligjit;

• Pozicionimi i strehimit në periferi të polikë-bërjes dhe politikë-zbatimit, si nga bashkitë ashtu edhe nga strukturat qendrore;

Zbatimi i plotë dhe efektiv i programeve sociale të strehimit has vështirësi, pasi realizohet pa patur të përcaktuar, bazën e formulës së përfitimit, që janë të ardhurat mesatare në rang kombëtar dhe vendor. INSTAT-i nuk disponon të dhëna se cilat janë të ardhurat mesatare dhe mungesa e këtij elementi pengon zbatimin e plotë të programeve sociale të strehimit.

Në lidhje me zbatimin e ligjit të ri, është i rëndësishëm angazhimi të bashkive për t’u kërkuar subjekteve private dorëzimin e 3% të sipërfaqes së ndërtimit, për rastet kur është mbi 2000m2, sipërfaqe që do të shkojë në favor të programeve sociale të strehimit.

Gjatë 10 viteve të fundit asnjë bashki nuk ka ndërtuar vet banesa sociale apo të ketë blerë nga tregu për t’i ofruar si banesë me kosto të ulët. Për më tepër, ky funksion social i bashkisë s’është i inkuadruar as në planifikimet urbane apo planet e detajuara vendore, për ndërtimin e banesave sociale, për të përfshirë konceptin e Zonave me Interes Social.

Është planifikuar i njëjti nivel shpenzimesh për të gjithë periudhën 2018- 2020. Buxheti për strehimin është 550 milion lekë për çdo vit përgjatë kësaj periudhe. Në vitin 2017, 2018 buxheti për strehimin financuar nga QQ ka qenë me rritje krahasuar me vitet e mëparshme, përkatësisht 13 dhe 10%. Fondet e alokuara nuk arrijnë të mbulojnë nevojat financiare për programet sociale të strehimit sipas strategjisë së strehimit social.

 Në Vendimin e Kryetarit të KLSh-së për auditimin e performancës ‘Efektiviteti i Programeve Sociale të Strehimit’ janë dhënë 38 rekomandime për organet e qeverisjes qendrore dhe vendore të cilat adresojnë eliminimin e mangësive dhe përmirësimin në të ardhmen të sistemit të strehimit social në vendin tone.

The post KLSH: Të blesh shtëpi në Shqipëri, mision i pamundur appeared first on 55 News.

]]>
Shqiptarët jetojnë në shtëpi pa kushte https://55news.al/aktualitet/shqiptaret-jetojne-ne-shtepi-pa-kushte/ Thu, 31 Jan 2019 07:06:12 +0000 https://new.55news.al/?p=82920 Shqiptarët, në krahasim me europianët, renditen ndër qytetarët e vendeve me përqindjen më të lartë për sa i përket pronësisë së shtëpive të tyre, por kanë problemet më të mëdha për sa i përket kushteve optimale që duhet të ofrojë një banesë si hapësira e mjaftueshëm, mungesë të tualeteve me ujë të rrjedhshëm, dusheve, apo […]

The post Shqiptarët jetojnë në shtëpi pa kushte appeared first on 55 News.

]]>
Shqiptarët, në krahasim me europianët, renditen ndër qytetarët e vendeve me përqindjen më të lartë për sa i përket pronësisë së shtëpive të tyre, por kanë problemet më të mëdha për sa i përket kushteve optimale që duhet të ofrojë një banesë si hapësira e mjaftueshëm, mungesë të tualeteve me ujë të rrjedhshëm, dusheve, apo të shtëpive me lagështirë dhe pa ngrohje…

Megjithëse shqiptarët janë ndër vendet me përqindjen më të lartë në Europë për pronësinë e shtëpive të tyre (87% e të pyeturve kanë pohuar se janë pronarë të shtëpive të tyre), ata vuajnë nga mungesa e hapësirave dhe kushteve minimale si prania e një tualeti apo e dushit brenda në shtëpi.

Sipas Anketës së Cilësisë së Jetës të zhvilluar nga Komisioni Europian rreth 17% e të anketuarve janë shprehur se kanë mungesë të tualetit apo dushit në shtëpi, ndërsa 43% e të pyeturve (më e larta në Europë) janë shprehur se nuk kanë mjaftueshëm hapësirë në shtëpitë e tyre. Në vendet e rajonit të anketuarit që janë përgjigjur se kanë probleme me sipërfaqen në shtëpi variojnë nga 18-26% me një diferencë të konsiderueshme me Shqipërinë.

Mesatarisht, të anketuarit, në Shqipëri janë shprehur se kanë vetëm 2 dhoma, numri më i ulët i vendeve të Bashkimit Europian dhe kandidateve për t’iu anëtarësuar.

 

Shqipëria mban vendin e parë edhe për cilësinë e dyerve, dritareve dhe dyshemesë, ku sipas të pyeturve në Anketën e Cilësisë së jetës rreth 23% janë shprehur se i kanë të vjetra.

Shqipëria ka rezultuar me përqindjen më të lartë të të pyeturve të cilët kanë pohuar se kanë lagështirë apo rrjedhje në shtëpi. Sipas Anketës së Cilësisë së Jetës rreth 40% e të anketuarve në Shqipëri janë përgjigjur se kanë lagështire apo rrjedhje të ujit.

Rreth 12% e të pyeturve janë përgjigjur gjithashtu që kanë mungesë të tualetit me ujë të rrjedhshëm, ndërkohë që Malin e Zi vetëm 3% e të pyeturve kanë pohuar se kanë mungesë të tij, 4% në Serbi dhe 7% në Maqedoni.

Shqiptarët kanë vështirësi edhe për të ngrohur apo për të mbajtur në temperatura optimale shtëpitë e tyre. Rreth 26% e të anketuarve në Shqipëri janë përgjigjur se nuk kanë mundësi që të ngrohin shtëpitë, ndërkohë që përqindja e të anketuarve në vendet e rajonit luhatet nga 6-16%.

Komisioni Europian ka zhvilluar Anketën e Cilësisë së Jetës në vendet e Bashkimit Europian dhe kandidatëve për tu anëtarësuar. Në secilin shtetet është marrë një kampion përfaqësues, ku të anketuarit janë pyetur mbi fusha të caktuara të mirëqenies./MONITOR

The post Shqiptarët jetojnë në shtëpi pa kushte appeared first on 55 News.

]]>
Largohet nga shtëpia 63-vjeçari me sklerozë, djali: Mami u mundua ta ndalonte, por… https://55news.al/aktualitet/largohet-nga-shtepia-63-vjecari-me-skleroze-djali-mami-u-mundua-ta-ndalonte-por/ Wed, 30 Jan 2019 08:39:28 +0000 https://new.55news.al/?p=82746 Humbja e një 63-vjeçari me sëmundjen e sklerozës është denoncuar këtë të martë në studion e emisionit “Pa Gjurmë” në Report Tv. Ded Shkreta, 63 vjec u largua nga shtëpia e tij më datë 25 janar. Ndonëse bashkëshortja e tij ishte munduar ta ndalonte, i veshur me xhaketë të bardhë, pantallona e kapelë të zezë […]

The post Largohet nga shtëpia 63-vjeçari me sklerozë, djali: Mami u mundua ta ndalonte, por… appeared first on 55 News.

]]>
Humbja e një 63-vjeçari me sëmundjen e sklerozës është denoncuar këtë të martë në studion e emisionit “Pa Gjurmë” në Report Tv.

Ded Shkreta, 63 vjec u largua nga shtëpia e tij më datë 25 janar. Ndonëse bashkëshortja e tij ishte munduar ta ndalonte, i veshur me xhaketë të bardhë, pantallona e kapelë të zezë dhe me një qese në dorë, Ded Shkreta mori një drejtim të paditur.

Sot në studion e “Pa Gjurmë” ka qenë i pranishëm djali i tij, Ermal Shkreta, i cili ka rrëfyer për gazetaren Ledina Jakimi se babai i tij ka hipur në një furgon i cili ka ndaluar në Mamurras. “Ne mendonim se ai ishte nisur për në Laç, por pasi pyetëm drejtuesin e furgonit, u njoftuam se ai kishte mbërritur në Mamurras”, u shpreh Ermal Shkreta, i cili tregoi më pas se ka kontrolluar gjithandej për të atin dhe se gjurma më e fundit prej tij i ka rezultuar në Fushë-Mamurras Adriatik. “Përmes pamjeve filmike të një kamere, e kemi parë se ai ka kaluar në Fushë-Mamurras në orën 17:20 të darkës”, tha ai. 

Ndonëse familja Shkreta gjendet në hasmëri, Ermal Shkreta insistoi për moderatoren Odeta Dume se babai i tij nuk është rikthyer në shtëpi vetëm për shkak të sëmundjes së tij.

I shqetësuar për fatin e të atit, Ermali iu drejtua në fund të gjithë ndjekësve të televizionit Report Tv që sapo të hasen me Ded Shkretën, ta njoftojnë menjëherë për vendndodhjen dhe gjendjen e tij. Fill pas kësaj thirrjeje, një telefonatë ka ardhur në studion e emisionit “Pa Gjurmë”, përmes së cilës një qytetar ka bërë dije se e ka parë Ded Shkretën në një kryqëzim në Fushë-Krujë.

The post Largohet nga shtëpia 63-vjeçari me sklerozë, djali: Mami u mundua ta ndalonte, por… appeared first on 55 News.

]]>
Qyteti italian nxjerr në shitje shtëpi për vetëm 1 euro – Si mund ta bëni tuajën https://55news.al/aktualitet/qyteti-italian-nxjerr-ne-shitje-shtepi-per-vetem-1-euro-si-mund-ta-beni-tuajen/ Fri, 18 Jan 2019 18:43:55 +0000 https://new.55news.al/?p=80699 Nëse jeni duke kërkuar një vend me diell edhe gjatë dimrit, Sambuca mund të jetë një zgjidhje e përkryer. Sipas CNN, tashmë mund të blini një shtëpi në ishullin e Siçilisë për vetëm 1 euro, pra më pak se kostoja e një ekspresi. Sambuca ka vendosur dhjetëra banesa në shitje me këtë çmim krejtësisht të […]

The post Qyteti italian nxjerr në shitje shtëpi për vetëm 1 euro – Si mund ta bëni tuajën appeared first on 55 News.

]]>
Nëse jeni duke kërkuar një vend me diell edhe gjatë dimrit, Sambuca mund të jetë një zgjidhje e përkryer. Sipas CNN, tashmë mund të blini një shtëpi në ishullin e Siçilisë për vetëm 1 euro, pra më pak se kostoja e një ekspresi. Sambuca ka vendosur dhjetëra banesa në shitje me këtë çmim krejtësisht të papërfillshëm.

Kjo nismë synon të ‘ringjallë’ komunitetin, si shumë vende të tjera rurale në Itali, të cilat vuajnë nga shpopullimi vitet e fundit për shkak të lëvizjes së njerëzve drejt qyteteve më të mëdha.

Nuk është hera e parë që një qytet italian bën të tilla oferta joshëse për të huajt, por zyrtarët vendas thonë se ndryshimi qëndron në faktin se Sambuca po heq burokracitë pasi çdo i interesuar mund ta bëjë blerjen e shtëpisë menjëherë. Por, si funksionon kjo skemë?

Së pari duhet që pronarët e rinj duhet të rinovojnë banesat e vjetra prej 40-150 metër katro brenda tre viteve, me një kosto duke filluar nga 15 mijë euro. Ata gjithashtu duhet të derdhin një depozitë prej 5 mijë euro e cila do t’u kthehet sërish mbrapsht sapo të mbarojë restaurimi i shtëpisë.

Nënkryetari i Sambuca, njëkohësisht edhe këshilltari turistik i vendit thotë se blerësit nuk do të zhgënjehen. Sipas tij, me zvogëlimin e popullsisë qyteti ka nevojë për të huajt për të parandaluar shpopullimin.

The post Qyteti italian nxjerr në shitje shtëpi për vetëm 1 euro – Si mund ta bëni tuajën appeared first on 55 News.

]]>
Gjermania, 1 vit qira për azilkërkuesit që kthehen në shtëpi, ndihmë shtesë ata që largohen para 31 dhjetorit https://55news.al/aktualitet/gjermania-1-vit-qira-per-azilkerkuesit-qe-kthehen-ne-shtepi-ndihme-shtese-ata-qe-largohen-para-31-dhjetorit/ Wed, 28 Nov 2018 17:22:41 +0000 https://new.55news.al/?p=70643 Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka nisur një fushatë të diskutueshme që premton të paguajë një qira për një vit për azilkërkuesit të cilët “vullnetarisht” kthehen në vendin e tyre të origjinës. Posterat e titulluar “Vendi juaj, e ardhmja juaj. Tani!” janë shfaqur rreth kryeqytetit gjerman kohët e fundit, të shkruar në disa gjuhë, duke […]

The post Gjermania, 1 vit qira për azilkërkuesit që kthehen në shtëpi, ndihmë shtesë ata që largohen para 31 dhjetorit appeared first on 55 News.

]]>
Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka nisur një fushatë të diskutueshme që premton të paguajë një qira për një vit për azilkërkuesit të cilët “vullnetarisht” kthehen në vendin e tyre të origjinës.

Posterat e titulluar “Vendi juaj, e ardhmja juaj. Tani!” janë shfaqur rreth kryeqytetit gjerman kohët e fundit, të shkruar në disa gjuhë, duke përfshirë frëngjisht, anglisht, arabisht dhe rusisht.
Posterat janë pjesë e programeve të “kthimit nga Gjermania” të vendit, të cilat shpresojnë të rrisin numrin e azilkërkuesve që kthehen vullnetarisht në vendin e tyre të origjinës, konfirmon ministria e Brendshme gjermane për Euronews.
Fushata promovon një program të riatdhesimit përmes të cilit azilkërkuesit mund të marrin ndihmë shtesë nëse ata aplikojnë për t’u larguar para 31 dhjetorit.
Të kthyerit do të merrnin ndihmë strehimi në formën e mbështetjes me qira, shuma e përgjithshme e mbuluar shkon 3,000 euro për një familje ose 1,000 euro për një person të vetëm. Pothuajse një milion njerëz që iknin nga konflikti ose varfëria në Lindjen e Mesme dhe Afrikë arritën në Gjermani në 2016, me vendin që regjistroi më shumë se 700,000 kërkesa për azil në atë vit.
Megjithëse numri ra me 70% në vitin 2017, ku endi mori rreth 200,000 kërkesa për azil ose një e treta e të gjitha kërkesave të bëra në të gjithë Bashkimin Evropian. Pas Gjermanisë vjen, Italia dhe Franca, të cilat kanë marrë 127,000 dhe 91,000 kërkesa për azil, sipas Eurostat.
Shumë kanë shfaqur dyshime dhe pakënaqësi me fushatën, duke e cilësuar si cinike dhe ksenofobike. Fushata e nisur më 15 shtator përfundon më 31 dhjetor.
Formulimi i mesazhit në poster është i paqartë, duke udhëhequr disa emigrantë që banojnë ligjërisht në vend, për të menduar se fushata po u drejtohet edhe atyre, pavarësisht faktit se ai është shënjestruar vetëm për azilkërkuesit, pretendimet e të cilave janë ose të refuzuara ose janë ende në pritje shqyrtim.

The post Gjermania, 1 vit qira për azilkërkuesit që kthehen në shtëpi, ndihmë shtesë ata që largohen para 31 dhjetorit appeared first on 55 News.

]]>
Unaza e Re/ Drithërima e fëmijës: Po na prishin shtëpinë, mamin e babin i çuan në komisariat! https://55news.al/aktualitet/unaza-e-re-dritherima-e-femijes-po-na-prishin-shtepine-mamin-e-babin-i-cuan-ne-komisariat/ Fri, 09 Nov 2018 13:23:11 +0000 https://new.55news.al/?p=65909 Edhe në protestën e zhvilluar ditën e sotme ku mori pjesë kryetari i opozitës Lulzim Basha, djaloshi i vogël, i cili e prezantoi vetë veten e tij para mediave, bërë i njohur megjithatë gjatë këtyre ditëve, i drithëroi të gjithë: “Unë jam Klevis Hysko, jam këngëtar… Më falni, se më dridhet shpirti kur flas… Kur […]

The post Unaza e Re/ Drithërima e fëmijës: Po na prishin shtëpinë, mamin e babin i çuan në komisariat! appeared first on 55 News.

]]>
Edhe në protestën e zhvilluar ditën e sotme ku mori pjesë kryetari i opozitës Lulzim Basha, djaloshi i vogël, i cili e prezantoi vetë veten e tij para mediave, bërë i njohur megjithatë gjatë këtyre ditëve, i drithëroi të gjithë:

“Unë jam Klevis Hysko, jam këngëtar… Më falni, se më dridhet shpirti kur flas… Kur hyra një ditë në shtëpi, i gjeta të gjithë në mërzitur. E pyeta mamin dhe babin: “O mami, çfarë keni?”

“Mor të keqen mami, se çfarë dëgjuam në televizor. Ka nxjerrë një ligj zoti Edi Rama, që nuk dua t’ia përmend emrin, se më ka hequr trurin ai person, që do të prishen shtëpitë dhe njerëzit do t’i nxjerrin në rrugë të madhe.”

Jo vetëm u tromaksën prindërit, por u tromaksa dhe unë. Në shtëpi, në shkollë, vetëm qaj dhe më pyet mësuesja: “O Klevis, po ç’ke?!”

“Ja, ka nxjerrë një ligj zoti Edi Rama dhe duan të na prishin shtëpitë!”.

Kam një javë që jo vetëm s’i zë gjumi prindërit e mi, po edhe unë!  Unë vetëm qaj. Ne kemi tre shtëpi, shtëpinë e gjyshërve, timen dhe të dajove. Një ditë erdha në shtëpi dhe nuk i gjeta: “O nëno, po ku janë mami e babi?!”

“I ka marrë komisariati numër 6!”

Kishin marrë kushurirën, mamin, babin, gjithë fisin tim e kishin marrë në komisariatin nr.6. Kishte dy-orë që i kishin marrë dhe unë u tromaksa. Këtë po ë përjeton gjithë njerëzia këtu, edhe fëmijët. Kjo është një dramë që po e përjetojmë të gjithë.

U bëj thirrje njerëzve të mos ndalen, protestat të mos ndalen, se ndryshe e kemi të humbur! Faleminderit kryetarit të opozitës që na u gjend pranë! Poshtë oligarkët, poshtë banditët!” përfundoi fëmija.

The post Unaza e Re/ Drithërima e fëmijës: Po na prishin shtëpinë, mamin e babin i çuan në komisariat! appeared first on 55 News.

]]>
Video/ Vazhdon protesta kundër ‘narkoqeverisë’ në mbrojtje të shtëpive te Unaza e Re https://55news.al/politike/video-vazhdon-protesta-kunder-narkoqeverise-ne-mbrojtje-te-shtepive-te-unaza-e-re/ Fri, 09 Nov 2018 10:37:48 +0000 https://new.55news.al/?p=65833 Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në profilin e tij në ‘facbook’ ku shfaqen qytetarët e zonës së Unazës së Re, të cilët vazhdojnë me protestat e tyre për mbrojtjen e shtëpive dhe bizneseve nga shembja. Postimi i plotë: Vazhdon protesta kunder narkoqeverise nga banoret e Unazes de Madhe ne mbrojtje te shtepive dhe […]

The post Video/ Vazhdon protesta kundër ‘narkoqeverisë’ në mbrojtje të shtëpive te Unaza e Re appeared first on 55 News.

]]>
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në profilin e tij në ‘facbook’ ku shfaqen qytetarët e zonës së Unazës së Re, të cilët vazhdojnë me protestat e tyre për mbrojtjen e shtëpive dhe bizneseve nga shembja.

Postimi i plotë:

Vazhdon protesta kunder narkoqeverise nga banoret e Unazes de Madhe ne mbrojtje te shtepive dhe pronave, biznesesve te tyre. sb

The post Video/ Vazhdon protesta kundër ‘narkoqeverisë’ në mbrojtje të shtëpive te Unaza e Re appeared first on 55 News.

]]>
Tabelat/Kreditë për individë, sa ju kushton huaja për shtëpi, ia vlen në lekë apo euro https://55news.al/aktualitet/tabelat-kredite-per-individe-sa-ju-kushton-huaja-per-shtepi-ia-vlen-ne-leke-apo-euro/ Thu, 08 Nov 2018 09:22:56 +0000 https://new.55news.al/?p=65474 Nëse doni të blini një shtëpi, duke e financiar një pjesë të saj përmes kredisë, ky është momenti më i mirë. Normat e interesit janë në minimumin e tyre, por edhe bankat janë të prirura të japin hua për familjarët, pasi kreditë për shtëpi përgjithësisht rezultojnë që kanë kthime të kënaqshme dhe janë më pak […]

The post Tabelat/Kreditë për individë, sa ju kushton huaja për shtëpi, ia vlen në lekë apo euro appeared first on 55 News.

]]>
Nëse doni të blini një shtëpi, duke e financiar një pjesë të saj përmes kredisë, ky është momenti më i mirë. Normat e interesit janë në minimumin e tyre, por edhe bankat janë të prirura të japin hua për familjarët, pasi kreditë për shtëpi përgjithësisht rezultojnë që kanë kthime të kënaqshme dhe janë më pak problematike se të tjerat.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në muajin shtator, interesi mesatar I kredive për shtëpi në lekë që jepen për individët ishte 3.7%.

Huatë për blerjen e banesave janë më të lirat nga të gjitha kreditë e tjera që jepen për individët. Për ovedraft, interesi mesatar ishte 12.18% në shtator, për mallra të qëndrueshëm dhe qëllime të tjera luhatet midis 8 dhe 8.5%.

Përgjithësisht bankat financojnë 70% të vlerës së apartamentit përmes kredisë dhe pjesën tjetër duhet ta sigurojë vetë individi. Psh, nëse doni të blini një shtëpi që kushton 10 milionë lekë (rreth 78 mijë euro), bankat je hua deri në 7 milionë lekë.

Sipas kalkulatorit të kredisë, me një interes prej 3.7%, dhe afat 15 vjet, shuma mujore që duhet paguar është 50,732 lekë dhe në fund paguhen gjithsej rreth 9.1 milionë lekë. Nëse merret huaja me afat më të gjatë, për 20 vjet, shuma mujore është 41,320 lekë dhe në fund paguhet 9.9 milionë lekë.

Nëse merrni një hua në ekuivalentin në euro, 54 mijë euro (me kursim mesatar 1 euro = 127 lekë), për afatin 15 vjeçar, kësti mesatar mujor është 372 euro dhe pas 15 vitesh do i keni kthyer gjithsej bankës, përfshirë interesa rreth 67 mijë euro.

Për afatin 20 vjet kësti mujor është 299 euro dhe shuma e paguar në fund 71.7 mijë euro.

Për momentin, teksa kredia në euro është më e lirë, kurseni në muaj rreth 3500 lekë, nëse merrni 54 mijë euro hua me afat 15 vjeçar, përkundrejt 7 milionë lekë. Por, ekspozimi ndaj kursit të këmbimit mbetet shumë i lartë. Psh nëse euro kërcen në 140 lekë, sa ishte në përiudhën 2009-2016, atëherë kësti mujor në euro, nëse konvertohet në lekë, kërcen në 52,000 lekë, ose 2,000 lekë më shumë nëse do e kishit marrë në lekë.

Me diferencën minimale mes interesave të kredisë për shtëpi në lekë dhe në euro, ekspertët financiarë pohojnë se nuk ia vlen të rrezikosh duke marrë hua në monedhën e përbashkët. Edhe vetë bankat i orientojnë klientët të marrin hua në monedhën që kanë të ardhurat.

Sipas “Vrojtimit të Aktivitetit Kreditues për tremujorin e tretë”, të publikuar nga Banka e Shqipërisë , standardet e kreditimit për individët vijuan të raportohen të lehtësuara edhe në tremujorin e tretë të vitit. Ky lehtësim u manifestua në të dyja kategoritë, si për kreditë për blerje banese, ashtu edhe për kreditë konsumatore. Bankat u shprehën për një lehtësim të mëtejshëm të pritur të standardeve të kreditimit për individët, për të dyja kategoritë, në tremujorin e fundit të vitit.

Faktorët që diktuan standarde të lehtësuara për individët në tremujorin e tretë ishin: toleranca më e lartë e bankave ndaj rrezikut; perceptimi më i ulët i rrezikut lidhur me aftësinë paguese të kredimarrësit; si dhe kosto më të ulëta nga pozicioni i kapitalit të bankave.

Kushtet dhe termat e përgjithshme për kreditë akorduar individëve u lehtësuan në tremujorin e tretë. Përmirësimi i kushteve dhe termave të përgjithshme në kreditë dhënë individëve u mundësua nëpërmjet një kërkese më të ulët për kolateral në raport me kredinë e marrë. Në kahun e kundërt me këtë faktor ndikuan marzhet më të larta të aplikuara mbi kreditë me rrezik, si dhe madhësia e kredisë.

 

The post Tabelat/Kreditë për individë, sa ju kushton huaja për shtëpi, ia vlen në lekë apo euro appeared first on 55 News.

]]>