shtepia e propagandes Archives - 55 News https://55news.al/tag/shtepia-e-propagandes/ Fri, 13 Apr 2018 13:23:51 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png shtepia e propagandes Archives - 55 News https://55news.al/tag/shtepia-e-propagandes/ 32 32 House of Propaganda… https://55news.al/opinion/house-of-propaganda/ Fri, 13 Apr 2018 13:23:51 +0000 https://new.55news.al/?p=5855 Nga Ylli Manjani Vijon seriali propagandistik “Faji është tek tjetri”. Deri tani kemi parë këto seri: – Për keqqeverisjen e Tij, fajin e ka LSI-ja. – Për korrupsionin e Tij dhe të kujtdo tjetër, fajin e ka si gjithmonë Ilir Meta! – Për drogën, tashmë fajin e ka Saimiri! – Për arrogancën e Tij në […]

The post House of Propaganda… appeared first on 55 News.

]]>
Nga Ylli Manjani

Vijon seriali propagandistik “Faji është tek tjetri”. Deri tani kemi parë këto seri: – Për keqqeverisjen e Tij, fajin e ka LSI-ja. – Për korrupsionin e Tij dhe të kujtdo tjetër, fajin e ka si gjithmonë Ilir Meta! – Për drogën, tashmë fajin e ka Saimiri! – Për arrogancën e Tij në qeverisje, fajin e ka Saliu! – Për vjedhjen e zgjedhjeve që bëri, fajin e ka “Rusi” Lulzim! – Për shkatërrimin e Parlamentarizmit, fajin e ka çizmja e Monikës! – Për drejtësinë që ka kapur vetë me të dyja duart, fajin e ka Lu! Ky i fundit ja hedh fajin Llallës! – Për taksat e larta që vendos Ai vetë, fajin e ka populli vandal! – Për mbylljen e gojës kritikëve, fajin e ka “kazani”, pra Media! – Për pronat që ka bllokuar, fajin e kanë Pronarët! – Për koncesionet dhe PPP kriminale, fajtore është Qeveria e së shkuarës! ( Me historinë e dy kullave të Brojkës, mbushi Tiranën me ndërtime Ai). – Për shëndetësinë fajin e ka Beqja!. – Për arsimin, fajin e ka Tritan Shehu, Ornela Pampuri dhe unë që nuk pranojmë orët e hapura të LGBT!. – Për ekonominë në krizë dhe asistencën sociale, fajin e kanë bashkitë. – Për çdo kapje flagrante në skandale, fajin e ka sistemi!. Pra të gjithë kanë faj! Vetëm Ai jo!. Pritet të shtohen seritë e reja me “fajtorë” të rinj: Beni (Ahmetaj), Damiani, Ditmiri, Fatmiri, Senida, Mirela, Etilda, Erioni, Vangjushi, Qazimi e Tan Lame do shpallen fajtorë. Madje edhe Olsi e Linda nëse e do puna… (ndjesë që ua përmend emrat). Listë e gjatë “fajtorësh”…. Ka projektuar përjetësinë… Propaganda na sugjeron që: Ai po punon në kushte “të vështira” me gjithë këta fajtorë nëpër këmbë! Këtë thotë edhe Freedom House… Çfarë propagande!! Shih kur të dalë edhe raporti tjetër : Nuk ka nevojë për zgjedhje! Na mjaftojnë sondazhet! Kursehen edhe paratë e shtetit!

The post House of Propaganda… appeared first on 55 News.

]]>