shtepite Archives - 55 News https://55news.al/tag/shtepite/ Sun, 24 Feb 2019 19:02:32 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png shtepite Archives - 55 News https://55news.al/tag/shtepite/ 32 32 Era shkatërron shtëpitë në Gramsh, 6 familje në qiell të hapur https://55news.al/aktualitet/era-shkaterron-shtepite-ne-gramsh-6-familje-ne-qiell-te-hapur/ Sun, 24 Feb 2019 19:02:32 +0000 https://new.55news.al/?p=87318 Tre shtëpi raportohet se janë shkatërruar si pasojë e erës e fuqishme, e cila ka kapluar disa zona në qytetin e Gramshit. Gazetari i “BalkanWeb”, Shkëlzen Henkoja raporton se gjashtë familje kanë mbetur në qiell të hapur, pasi mbrëmjen e djeshme era e fuqishme ka shkatërruar tre shtëpi dykatëshe.Gjatë ditës së djeshme, por edhe këtë […]

The post Era shkatërron shtëpitë në Gramsh, 6 familje në qiell të hapur appeared first on 55 News.

]]>
Tre shtëpi raportohet se janë shkatërruar si pasojë e erës e fuqishme, e cila ka kapluar disa zona në qytetin e Gramshit.

Gazetari i “BalkanWeb”, Shkëlzen Henkoja raporton se gjashtë familje kanë mbetur në qiell të hapur, pasi mbrëmjen e djeshme era e fuqishme ka shkatërruar tre shtëpi dykatëshe.
Gjatë ditës së djeshme, por edhe këtë të diel, vendi ynë ka qenë i “mbërthyer” nga erërat e forta dhe temperaturat e ulëta, situatë kjo që ka shkaktuar probleme në shumë qytete e fshatra.

Sakaq, gjashtë familjet Merzheku e Basha në fshatrat Grazhdan e Gribë janë aktualisht pa kulm mbi kokë, pasi era iu mori gjithçka.

The post Era shkatërron shtëpitë në Gramsh, 6 familje në qiell të hapur appeared first on 55 News.

]]>
Foto/ PD nxjerr emrat, firmat që përfitojnë nga shkatërrimi i shtëpive te Unaza e Re https://55news.al/politike/foto-pd-nxjerr-emrat-firmat-qe-perfitojne-nga-shkaterrimi-i-shtepive-te-unaza-e-re/ Mon, 12 Nov 2018 12:35:55 +0000 https://new.55news.al/?p=66659 Partia Demokratike ka publikuar emrat e firmave që përfitojnë milionat e eurove nga shkatërrimi i shtëpive në Unazën e Re. Zëdhënësja Ina Zhupa deklaroi se Edi Rama dhe Erion Veliaj heshtin për protestën e mbi 2 mijë banorëve, sepse ata kanë vënë në jetë një skemë korruptive me vlerë 40 milionë Euro për më pak […]

The post Foto/ PD nxjerr emrat, firmat që përfitojnë nga shkatërrimi i shtëpive te Unaza e Re appeared first on 55 News.

]]>
Partia Demokratike ka publikuar emrat e firmave që përfitojnë milionat e eurove nga shkatërrimi i shtëpive në Unazën e Re.

Zëdhënësja Ina Zhupa deklaroi se Edi Rama dhe Erion Veliaj heshtin për protestën e mbi 2 mijë banorëve, sepse ata kanë vënë në jetë një skemë korruptive me vlerë 40 milionë Euro për më pak se 3 kilometra tek Unaza e Re.

Zhupa tha se “Skema korruptive është e qartë. Fituesit janë të 3 të paracaktuar. Nga dy pjesëmarrës në të 3 tenderat, kompania e dytë nuk ka bërë ofertë, duke legjitimuar tenderat. • Dokumentet provojnë se përfitues të 18 milionë euro janë një kompani fantazëm, DH Albania dhe Biba X, e cila kur ka hyrë në tender dhe deri kur është shpallur fituesi ka qenë nën sekestro”

Ja deklarata e plotë e zëdhënëses së Partisë Demokratike Ina Zhupa

Prej 10 ditësh mbi 2 mijë banorë tek Unaza janë në protestë për të kërkuar të drejtën e dëmshpërblimit për shtëpitë që do të prishen nga projekti i Unazës së Re. Prej 10 ditësh qeveria dhe bashkia heshtin, injorojnë mbi 300 familje, të cilëve u morën lekët për legalizimin e banesave dhe bashkë me lekët, edhe votat me premtimin për legalizim falas.

Edi Rama dhe Erion Veliaj po heshtin, sepse ata kanë vënë në jetë një skemë korruptive me vlerë 40 milionë Euro për më pak se 3 kilometra, duke ndërhyrë në rrugë nga Pallati me Shigjeta tëk sheshi “Shqiponja”, të cilit tani i ka mbetur që Edi Rama t’i heqë edhe emrin. Skema korruptive është e qartë. Fituesit janë të 3 të paracaktuar, sepse në tre tendera të ndryshëm ka qenë vetëm 1 ofertues i vlefshëm, ndërsa pjesëmarrësi i dytë, është futur për të legjitimuar tenderin dhe nuk ka bërë asnjë ofertë.

5 ditë më parë, Partia Demokratike renditi disa të dhëna që thellojnë sferën korruptive tek Unaza e re. Përfituesit kryesore nga projekti, bashkimi i kompanive DH Albania dhe Biba X janë të dyja me probleme.

  1. 1. Kompania DH Albania është krijuar në korrik të këtij viti, një muaj e gjysëm para hapjes së tenderit, nën emrin e kompanisë mëmë Dunëell Haberman ltd.
  2. 2. Kompania mëmë e saj është kompani offshore, me pronarë të panjohur, e rregjistruar në Delaëare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili njihet si parajsë fiskale.
  3. 3. Kompania tjetër, Biba X, ka nuk ka përvojë në ndërtim rrugësh, aktivitet të cilin e ka shtuar pak para se të shpallej fitues i tenderit prej 18 milionë euro.
  4. 4. Kompania Biba X, ka qenë nën sekuetsro edhe gjatë periudhës kur ka marrë pjesë në tenderin e Unazës së Re, në shkelje flagrante të ligjit të Prokurimeve Publike. Partia Demokratike ju vë në dispozicion dokumentat që tregojnë se kompania Biba X ka qenë nën sekuestro në momentin e pjesëmarrjes në tender dhe në momentin e shpalljes fitues. Gjithçka ka ndodhur në shkelje të ligjit të prokurimeve publike që, për të rritur sigurinë e realizimit në kohë të veprës, kërkon që kompanitë të kenë siguri financiare, të mos jenë në process falimentimi apo nën sekuestro. Biba X ka urdhër sekuestro nga përmbaruesi më datë 3 Korrik.

Tenderi është hapur në 10 shtator dhe fituesi është shpallur 5 javë më vonë. Gjatë kësaj kohe, përfituesi I 18 milionë eurove, bashkë me një kompani fantazëm, ka qenë nën sekestro, e cila i është hequr pas shpalljes fitues të tenderit, më 24 tetor. Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet t’u thonë sot shqiptarëve kush është pronari i vërtetë që fshihet pas kompanisë guaskës, dhe sa është përfitimi për të gjithë skemën korruptive me fitues të paracaktuar në tenderin fitktiv prej 40 milionë eurosh. Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të dëmshpërblejnë pa vonesë të gjithë banorët, të cilëve u kanë marrë paratë dhe votat për të legalizuar shtëpitë, ndërsa tani i trajtojnë si qytetarë të paligjshëm. Partia Demokratike gjen rastin të sigurojë shqiptarët se me “Ligjin Antimafia” askush nuk do të gëzojë pasurinë e grabitur, duke u fshehur në guaskën e parajsave fiskale.

sk

The post Foto/ PD nxjerr emrat, firmat që përfitojnë nga shkatërrimi i shtëpive te Unaza e Re appeared first on 55 News.

]]>
Unaza e Re, Basha: Rama-Veliaj e nisën me Teatrin, përfunduan tek pragjet e shtëpive! https://55news.al/politike/unaza-e-re-basha-rama-veliaj-e-nisen-me-teatrin-perfunduan-tek-pragjet-e-shtepive/ Fri, 09 Nov 2018 12:55:34 +0000 https://new.55news.al/?p=65881 Kreu i PD-së, Lulzim Basha, dha një deklaratë pas takimit që pati me banorët e Unazës së Re që do t’u shemben shtëpitë nga qeveria. “E kemi paralajmëruar sa e rrezikshme është kjo aferë. Ajo që nisi me Teatrin Kombëtar, do të përfundojë në pragjet e shtëpisë. Ja ku është ajo që kemi paralajmëruar”, tha […]

The post Unaza e Re, Basha: Rama-Veliaj e nisën me Teatrin, përfunduan tek pragjet e shtëpive! appeared first on 55 News.

]]>
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, dha një deklaratë pas takimit që pati me banorët e Unazës së Re që do t’u shemben shtëpitë nga qeveria. “E kemi paralajmëruar sa e rrezikshme është kjo aferë. Ajo që nisi me Teatrin Kombëtar, do të përfundojë në pragjet e shtëpisë. Ja ku është ajo që kemi paralajmëruar”, tha Basha.

Pasi ia dha fjalën një fëmije në ankth për familjen e tij dhe të ardhmen, kreu i opozitës tha:

“Të jeni të sigurtë se ajo që kam dëgjuar brenda (në takim) është edhe më tronditëse se ajo që panë shqiptarët. Ka një detaj pak ndryshe nga ç’tha Klevisi: nuk ka ligj për shembjen e këtyre shtëpive, por u kanë çuar një njoftim dhe u kanë vënë kryqin me bojë tek dera.

Nuk ka asnjë njoftim që këtyre familjeve t’u jepet kohë , të gjithë janë në gjendje terrori psikologjik: “Ikni se do t’u shembim shtëpitë!”

Kjo është gjendja ku ka rënë shteti shqiptar, ku asgjë nuk respektohet. Pse? Se Rama dhe Veliaj kanë një projekt që të pastrojnë paratë e drogës dhe të ndërtojnë shumëkatëshe në këtë zonë.

Duan t’i largojnë këta njerëz pa u dhënë asgjë dëmshpërblim për të pasuruar një grusht loligarkësh. E kam paralajmëruar sa e rrezikshme është kjo aferë. Ajo që nisi me Teatrin Kombëtar, do të përfundojë në pragjet e shtëpisë. Ja ku është ajo që kemi paralajmëruar.

Mbështesni me protestën tuaj të drejtën e këtyre familjarëve. Mbroni veten tuaj kundër kësaj të keqeje që po ndodh këtu!”.

The post Unaza e Re, Basha: Rama-Veliaj e nisën me Teatrin, përfunduan tek pragjet e shtëpive! appeared first on 55 News.

]]>
Video-live/ Basha takohet me banorët e Unazës së Re, që do t’u shemben shtëpitë https://55news.al/politike/video-live-basha-takohet-me-banoret-e-unazes-se-re-qe-do-t-u-shemben-shtepite/ Fri, 09 Nov 2018 11:54:09 +0000 https://new.55news.al/?p=65857 Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar me banorët e Unazës së Re, të cilëve do t’u shemben shtëpitë dhe bizneset në kuadrin e projektit për zgjerimin e rrugës për t’u ofruar mbështetjen e tij në protestën për mbrojtjen e pronës së tyre. 317 godina do të shemben.

The post Video-live/ Basha takohet me banorët e Unazës së Re, që do t’u shemben shtëpitë appeared first on 55 News.

]]>
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar me banorët e Unazës së Re, të cilëve do t’u shemben shtëpitë dhe bizneset në kuadrin e projektit për zgjerimin e rrugës për t’u ofruar mbështetjen e tij në protestën për mbrojtjen e pronës së tyre. 317 godina do të shemben.

The post Video-live/ Basha takohet me banorët e Unazës së Re, që do t’u shemben shtëpitë appeared first on 55 News.

]]>
Fierakët braktisin banesat e tyre, shkak ndotja nga mbetjet https://55news.al/aktualitet/fieraket-braktisin-banesat-e-tyre-shkak-ndotja-nga-mbetjet/ Sun, 21 Oct 2018 14:25:15 +0000 https://new.55news.al/?p=59866 Në zonës e Sheqit në hyrje të Fierit, banorët po braktisin banesat dy-tre katëshe për t’u larguar nga ndotja që vjen si pasojë e zgjerimit të fushës së mbetjeve. Gjendja në fushën e mbetjeve vijon të përkeqësohet dhe deri më tani askush nuk i ka dhënë zgjidhje kësaj bombe ekologjike, ndërkohë mbetjet hidhen gjithnjë e […]

The post Fierakët braktisin banesat e tyre, shkak ndotja nga mbetjet appeared first on 55 News.

]]>
Në zonës e Sheqit në hyrje të Fierit, banorët po braktisin banesat dy-tre katëshe për t’u larguar nga ndotja që vjen si pasojë e zgjerimit të fushës së mbetjeve.

Gjendja në fushën e mbetjeve vijon të përkeqësohet dhe deri më tani askush nuk i ka dhënë zgjidhje kësaj bombe ekologjike, ndërkohë mbetjet hidhen gjithnjë e më afër shtëpive të banuara.

Era e rëndë dhe insektet kanë bërë që disa familje të braktisin shtëpitë e tyre dy apo tre katëshe dhe të ikin diku tjetër. Ka dhe të tjerë që vazhdojnë të jetojnë në atë ndotje që mund të shkaktojë shumë efekte negative shëndetësore.

Fusha e Sheqit ndodhet 500 metra nga hyrja e qytetit të Fierit dhe aty hidhen mbetjet e patrajtuara.

The post Fierakët braktisin banesat e tyre, shkak ndotja nga mbetjet appeared first on 55 News.

]]>
Siguria në verë, nga bankat te shtëpitë, rreziku i rritjes së vjedhjeve; interneti si Big Brother i grabitësve https://55news.al/aktualitet/siguria-ne-vere-nga-bankat-te-shtepite-rreziku-i-rritjes-se-vjedhjeve-interneti-si-big-brother-i-grabitesve/ Sun, 05 Aug 2018 14:04:04 +0000 https://new.55news.al/?p=40398 Nga Roland Tashi Ekspert i çështjeve të sigurisë Gjatë kësaj kohe ka rritje të nivelit të përpunimit të vlerave monetare në sportele, si dhe shtim të fluksit të qarkullimit të tyre, nëpërmjet automjeteve të blinduara, jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë tij, nëpërmjet aeroportit, duke shtuar kështu nivelin e ekspozimit dhe mundësinë për goditje. […]

The post Siguria në verë, nga bankat te shtëpitë, rreziku i rritjes së vjedhjeve; interneti si Big Brother i grabitësve appeared first on 55 News.

]]>
Nga Roland Tashi

Ekspert i çështjeve të sigurisë

Gjatë kësaj kohe ka rritje të nivelit të përpunimit të vlerave monetare në sportele, si dhe shtim të fluksit të qarkullimit të tyre, nëpërmjet automjeteve të blinduara, jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë tij, nëpërmjet aeroportit, duke shtuar kështu nivelin e ekspozimit dhe mundësinë për goditje.

Sipas statistikave europiane, duke mos përjashtuar edhe ato të vendit tonë, gjatë muajve të pushimeve të verës dhe dimrit, konstatohet shtim i rasteve abuzive të grabitjeve në sistemin bankar, si dhe rasteve të vjedhjeve dhe krimeve me natyrë përvetësimin e paligjshëm edhe jashtë këtij sistemi, në veprimtarinë e përditshme njerëzore të shoqërisë.

Sipas një studimi të Komitetit të Sigurisë në Shoqatën Shqiptare të Bankave, për një periudhë dhjetëvjeçare, grabitjet dhe veprimet kriminale në sistemin bankar rezultojnë më të larta në muajin gusht, të cilat përbëjnë 14.28% të grabitjeve, si dhe në muajin dhjetor, të cilat përbëjnë rreth 20% të tyre.

Është shumë e rëndësishme të theksohet se supergrabitja e vlerave monetare, brenda në pistën e Aeroportit të Rinasit, ka ndodhur në “prag vere”, në datën 30 qershor 2016, edhe pse dy ditë përpara kryerjes së grabitjes, policia kishte njoftuar rritjen e parametrave të sigurisë në aeroport, pas sulmeve terroriste të Stambollit. Po kështu, dy shtetas bullgarë në muajin gusht të vitit të kaluar, kanë tentuar të vjedhin një bankomat të një banke të nivelit të dytë në afërsi të Portit në Sarandë.

Këto janë vetëm dy raste të shkëputura të grabitjes në sistemin bankar, vetëm për të sjellë në vëmendje dhe për të qartësuar se krimi vepron në të gjitha nivelet, të larta dhe të ulëta, për të grabitur miliona euro në aeroport, zonë e sigurisë së lartë, si dhe duke mos u kursyer të grabisë edhe qindra euro në bankomate apo sportele të njësive të biznesit bankar.

Duhet kuptuar se shtimi i rasteve, ngjarjeve të dhunshme kriminale, tentativave dhe grabitjeve të realizuara gjatë periudhave të cituara më lart, nuk është i rastësishëm madje është i lidhur dhe favorizohet nga disa faktorë, ndër të cilët më kryesorët janë:

Gjatë periudhave të pushimeve, në verë apo dimër, kemi një rritje fiktive të popullsisë, si pasojë e mbërritjes në vend të emigrantëve dhe turistëve, të cilët popullojnë ndjeshëm vendin, sidomos në zonat bregdetare. Popullsia shtohet dhe bashkë me të, në mënyrë proporcionale, edhe niveli i krimit. Në mes të turistëve dhe bashkëkombësve që vijnë për pushime, tentojnë të fshihen për të kryer grabitje dhe vepra të tjera abuzive kontingjente me tendenca kriminale.

Strukturat e policisë dhe agjencive ligjzbatuese janë tepër të ngarkuara me përballimin e fluksit të hyrjeve dhe qarkullimit në pikat e kalimit kufitar, kontrollin në rrugët nacionale, kontrollin e territorit për kultivimin e bimëve narkotike, për të filtruar dhe për të ndaluar elementin keqbërës. Në stinën e verës, në sistemin bankar punohet me personel të reduktuar për arsye të pushimeve, duke krijuar probleme me zbatimin e procedurave të sigurisë.

Gjatë kësaj kohe ka rritje të nivelit të përpunimit të vlerave monetare në sportele, si dhe shtim të fluksit të qarkullimit të tyre, nëpërmjet automjeteve të blinduara, jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë tij, nëpërmjet aeroportit, duke shtuar kështu nivelin e ekspozimit dhe mundësinë për goditje.

Në vendin tonë, ka filluar të ndihet edhe fenomeni migrator i refugjatëve që lëvizin nga zonat e luftës dhe ato me konflikte në Lindjen e Mesme për në Europën Qendrore dhe të Veriut. Pavarësisht se lëvizjet e refugjatëve nuk përbëjnë një shqetësim të shtuar, pasi deri tani vendi ynë shërben kryesisht si territor tranziti dhe pak prej tyre kërkojnë leje qëndrimi, shfaqja, avancimi dhe thellimi i këtij fenomeni, si dhe pamundësia për verifikimin korrekt të tyre nga organet ligjzbatuese, për arsye të veprimeve klandestine, mund të ndikojë në shtimin e rasteve abuzive dhe kriminale, siç ndodh dhe në vende të tjera të prekura nga fenomeni.

Koha e gjatë e qëndrimit të tyre në “tranzit” pa mbërritur në destinacionin final si dhe presioni i trafikantëve dhe udhërrëfyesve, shton nevojën për sigurimin e të ardhurave për realizimin e ëndrrës europiane. Kjo situatë kërkon së pari sensibilizim dhe shtim të kujdesit dhe vëmendjes në drejtim të sigurisë në të gjitha fushat, në veprimtaritë institucionale dhe njerëzore. Mbetet gjithmonë aktuale thënia e psikologut amerikan Scott Peck, i cili theksonte se “E vetmja mënyrë për të pasur siguri në jetë, është të njohësh pasigurinë”.

 Masat që duhet të merren

Duke vlerësuar panoramën e krijuar më lart lidhur me faktorët që ndikojnë në shtimin e rrezikut gjatë kësaj periudhe, jo vetëm në sistemin bankar dhe sipërmarrjet e tjera të biznesit por edhe në jetën dhe veprimtarinë e përditshme, është e nevojshme, ashtu siç thotë edhe Scott Peck, të njohim pikat e dobëta, të verifikojmë masat e sigurisë fizike dhe elektronike dhe t’i shtojmë ato.

Cilat duhet të jenë disa nga masat që duhet të marrim; për veprimtarinë e sistemit bankar, ku niveli i rrezikut është më i madh, duhet treguar shumë kujdes me zbatimin e procedurave të sigurisë, zbatimin me korrektësi të udhëzimit të ministrit të Brendshëm “Për funksionimin e Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike”, duke u ndalur dhe duke u përqendruar sidomos te procedurat për transportin e vlerave monetare brenda dhe jashtë vendit, të cilat gjatë kësaj periudhe shënojnë rritje të ndjeshme, deri në nivelin 10-15% më shumë se muajt e tjerë. Ekspozimi i vlerave monetare mbi sportelet bankare dhe Zyrat e Këmbimit Valutor, përbën një rrezik të shtuar, pasi nxit grabitësit të veprojnë. Duhen zbatuar me korrektësi limitet e lejuara të vlerave monetare dhe largimin e vlerave të tepërta në zonat, kasafortat e përcaktuara për këtë qëllim.

Interneti si Big Brother i grabitësve

Është koha të ndalemi dhe përqendrohemi edhe tek interneti dhe rrjetet sociale, të cilat konsiderohen sot një “det i hapur”, ku mund të lundrojë informacioni deri në nivel planetar. Rrjetet sociale, Facebook, Twitter, YouTube, Instagram, MySpace, Linkedin, Whatsapp dhe shumë të tjera, luajnë rol të rëndësishëm në marrëdhëniet njerëzore dhe institucionale pasi mundësojnë njohjen e personave, vendeve, situatave, ngjarjeve në kohë shumë të shpejtë dhe në distanca të largëta. Përveç avantazheve që ofron ky shërbim dhe këto rrjete, ato duhet të konsiderohen si “Big brother global”, thënë ndryshe një sistem i sofistikuar kontrolli i të dhënave personale që përbën një kërcënim, të panjohur më parë, për privatësinë e individëve në të gjithë botën.

Duke vlerësuar këtë “dizavantazh” që këto rrjete mbartin në mënyrë të “pavullnetshme” në drejtim të sigurisë, është e domosdoshme të tregohet kujdes maksimal me të dhënat personale. Ekspozimi i lëvizjeve jashtë vendit të banimit, vendqëndrimit dhe kohëqëndrimit gjatë kohës së pushimeve, brenda dhe jashtë shtetit, të dhëna që ndahen me shumë kënaqësi dhe në mënyrë të shkujdesur ndërmjet individëve, përbën një informacion shumë të nevojshëm dhe të vlefshëm për ata që planifikojnë të kryejnë vepra abuzive dhe kriminale, vjedhje të banesave, pengmarrje dhe rrëmbime, cenim të integritetit tuaj dhe të familjes atje ku ndodheni.

Reklamat dhe garat ndërmjet individëve, grupeve, frekuentues dhe përdorues të rrjeteve sociale, mbi vendin e “mrekullueshëm” dhe të “paparë” ku po kryhen pushimet, si dhe datat e largimit nga banesa, përbëjnë një informacion pa pagesë për të gjithë të interesuarit. Kartolina juaj, me privatësinë dhe të dhënat personale, lundron në pafundësinë e “detit të hapur”, e cila mund të kapet dhe shfrytëzohet pa shumë vështirësi.

Në këtë realitet, nuk është nevoja të pengohet qëndrimi, pasi ai jepet, vihet në dispozicion me dëshirë nga individët e pavëmendshëm dhe të pa informuar. Po e mbyll me një thënie të Papa Franceskut, i cili citon se “Interneti është një dhuratë e Zotit, por edhe një përgjegjësi e madhe”. Në këtë këndvështrim, ai duhet shfrytëzuar me shumë kujdes që të mos kthehet në bumerang.

Kujdes!

Reklamat dhe garat ndërmjet individëve, grupeve, frekuentues dhe përdorues të rrjeteve sociale, mbi vendin e “mrekullueshëm” dhe të “paparë” ku po kryhen pushimet, si dhe datat e largimit nga banesa, përbëjnë një informacion pa pagesë për të gjithë të interesuarit. Kartolina juaj, me privatësinë dhe të dhënat personale, lundron në pafundësinë e “detit të hapur”, e cila mund të kapet dhe shfrytëzohet pa shumë vështirësi.

The post Siguria në verë, nga bankat te shtëpitë, rreziku i rritjes së vjedhjeve; interneti si Big Brother i grabitësve appeared first on 55 News.

]]>