shtese Archives - 55 News https://55news.al/tag/shtese/ Tue, 12 Feb 2019 15:27:14 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png shtese Archives - 55 News https://55news.al/tag/shtese/ 32 32 Policët asnjë lek për orët shtesë, Veliu shuan shpresat https://55news.al/aktualitet/policet-asnje-lek-per-oret-shtese-veliu-shuan-shpresat/ Tue, 12 Feb 2019 15:27:14 +0000 https://new.55news.al/?p=85099 Policët në të gjithë vendin nuk do të paguhen më për orët shtesë të tyre të punës së tyre. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu mësohet se i ka dërguar një letërporosi drejtorive vendore, ku cilësohet se orët shtesë të policëve do të kompesohen me ditë pushimi, në mungesë të fondeve dhe […]

The post Policët asnjë lek për orët shtesë, Veliu shuan shpresat appeared first on 55 News.

]]>
Policët në të gjithë vendin nuk do të paguhen më për orët shtesë të tyre të punës së tyre.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu mësohet se i ka dërguar një letërporosi drejtorive vendore, ku cilësohet se orët shtesë të policëve do të kompesohen me ditë pushimi, në mungesë të fondeve dhe detyrimeve të mbartura.

 Ky vendim për praktikat e kompesimit ndaj policëve ka hyrë në fuqi më datë 1 shkurt.

The post Policët asnjë lek për orët shtesë, Veliu shuan shpresat appeared first on 55 News.

]]>
Si ndalet largimi i shqiptarëve? BERZH: Me 424 euro shtesë në pagën aktuale të tyre https://55news.al/aktualitet/si-ndalet-largimi-i-shqiptareve-berzh-me-424-euro-shtese-ne-pagen-aktuale-te-tyre/ Wed, 14 Nov 2018 13:37:13 +0000 https://new.55news.al/?p=67285 Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim është përpjekur t`i japë përgjigje pyetjes “1 milion dollarëshe”: “Çfarë duan shqiptarët për të mos ikur nga vendi i tyre?”. Përgjigja përkthehet në vlerë monetare, por përpara se të shkojmë deri aty, duhet të kemi parasysh se, sipas BERZH, Shqipëri është ndër vendet më problematike në drejtim të emigrimit, […]

The post Si ndalet largimi i shqiptarëve? BERZH: Me 424 euro shtesë në pagën aktuale të tyre appeared first on 55 News.

]]>
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim është përpjekur t`i japë përgjigje pyetjes “1 milion dollarëshe”: “Çfarë duan shqiptarët për të mos ikur nga vendi i tyre?”. Përgjigja përkthehet në vlerë monetare, por përpara se të shkojmë deri aty, duhet të kemi parasysh se, sipas BERZH, Shqipëri është ndër vendet më problematike në drejtim të emigrimit, madje sipas raportit më të fundit të BERZH, është vendi që do ta vuajë më shumë në tkurrjen e forcës së punës, emigrimin neto.

Ky fenomen do të kontribuojë në tkurrjen me 11% të popullsisë në gjendje pune. Madje, BERZH tregon edhe se në Europë nuk ka asnjë popull tjetër me dëshirë kaq të lartë për të migruar sesa shqiptarët. Vlerësimet e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim arrijnë në përfundimin se një rritje e pagës mesatare mujore do të eliminonte dëshirën e shqiptarëve për të braktisur vendin. Por, sa do të duhej të ishte kjo rritje? Plot 477 dollarë në muaj thotë raporti, ose 424 euro.

Pra, ndërkohë që paga mesatare mujore bruto në vend është 390 euro, një shqiptar mesatar do të dekurajohej që të emigronte vetëm në rast se do të kishte një shtesë të pagës së tij me 424 euro, që është mbi dy herë rritje në krahasim me pagën mesatare.

Pra, në terma më të thjeshtuar, në rast se do të donte të ndalte emigrimin, qeveria shqiptare e ka zgjidhjen, duhet të rrisë pagën mesatare në 814 euro në muaj. Studimi thotë se, në mënyrë që të zhduket dëshira për të emigruar do të duhej që diferenca mes pagës mesatare në vendin e origjinës dhe atij të destinacionit të emigrantëve të ulej me 70%. Scan

The post Si ndalet largimi i shqiptarëve? BERZH: Me 424 euro shtesë në pagën aktuale të tyre appeared first on 55 News.

]]>
Masa për frenimin e NPL-ve, BSH kërkon shtesë ekstra në kapital deri në 2.5% https://55news.al/aktualitet/masa-per-frenimin-e-npl-ve-bsh-kerkon-shtese-ekstra-ne-kapital-deri-ne-2-5/ Wed, 22 Aug 2018 11:14:16 +0000 https://new.55news.al/?p=43697 Për të frenuar krijimin e kredive me probleme në të ardhmen Banka e Shqipërisë me anë të një metodologjie të re që është në proces konsultimi synon të rrisë shtesën me kapital në varësi të ekspozimit të bankës në treg. Instrumenti i ri që do të përdoret për këtë qëllim quhet KUNC (shtesa kunderciklike e […]

The post Masa për frenimin e NPL-ve, BSH kërkon shtesë ekstra në kapital deri në 2.5% appeared first on 55 News.

]]>
Për të frenuar krijimin e kredive me probleme në të ardhmen Banka e Shqipërisë me anë të një metodologjie të re që është në proces konsultimi synon të rrisë shtesën me kapital në varësi të ekspozimit të bankës në treg.

Instrumenti i ri që do të përdoret për këtë qëllim quhet KUNC (shtesa kunderciklike e kapitalit) dhe objektivi kryesor i këtij instrumenti është të forcojë elasticitetin e sistemit bankar duke rritur shtesat e kapitalit të bankave gjatë periudhave të rritjes së rrezikut sistemik.
Shtesa kundërciklike e kapitalit i shtohet kërkesave minimale të kapitalit për bankat. Kjo shtesë caktohet midis 0% – 2.5%, por mund të vendoset edhe më e lartë kur rreziqet të cilat lidhen me rritjen e tepërt të kredisë ose rreziqe të tjera sistemike, vlerësohen të jenë të larta .
Shtesa kundërciklike është përcaktuar nga 0% – 2.5% të totalit të ekspozimeve, por mund të jetë edhe më e lartë në rastet kur rreziqet të cilat lidhen me rritjen e tepërt të kredisë ose rreziqet e tjera sistemike, vlerësohen si shumë të larta.
Sipas metodologjisë së re gjatë periudhës të akumulimit të rrezikut sistemik, Banka e Shqipërisë mund të aplikojë shtesën kundërciklike të kapitalit e cila, përgjatë fazës rënëse të ciklit financia, mund të çlirohet. Kështu, gjatë fazës së rritjes së shpejtë, bankat duhet të krijojnë rezerva të mjaftueshme kapitali të cilat do të mund të përdoren gjatë fazës rënëse të ciklit për të përthithur humbjet e mundshme në bilanc në mënyrë që oferta e kredisë në ekonomi të mos pakësohet apo ndërpritet.
Banka e Shqipërisë sqaron se aplikimi i këtij instrumenti vjen në zbatim të kërkesave për kapital makroprudencial të pranuara ndërkombëtarisht nën Bazel III dhe përputhet me rekomandimin e Bordit Evropian.
Një nga sinjalet që bankat po rrisin ekspozimin është në se rritja e kredisë për sektorin privat bëhet me ritme më të shpejta se rritja e ekonomisë.
Banka e Shqipërisë do të konsideroje mundësinë e çlirimit të shtesës kundërciklike të kapitalit në rastet kur humbjet në bilanc të sektorit bankar rrezikojnë stabilitetin financiar të vendit ose kur zhvillimet e pafavorshme në sistemin financiar vendas mund të shkaktojnë një pakësim apo dhe ndërprerje të ofertës për kredi në ekonomi e, për rrjedhojë, të cenojnë më tej performancën e ekonomisë reale dhe gjenerojnë humbje shtesë për sektorin bankar.
Pse ky instrument i ri..
Kriza financiare botërore e vitit 2008 nxori në pah mangësitë dhe gabimet në zbatimin e politikave ekzistuese institucionale, përfshirë mungesën e një kuadri makroprudencial. Kriza evidentoi se autoritetet përgjegjëse për mbikëqyrjen e sistemit financiar përgjithësisht nuk kishin mandate të përshtatshme ligjore, mjetet analitike dhe/ose instrumentete duhura për të adresuar në kohë rrezikun sistemik. Në një këndvështrim të tillë, Komiteti i Bazelit për Mbikëqyrjen Bankare (KBMB) hartoi një kuadër të ri rregullator, të njohur si Basel III, për të rritur aftësitë amortizuese të sektorit bankar ndaj goditjeve të pafavorshme dhe për të kufizuar ndikimet e mundshme në ekonominë reale.
Shtesa kundërciklike e kapitalit është një nga instrumentet e kuadrit të politikës makroprudenciale. Qëllimi i saj është i dyfishtë. Së pari, ajo iu kërkon bankave të grumbullojnë rezerva kapitali në kohë të mira, të cilat mund të përdoren për të mos ndërprerë fluksin e kredisë ndaj sektorit real të ekonomisë gjatë periudhave të stresit. Së dyti, ajo përmbush edhe një objektiv më të gjerë makroprudencial: kufizimin e sektorit bankar nga huadhënia “pa kriter” gjatë periudhave të rritjes së tepërt së kredisë, periudha të cilat shpesh shoqërohen me rritjen e nivelit të rrezikut sistemik në sistemin financiar.

The post Masa për frenimin e NPL-ve, BSH kërkon shtesë ekstra në kapital deri në 2.5% appeared first on 55 News.

]]>
Autogoli dënoi Marokun në minutat shtesë (video) https://55news.al/sport/autogoli-denoi-marokun-ne-minutat-shtese-video/ Fri, 15 Jun 2018 17:04:06 +0000 https://new.55news.al/?p=26428 Me gol në minutat shtesë u mbyll takimi midis Marokut dhe Iranit. Autogoli i Aziz Bouhaddouz ishte ai i cili i dha pikët e fitores kombëtares së Iranit. Ndeshja që sapo u mbyll ishte e mbushur me aksion e emocion në çdo minutë të saj nga ana e të dyja skuadrave. Maroku ishte ai që […]

The post Autogoli dënoi Marokun në minutat shtesë (video) appeared first on 55 News.

]]>
Me gol në minutat shtesë u mbyll takimi midis Marokut dhe Iranit.

Autogoli i Aziz Bouhaddouz ishte ai i cili i dha pikët e fitores kombëtares së Iranit.

Ndeshja që sapo u mbyll ishte e mbushur me aksion e emocion në çdo minutë të saj nga ana e të dyja skuadrave.

Maroku ishte ai që dominoi pjesën kryesore të lojës edhe pse minutat shtesë ishin fatale për të.

Tani mbetet ndeshja e kthimit për të parë rezultatin e vërtetë midis tyre pasi një ndeshje tjetër si kjo e sotmja do ishte shumë e bukur.

The post Autogoli dënoi Marokun në minutat shtesë (video) appeared first on 55 News.

]]>
Si t’i bëni bizhuteritë tuaja të shkëlqejnë sërish https://55news.al/lifestyle/si-t-i-beni-bizhuterite-tuaja-te-shkelqejne-serish/ Sun, 06 May 2018 16:56:45 +0000 https://new.55news.al/?p=12875 Nëse bizhuteritë tuaja nuk e kanë më shkëlqimin e dikurshëm, mos u frikësoni. Ajo është thjesht një shtresë papastërtie që formohet në sipërfaqen e bizhuterive prej parfumit, kremit të trupit, djersës apo faktorëve të tjerë të jashtëm. Një herë në disa kohë, të gjitha bizhuteritë kanë nevojë të pastrohen, edhe nëse këto të fundit i […]

The post Si t’i bëni bizhuteritë tuaja të shkëlqejnë sërish appeared first on 55 News.

]]>
Nëse bizhuteritë tuaja nuk e kanë më shkëlqimin e dikurshëm, mos u frikësoni. Ajo është thjesht një shtresë papastërtie që formohet në sipërfaqen e bizhuterive prej parfumit, kremit të trupit, djersës apo faktorëve të tjerë të jashtëm.

Një herë në disa kohë, të gjitha bizhuteritë kanë nevojë të pastrohen, edhe nëse këto të fundit i vendosni me raste e nuk i mbani çdo ditë.

Mos nxitoni të blini produkte të shtrenjta që do t’iu rikthejnë shkëlqimin bizhuterive tuaja, kur disa përbërës të thjeshtë që të gjithë i kemi në shtëpi do të bëjnë të njëjtën punë, shkruan Living.al.

Vishni një tas me një letër alumini e në të shtoni një gotë ujë të nxehtë, një lugë gjelle sodë buke, një lugë gjelle kripë dhe një lugë ilaç enësh. Lërini bizhuteritë në këtë përzierje për 15 minuta. Më pas shpëlajini me ujë të bollshëm e do të shihni si do të shkëlqejnë.

The post Si t’i bëni bizhuteritë tuaja të shkëlqejnë sërish appeared first on 55 News.

]]>