shtetasit Archives - 55 News https://55news.al/tag/shtetasit/ Wed, 19 Dec 2018 16:58:51 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png shtetasit Archives - 55 News https://55news.al/tag/shtetasit/ 32 32 Tre rastet kur shtetasit mund të ripajisen me pasaportë biometrike https://55news.al/aktualitet/tre-rastet-kur-shtetasit-mund-te-ripajisen-me-pasaporte-biometrike/ Wed, 19 Dec 2018 16:58:51 +0000 https://new.55news.al/?p=75155 Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të fundit ka miratuar projektligjin për disa ndryshime në ligjin për pajisjen e shtetasve me pasaportë për jashtë shtetit. Më konkretisht, ndryshime janë bërë në nenin 11 të këtij ligji, për ripajsijen me pasaportë biometrike. Kështu, në projektligj janë përcaktuar rastet se kur shtetasit do të ripajisen me […]

The post Tre rastet kur shtetasit mund të ripajisen me pasaportë biometrike appeared first on 55 News.

]]>
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të fundit ka miratuar projektligjin për disa ndryshime në ligjin për pajisjen e shtetasve me pasaportë për jashtë shtetit. Më konkretisht, ndryshime janë bërë në nenin 11 të këtij ligji, për ripajsijen me pasaportë biometrike.

Kështu, në projektligj janë përcaktuar rastet se kur shtetasit do të ripajisen me pasaportë, që përfshijnë:

1. a) në rastet e përcaktuara në nenin 9, të këtij ligji;

neni-9.jpg

1. b) kur pasaportës i ka mbaruar afati i vlefshmërisë;

2. c) 6 muaj përpara mbarimit të afatit të vlefshmërisë, kur udhëton apo qëndron përkohësisht në shtete që kushtëzojnë hyrjen ose qëndrimin me afatin 6-mujor (gjashtëmujor) të vlefshmërisë së pasaportës;
Ndërkohë, sa i takon procedurës për ripajisjen si dhe dokumentacionit të nevojshëm që paraqitet, ato do të përcaktohen përmes një udhëzimi të ministrit të Brendshëm. Udhëzimi duhet të nxirret brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji

The post Tre rastet kur shtetasit mund të ripajisen me pasaportë biometrike appeared first on 55 News.

]]>
Shifrat zyrtare/Taksa e rrugës Durrës-Kukës, “përzë” shtetasit e bizneset nga Kosova?! https://55news.al/aktualitet/shifrat-zyrtare-taksa-e-rruges-durres-kukes-perze-shtetasit-e-bizneset-nga-kosova/ Fri, 23 Nov 2018 14:31:52 +0000 https://new.55news.al/?p=69486 Ndonëse muaji tetor ishte i ngrohtë si asnjëherë tjetër, kjo nuk duket të jetë shfrytëzuar nga të huajt që vijnë me qëllime pushimi në Shqipëri. Të dhënat e INSTAT treguan se në tetor  2018, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 337.603. Krahasuar me Tetor 2017, ky numër është ulur me 11,0 […]

The post Shifrat zyrtare/Taksa e rrugës Durrës-Kukës, “përzë” shtetasit e bizneset nga Kosova?! appeared first on 55 News.

]]>
Ndonëse muaji tetor ishte i ngrohtë si asnjëherë tjetër, kjo nuk duket të jetë shfrytëzuar nga të huajt që vijnë me qëllime pushimi në Shqipëri.

Të dhënat e INSTAT treguan se në tetor  2018, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 337.603. Krahasuar me Tetor 2017, ky numër është ulur me 11,0 %.
Nga këta, rreth 131 mijë, ose 38% e shtetasve të huaj që kanë hyrë gjithsej në vend, kanë ardhur për qëllime pushime. Numri i të huajve që erdhën për pushimet në vendin tonë në tetor shënoi një rënie të ndjeshme prej 22.5% në krahasim me tetorin e një viti më parë. Ndikimin kryesor e kanë dhënë shtetasit nga Kosova, hyrjet e të cilëve ranë me 16% në tetor, ose rreth 15 mijë persona më pak se tetori i një viti më parë.
Rënia e hyrjeve të shtetasve nga Kosova përkon me fillimin e taksimit të rrugës Durrës-Kukës, 5 euro për një drejtim, e cila pas shumë debatesh filloi të zbatohej në gjysmën e dytë të shtatorit.  Fatos Shala, gazetar në Kosovë, tha për Monitor se përveç individëve që vijnë me pushime, taksa e rrugës po ndikon dhe për bizneset. Ai shton se sipas burimeve nga dogana e Kosovës, bizneset kanë filluar të hezitojnë të marrin rrugë për në Shqipëri. Taksa për një rrugë për një kamion varion nga 16.2 në 22.5 euro. Përjashtuar muajin tetor, fluksi i hyrjes së shtetasve nga Kosova kishte qenë shumë i lartë. Për 10 mujorin, në Shqipëri kanë hyrë 1.9 milionë shtetas nga Kosova, me një rritje gati 22% me bazë vjetore. Tetori është muaji i parë, kur fluksi i tyre shfaqet me rënie kaq të lartë.
Hyrjet e të huajve në rritje si 10 mujor/Sipas raportit të INSTAT, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në dhjetëmujorin e 2018 është 5.399.426 duke u rritur me 17,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Në Tetor 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri është Zvicra e cila ka patur rritjen më të madhe me 134,5 %, ulje kanë patur hyrjet e shtetasve nga Polonia me 71,8 %. Në dhjetëmujorin e 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri është Polonia me një rritjen të madhe prej 34,8 %. Shtetasit shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi, gjatë muajit Tetor 2018, janë 791.058 duke shënuar një ulje me 3,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Tetor 2018, është 471.582 krahasuar me Tetor 2017, ky numër është rritur 9,6 %. Numri i shtetasve të huaj të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Tetor 2018, është 319.476. Krahasuar me Tetor 2017, ky numër është ulur 17,0 %. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në dhjetëmujorin 2018, është 4.537.760, duke u rritur 3,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

The post Shifrat zyrtare/Taksa e rrugës Durrës-Kukës, “përzë” shtetasit e bizneset nga Kosova?! appeared first on 55 News.

]]>
Pse vetëvriten shtetasit? https://55news.al/opinion/pse-vetevriten-shtetasit/ Mon, 04 Jun 2018 17:23:37 +0000 https://new.55news.al/?p=22692 Nga Qemal SAKAJEVA Statistikë e publikuar: gjatë vitit 2017 kanë vrarë veten 199 veta Lajme të këtyre ditëve: vetëvrasjet vazhdojnë në të gjitha moshat   E dhënë statistikore që trondit: gjatë vitit 2017 janë vetëvrarë 199 veta; në vitin 2016 u vetëvranë 227 veta, ndërsa 315 të tjerë kanë bërë përpjekje të vetëvriten, por për […]

The post Pse vetëvriten shtetasit? appeared first on 55 News.

]]>
Nga Qemal SAKAJEVA

Statistikë e publikuar: gjatë vitit 2017 kanë vrarë veten 199 veta

Lajme të këtyre ditëve: vetëvrasjet vazhdojnë në të gjitha moshat

 

E dhënë statistikore që trondit: gjatë vitit 2017 janë vetëvrarë 199 veta; në vitin 2016 u vetëvranë 227 veta, ndërsa 315 të tjerë kanë bërë përpjekje të vetëvriten, por për fatin e mirë të tyre, të familjeve që u përkasin dhe të shoqërisë, ata kanë shpëtuar.

Të gjallët, a  mund t’i gjykojnë të vetëvrarët, pas vetekzekutimit të kryer? Edhe pse thuhet që, për të vdekurin nuk flitet keq, veprimi i skajshëm i vetasgjësimi është faj i trefishtë. At Giuseppe (Zef) Valentini, ky dijetar italian që jetoi e punoi gjatë në Shqipëri, që e deshi Shqipërinë si të qe me gjak shqiptar, ka shkruar se, i vetëvrari bëhet  fajtor kundër natyrës, sepse njeriu duhet të shmangë çdo rrethanë që rrezikon jetën;  i vetëvrari mbetet fajtor ndaj shoqërisë, sepse çdo njeri i merr asaj shumëçka dhe është i detyruar t’ia kthejë për të mos i mbetur borxh; i vetëvrari gjendet fajtor ndaj tagrit hyjnor, sepse ligji hyjnor urdhëron: ”Mos vra!” Mirëpo ata vrasin duke u vetëvrarë. Edhe vetëdenohen, edhe vetëgjykohen.

Por pyetja shtrohet nga e kundërta: të vetëvrarët, me veprimin barbar që kryejnë kundër vetes, ai i gjykojnë të gjallët ashtu? Kjo pyetje nuk mund të mos bëhet në këtë humbje të baraspeshës, mendore e shpirtërore, që kalojnë shumë njerëz dhe për shumë vjet.

Vetëvrasja, për një numër familjesh, është kthyer në humbje e dhimbje të pangushëllueshme. Për shoqërinë, vetëvrasjet janë  bërë lëngatë e rëndë. Për qeveritë, përgjegjësi e mënjanimit të shkaqeve. Për shpeshtësinë e përsëritjeve, vetëvrasja po  merr tiparet e një epidemie. Protesta e vetmuar dhe e heshtur e të vetëvrarit, nuk  mbërrin deri  brenda zyrave të shtetit dhe organizmit të shoqërisë, sepse vërehet një lloj shpërfilljeje, nga që i vetëvrari dhe faji ikin e mbyllen bashkë brenda në varr.

Vështrimi i kësaj dukurie, e kthyer në ngjarje të zakonshme të kronikave, nxit për të vështruar nëpër vite. Për shembull, kur Greqisë e Romës së lashtë po i shpërbëhej shoqëria nga zvetënimi moral, vetëvrasjet u shumuan deri në hutim. Në Francën e vitit 1793, vetëm në Paris e Versajë, pati 1300 të vetëvrarë. Gjatë viteve 1800 – 1900, vetëvrasjet në Gjermani kapën shifrën e frikshme, plot 300 000 njerëz. Kurse, në Shqipëri, atëherë e deri gati në gjysmën e shekullit të kaluar, vetëvrasjet thuajse nuk njiheshin fare. Madje, ndër ne, ka qenë dhe mbetur, si nëma më e rëndë, thënë për dikë e me zemërim: “Vrafsh veten!” Për t’i bërë parapritë kësaj gjëme familjare e shoqërore, At Giuseppe (Zef) Valentini, që më 1933, u përpoq të zgjonte dinjitetin njerëzor e t’i thërriste krenarisë shqiptare, duke shkruar në gegënisht, në revistën e njohur Leka, që e drejtonte vet: “Kur të huejt ndër kohna të kalueme shkruejshin mbi barbarizëm t’ahmarrjes së gjaqeve në Shqipni, na, pa mohue kët të metë, me nji kryenaltësi mjaft të madhe jua numërojshim disa virtyte të këtij kombi e jua plasshim ndër sy barbarizmin ma t’egrin e ma të poshtrin të tyne : vetvrasën”.

Mjerisht, ajo prej çka druheshim, na ka pllakosur.

Lehtësia e kryerjes së vetëvrasjes frikëson.

Mosha e të vetëvrarëve përfshinë fëmijë, të rinj e të moshuar

Mjetet e vetëvrasjes, edhe pse jemi popull i armatosur me armë të paligjshme, çuditërisht, kryesore nuk janë armët e zjarrit, por më së shumti përdoren mënyra të tjera barbare, helmim me helme të fuqishëm, varje në litar, hedhje nga kate të larta, prerje damarësh. Kurse, sipas një vëzhgimi të kanalit të njohur televiziv amerikan CNN, në SHBA vetëvrasjet më të shumta kryhen me armë zjarri, që njerëzit i mbajnë me leje nëpër shtëpitë e tyre.

Po t’i kthehesh e të shohësh mirë statistikat e vetëvrasjeve, shkaqet, rrethanat, mënyrat, të gjitha bashkë, thërrasin për domosdoshmërinë e zgjidhjeve të rëndësishme, sidomos për shtresat në nevojë për jetesë. Po të njihesh me fjalët e shkruara në minutin e mbramë, fajësia e vetëvrasjes ka kapërcyer nga fatkeqët te barkëdreqët. Ata nuk kanë bukë për fëmijtë. Nuk kanë punë për të përballuar jetën. Nuk kanë strehë mbi krye. Kanë mbetur në vetmi të madhe nga emigrimi i fëmijëve. Kujt i ka qëlluar të marrë pjesë në ceremoni mortore të të vetëvrarëve, përjeton diçka të pangushëllueshme. Aty askush nuk mungon, por duhet të jetë edhe shteti, për të pyetur vetëveten: pse vetëvriten shtetasit? Kush nuk pyet, nuk do të dijë. Por vrasjet janë bërë sëmundje e tmerrshme dhe, dihet që, sëmundjet kanë shkaktar dhe mjek. Ajo që duhet t’u  shërbehet atyre si bar shpëtimi është: Askush pa bukë! Askush pa punë! Askush pa strehë!

Poeti lirik rus Sergei Esenin, para se të vriste veten në 28 dhjetor të vitit 1925, në Hotel Angleterre të Shën Peterburgut, një ditë para vdekjes shkroi poemën “До свиданья, друг мой, до свиданья” (Mirupafshim, shoku im, mirupafshim) kushtuar Wolf Ehrlich. Duke mos pasur bojë në dhomë, me gjakun e tij shkroi këto vargje tronditëse:

“Në këtë jetë të vdesësh nuk është gjë e re,

por as të jetosh s’është e re sigurisht”.

Poeti ruso-sovjetik Vladimir Majakovski iu përgjigj atij pesë vite më pas, më 14 prill të vitit 1930, po me vetëvrasje – me një goditje në zemër, dhe po me poezi – vargje me të njëjtën frymë:

”Në këtë jetë nuk është e vështirë të vdesësh,

Të jetosh është shumë e vështirë”.

Më 26 mars të vitit 1928, qeveria italiane e pati ndaluar shtypin të  botonte lajme e pamje  të rënda të të vetëvrarëve, duke besuar se do të shmangej imitimi që nxitet nga informacioni dhe, kjo do të  ndikonte në pakësimin e tyre. Dhe, çuditërisht, ashtu pati ndodhur. Ndër ne, mediat e shumta i njoftojnë dukshëm, e shumëfishojnë lajmin disa herë, me numrin e madh dhe përsëritjen e  lajmit pafundësisht, nga të gjitha mediat dhe gjatë gjithë ditës. Shoqëria është e rënduar psikologjikisht nga vështirësitë e jetës, nga mungesa e të mërguarve të panumërt dhe nga ikja me vetëvrasje prej kësaj bote të vështirë. Duhet kryer ajo që duhet, sepse vetëvrasja po kthehet në kob kombëtar.

The post Pse vetëvriten shtetasit? appeared first on 55 News.

]]>