shtetasve Archives - 55 News https://55news.al/tag/shtetasve/ Thu, 27 Dec 2018 15:46:29 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png shtetasve Archives - 55 News https://55news.al/tag/shtetasve/ 32 32 Mediat: Bundeswehr shqyrton rekrutimin e shtetasve të BE-së https://55news.al/aktualitet/mediat-bundeswehr-shqyrton-rekrutimin-e-shtetasve-te-be-se/ Thu, 27 Dec 2018 15:46:29 +0000 https://new.55news.al/?p=76770 A do ta mbrojnë të huajt së shpejti Gjermaninë? Me sa duket Bundeswehri po mendon të angazhojë qytetarë nga vendet fqinje si ushtarë. Por kërkesa të tilla nuk gjejnë fort mbështetje. Mungesa e forcave të kualifikuara nuk ndalet as para frontit të trupave. Sipas një raporti të medias, Bundeswehr (Ushtria gjermane) po shqyrton mundësinë e […]

The post Mediat: Bundeswehr shqyrton rekrutimin e shtetasve të BE-së appeared first on 55 News.

]]>
A do ta mbrojnë të huajt së shpejti Gjermaninë? Me sa duket Bundeswehri po mendon të angazhojë qytetarë nga vendet fqinje si ushtarë. Por kërkesa të tilla nuk gjejnë fort mbështetje.

Mungesa e forcave të kualifikuara nuk ndalet as para frontit të trupave. Sipas një raporti të medias, Bundeswehr (Ushtria gjermane) po shqyrton mundësinë e rekrutimit të ushtarëve profesionistë nga shtetet e tjera të BE-së. Rekrutimi i qytetarëve të BE-së për aktivitete të veçanta është “një opcion” që do të shqyrtohet, e citon Inspektorin e Përgjithshëm të Bundeswehr, Eberhard Zorn, grupi mediatik Funke . “Ne po flasim këtu për shembull për mjekët ose specialistët e IT-së”, tha oficeri më i lartë në ushtrinë gjermane. Në kohën e mungesës së punëtorëve të kualifikuar, Bundeswehri duhet “të shikojë në të gjitha drejtimet dhe të përpiqet për brezin e ri të duhur “.

Reagime të përmbajtura

Sipas grupit mediatik Funke, qeveria federale tashmë ka konsultuar partnerët e BE-së në lidhje me planet e saj. Shumica e shteteve reaguan me kujdes, sidomos evropianolindorët. Kështu Bullgaria ishte e shqetësuar për marrjen dhe emigrimin e qytetarëve të saj. Në Gjermani, sipas raportit jetojnë rreth 530,000 qytetarë të BE-së midis moshës 18 dhe 30 vjeç, të cilët do të ishin një potencial shtesë për rekrutimin e Bundeswehrit. Komisioneri i mbrojtjes, Hans Peter Bartels (SPD) i tha grupit mediatik Funke se rekrutimi i të huajve të BE-së do të ishte “një lloj normaliteti”. Ushtria gjermane tashmë ka “shumë ushtarë me sfond migrimi ose shtetësi të dyfishtë”. Por, do të ishte një “iluzion” për ta pranuar se qytetarët e BE-së do të ishin zgjidhja e problemeve të personelit të trupës.
203,000 ushtarë si qëllim

Edhe pa fillestarë nga vendet e tjera të BE-së, numri i ushtarëve të Bundeswehrit po rritet përsëri. “Ne arrijmë në fund të këtij viti shifrën e 182,000 ushtareve dhe ushtarëve, që është 2,500 më shumë ushtarë profesionistë dhe kohë se një vit më parë dhe një plus prej 6500 në krahasim me mesataren e 2016-tës”, i tha gazetës „Rheinische Post, ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen (CDU). Me dymbëdhjetë për qind të grave, është arritur një nivel i ri. Sa e madhe do të duhet të bëhej ushtria gjermane, është “e varur nga gjendja e sigurisë dhe detyrat pasuese për trupat”, tha von der Leyen. Planifikimi aktual i personelit afatmesëm parashikon arritjen e shifrës së 203,000 ushtarëve deri në vitin 2025, duke përfshirë shumë forca të reja të tilla si siguria kibernetike ose projektet në kuadër të mbrojtjes brenda Bashkimit Evropian.

The post Mediat: Bundeswehr shqyrton rekrutimin e shtetasve të BE-së appeared first on 55 News.

]]>
Kosovë, për dëbimin e shtetasve turq po intervistohen zyrtarë të lartë shtetërorë https://55news.al/bota-shqiptare/kosove-per-debimin-e-shtetasve-turq-po-intervistohen-zyrtare-te-larte-shteterore/ Thu, 18 Oct 2018 07:15:33 +0000 https://new.55news.al/?p=58932 Në fillim të muajit dhjetor pritet që Komisioni hetimor parlamentar të paraqes konkluzionet zyrtare para Kuvendit të Kosovës në lidhje me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi. Kështu, të paktën thonë anëtarët e këtij komisioni edhe pse më herët kishin paralajmëruar se konkluzionet duhet të paraqiten gjatë këtij muaji. Më 29 […]

The post Kosovë, për dëbimin e shtetasve turq po intervistohen zyrtarë të lartë shtetërorë appeared first on 55 News.

]]>
Në fillim të muajit dhjetor pritet që Komisioni hetimor parlamentar të paraqes konkluzionet zyrtare para Kuvendit të Kosovës në lidhje me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi. Kështu, të paktën thonë anëtarët e këtij komisioni edhe pse më herët kishin paralajmëruar se konkluzionet duhet të paraqiten gjatë këtij muaji.

Më 29 mars të këtij viti, me kërkesë të autoriteteve turke, Policia e Kosovës kishte arrestuar dhe dëbuar për në Turqi gjashtë qytetarë turq, pesë prej tyre punonjës në shkollën “Mehmet Akif”, ndërsa i dëbuari i gjashtë mjek.

Komisioni hetimor, i cili është funksionalizuar në muajin korrik, me propozim të Lidhjes Demokratike e Kosovës dhe mbështetjen e partive parlamentare, parashihet që të hetojë dhe ndriçojë rrethanat dhe procedurat e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi.

Xhelal Sveçla, kryetar i Komisionit Hetimor nga Lëvizja Vetëvendosje, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tregon se aktualisht Komisioni është në fazën e intervistimit të dëshmitarëve të përfshirë në këtë proces.

Deri më tani, thotë Sveçla, janë intervistuar zyrtarë në Inspektoratin Policor të Kosovës, konkretisht kryeshefja bashkë më ekipin e saj, kurse pritet të intervistohen edhe zyrtarë të tjerë.

“Tash do të kalojmë edhe me intervistimin e zyrtarëve tjerë, siç janë zyrtarë të Ministrisë se Punëve të Brendshme dhe pastaj do kalojmë tek Policia e Kosovës, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe radha do tu vijë të gjitha institucioneve që kanë qenë të involvuara në këtë rast apo kanë njohuri për të dhënë dëshmi për këtë rast”, tha Sveçla.

Pas përfundimit të intervistimit, sipas Sveçlës, do të kalohet në fazën e vlerësimit të provave dhe përpilimit të raportit i cili në fillim të muajit dhjetor pritet t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për miratim.

“Unë jam optimist që ne si Komision, por edhe si Kuvend i Kosovës do të dalim me qëndrime të qarta dhe me një pasqyrim të drejtë se çfarë ka ndodh atë ditë së bashku me rekomandimet se si të parandalohet në të ardhmen”.

Normalisht, thekson ai, “do të kërkohet të merren masa ndaj atyre që kanë kontribuar në shkeljen më të madhe të sovranitetit nga vetë institucionet e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë”.

Gjashtë shtetasit turq, të dëbuar nga Kosova, Ankaraja i ngarkon me dyshimin se janë anëtarë të organizatës “Hizmet” të udhëheqësit fetar turk, Fetullah Gulen dhe e fajëson këtë të fundit se qëndron pas një tentim-puçi në korrik të vitit 2016.

Familjarët e të dëbuarve presin që Komisioni hetimor parlamentar të paraqesë dëshmi konkrete dhe të identifikojë personat përgjegjës që kanë ndërmarrë këtë veprim,thotë Urim Vokshi, avokati i njërës prej gjashtë familjeve të shtetasve turq.

“Nga Komisioni hetimor parlamentar presim që ta hetojë rastin dhe t’i zbardhë të gjitha detajet e tij. E gjithë ajo që ka ndodhur më 29 mars ka ndodhur në një terr informativ, si për familjarët, për avokatët, po ashtu edhe për krerët e institucioneve. Gjithçka ka ndodhur në mënyrë të fshehtë”.

“Kështu që presim nga Komisioni në kuadër të kompetencave të tij, të hetojë dhe të zbardh të gjitha veprimet të cilat kanë ndodhur dhe të hetojë se kush kanë qenë personat përgjegjës të cilët kanë shkaktuar, këtë skandal të them në suaza botërore, dhe i cili i ka dhënë një imazh shumë të keq Kosovës”, thotë Vokshi.

Në ditën e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, si një aksion i koordinuar ndërmjet shërbimeve të inteligjencës nga Turqia dhe Kosova, jo vetëm deputetët, por edhe presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit patën deklaruar se nuk kishin njohuri rreth këtij rasti.

Dëbimi i tyre kishte nxitur reagime të ndryshme të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, posaçërisht nga organizatat për të drejtat e njeriut, të cilat e kanë dënuar veprimin e institucioneve të Kosovës.

The post Kosovë, për dëbimin e shtetasve turq po intervistohen zyrtarë të lartë shtetërorë appeared first on 55 News.

]]>