Siena Archives - 55 News https://55news.al/tag/siena/ Fri, 11 May 2018 08:21:35 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Siena Archives - 55 News https://55news.al/tag/siena/ 32 32 Ekzekutimi i 22-vjeçarit nga bariu italian, dalin detaje të reja https://55news.al/aktualitet/ekzekutimi-i-22-vjecarit-nga-bariu-italian-dalin-detaje-te-reja/ Fri, 11 May 2018 08:21:35 +0000 https://new.55news.al/?p=14543 22 vjeçari shqiptar Alfred Ndoja është i riu shqiptar që u ekzekutua mbrëmjen e 9 Majit në Siena të Italisë . Pavarësisht se policia italiane ka arrestuar autorin e krimit, 45 vjeçarin italian Giulio Sale nuk dihen ende motivet e vrasjes së të riut nga Shkodra.. Nga raportimet e mediave italiane mësojmë se Andrea Ndoja […]

The post Ekzekutimi i 22-vjeçarit nga bariu italian, dalin detaje të reja appeared first on 55 News.

]]>
22 vjeçari shqiptar Alfred Ndoja është i riu shqiptar që u ekzekutua mbrëmjen e 9 Majit në Siena të Italisë . Pavarësisht se policia italiane ka arrestuar autorin e krimit, 45 vjeçarin italian Giulio Sale nuk dihen ende motivet e vrasjes së të riut nga Shkodra..

Nga raportimet e mediave italiane mësojmë se Andrea Ndoja kishte shkuar për darkë tek miqtë e tij shqiptarë, teksa luhej finalja Juventus-Milan. Paraprakisht dyshohet se autori i krimit, 45 vjecari italian ka telefonuar shqiptarët dhe sapo në derë ka dalë Andrea, ai ka qëlluar me pistoletë. 22 vjecari mori një plumb fatal në qafë që i shkaktoi vdekjen, shkruan Opinion.al.

Një dëshmi e shokut të viktimës ka ngjallur dyshimet e policisë se Andrea Ndoja mund të mos ketë qenë objektivi i sulmit. Shoku ka dëshmuar se ai personalisht ka patur konflikte me italianin, i cili disa muaj më parë e kishte sulmuar me thikë. hetimet po vazhdojnë intensifisht tha prokurori, i cili ka urdhëruar edhe kryerjen e autopsisë në trupin 22-vjeçarit shqiptar.

Andrea (Alfred) Ndoja jetonte në Rapolano Terme. Mbrëmjen e 9 majit ai kishte shkuar tek miqtë e tij shqiptarë që banonin në Sinalunga, në rrugën Via Umberto. Autori jetonte 8 kilometra larg shqiptarëve. Pasi vrau shqiptarin, autori vrapoi rreth 1 kilometër, më pas ishte rrëzuar në një hendek ku theu edhe këmbën. Policia arriti ta kapë në kohë rekord. Autori i krimit ndodhet në spital ndaj është vonuar edhe marrja në pyetje e tij. Mbi motivin e ngjarjes së rëndë nuk ka ende një pistë konkrete, edhe pse mediat italiane hedhin dyshime për prishjen e pazareve të drogës.

Sakaq, miq e të afërm të tij kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale për ndarjen para kohe nga jeta të njeriut të tyre të dashur.

The post Ekzekutimi i 22-vjeçarit nga bariu italian, dalin detaje të reja appeared first on 55 News.

]]>