Simon Sebag montefiore Archives - 55 News https://55news.al/tag/simon-sebag-montefiore/ Thu, 29 Nov 2018 11:00:21 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Simon Sebag montefiore Archives - 55 News https://55news.al/tag/simon-sebag-montefiore/ 32 32 Simon Sebag‑Montefiore takime në Bukuresht me lexuesit rumunë https://55news.al/kulture/simon-sebag-montefiore-takime-ne-bukuresht-me-lexuesit-rumune/ Thu, 29 Nov 2018 11:00:21 +0000 https://new.55news.al/?p=70764 100 vjet pas vdekjes së Carit të fundit, Nikolla II dhe anëtarërve të familjes së tij, historiani dhe shkrimtari i famshëm britanik ishte i pranishëm në Rumani me ftesë të Shtëpisë Botuese “Trei”. I konsideruar një nga personalitet më të rëndësishme të letrave dhe historisë së sotme, Simon Sebag‑Montefiore, është shndërruar në një nga autorët […]

The post Simon Sebag‑Montefiore takime në Bukuresht me lexuesit rumunë appeared first on 55 News.

]]>
100 vjet pas vdekjes së Carit të fundit, Nikolla II dhe anëtarërve të familjes së tij, historiani dhe shkrimtari i famshëm britanik ishte i pranishëm në Rumani me ftesë të Shtëpisë Botuese “Trei”. I konsideruar një nga personalitet më të rëndësishme të letrave dhe historisë së sotme, Simon Sebag‑Montefiore, është shndërruar në një nga autorët më të dashur dhe të lexuar në gjithë Europën dhe në gjithë botën. Botimi i veprës së Stephen Sebag‑Montefiore-s në rumanisht e bën atë gjithmonë e më popullor në radhën e lexuesve. Në fund të muajit nëntor, ai mbajti një konferencë në Bibliotekën Qendrore të Universitetit (BCU), dhe në tjetër në mjediset e librarisë “Humanitas Cismigiu” në Bukuresht.

Vepra “Romanovët” (1613-1918) i është kushtuar babait të tij, Dr. Simon Sebag-Montefiore. “Babai im, Dr Stephen Sebag-Montefiore, vdiq kur unë isha duke shkruar këtë libër. Më mungon shumë urtësia dhe dashuria në çdo aspekt, si dhe aftësia e tij si redaktor.”, thotë shkrimtari, për të cilin ky libër është bërë një pasqyrë e vërtetë e historisë së familjes së tij.

“Ky libër ka pika takimi të papritura me historinë e familjes sime: stërgjyshi im, Sir Moses Montefiore, ka takuar perandorët Nikolla dhe Aleksandri i II. Vetë ekzistenca ime i detyrohet, nëse është kjo fjala e duhur, dy tragjedive në historinë e hebrenjve rusë. Anëtarët e familjes së gjyshes sime, Woolf, luftuan për Poloninë kundër dinastisë të Romanovëve në 1863, dhe pastaj refugjuan në Angli. (…) Ndërkohë që shkruaja në lidhje me Galipolin, nuk kisha si të mos mendoja se si stërgjyshi im, Majori Cecil Sebag-Montefiore, u braktis atje në një pirg kufomash, duke besuar se kishte vdekur, më pas nuk e morri kurrë veten për shkak të dëmtimit në kokë; dhe, po ashtu kur kam shkruar në lidhje me ndërhyrjen e perëndimorëve kundër bolshevikëve në vitin 1918, unë nuk mund të mendoj se si djali i tij, gjyshi im, Kolonel Eric Sebag-Montefiore, ishte anëtar i ekspeditës britanike që pushtuan Batumi-n. Lidhje të tilla janë, sigurisht, banale, – thekson shkrimtari i famshëm- por në një farë mënyre kanë kontribuar gjithashtu në ngritjen e ndërtesës “, – vëren Simon Sebag Montefiore.

Së fundi, por jo më pak e rëndësishme, falënderimet e mia shkojnë për bashkëshorten time, Santa Sebag Montefiore, për mbështetjen në këtë proces të vështirë . “I jam thellësisht mirënjohës, për qetësinë, mirësisë, bukurinë, dashurinë dhe vetëpërmbajtjen e gruas sime Santa, duke tejkaluar periudhën e Stalinit dhe Jerusalemit, ka pasur durim tani në etapën Romanovëve. I detyrohem për gjithçka: ajo është perandoresha ime e vërtetë.”

Kujtojmë se vepra e Simon Sebag‑Montefiore-s, botohet në Tiranë nga Shtëpia Botuese 55, me cilësi dhe e sinkronizuar me të gjitha botimet e veprave të autorit të madh bashkëkohor në të gjitha qendrat europiane.

The post Simon Sebag‑Montefiore takime në Bukuresht me lexuesit rumunë appeared first on 55 News.

]]>
Shtëpia botuese “55”, interesim për librin historik, prezanton tituj të rinj https://55news.al/kulture/shtepia-botuese-55-interesim-per-librin-historik-prezanton-tituj-te-rinj/ Fri, 16 Nov 2018 13:24:08 +0000 https://new.55news.al/?p=67863 Në edicionin e 21-të të Panairit të Librit shtëpia botuese “55” sjellë disa tituj të rinj dhe një sërë librash historikë, që kanë ngjallur admirimin dhe tërheqjen e lexuesve të shumtë. Mes titujve të rinj përmendim “Muhamedi”, një libër historik mbi jetën e profetit, me autor Essad Bey, është biografia më mbresëlënëse dhe më imponuese […]

The post Shtëpia botuese “55”, interesim për librin historik, prezanton tituj të rinj appeared first on 55 News.

]]>
Në edicionin e 21-të të Panairit të Librit shtëpia botuese “55” sjellë disa tituj të rinj dhe një sërë librash historikë, që kanë ngjallur admirimin dhe tërheqjen e lexuesve të shumtë.

Mes titujve të rinj përmendim “Muhamedi”, një libër historik mbi jetën e profetit, me autor Essad Bey, është biografia më mbresëlënëse dhe më imponuese e shkruar deri më sot, si dhe “Qiell në flakë” i shkrimtarit të shquar anglez Simon Sebag Montefiore, një roman i shkruar mbi ngjarje të vërteta të Luftës së Dytë Botërore, në fronin e larget sovjetik, ku ushtria italiane humbi mijëra jetë njerëzish, në një luftë absurde e të përgjakshme. Në filim të vitit 1942 ushtria italiane në Rusi, numëronte 235 mijë trupa të dërguara nga Musolini, si përforcime të gjermanëve, pai nuk donte që të mbetej pas në një fitore të mundshme të gjermanëve. Pak italianë e mbështetën këtë mision, me përjashtim të trupave të tij fashiste speciale, këmishëzinjtë, që në roman udhëhiqen nga Malamorja.  Italianët hodhën në terren Divizionin e 3-të të kalorsisë Amadeo Duca d’Aosta në një total prej 25 mijë kuajsh.

Po ashtu është mirëpritur edhe libri “Persekutimi i klerit katolik” nga Kastriot Dervishi, studime që lidhen me gjenocidin komunist mbi klerikët, vrasje, persekutime, burgje internime, 8 shekuj burgim ne vitet 1944-1990, etj. Interes nga lexuesi ka pasur edhe për një sërë librash historikë të tjerë.

Sh.B “55 ka 20 vjet dhe mbi 250 tituj, autorë të rëndësishëm të letërsië e hisotriografisë shqiptare dhe asaj të huaj.

20181116_113612.jpg

 

 20181116_113556.jpg

20181116_111552.jpg

The post Shtëpia botuese “55”, interesim për librin historik, prezanton tituj të rinj appeared first on 55 News.

]]>
“Qiell nën flakë”, “55” sjell në shqip botimin më të fundit të Montefiores https://55news.al/botime55/qielli-nen-flake-55-sjell-ne-shqip-botimin-me-te-fundit-i-montefiores/ Tue, 16 Oct 2018 13:27:20 +0000 https://new.55news.al/?p=58397 Shkrimtari i shquar anglez, me famë botërore Simon Sebag Montefiore rivjen përsëri në guhën shqipe me botimin e tij më të fundit “Qiell në flakë”. Një roman i shkruar mbi ngjarje të vërteta të Luftës së Dytë Botërore, në fronin e larget sovjetik, ku ushtria italiane humbi mijëra jetë njerëzish, në një luftë absurde e […]

The post “Qiell nën flakë”, “55” sjell në shqip botimin më të fundit të Montefiores appeared first on 55 News.

]]>
Shkrimtari i shquar anglez, me famë botërore Simon Sebag Montefiore rivjen përsëri në guhën shqipe me botimin e tij më të fundit “Qiell në flakë”. Një roman i shkruar mbi ngjarje të vërteta të Luftës së Dytë Botërore, në fronin e larget sovjetik, ku ushtria italiane humbi mijëra jetë njerëzish, në një luftë absurde e të përgjakshme. Në filim të vitit 1942 ushtria italiane në Rusi, numëronte 235 mijë trupa të dërguara nga Musolini, si përforcime të gjermanëve, pai nuk donte që të mbetej pas në një fitore të mundshme të gjermanëve. Pak italianë e mbështetën këtë mision, me përjashtim të trupave të tij fashiste speciale, këmishëzinjtë, që në roman udhëhiqen nga Malamorja.  Italianët hodhën në terren Divizionin e 3-të të kalorsisë Amadeo Duca d’Aosta në një total prej 25 mijë kuajsh. Ata ishin jashtëzakonisht krenarë për legjimentin e tyre të kalorsisë, siç ishte Savoia Cavalleria dhe patën disa suksese: më 24 gusht 1942 Kalorësia Savoia ndërmori një sulm të rrufeshëm spektakolar, një ndër të fundit në histori, kundër këmbësorisë sovjetike, të cilën e shpartalloi krej afër lumit Don. Mbi këtë subjekt ndërtohet romani “Qiell nën flakë”, një roman i shkruar me stil dhe personazhe të gjallë, ngjarje që të befasojnë dhe rrëfim që të mban në ankth. Libri është përkthyer nga anglishta nga përkthyesi i njohur Stari Pone.

Shtëpia botuese “55” ka ekskluzitivtetin e botimeve në shqip të shkrimtarit të shquar Montefiore. Ajo ka botuar , mes të tjerash “Stalini, në oborrin e carit të kuq”, ‘Stalini i ri”, “Jeruzalemi”, “Katerina e Madhe”, “Romanovet”, “Sashenka”, “Heronjte”, “Monstrat”, etj.

***

“… Ne ishim rritur me vdekjen në këtë vend. Ishim mësuar me vrasjen. Vdekja ishte xholi i lidhur dhe i rrahur tekat e të cilit i dëgjonim teksa ngjiste shkallët, teksa ecte me zhurmë përmes pyjeve, teksa vizitonte fqinjët për një teke vodtka natën vonë. Vrasja është e vetmja gjë që Rusia e bën mirë, – qeshi Benia. Po, vërtet mirë.

Duke kaluar përmes luleve të diellit, Çorape Argjendta ktheu kokën djathtas, me veshët të cërruar dhe Benia Gordeni ndjeu se ajo i shkurtoi hapat. Ajo po i tregonte diçka. Panka dhe Prishçepa tashmë u kishin zbtritur kuajve dhe kishin ngritur çarqet e pushkëve. Benia vuri dorën në automatikun e tij të lehtë PPSH që mbante në krahë…

Nëse vdes, i tha vetes, ke vdekur prej kohe…”

20181016_100234.jpg

The post “Qiell nën flakë”, “55” sjell në shqip botimin më të fundit të Montefiores appeared first on 55 News.

]]>