simptoma Archives - 55 News https://55news.al/tag/simptoma/ Tue, 06 Nov 2018 11:22:36 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png simptoma Archives - 55 News https://55news.al/tag/simptoma/ 32 32 Simptomat e kancerit në mushkri që çdo njeri duhet t’i ketë parasysh https://55news.al/shendeti/simptomat-e-kancerit-ne-mushkri-qe-cdo-njeri-duhet-t-i-kete-parasysh/ Tue, 06 Nov 2018 11:22:36 +0000 https://new.55news.al/?p=64750 Nuk keni nevojë të pini duhan që të jeni të prekur nga kjo sëmundje. Është e lehtë të supozoni se nuk keni pirë kurrë duhan, dhe kështu nuk duhet të brengoseni për kancerin në mushkri, transmeton Telegrafi. Por, fatkeqësisht, kjo nuk është e vërtetë: Nga 5 deri në 15% e njerëzve që janë diagnostikuar me […]

The post Simptomat e kancerit në mushkri që çdo njeri duhet t’i ketë parasysh appeared first on 55 News.

]]>
Nuk keni nevojë të pini duhan që të jeni të prekur nga kjo sëmundje.

Është e lehtë të supozoni se nuk keni pirë kurrë duhan, dhe kështu nuk duhet të brengoseni për kancerin në mushkri, transmeton Telegrafi.

Por, fatkeqësisht, kjo nuk është e vërtetë: Nga 5 deri në 15% e njerëzve që janë diagnostikuar me kancer në mushkri nuk janë duhanpirës, thonë ekspertët.

Ja edhe një fakt tjetër më shqetësues: Kanceri në mushkri është lloji kryesor i kancerit  që vret më shumë gra amerikane sesa kanceri në gji dhe prostatë.

Sidoqoftë, më poshtë i keni disa prej simptomave kryesore që shërbejnë si indikatorë se mund ta keni këtë sëmundje:

Keni kollitje që nuk ndalet

Nëse keni kollitje për muaj të tërë dhe jeni duke pretenduar se çdo gjë është në rregull, bëni një kontroll te doktori.

Rrezatimet ultraviolete në gjoks janë hapi kryesor, por nuk janë të  mjaftueshme. Skanimet e CT-së janë të rëndësishme për të parë më mirë gjendjen e shëndetit tuaj.

Veç kësaj, CT është mënyra më e mirë për të njohur shkallët e para të sëmundje në gjoks, duke përfshirë edhe simptomat e kancerit në mushkri.

Keni bronkit ose infeksione tjera

Infeksionet e vazhdueshme të gjoksit, si bronkiti ose pneumonia kronike janë shenja të tumorit të cilat mund të jenë duke jua bllokuar rrugët e frymëmarrjes.

Me bllokadë, ajri është i limituar dhe sekrecionet e mukozës mund të ngecin, duke shkaktuar infeksione të vazhdueshme. Nëse nuk mund të shëroheni nga infeksionet në gjoks jeni duke pasur problem me pneumoni, flisni me doktorin.

Jeni duke humbur peshë pa dashur

Humbja e pashpjegueshme e peshës është gjithmonë shenjë paralajmëruese – sidomos kur flitet për kancerin. Sëmundja merr shumë nga nutricionet që trupi duhet t’i absorboj, plus sekreton hormone të cilat e nxisin sindromën e paraneoplastikës, gjendje e ndërlidhur me kancerin që mund të shpijë deri te simptomat si humbja e peshës.

Nëse humbni më shumë se 5-10% të peshës së trupit në mënyrë të pashpjegueshme, atëherë konsultohuni me doktorin.

Jeni duke pasur ënjtje në qafë dhe fytyrë

Këto simptoma janë më prezente në disa lloje të caktuara të kancerit, por gjithmonë mbesin shenja se diçka e keqe mund të jetë duke i ndodhur trupi – në këtë rast kanceri.

Muskuj ndjehen të dobët

Kanceri në mushkri prekë edhe muskujt njëjtë sikur organizmin. Një nga zonat e para të ndikuara janë: ijët. Dobësimi në kraharorë, duar dhe këmbë janë gjithashtu të zakonshme.

Simptomat zakonisht shkojnë dorë pas dore me lodhje dërrmuese, dhe mund të jetë e vështirë për njerëzit që të bëjnë dallime mes dyve. Nëse nuk jeni duke u ndjerë mirë vazhdimisht, vizitoni mjekun. /Telegrafi/

The post Simptomat e kancerit në mushkri që çdo njeri duhet t’i ketë parasysh appeared first on 55 News.

]]>
Skandali/ Shtohen ndjeshëm rastet e zgjebes, ja cilat janë simptomat https://55news.al/aktualitet/skandali-shtohen-ndjeshem-rastet-e-zgjebes-ja-cilat-jane-simptomat/ Mon, 30 Jul 2018 12:29:18 +0000 https://new.55news.al/?p=39020 Nëse keni kruarje të forta në duar, sidomos midis gishtërinjve, në sqetulla apo në zonën e organeve gjenitale, këshilla e mjekëve është të vizitoheni sa më parë tek dermatologu, pasi konstatohet një shtim i dukshëm të rasteve me infeksionin e zgjebes. Një lajm të tillë e konfirmon edhe doktoreshë Violeta Dajci, e cila punon në […]

The post Skandali/ Shtohen ndjeshëm rastet e zgjebes, ja cilat janë simptomat appeared first on 55 News.

]]>
Nëse keni kruarje të forta në duar, sidomos midis gishtërinjve, në sqetulla apo në zonën e organeve gjenitale, këshilla e mjekëve është të vizitoheni sa më parë tek dermatologu, pasi konstatohet një shtim i dukshëm të rasteve me infeksionin e zgjebes.

Një lajm të tillë e konfirmon edhe doktoreshë Violeta Dajci, e cila punon në Shërbimin e Dermatologjisë në QSUT.

Zgjebja është një parazit i vogël dhe pothuaj i padukshëm, me gjatësi 0.5 milimetra, i cili arrin të shpojë lëkurën duke u futur në brendësi ku nis të shumohet.

Mbushja e lëkurës me këtë parazit shkakton kruajtje të forta. Në shumë raste i sëmuri me zgjebe priret ta fshehë sëmundjen e tij derisa ajo bëhet kritike dhe i mbulon trupin. Kjo lidhet me stigmën e trashëguar sipas së cilës zgjebja është sëmundje që lidhet me higjienën e ulët personale të individit.

Por një perceptim i tillë është i gabuar, pasi parazitët mikroskopikë mund të transmetohen edhe përmes një shtrëngimi duarsh me personin bartës.

Zgjebja krijon një nevojë të fortë për t’u kruajtur për rreth 2-3 javë pas infektimit. Kruajtja, e cila është reagim alergjik ndaj parazitit të zgjebes, shfaqet më e rënduar në mbrëmje dhe gjatë natës. Nëse mjeku konfirmon sëmundjen, atëherë terapia kundër zgjebes duhet të aplikohet paralelisht si tek pacienti dhe tek personat, që i rinë afër më së pari bashkëshortja apo bashkëshorti, dhe në shumë raste kura me bazë squfuri aplikohet në të gjithë familjen.

The post Skandali/ Shtohen ndjeshëm rastet e zgjebes, ja cilat janë simptomat appeared first on 55 News.

]]>
Shenjat e frikshme të mpiksjes së gjakut që nuk duhet të injoroni https://55news.al/shendeti/shenjat-e-frikshme-te-mpiksjes-se-gjakut-qe-nuk-duhet-te-injoroni/ Tue, 05 Jun 2018 09:40:54 +0000 https://new.55news.al/?p=22886 Mpiksja është një grumbullim i qelizave dhe proteinave në gjak. Ajo ndihmon në ngadalësimin e gjakderdhjes pas plagosjes. Zakonisht shpërbëhet pas shërimit. Nëse jo, ose nëse formohet kur nuk duhet, mund të bllokojë enët e gjakut. Çfarë problemesh mund të shkaktojë? Mpiksja e gjakut mund të çojë në probleme serioze, deri në vdekje. Nëse shfaqet […]

The post Shenjat e frikshme të mpiksjes së gjakut që nuk duhet të injoroni appeared first on 55 News.

]]>
Mpiksja është një grumbullim i qelizave dhe proteinave në gjak. Ajo ndihmon në ngadalësimin e gjakderdhjes pas plagosjes. Zakonisht shpërbëhet pas shërimit. Nëse jo, ose nëse formohet kur nuk duhet, mund të bllokojë enët e gjakut.

Çfarë problemesh mund të shkaktojë?

Mpiksja e gjakut mund të çojë në probleme serioze, deri në vdekje. Nëse shfaqet në arterie, mund të shkaktojë atak në zemër ose goditje në tru. Nëse shfaqet në venë, mund të ndieni dhimbje dhe ënjtje. Një mpiksje e thellë në trup quhet tromboza e venës së thellë. Ndërsa në mushkëri është embolizmi pulmonar. Të dyja këto janë gjendje të rënda shëndetësore.

Zbuloni simptomat që paralajmërojnë për mpiksje gjaku, faktorët që ju rrezikojnë dhe si ta parandaloni.

Faktorët e rrezikut

Mund të zhvilloni mpiksje gjaku nëse plagoseni ose tërhiqni keq muskulin. Ndonjëherë as nuk mund ta dini që keni mpiksje gjaku. Rreziku është më i lartë nëse:

  • Keni kryer një ndërhyrje kirurgjikale ose qëndroni ulur për një kohë të gjatë
  • Jeni mbipeshë ose obezë
  • Vuani nga diabeti ose kolesteroli i lartë
  • Jeni mbi 60 vjeç

Simptomë: Ënjtje

Nëse mpiksja zhvillohet ngadalë ose ndalon rrjedhjen e gjakut, mund të shkaktojë ënjtje të enëve të gjakut. Nëse shfaqet në këmbë ose pulpë, shpesh është shenjë e trombozës së thellë të venave. Mund të keni mpiksje gjaku edhe në krahë ose bel. Edhe nëse mpiksja largohet, një në tre njerëz kanë përsëri ënjtje dhe ndonjëherë dhimbje dhe plagë nga dëmtimi i enëve të gjakut.

Simptomë: Ngjyra e lëkurës

Nëse mpiksja bllokon venat në duar ose këmbë, lëkura fillon të mavijoset dhe të marrë një ngjyrë si të kuqe me hije blu. E gjithë lëkura e trupit gjithashtu ndryshon ngjyrë nga dëmtimi i përgjithshëm i enëve të gjakut. Embolizmi pulmonar në mushkëri mund të shkaktojë gjithashtu zbehje të lëkurës, mavijosje dhe ndjesi të ftohti.

Simptomë: Dhimbje

Dhimbja e papritur, intensive e kraharorit mund të paralajmërojë për zhvillim të embolizmit pulmonar ose mund të jetë shenjë e një ataku në zemër si pasojë e bllokimit të arteries nga mpiksja e gjakut. Mund të keni dhimbje edhe në krahë, sidomos në të majtin. Dhimbja është më e madhe në vendin ku është formuar mpiksja, si për shembull në këmbë, stomak ose poshtë fytit.

Simptomë: Probleme me frymëmarrjen

Është një simptomë shumë e rëndë që mund të paralajmërojë për mpiksje të gjakut në mushkëri ose zemër. Mund të keni gjithashtu rrahje të shpejta zemre, djersitje të shumtë ose gjendje të fikëti.

Nëse dyshoni për mpiksje gjaku

Flisni me mjekun ose kërkoni ndihmë mjekësore të menjëhershme. Mpiksja mund të jetë vdekjeprurëse, dhe nuk mund ta dini me siguri derisa të kontrolloheni.

Si ta parandaloni:

Fillimisht, mbani një peshë normale të trupit, ushqehuni mire dhe kryeni aktivitet fizik. Gjithashtu:

  • Mos u ulni apo qëndroni në këmbë për një kohë të gjatë, sidomos pas një udhëtimit të gjatë ose një ndërhyrje kirurgjikale
  • Nëse punoni në zyrë, çohuni dhe lëvizni sa më shpesh të mundeni.
  • Flisni me mjekun nëse mund të keni nevojë për ilaçe që luftojnë mpiksjen, si antikoagulantët.

The post Shenjat e frikshme të mpiksjes së gjakut që nuk duhet të injoroni appeared first on 55 News.

]]>
Simptomat e ciklit menstrual që nuk duhet të injoroni https://55news.al/shendeti/simptomat-e-ciklit-menstrual-qe-nuk-duhet-te-injoroni/ Sat, 02 Jun 2018 10:50:59 +0000 https://new.55news.al/?p=21954 Ndoshta disa prej jush nuk ju intereson nëse periodat vonohen apo (të lutem mos ejani më), megjithatë, janë disa simptoma të cilat nuk duhet të injorohen kurrsesi. Vonesa e periodave ose probleme të tjera menstruale, si gjakderdhja e madhe, mund të jenë shenja të diçkaje më serioze. Këta “flamuj të kuq” tregojnë se është koha […]

The post Simptomat e ciklit menstrual që nuk duhet të injoroni appeared first on 55 News.

]]>
Ndoshta disa prej jush nuk ju intereson nëse periodat vonohen apo (të lutem mos ejani më), megjithatë, janë disa simptoma të cilat nuk duhet të injorohen kurrsesi. Vonesa e periodave ose probleme të tjera menstruale, si gjakderdhja e madhe, mund të jenë shenja të diçkaje më serioze.

Këta “flamuj të kuq” tregojnë se është koha të lini një takim me gjinekologun.

Vonesë të ardhjes së ciklit menstrual

Nëse cikli menstrual ju është vonuar 2 herë ose më shumë (dhe e dini se nuk jeni shtatzënë), kjo mund të ketë ndodhur për një sërë arsyesh jo fort të mira, shkruan Gazeta Shendeti.

Shkaktarët mund të jenë: çrregullimi hormonal, probleme me tiroidet, e keni tepruar me stërvitjen ose dietën, stresi ose menopauza e parakohshme. Pa perioda, në pjesën e brendshme të mitrës mund të fillojnë të formohen qeliza jo normale një gjendje potencialisht parakanceroze)”, thotë Sharon Mass, një asistent profesor klinik obstetrikë dhe gjinekologjik në ‘Universitetin e Mjekësisë dhe Stomatologjisë’ së New Jersey.

Në këtë rast, përveç kontrollit të legenit, mjeku duhet t’ju rekomandojë të bëni edhe analiza gjaku për të kontrolluar nivelet e hormoneve, për ndonjë sëmundje të tiroideve, sindromën policistike të vezoreve (gjendje që shkaktohet nga nivelet e larta të androgjenit ose hormoneve mashkullore) dhe menopauzë të parakohshme.

Dhimbje intensive të papritura ose përkeqësim të tyre

Nëse nuk mund t’i duroni më dhimbjet dhe doni vetëm që të vdisni në ato momente apo të hiqni vezoret në mënyrë kirurgjikale, mund të jeni duke vuajtur nga endometrioza.

Endometrioza është një gjendje në të cilën qelizat që rriten brenda mitrës fillojnë të rriten edhe jashtë sa, duke shkaktuar kështu dhimbje të shumta të legenit.

“Simptomat mund të fillojnë në çdo kohë, por shumica e grave që janë diagnostikuar me këtë kanë një histori të periudhave të dhimbshme që nga mosha e re,” thotë Mass.

Njolla midis periodave

Nëse keni hemorragji të vogël mes periodave, kjo mund të jetë krejtësisht normale (veçanërisht nëse ju pini pilula të kontrollit të shtatzënisë), por gjithashtu mund të duhet të kontrolloheni tek doktori. Kjo mund të nënkuptojë se ju keni një cist në mitër apo polip, tumor fibroz, një infeksion (si vaginoza bakteriale).

Gjakderdhje të rënda ose perioda që zgjasin më shumë se 10 ditë

Çfarë është “gjakderdhje e rëndë”, saktësisht? Në thelb, në qoftë se ju nxirrni jashtë përdorimit një tampon në një orë ose më pak, ju jeni një kandidate. Kjo mund të sinjalizojë një problem mjekësor (të tilla si tumor fibroz, polipe ose endometrioza, në të cilin indi nga veshja e brendshme e mitrës rritet në sipërfaqe të saj), e mund të shkaktojë anemi, shpjegon Nanette Santoro, profesoreshë dhe drejtuese e obstetrikës dhe gjinekologjisë në Universitetin e Kolorados në Denver.

Simptoma të padurueshme para se t’ju vijnë periodat

A jeni si një përbindëshe e vërtetë para se t’ju vijnë periodat? ‘Ky mund të jetë çrregullim paramenstrual Dysphoric (PMDD)’, thotë Michele Curtis, një profesor i asociuar i obstetrikës dhe gjinekologjisë në Universitetin e Teksasit ‘Houston Medical School’. Simptomat përfshijnë  ngrënien pa qenë të uritura, humor me ndryshime ekstreme, ankth të rëndë, zemërim dhe ndjenja jashtë kontrollit. Këto simptoma kanë tendencë të zbuten sapo ju vijnë periodat, por nuk janë një tregues i mirë.

Çrregullim të hormoneve

Ndodh që gjërat të përkeqësohen edhe më shumë sesa thjesht përballja me periodat. Nëse vuani nga astma ose sindroma e irritimit të zorrës dhe jeni shumë keq gjatë ciklit menstrual ose pra tij, nuk është koincidencë.

Është një fenomen i quajtur “zmadhim para ciklit menstrual” në të cilin një sëmundje (si dibaeti, depresioni dhe artriti) mund të përkeqësohet edhe më shumë para ciklit menstrual, dhe kjo falë hormoneve.

Flisni me mjekun që t’ju rrisë dozën e mjekimeve para se t’ju vijë cikli, kështu do të ndiheni më mirë.

The post Simptomat e ciklit menstrual që nuk duhet të injoroni appeared first on 55 News.

]]>
Shenjat që tregon se po prekeni nga kanceri https://55news.al/shendeti/shenjat-qe-tregon-se-po-prekeni-nga-kanceri/ Sat, 19 May 2018 17:41:59 +0000 https://new.55news.al/?p=17605 Në fazat e para, kanceri i mushkërisë nuk shfaq shenja të dukshme ose që mund t’i ndieni. Më vonë ai shkakton kollë, teshtitje dhe dhimbje të gjoksit. Por, ka edhe disa shenja të tjera, më pak të njohura, që mund të shfaqë në vende që as nuk i prisnit. (Sigurisht, kanceri i mushkërisë nuk është […]

The post Shenjat që tregon se po prekeni nga kanceri appeared first on 55 News.

]]>
Në fazat e para, kanceri i mushkërisë nuk shfaq shenja të dukshme ose që mund t’i ndieni. Më vonë ai shkakton kollë, teshtitje dhe dhimbje të gjoksit. Por, ka edhe disa shenja të tjera, më pak të njohura, që mund të shfaqë në vende që as nuk i prisnit. (Sigurisht, kanceri i mushkërisë nuk është e vetmja sëmundje apo gjendje që mund të shkaktojë këto simptoma).

1.Ënjtje të gishtërinjve: Disa tumore në mushkëri prodhojnë substanca kimike të ngjashme me hormonet. Një nga këto shtyn më shumë gjak dhe lëngje në indet e gishtërinjve, prandaj duken më të mëdhenj dhe më të trashë se zakonisht. Lëkura poshtë thonjve gjithashtu mund të duket më e shndritshme ose thonjtë mund të lakohen. Shtrembërimi i thonjve lidhet gjithashtu me kancerin e mushkërisë: Rreth 80% e njerëzve me këtë simptomë vuajnë zakonisht nga kanceri.

2.Probleme me stomakun: Një ose 2 nga çdo 10 njerëz me kancer zhvillojnë nivele të larta të kalciumit, një gjendje e quajtur hiperkalcemia. Nivelet e larta të kalciumit në gjak mund të shkaktojnë dhimbje të barkut, të përziera dhe probleme me tretjen (kapsllëk). Një tjetër substancë si hormon që prodhohet nga tumoret shkakton gjithashtu probleme me veshkat, dhimbje dhe të përziera.

3.Dhimbje shpine ose të shpatullave: Tumori pulmonar është një lloj i kancerit të mushkërisë që zhvillohet në pjesën e sipërme të mushkërisë dhe përhapet në brinjë, vertebra në shpinë, nerva dhe enët e gjakut. Për shkak të pjesës ku zhvillohen këto tumore, ndodh rrallë që të prekin sistemin respirator.

4.Shtim në peshë: Disa njerëz me kancer të mushkërisë me qeliza të vogla preken edhe nga sindroma Cushing. Kanceri bën që trupi të prodhojë një hormon të quajtur ACTH, i cili rrit nivelet e kortizolit. Kjo çon në grumbullim të lëngjeve dhe shtim në peshë. Mund t’ju mavijoset gjithashtu lehtësisht lëkurës, si dhe ndiheni të përgjumur. Nga ana tjetër, hiperkalcemia dhe SIADH, një problem hormonal që prek veshkat, shkaktojnë humbje të oreksit, prandaj mund të humbisni peshë edhe pa u përpjekur fare

5.Ënjtje të gjinjve tek meshkujt: Ndodh rrallë që kanceri i gjirit të jetë shkaku i gjinekomastisë, por është e mundur. Kanceri i mushkërisë me qeliza të mëdha mund të shkaktojë çrregullim hormonal dhe ënjtje në indet e gjinjve të mashkullit.

The post Shenjat që tregon se po prekeni nga kanceri appeared first on 55 News.

]]>
Ushqimet që lehtësojnë simptomat e artritit https://55news.al/shendeti/ushqimet-qe-lehtesojne-simptomat-e-artritit/ Fri, 18 May 2018 15:26:16 +0000 https://new.55news.al/?p=17259 Nga më shumë se 200 format e artritit, osteoartriti është më i përhapuri, ku prek më shumë se 20% të popullsisë. Fatkeqësisht, aktualisht nuk ka trajtime efikase ose ilaçe të aprovuara nga mjekësia që mund të kurojnë këtë gjendje, që shkakton dhimbje dhe ngurtësim të artikulacioneve,shkruan ” Independent”. Studimet e fundit kanë treguar se ushqyerja me […]

The post Ushqimet që lehtësojnë simptomat e artritit appeared first on 55 News.

]]>
Nga më shumë se 200 format e artritit, osteoartriti është më i përhapuri, ku prek më shumë se 20% të popullsisë. Fatkeqësisht, aktualisht nuk ka trajtime efikase ose ilaçe të aprovuara nga mjekësia që mund të kurojnë këtë gjendje, që shkakton dhimbje dhe ngurtësim të artikulacioneve,shkruan ” Independent”.

Studimet e fundit kanë treguar se ushqyerja me ushqimet e duhura, të kombinuara me ushtrime të moderuara, mund të ndihmojë njerëzit që vuajnë nga osteoartriti.

Së pari, rënia në peshë dhe aktiviteti fizik janë ndër më të rëndësishmit që pacientët me osteoartrit duket të bëjnë për të lehtësuar simptomat. Rënia në peshë lehtëson ngarkesën në artikulacione dhe ul nivelet e inflamacionit në trup, duke lehtësuar kështu dhimbjet nga artriti.

Aktiviteti fizik, nga ana tjetër, ndihmon në rënien në peshë dhe forcon muskujt, duke mbrojtur kështu artikulacionet dhe lehtësuar lëvizjen. Prandaj njerëzit mbipeshë ose obezë me osteoartrit duhet të gjejnë mënyrë për të rënë në peshë dhe forcuar muskujt e tyre.

Konsumimi i ushqimeve të caktuara mund të ndihmojë gjithashtu pacientët të lehtësojnë simptomat dhe dhimbjet. Të dhënat tregojnë se konsumimi i peshkut, si salmoni, sardelet dhe skumbri, mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve nga artriti. Përmbajtja e lartë në acide yndyrore omega 3 e tyre ndihmon për të ulur nivelet e substancave inflamatore që prodhon trupi. Suplementet e peshkut të yndyrshëm me 1.5 g në ditë mund të ndihmojnë gjithashtu në lehtësimin e dhimbjeve.

Ngrënia e peshkut të yndyrshëm nuk mjafton. Është gjithashtu e rëndësishme që të kufizohet mishi i kuq dhe të zëvendësohen yndyrat shtazore me ato bimore, si vaji i ullirit.

Pacientët me osteoartrit kanë në përgjithësi nivele të larta të kolesterolit në gjak, prandaj ushqyerja në një mënyrë që ul këto nivele të kolesterolit mund t’i ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të artritit, si dhe në uljen e rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Kufizimi i yndyrave të ngopura dhe konsumimi më tepër i ushqimeve të pasura në fibra mund të ndihmojë në uljen  e niveleve të kolesterolit.

Mënyra të tjera për të ulur kolesterolin është konsumimi i 30 g fruta të thata në ditë, 20 g proteina soja nga produktet e sojës dhe 2 g në ditë nga substancat e quajtura stanole dhe sterole.

Vitaminat A, C dhe E janë antioksidues të fuqishëm që duhet të siguroheni t’i merrni në dozat e duhura për të mbrojtur indet lidhëse në trup.

Vitamian A gjendet më së shumti tek karota, kale dhe patatet e ëmbla. Frutat e freskëta dhe perimet jeshile janë gjithashtu të pasura në vitaminë C, sidomos agrumet, speci i kuq dhe jeshil dhe frutat e pyllit.

Frutat e thata dhe farat janë një burim i mirë i vitaminës E. Të dhënat tregojnë se pacientët me osteoartrit mund të kenë lehtësim të simptomave nëse konsumojnë gjithashtu më shumë ushqime të pasura në vitaminë K, si kale, spinaqi, brokoli dhe lakrat.

Dimë gjithashtu se vitamina D, që merret më së shumti nga ekspozimi në diell, është gjithashtu i rëndësishëm për shëndetin e kockave.

The post Ushqimet që lehtësojnë simptomat e artritit appeared first on 55 News.

]]>
Keni këto simptoma, ja nga çfarë po vuani… https://55news.al/lifestyle/keni-keto-simptoma-ja-nga-cfare-po-vuani/ Wed, 02 May 2018 08:52:33 +0000 https://new.55news.al/?p=11290 Simptomat brenda dhe jashtë Keni dhimbje kyçesh? Thonj të brishtë? Apo acarim të lëkurës? Këto janë shenja të zakonshme të artritit psoriatik. Kjo formë e sëmundjes është e ngjashme me artritin reumatoid. Prek rreth 30% e njerëzve me sëmundjen e lëkurës psoriaza. Mund të prekë pjesë të ndryshme të trupit, si dhe ndikon në gjendjen […]

The post Keni këto simptoma, ja nga çfarë po vuani… appeared first on 55 News.

]]>
Simptomat brenda dhe jashtë

Keni dhimbje kyçesh? Thonj të brishtë? Apo acarim të lëkurës? Këto janë shenja të zakonshme të artritit psoriatik. Kjo formë e sëmundjes është e ngjashme me artritin reumatoid. Prek rreth 30% e njerëzve me sëmundjen e lëkurës psoriaza. Mund të prekë pjesë të ndryshme të trupit, si dhe ndikon në gjendjen emocionale.

Shfletoni galerinë për të zbuluar si ndikon artriti në trup dhe shenjat paralajmëruese që tregojnë se po vuani nga kjo sëmundje.

Ënjtje të gishtave

Mund të keni ënjtje të gishtave, të cilat duken si  salsiçe. Ënjtja, e quajtur ndryshe daktilitis, mund t’ju shfaqet më shumë se 1/3 së pacientëve me këtë sëmundje. Ajo shfaqet si pasojë e inflamacionit, i cili prek zakonisht gishtat e duarve dhe këmbëve. Mund ta ngatërroni gabimisht me gutën nëse shfaqet vetëm në gishtat e këmbëve. Sigurohuni që të merrni diagnozën e saktë, duke qenë se guta dhe artriti psoriatik kanë trajtime të ndryshme.

Deformime të duarve dhe këmbëve

Një formë e shpeshtë e artritit psoriatik quhet artriti mutilant. Ai shkakton inflamacion që dëmton kockat në duar dhe këmbë. Gishtat e duarve dhe këmbëve mund të fillojnë të deformohen dhe vështirësohet lëvizja e tyre. Mund edhe të shkurtohen për shkak të humbjes kockore. Kjo formë e rrallë prek më pak se 5% të njerëzve me artrit psoriatik.

 Ndryshime të thonjve

Keni gropa të vogla në thonj? Ose thonjtë kanë filluar të largohen nga mishi. Këto probleme nuk janë vetëm kozmetike. Nëse nuk jeni diagnostikuar me këtë sëmundje dhe filloni të vëreni probleme, flisni me mjekun. Këto ndryshime mund të jenë shenja që ju mund të jeni duke vuajtur nga artriti psoriatik.

Probleme të këmbëve

Artriti psoriatik mund të shkaktojë dhimbje dhe ënjtje të gishtave të këmbëve. Mund të keni dhimbje edhe në pjesët ku ligamentet ose tendinat lidhen me kockat.

Dhimbje të shpinës

Dhimbjet e shpinës janë të zakonshme dhe të gjithë ne në një moment të caktuar i kemi këto dhimbje. Por, nëse vuani nga artriti psoriatik, dhimbja mund të mos lehtësohet për disa javë nëse kujdeseni vetë. Mund të jeni duke vuajtur edhe nga spondiliti: inflamacion i artikulacioneve spinale dhe sakroilike.

Dhimbje të qafës

Artriti psoriatik mund të prekë edhe qafën. Rreth 1 në 4 njerëz me artrit psoriatik mund të kenë dhimbje dhe ngurtësim të artikulacioneve. Por, ndryshe nga artikulacionet në duar dhe këmbë, sëmundja nuk dëmton vertebrën në qafë. Gjithsesi, mund të keni probleme në lëvizjen e qafës.

Simptoma të lëkurës

Këtu përfshihen shenja klasike të psoriazës, duke qenë se pacientët me artrit psoriatik kalojnë fillimisht këtë sëmundje. Kjo sëmundje prek lëkurën, thonjtë dhe skalpin e kokës.

Ndikim në shëndetin mendor

Mund të jeni të stresuar ose në ankth. Këto gjendje diagnostikohen më shpesh tek njerëzit që vuajnë nga artriti psoriatik se ata që vuajnë vetëm nga psoriaza. Ekspertët mendojnë se ky proces që nxit inflamacionin ndikon gjithashtu edhe në gjendjen emocionale. Shqetësimet rreth pamjes mund të luajnë gjithashtu rol. Flisni me mjekun dhe pyeteni për trajtimet që mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë. /Shëndeti/

The post Keni këto simptoma, ja nga çfarë po vuani… appeared first on 55 News.

]]>