sinoptikane Archives - 55 News https://55news.al/tag/sinoptikane/ Mon, 21 May 2018 07:58:29 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png sinoptikane Archives - 55 News https://55news.al/tag/sinoptikane/ 32 32 Sinoptikania e njohur: Shirat do të vazhdojnë të na freskojnë gjatë qershorit https://55news.al/aktualitet/sinoptikania-e-njohur-shirat-do-te-vazhdojne-te-na-freskojne-gjate-qershorit/ Mon, 21 May 2018 07:58:29 +0000 https://new.55news.al/?p=17993 Reshjet e shiut do të na shoqërojnë jo vetëm në ditet e mbetura të majit, por edhe përgjatë qershorit. Sinoptikanët kanë parashikuar që ndryshe nga sa jemi mësuar vitet e fundit, qershori i këtij viti do të jetë i mbushur me ditë me shi. “Ditët e fundit të muajit maj do të mbeten pjesërisht të […]

The post Sinoptikania e njohur: Shirat do të vazhdojnë të na freskojnë gjatë qershorit appeared first on 55 News.

]]>
Reshjet e shiut do të na shoqërojnë jo vetëm në ditet e mbetura të majit, por edhe përgjatë qershorit.

Sinoptikanët kanë parashikuar që ndryshe nga sa jemi mësuar vitet e fundit, qershori i këtij viti do të jetë i mbushur me ditë me shi.

“Ditët e fundit të muajit maj do të mbeten pjesërisht të kthjellëta dhe pjesërisht me vranësira dhe shira. Kryesisht gjysma e parë e qershorit do të ketë prezencë të vranësirave dhe të reshjeve, kryesisht në zonat lindore dhe juglindore, dhe më pak shira do të jenë prezentë në gjysmën e dytë të qershorit”,- thotë sinoptikania Tanja Porja për “tv Klan”.

Por kjo nuk do të pengojë ata që duan të shijojnë plazhin, pasi bregdeti do jetë më pak i rrezikuar në ditë të veçanta.

“Sigurisht që do të ketë periudha që do të jenë shumë të favorshme për plazh dhe kryesisht zonat bregdetare janë më pak të prekura nga reshjet, ndërkohë që vetëm në periudha të shkurtra temperaturat e ajrit do të jenë relativisht më të ulëta se sa ato tipiket e bregdetit gjatë muajit qershor”.

Qershori do të jetë një muaj i freskët edhe sa i takon temperaturave, të cilat në ditë të veçanta do të jenë edhe më të ulëta se normalja e këtij muaji./Tv Klan/

The post Sinoptikania e njohur: Shirat do të vazhdojnë të na freskojnë gjatë qershorit appeared first on 55 News.

]]>
Ja sa do të arrijnë temperaturat këtë javë https://55news.al/lifestyle/ja-sa-do-te-arrjne-temperaturat-kete-jave/ Mon, 23 Apr 2018 15:22:36 +0000 https://new.55news.al/?p=8578 Të dielën përgatituni për një ditë të nxehtë dhe që thyen të gjitha rekordet historike të Prillit. Temperaturat të dielën do të arrijnë deri në 30 gradë. Sinoptikanët e lidhin këtë me rene sahariane që ka mbërritur në Shqipëri dhe duket se nuk do të largohet edhe këtë javë. Duket se reshjet e shiut nuk […]

The post Ja sa do të arrijnë temperaturat këtë javë appeared first on 55 News.

]]>
Të dielën përgatituni për një ditë të nxehtë dhe që thyen të gjitha rekordet historike të Prillit. Temperaturat të dielën do të arrijnë deri në 30 gradë. Sinoptikanët e lidhin këtë me rene sahariane që ka mbërritur në Shqipëri dhe duket se nuk do të largohet edhe këtë javë.
Duket se reshjet e shiut nuk do ti shohim për disa kohë. Sipas parashikimit të motit për pasditen e sotme dhe nesër, do të ketë vetëm diell.
Edhe pse parashikohet që mund të ketë reshje në 3 qarqe ato do të jenë të dobëta. Por në shumicën e territorit të vendit nuk do të ketë reshje.
Sipas parashikimit të motit nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit është rritur më shumë rreziku i zjarreve në disa qarqe.
Më poshtë keni të plotë parashikimin e motit:
Reshjet
Sot pasdite dhe nesër priten reshje vetëm në tre qarqe, por do të jenë lokale dhe të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Temperaturat
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 13/ 24 °C
në vendet e ulëta: 12 / 26 °C
në vendet malore: 10 / 24 °C

The post Ja sa do të arrijnë temperaturat këtë javë appeared first on 55 News.

]]>