siri Archives - 55 News https://55news.al/tag/siri/ Thu, 13 Feb 2020 11:22:30 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png siri Archives - 55 News https://55news.al/tag/siri/ 32 32 Pas paralajmërimit të Erdogan, Forcat e Armatosura turke vendosin raketahedhësit në kufi me Sirinë https://55news.al/politike/pas-paralajmerimit-te-erdogan-forcat-e-armatosura-turke-vendosin-raketahedhesit-ne-kufi-me-sirine/ Thu, 13 Feb 2020 11:22:30 +0000 https://new.55news.al/?p=144715 Forcat e Armatosura të Turqisë kanë vendosur përforcime të trupave komando drejt pikave të vëzhgimit në Idlib të Sirisë një ditë pas paralajmërimit të fortë të Presidentit turk. Forcat komando të dërguara në rajonin Reyhanlı të qytetit Hatay nga njësi të ndryshme të Turqisë, kanë përfunduar përgatitjet e tyre në këtë rajon. Më pas komandot […]

The post Pas paralajmërimit të Erdogan, Forcat e Armatosura turke vendosin raketahedhësit në kufi me Sirinë appeared first on 55 News.

]]>
Forcat e Armatosura të Turqisë kanë vendosur përforcime të trupave komando drejt pikave të vëzhgimit në Idlib të Sirisë një ditë pas paralajmërimit të fortë të Presidentit turk. Forcat komando të dërguara në rajonin Reyhanlı të qytetit Hatay nga njësi të ndryshme të Turqisë, kanë përfunduar përgatitjet e tyre në këtë rajon.

Më pas komandot nëpërmjet trasportuesve të blinduar ushtarakë janë nisur drejt njësive kufitare. Ndërkohë në anën tjetër është vërejtur se në kufirin me Sirinë janë vendosur edhe multi raketahedhësit e dërguara nga TSK-ja, raporton Anadollu.

Lëvizja vjen disa orë pasi Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se “Turqia tani do t’i godasë në çdo vend forcat e regjimit sirian nëse ushtarët tanë pësojnë edhe dëmin më të vogël. Unë deklaroj se nëse ka një sulm të mundshëm mbi ushtarët tanë nga sot e tutje, ne do të godasim regjimin sirian kudo jashtë marrëveshjes së Soçit”.

The post Pas paralajmërimit të Erdogan, Forcat e Armatosura turke vendosin raketahedhësit në kufi me Sirinë appeared first on 55 News.

]]>
Siri, 183 civilë të vrarë nga regjimi i Asadit dhe aleatët në Idlib për më pak se një muaj https://55news.al/globi/siri-183-civile-te-vrare-nga-regjimi-i-asadit-dhe-aleatet-ne-idlib-per-me-pak-se-nje-muaj/ Sun, 09 Feb 2020 08:41:03 +0000 https://new.55news.al/?p=143904 Gjithsej 183 mijë civilë kanë humbur jetën në rajonin e Idlibit në Sirinë veriore nga sulmet e regjimit të Bashar al-Asadit, grupeve terroriste të mbështetura nga Irani dhe Rusisë që nga shpallja e armëpushimit më 12 janar, njoftoi Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) SNHR, organizatë e cila dokumenton shkeljet e të drejtave […]

The post Siri, 183 civilë të vrarë nga regjimi i Asadit dhe aleatët në Idlib për më pak se një muaj appeared first on 55 News.

]]>
Gjithsej 183 mijë civilë kanë humbur jetën në rajonin e Idlibit në Sirinë veriore nga sulmet e regjimit të Bashar al-Asadit, grupeve terroriste të mbështetura nga Irani dhe Rusisë që nga shpallja e armëpushimit më 12 janar, njoftoi Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR)

SNHR, organizatë e cila dokumenton shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë luftës civile në Siri, ka përgatitur raportim lidhur me civilët e vdekur nga sulmet e regjimit të Asadit, grupeve terroriste të mbështetura nga Irani dhe Rusisë në Idlib, rajon i cili më parë është shpallur zonë deeskalimi ku aktet e agresionit duhet të jenë të ndaluara.

Sipas raportit të siguruar nga gazetari i AA-së, në mesin e 183 mijë civilëve të vrarë gjatë këtyre sulmeve, gjenden 52 fëmijë dhe 30 gra.

Raporti thekson se 68 civilë, përfshirë 12 fëmijë dhe shtatë gra, kanë humbur jetën nga sulmet e forcave të regjimit dhe grupeve të mbështetura nga Irani, prej të cilëve 59 në Idlib dhe nëntë në Halep, disa pjesë të të cilit po ashtu gjenden brenda zonës së deeskalimit.

Ndërkaq, 115 civilë, përfshirë 56 në Idlib dhe 59 në Halep, kanë humbur jetën nga sulmet e aleatit të regjimit sirian, Rusisë. Prej tyre, 40 kanë qenë fëmijë dhe 23 gra.

Sipas raportit, gjatë sulmeve janë shënjestruar objekte shëndetësore, qendra arsimore dhe qendra të mbrojtjes civile (Helmetat e Bardha).

Aktualisht, Idlibi është shtëpi e rreth katër milionë civilëve, përfshirë qindra mijëra të shpërngulur viteve të fundit nga sulmet e forcave të regjimit.

Në muajin shtator të vitit 2018, Turqia dhe Rusia u pajtuan për ta kthyer Idlibin në një zonë deeskalimi ku aktet e agresionit janë të ndaluara.

Megjithatë, regjimi sirian dhe aleatët e tij në vazhdimësi kanë thyer kushtet e armëpushimit, përfshirë atë të fundit që filloi më 12 janar, duke kryer sulme të shpeshta brenda zonës dhe duke vrarë të paktën 1.800 civilë që nga arritja e marrëveshjes.

The post Siri, 183 civilë të vrarë nga regjimi i Asadit dhe aleatët në Idlib për më pak se një muaj appeared first on 55 News.

]]>
Britania e Madhe dënon sulmet ndaj zonës së Idlibit në Siri https://55news.al/globi/britania-e-madhe-denon-sulmet-ndaj-zones-se-idlibit-ne-siri/ Sat, 01 Feb 2020 07:40:12 +0000 https://new.55news.al/?p=142303 LONDËR Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, lidhur me sulmet në Idlib tha se “Britania dënon shkeljen në mënyrë të përsëritur të ligjit ndërkombëtar humanitar”, transmeton Anadolu Agency (AA). Ministria britanike bëri një deklaratë lidhur me sulmet e regjimit të Asadit të ndërmarra kundër Idlibit në Siri. Në deklaratën rikujtohet se regjimi ditët e fundit […]

The post Britania e Madhe dënon sulmet ndaj zonës së Idlibit në Siri appeared first on 55 News.

]]>
LONDËR

Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, lidhur me sulmet në Idlib tha se “Britania dënon shkeljen në mënyrë të përsëritur të ligjit ndërkombëtar humanitar”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria britanike bëri një deklaratë lidhur me sulmet e regjimit të Asadit të ndërmarra kundër Idlibit në Siri.

Në deklaratën rikujtohet se regjimi ditët e fundit ka marrë nën kontroll rajonin Maarat Al-Numan. “Sulmet ruse dhe të regjimit të cilat vazhdojnë që prej muajit prill kanë vrarë më shumë se 1.500 civilë dhe kanë zhvendosur qindra mijëra të tjerë”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Britania u bashkohet thirrjeve në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për arritjen e një zgjidhjeje politike dhe ndalimin e menjëhershëm të armiqësive.

“Fushata e tmerrshme duke shënjestruar shkollat, spitalet dhe ekipet e ndërhyrjes së shpejtë vazhdon të detyrojë civilët të largohen. Britania dënon shkeljen në mënyrë të përsëritur të ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha ministri Raab.

Ai thekson se vetëm një zgjidhje politike në përputhje me rezolutat e OKB-së do të mund të sigurojë paqe të përhershme në Siri.

The post Britania e Madhe dënon sulmet ndaj zonës së Idlibit në Siri appeared first on 55 News.

]]>
‘Alvinin e liroi Rama dhe Lleshaj’, mediat egjiptiane zbardhin të vërtetën dhe rolin e presidentit Meta https://55news.al/politike/alvinin-e-liroi-rama-dhe-lleshaj-mediat-egjiptiane-zbardhin-te-verteten-dhe-rolin-e-presidentit-meta/ Thu, 07 Nov 2019 11:01:41 +0000 https://new.55news.al/?p=127682 Gati në të gjitha mediat pro-qeveritare dhe më pas vetë kryeministri Edi Rama, lajmin e lirimit të vogëlushit shqiptarë, Alvin Berisha, i cili mbahej si pjesë e robërve të ISIS në kampin ‘Al-Hol’, po e shesin si një fitore qeveritare dhe sikur në krye të këtij operacioni ka qenë vetë ministrin e Brendshëm ‘gjeneral’ Sandër […]

The post ‘Alvinin e liroi Rama dhe Lleshaj’, mediat egjiptiane zbardhin të vërtetën dhe rolin e presidentit Meta appeared first on 55 News.

]]>

Gati në të gjitha mediat pro-qeveritare dhe më pas vetë kryeministri Edi Rama, lajmin e lirimit të vogëlushit shqiptarë, Alvin Berisha, i cili mbahej si pjesë e robërve të ISIS në kampin ‘Al-Hol’, po e shesin si një fitore qeveritare dhe sikur në krye të këtij operacioni ka qenë vetë ministrin e Brendshëm ‘gjeneral’ Sandër Lleshaj.

Faktikisht Lleshaj ka mbërritur në zonën ku është sistemuar Alvin Berisha, vetëm 2 ditë pas lirimit të tij, pas një operacioni i të shërbimeve inteligjente dhe forcave speciale italiane, të koordinuara me Kryqin dhe Hënën e Kuqe si dhe me autoritet shqiptare.

Faktikisht ‘autoritet shqiptare’ të cilat kanë më se një javë që janë përfshirë në këtë operacion, rezulton që të jenë ato të presidencës dhe kjo zbulohet nga disa shkrime të mediave egjiptiane, të cilat e kanë ndjekur me vëmendje këtë ngjarje.

Dy ditë më parë  gazeta egjiptiane, ‘Elfagr.com’, në artikullin me titull: ‘Shqipëria realizon me sukses lirim nga duart e ISIS në Siri, të fëmijës shqiptar’, mes të tjerave shkruan se, ‘presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili e ka mbikëqyrur personalisht operacionin’.

 ‘Shqipëria në bashkëpunim me autoritetet italiane  ka realizuar me sukses lirimin e një fëmije shqiptar i cili  para disa vitesh udhëtoi nga Italia për në Siri me familjen e tij, për t’iu bashkuar organizatës terroriste ISIS. Fëmija është transportuar nga veriu i Sirisë në një vend të sigurtë në Damask në koordinim me gjysmë hënën e kuqe sirian. Bëhet e ditur se, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili e ka mbikëqyrur personalisht operacionin,  me interesin e tij të vazhdueshëm ka shfaqur preokupimin për rikthimin e fëmijëve shqiptarë, prindërit e të cilëve  ju bashkëngjitën ISIS në Siri, numri i të cilëve mendohet të jetë rreth 40 vetë’, shkruhet në këtë artikull dy ditë përpara se këtu Edi Rama të shpallte veten dhe ministrin Lleshaj, si shpëtimtar të Alvin Berishës.

Ndërkohë po një javë më parë e njëjta media egjiptiane shkruante për të njëjtën çështje duke përmendur nga pala shqiptare po presidentin Ilir Meta, si të angazhuar personalisht në këtë operacion ndërkombëtarë delikat.

‘Në Siri, në bashkëpunim dhe me dijeninë e presidentit shqiptar Ilir Meta dhe të agjencive të sigurisë italiane, ka nisur një operacion humanitar nga Gjysmëhëna e Kuqe siriane për ta liruar një fëmijë shqiptar (i cili ka lindur në Itali) e i cili, së bashku me familjen e vet, ka udhëtuar për në Siri para disa vjetësh për t’iu bashkuar ISIS-it.

Sipas informacioneve që kanë marrë mediat dhe institucionet qeveritare, përveç djaloshit, në kampet e Sirisë gjenden shumë shqiptarë të tjerë të cilët kanë mbetur të burgosur në pjesët e Sirisë, në kufirin me Turqinë. Sipas mediumit egjiptian ‘Elfagr.com’, fëmija shqiptar tashmë është transportuar nga veriu i Sirisë në një vend të sigurt në Damask në bashkëpunim me Gjysmëhënën e Kuqe siriane. Operacioni është kryer në bashkëpunim me agjencitë e specializuara italiane të kësaj fushe si dhe nga Gjysmëhëna e Kuqe dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar’, shkruante ‘Elfagr.com’.

Image

 

© SYRI.net

The post ‘Alvinin e liroi Rama dhe Lleshaj’, mediat egjiptiane zbardhin të vërtetën dhe rolin e presidentit Meta appeared first on 55 News.

]]>
Del fotoja e parë: Alvini lirohet nga kampi në Siri https://55news.al/aktualitet/del-fotoja-e-pare-alvini-lirohet-nga-kampi-ne-siri/ Thu, 07 Nov 2019 08:34:08 +0000 https://new.55news.al/?p=127640 Alvin Berisha, 11-vjeçari shqiptar, ka dalë nga kampi i refugjatëve në Siri dhe tashmë i lirë në Damask. Ja fotoja e parë e tij, sot.

The post Del fotoja e parë: Alvini lirohet nga kampi në Siri appeared first on 55 News.

]]>
Alvin Berisha, 11-vjeçari shqiptar, ka dalë nga kampi i refugjatëve në Siri dhe tashmë i lirë në Damask. Ja fotoja e parë e tij, sot.

The post Del fotoja e parë: Alvini lirohet nga kampi në Siri appeared first on 55 News.

]]>
Paralajmërimi i Turqisë: Do t’i largojmë kurdët nga kufiri, nëse Rusia nuk respekton marrëveshjen https://55news.al/globi/paralajmerimi-i-turqise-do-t-i-largojme-kurdet-nga-kufiri-nese-rusia-nuk-respekton-marreveshjen/ Sat, 26 Oct 2019 16:11:53 +0000 https://new.55news.al/?p=125497 Turqia do të pastrojë zonën kufitare me Sirinë nga Njësitet për Mbrojtjen e Popullit (YPG), një milici kurde, nëse Rusia nuk i përmbahet obligimeve që dalin nga marrëveshja e arritur këtë javë në Soçi, tha sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Sipas marrëveshjes, që Erdogan arriti me presidentin rus, Vladimir Putin, ushtria ruse dhe rojet […]

The post Paralajmërimi i Turqisë: Do t’i largojmë kurdët nga kufiri, nëse Rusia nuk respekton marrëveshjen appeared first on 55 News.

]]>
Turqia do të pastrojë zonën kufitare me Sirinë nga Njësitet për Mbrojtjen e Popullit (YPG), një milici kurde, nëse Rusia nuk i përmbahet obligimeve që dalin nga marrëveshja e arritur këtë javë në Soçi, tha sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Sipas marrëveshjes, që Erdogan arriti me presidentin rus, Vladimir Putin, ushtria ruse dhe rojet kufitare siriane, duhet të largojnë luftëtarët e YPG-së rreth 30 kilometra nga kufiri Siri-Turqi.

Ankaraja e konsideron YPG-në organizatë terroriste.

Erdogan po ashtu përsëriti kërcënimin e tij se do “të hapë portat” për refugjatët që të nisën drejt Evropës, nëse shtetet evropiane nuk mbështesin planet e Ankarasë për të krijuar “zonë të sigurt” në verilindje të Sirisë, ku dëshiron që t’i vendosë mbi tre milionë refugjatë, që aktualisht gjenden brenda Turqisë.

Turqia nisi një ofensivë kundër kurdëve në Siri, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump vendosi që të tërheqë trupat amerikane nga zona kufitare Siri-Turqi.

Më 22 tetor, Rusia dhe Turqia arritën një marrëveshje që të dëbojnë forcat kurde nga zona kufitare./REL

The post Paralajmërimi i Turqisë: Do t’i largojmë kurdët nga kufiri, nëse Rusia nuk respekton marrëveshjen appeared first on 55 News.

]]>
Ish-gruaja “e hekurt” e SHBA, Carla del Ponte: Erdogani duhet të akuzohet për krime lufte në Siri https://55news.al/globi/sh-gruaja-e-hekurt-e-shba-carla-del-ponte-erdogani-duhet-te-akuzohet-per-krime-lufte-ne-siri/ Sat, 26 Oct 2019 14:59:17 +0000 https://new.55news.al/?p=125486 Ish-prokurorja dhe ish-hetuesja e Kombeve të Bashkuara, Carla del Ponte, ka thënë gjatë një interviste se presidenti turk, Rexhep Erdogan, duhet të ndiqet penalisht dhe të akuzohet për krime lufte gjatë ofensivës ushtarake në Siri. Del Ponte, e cila dikur ishte anëtare e Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Hetime në Siri, tha se intervenimi […]

The post Ish-gruaja “e hekurt” e SHBA, Carla del Ponte: Erdogani duhet të akuzohet për krime lufte në Siri appeared first on 55 News.

]]>
Ish-prokurorja dhe ish-hetuesja e Kombeve të Bashkuara, Carla del Ponte, ka thënë gjatë një interviste se presidenti turk, Rexhep Erdogan, duhet të ndiqet penalisht dhe të akuzohet për krime lufte gjatë ofensivës ushtarake në Siri.

Del Ponte, e cila dikur ishte anëtare e Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Hetime në Siri, tha se intervenimi i Turqisë në Siri është në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe vetëm e ka rindezur konfliktin në Siri.

“Duhet të fillojnë hetimet ndaj Erdoganit dhe ai duhet të akuzohet për krime lufte. Nuk duhet të lejohet që ai të largohet i lirë”, tha Del Ponte gjatë një interviste për gazetën zvicerane, “Schweiz am Wochenende”.

Pavarësisht se aleatët e NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara, e kanë kritikuar operacionin turk në Siri, duke u frikësuar se ai do ta dëmtojë luftën kundër ISIS-it, Del Ponte tha se shtetet evropiane kanë ngurruar që ta kundërshtojnë Turqisë lidhur me aksionet e saj pasi Erdogani kërcënoi se do t’ua hap dyert refugjatëve që të shkojnë drejt Evropës.

Del Ponte ishte bërë pjesë e hetimeve për Sirinë në shtator të vitit 2012, dha dorëheqje nga pozita e saj në këtë komision në vitin 2017, duke thënë se mungesa e përkrahjes politike nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ia bëri të pamundur këtë punë, shkruan “Reuters”.

The post Ish-gruaja “e hekurt” e SHBA, Carla del Ponte: Erdogani duhet të akuzohet për krime lufte në Siri appeared first on 55 News.

]]>
Politikani amerikan kërcënon Erdogan: Ne do ta shtypim, do ta dëbojmë atë nga Siria! https://55news.al/globi/politikani-amerikan-kercenon-erdogan-ne-do-ta-shtypim-do-ta-debojme-ate-nga-siria/ Wed, 23 Oct 2019 07:50:16 +0000 https://new.55news.al/?p=124750 “Fox News” intervistoi senatorin republikan, Lindsey Graham, ku foli për veprimet që Kongresi dhe Presidenti amerikan do të ndërmarrin kundër Erdoganit dhe ekonomisë së tij, pasi ky i fundit filloi pushtimin e rajonit kurd në Siri. “Kjo është ajo që presidenti Trump do të bëjë me Kongresin dhe demokratët, dhe ne do ta shtypim presidentin […]

The post Politikani amerikan kërcënon Erdogan: Ne do ta shtypim, do ta dëbojmë atë nga Siria! appeared first on 55 News.

]]>
“Fox News” intervistoi senatorin republikan, Lindsey Graham, ku foli për veprimet që Kongresi dhe Presidenti amerikan do të ndërmarrin kundër Erdoganit dhe ekonomisë së tij, pasi ky i fundit filloi pushtimin e rajonit kurd në Siri.

“Kjo është ajo që presidenti Trump do të bëjë me Kongresin dhe demokratët, dhe ne do ta shtypim presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan derisa të ndalojë gjkaderdhjen.”

Graham tha se sanksionet po vinin kundër Turqisë për sulmin e saj në veri të Sirisë. Graham tha që Erdogan “në thelb gënjeu” gjatë një takimi të fundit në Kombet e Bashkuara.

Graham tha se situata brenda Sirisë po përkeqësohej me shpejtësi. “Unë fajësoj Turqinë. Do të ketë sanksione që do ta shkatërojnë ekonominë turke dhe Kongresi do të vendosë sanksione deri sa Turqia të ndalë pushtimin”.

The post Politikani amerikan kërcënon Erdogan: Ne do ta shtypim, do ta dëbojmë atë nga Siria! appeared first on 55 News.

]]>
VIDEO/ Rrëfimi i shqiptares që shkoi në Siri dhe makthi nga ISIS, që e përndjek https://55news.al/globi/video-rrefimi-i-shqiptares-qe-shkoi-ne-siri-dhe-makthi-nga-isis-qe-e-perndjek/ Tue, 15 Oct 2019 07:42:53 +0000 https://new.55news.al/?p=123145 Vlora (emri i vërtetë i njohur për DW) ka shkuar në Siri shumë e re. Ajo ende ka frikë nga dora e zgjatur e IS. Ndaj kushti për bisedë ka qenë që të mos prezantohet dhe t’ia ndryshojmë zërin. Po çfarë mendon Vlora sot për shkuarjen e saj në Siri, si e ka përjetuar kohën […]

The post VIDEO/ Rrëfimi i shqiptares që shkoi në Siri dhe makthi nga ISIS, që e përndjek appeared first on 55 News.

]]>

Vlora (emri i vërtetë i njohur për DW) ka shkuar në Siri shumë e re. Ajo ende ka frikë nga dora e zgjatur e IS. Ndaj kushti për bisedë ka qenë që të mos prezantohet dhe t’ia ndryshojmë zërin.

Po çfarë mendon Vlora sot për shkuarjen e saj në Siri, si e ka përjetuar kohën e jetës në “Shtetin Islamik”, vrasjen e bashkëshortëve, a ka parë edhe vetë vrasje dhe tmerre të kryera nga IS, si ka jetuar dhe çfarë ka ngrënë, a e ndjen veten fajtor për përfshirje në një luftë në vend të huaj, a është penduar, si e sheh jetën në të ardhmen… Ndiqni rrëfimin eksluziv të Vlorës për DW. Me te kanë biseduar Esther Felden, Bahri Cani dhe Matthias von Hein.

 

The post VIDEO/ Rrëfimi i shqiptares që shkoi në Siri dhe makthi nga ISIS, që e përndjek appeared first on 55 News.

]]>
Netanyahu dënon fuqishëm pushtimin turk të Kurdistanit Sirian, ofron ndihmë për kurdët https://55news.al/globi/netanyahu-denon-fuqishem-pushtimin-turk-te-kurdistanit-sirian-ofron-ndihme-per-kurdet/ Sun, 13 Oct 2019 12:53:10 +0000 https://new.55news.al/?p=122834 Kryeministri Benjamin Netanyahu të enjten denoncoi pushtimin e Turqisë në zonat e kontrolluara nga kurdët në verilindje të Sirisë dhe tha që Izraeli ishte i gatshëm të ofrojë ndihmë humanitare për kurdët në Siri përballë një sulmi nga Turqia. Komentet ishin të parat nga Netanyahu për situatën në Siri pasi heshti për disa ditë pas […]

The post Netanyahu dënon fuqishëm pushtimin turk të Kurdistanit Sirian, ofron ndihmë për kurdët appeared first on 55 News.

]]>
Kryeministri Benjamin Netanyahu të enjten denoncoi pushtimin e Turqisë në zonat e kontrolluara nga kurdët në verilindje të Sirisë dhe tha që Izraeli ishte i gatshëm të ofrojë ndihmë humanitare për kurdët në Siri përballë një sulmi nga Turqia.

Komentet ishin të parat nga Netanyahu për situatën në Siri pasi heshti për disa ditë pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga vendi dhe lejimin e ofensivës turke të ecë përpara. Disa zyrtarë të tjerë izraelitë kanë denuar operacionin turk dhe kërkuan mbështetje për kurdët.

“Izraeli dënon me forcë pushtimin turk në zonat kurde në Siri dhe paralajmëron kundër spastrimit etnik të kurdëve nga Turqia dhe aleatëve të saj,” tha Netanyahu në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij.

“Izraeli është i gatshëm të ofrojë ndihmë humanitare për popullin trim kurd.”, tha Bibi.

The post Netanyahu dënon fuqishëm pushtimin turk të Kurdistanit Sirian, ofron ndihmë për kurdët appeared first on 55 News.

]]>