siria Archives - 55 News https://55news.al/tag/siria/ Wed, 15 Jan 2020 10:08:46 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png siria Archives - 55 News https://55news.al/tag/siria/ 32 32 Në Siri prej 8 vitesh, humbin kontaktet me të afërmit në Vlorë, dyshohet se kryefamiljari është vrarë https://55news.al/politike/ne-siri-prej-8-vitesh-humbin-kontaktet-me-te-afermit-ne-vlore-dyshohet-se-kryefamiljari-eshte-vrare/ Wed, 15 Jan 2020 10:08:46 +0000 https://new.55news.al/?p=139267 9 anëtarë të familjes Korvafaj nga fshati Kuç gjenden sot në zonën e luftës në Siri. Hasan Korvafaj i datëlindjes 1958, në vitin 2012 do të udhëtonte bashkë me gruan dhe dy fëmijët (një vajzë dhe një djale autik) drejt Sirisë. Për t’u pasuar më pas nga djali i madh Erjoni që do t’u bashkohej […]

The post Në Siri prej 8 vitesh, humbin kontaktet me të afërmit në Vlorë, dyshohet se kryefamiljari është vrarë appeared first on 55 News.

]]>
9 anëtarë të familjes Korvafaj nga fshati Kuç gjenden sot në zonën e luftës në Siri. Hasan Korvafaj i datëlindjes 1958, në vitin 2012 do të udhëtonte bashkë me gruan dhe dy fëmijët (një vajzë dhe një djale autik) drejt Sirisë.

Për t’u pasuar më pas nga djali i madh Erjoni që do t’u bashkohej në Siri bashkë me gruan dhe dy fëmijët një djalë Omari asokohe vetëm 6 vjeç, Hatixhe 3 vjeç dhe me nusen shtatzanë.

Pa lajmëruar asnjë të afërm, familja e Hasan Korvafaj do të humbiste kontaktet me të afërmit për rreth 1 vit, deri sa me këmbëngujen e vëllait të tij të vogël, Çerçizit, pas kontakteve me hoxhën e Mëzezit mundësohet komunikimi me telefon me Hasanin.

Në të vetmin kontakt familjarët kujtojnë që Hasani ishte bërë pishman për udhëtimin drejt Sirisë. Ai vetëm qante tregon vëllai i tij Çerçizi, ky ishte i vetmi komunikim me Hasanin  për të mos folur më kurrë me të.

Vëllai tjetër i Hasanit, Luan Korvafaj tregon se janë njoftuar jo zyrtarisht se Hasani ka ndërruar jetë, ai ishte vrarë në vitin 2013. Ndërsa me pjestarët e tjerë të familjes, 2 nipërit Erjonin dhe Ajnin apo mbesën Idën nuk kanë pas asnjë komunikim. As me 3 fëmijët e Erjonit.

Hajdo Korvafaj, kunata e Hasanit tregon për ngjarjen.

Sulltana Balili, motra e Hasanit flet se si nisi familja e vëllait të merrej me fenë pas miqësise që nisën me hoxhen e Mëzezit. Ekonomikisht ishin mirë tregon e motra, ndërsa shton se nuk dim bi arsyet që detyruan familjen e të vëllait të largohej.

“Ata kanë mbetur vetëm në mes të luftës, nuk kanë faj për veprimet e të mëdhenjeve”, thotë Sulltana.

Image

The post Në Siri prej 8 vitesh, humbin kontaktet me të afërmit në Vlorë, dyshohet se kryefamiljari është vrarë appeared first on 55 News.

]]>
Po transportone 4 shtetas sirianë, prangoset ‘taksisti’ te Ura e Drinit të Zi https://55news.al/aktualitet/po-transportone-4-shtetas-siriane-prangoset-taksisti-te-ura-e-drinit-te-zi/ Sun, 24 Nov 2019 11:08:02 +0000 https://new.55news.al/?p=130934 Një shtetas shqiptar është arrestuar ditën e sotme pasi po transportonte në mënyrë të paligjshme 4 shtetas sirianë drejt Kosovës. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve arrestuan shtetasin me iniciale A.M., 52 vjeç banues në Tiranë, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”.   Ai po udhëtonte me një automjet tip “Skoda-Taksi” ku kishte […]

The post Po transportone 4 shtetas sirianë, prangoset ‘taksisti’ te Ura e Drinit të Zi appeared first on 55 News.

]]>
Një shtetas shqiptar është arrestuar ditën e sotme pasi po transportonte në mënyrë të paligjshme 4 shtetas sirianë drejt Kosovës.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve arrestuan shtetasin me iniciale A.M., 52 vjeç banues në Tiranë, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”.

 

Ai po udhëtonte me një automjet tip “Skoda-Taksi” ku kishte dhe 4 shtetasit sirianë të cilët nuk ishin të pajisur me mjete identifikimi.

 

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

The post Po transportone 4 shtetas sirianë, prangoset ‘taksisti’ te Ura e Drinit të Zi appeared first on 55 News.

]]>
Jetojnë në kampin e ferrit/ Dalin emrat e grave dhe fëmijëve në kampin e ISIS në Siri https://55news.al/aktualitet/jetojne-ne-kampin-e-ferrit-dalin-emrat-e-grave-dhe-femijeve-ne-kampin-e-isis-ne-siri/ Fri, 22 Nov 2019 08:37:45 +0000 https://new.55news.al/?p=130570 Ditët e fundit ka ndodhur një zhvillim i ri që lidhet me gratë dhe fëmijët shqiptarë në kampin A Hawl në Siri. Në kushtet e konfidencialitet një burim nga departamenti i Antiterrorit në Policinë e Shtetit i tha ‘Top Channel’ se ka nisur marrja e deklaratave nga familjarët në Shqipëri për fëmijët dhe gratë në […]

The post Jetojnë në kampin e ferrit/ Dalin emrat e grave dhe fëmijëve në kampin e ISIS në Siri appeared first on 55 News.

]]>
Ditët e fundit ka ndodhur një zhvillim i ri që lidhet me gratë dhe fëmijët shqiptarë në kampin A Hawl në Siri.

Në kushtet e konfidencialitet një burim nga departamenti i Antiterrorit në Policinë e Shtetit i tha ‘Top Channel’ se ka nisur marrja e deklaratave nga familjarët në Shqipëri për fëmijët dhe gratë në Siri.

Përmes kësaj deklarate u merret pëlqimi që ata pranojnë kthimin e të afërmve nga Siria.

Emrat e disa prej grave dhe fëmijëve shqiptarë në kampin Al Hawl në Siri:

Etleva Beshir Stafhasani lindur më 28.03.1968 Tiranë

Hilma Mehmet Stafhasani lindur më 05.11.2006 Tiranë

Stela Mehmet Stafhasani lindur më 27.081992 Burrel

Amar Mehmet Korvafaj lindur më 20.08.2006 Tiranë

Umer Erjon Korvafaj lindur më 12.10.2013 Siri

Haxher Erjon Korvafaj lindur më 18.09.2016 Siri

Ahmed Arber Zani lindur më 10.08.2013Siri

Saxhide Arber Zani lindur më 13.102015 Irak

Klotilda Rifat Zani lindur më 11.11.1981 Tiranë

Andi Etion Zani lindur më 25.02.2007 Tiranë

Jasemin Etion Zani lindur më 08.05.2010 Tiranë

Selma Etion Zani lindur më 31.07.2013

Lavdije Aziz Kaca lindur më 12,03.1972 Librazhd

Unejda Shyqyri Kaca lindur më 24.01.2002 Tiranë

Esma Shyqyri Kaca lindur më 01.03.2015 Siri

Rruzhdije Hajdar Balliu lindur më 27.04.1962 Librazhd

Fatime Hamit Muslia lindur më 05.05.2011 Tiranë

Ibrahim Hamit Muslia lindur më 06.10.2012 Tiranë

Abdurrahman ? ? Siri

Flora Rasha Tirane

Amar Diamant Rasha

Abdullah Lavdrim Muhaxheri Siri

Hatixhe Lavdrim Muhaxheri Siri

Emanuela Sinan Daci lindur më 04.01.1987 Elbasan

Belkisa Almir Daci lindur më 22.12.2008 Pogradec

Abdulla Almir Daci lindur më 28.10.2013 Siri-Raka

Ajla lindur më 04.09.2011 Tiranë

Arjola

Halid

Almira

Fierdus

Mensur

The post Jetojnë në kampin e ferrit/ Dalin emrat e grave dhe fëmijëve në kampin e ISIS në Siri appeared first on 55 News.

]]>
Kosovë, gruaja e kthyer nga Siria akuzohet për terrorizëm https://55news.al/aktualitet/kosove-gruaja-e-kthyer-nga-siria-akuzohet-per-terrorizem/ Wed, 20 Nov 2019 07:17:03 +0000 https://new.55news.al/?p=130156 Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj F.Z., mbi dyshimet për veprën penale – organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist. F.Z, akuzohet se në vitin 2014 me vetëdije kishte udhëtuar drejt Sirisë për t’u bërë pjesë e grupit militant Shteti Islamik. Sipas Prokurorisë Speciale, F.Z, më 23.08.2014, përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari“ në Prishtinë […]

The post Kosovë, gruaja e kthyer nga Siria akuzohet për terrorizëm appeared first on 55 News.

]]>
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj F.Z., mbi dyshimet për veprën penale – organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist.

F.Z, akuzohet se në vitin 2014 me vetëdije kishte udhëtuar drejt Sirisë për t’u bërë pjesë e grupit militant Shteti Islamik.

Sipas Prokurorisë Speciale, F.Z, më 23.08.2014, përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari“ në Prishtinë kishte udhëtuar drejt shtetit të Turqisë me qëllim të kalimit në Siri dhe Irak, njofton REL.

Prokuroria thotë se F.Z, pas arritjes në Turqi kishte “për qëllim që t’i bashkangjitet organizatës terroriste “ISIS”, e cila ishte duke luftuar dhe shkaktuar akte dhune, nga maltretimet deri te vrasjet, në këto shtete”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Në muajin prill të këtij viti, institucionet e Kosovës kthyen nga Siria 110 kosovarë në mesin e tyre katër luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë.

Para pak ditësh për ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Ekrem Mustafa konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, se institucionet janë duke u përgatitur për kthimin e kosovarëve të tjerë që kanë mbetur ende në territorin e Sirisë

The post Kosovë, gruaja e kthyer nga Siria akuzohet për terrorizëm appeared first on 55 News.

]]>
Meta dekreton largimin nga detyra të ambasadorit që braktisi Alvinin https://55news.al/politike/meta-dekreton-largimin-nga-detyra-te-ambasadorit-qe-braktisi-alvinin/ Tue, 19 Nov 2019 12:12:09 +0000 https://new.55news.al/?p=130002 Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot, lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në Turqi, Genti Gazhelit. Gazheli u bë i njohur me neglizhencën që tregoi dhe qendrimin e akullt në procesin e ndërlikuar për lirimin e vogëlushit Alvin Berisha në Siri. Në dekretin e publikuar sot thuhet: “Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, […]

The post Meta dekreton largimin nga detyra të ambasadorit që braktisi Alvinin appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot, lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në Turqi, Genti Gazhelit. Gazheli u bë i njohur me neglizhencën që tregoi dhe qendrimin e akullt në procesin e ndërlikuar për lirimin e vogëlushit Alvin Berisha në Siri.

Në dekretin e publikuar sot thuhet: “Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit, D e k r e t o j: Neni 1, zoti Genti Gazheli, ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit dhe në Republikën e Gjeorgjisë, jorezident, lirohet nga kjo detyrë.

The post Meta dekreton largimin nga detyra të ambasadorit që braktisi Alvinin appeared first on 55 News.

]]>
VIDEO/ ‘ISIS ka marrë fëmijët e mi, por unë kurrë s’do ndalem derisa t’i kthej ata në shtëpi’ https://55news.al/globi/video-isis-ka-marre-femijet-e-mi-por-une-kurre-s-do-ndalem-derisa-t-i-kthej-ata-ne-shtepi/ Sat, 09 Nov 2019 08:51:04 +0000 https://new.55news.al/?p=128083 Tërheqja e trupave amerikane nga Siria pa dyshim se është lajm i keq për Bashirul Shikde, 38-vjeç, të cilit i është krijuar përshtypja sikur SHBA-të kanë braktisur fëmijët e tij dhe i ka lënë në mëshirën e pjesëtarëve të organizatës terroriste e njohur si “Shteti Islamik”, raporton CNN. Shikde tani e katër vite e gjysmë është […]

The post VIDEO/ ‘ISIS ka marrë fëmijët e mi, por unë kurrë s’do ndalem derisa t’i kthej ata në shtëpi’ appeared first on 55 News.

]]>

Tërheqja e trupave amerikane nga Siria pa dyshim se është lajm i keq për Bashirul Shikde, 38-vjeç, të cilit i është krijuar përshtypja sikur SHBA-të kanë braktisur fëmijët e tij dhe i ka lënë në mëshirën e pjesëtarëve të organizatës terroriste e njohur si “Shteti Islamik”, raporton CNN.

Shikde tani e katër vite e gjysmë është duke i kërkuar fëmijët e tij, madje ka bashkëpunuar ngushtë me agjencitë shtetërore amerikane dhe forcat kurde, bile ka shkuar edhe vetë në Lindjen e Mesme që ta kërkojë djalin dhe vajzën, transmeton Telegrafi.

Ky baba ka deklaruar për CNN se ndjehet i tradhtuar pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump, që dha urdhër të tërhiqen trupat amerikane nga Siria.

Ai vazhdimisht pyet tani pas tërheqjes së trupave amerikane, nëse do të qëndrojnë agjencitë që do të kujdesen për shtetasit amerikanë, ku në mesin e tyre janë edhe fëmijët e tij për të cilët vazhdon të besoj se gjenden në atë rajon.

“E kam përshtypjen se SHBA-ve nuk i bëhet vonë. Kjo është periudha më e vështirë në jetën time”, ka deklaruar Shikde për CNN.

Gjatë kohës kur ai kishte shkuar në haxh në mars të vitit 2015, gruaja e tij kishte marrë fëmijët e tyre Yusufin dhe Zahran nga shtëpia që e kanë në Miami, dhe iu kishte bashkuar militantëve të ISIS-it.

Yusufi asokohe ishte vetëm 4-vjeçar, kurse Zahra nëntë muajshe. Që të dy kanë lindur në SHBA, derisa Shikde është shtetas amerikan me prejardhje nga Bangladeshi.

“Gruaja ime Rashida Sumiya ishte radikalizuar dhe kështu kishte vendosur t’i bashkohet ISIS-it në Siri”, ka deklaruar ai.

Në fillim ajo i kishte dërguar fotografi të djalit dhe vajzës të shkrepura në qytetin Raqqa, “foleja” e militantëve të ISIS-it. E fotografitë tjera që ia kishte dërguar më vonë, shihet Zahra e veshur me të zeza dhe kokën e mbuluar me shami.

Në vitin 2016, Shikde kishte pranuar një dokument përmes mesazhit (sms) në të cilin thuhej se gruaja e tij është ndarë nga ai, pasi kishte refuzuar t’i bashkohet asaj në ISIS. Shpejtë e kuptoi se gruaja e tij ishte martuar me një militant të ISIS-it, me të cilin solli në jetë një vajzë.

Sipas tij ai është vrarë një muaj pas martesës, kurse mesazhet e gruas u ndalën nga dhjetori i vitit të kaluar. Nga motra e gruas që kishte shkuar me të në Siri, e ka kuptuar se edhe ajo ka vdekur në një sulm ajror, derisa fëmijët kanë pësuar djegie nëpër fytyrë.

Prej asaj kohe, në të gjitha mënyrat është munduar t’i gjej fëmijët, përmes FBI-së, politikanëve, organizatave joqeveritare, të gjithë atyre që ishin të gatshëm ta dëgjojnë. Madje kishte shkuar dy herë në Siri për t’i kërkuar fëmijët, por pa ndonjë sukses.

Disa i kanë thënë se fëmijët janë kontrabanduar në Idlib në veriperëndim të Sirisë, që konsiderohet si zona e fundit e militantëve që luftojnë kundër presidentit sirian Bashar al-Assad, ku është vrarë lideri i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi. Disa tjerë thonë se fëmijët janë diku përgjatë vijës kufitare Siri-Turqi, apo ndoshta në Turqi në ndonjë kamp të refugjatëve në kufi me Irakun.

Nga ato burime e ka kuptuar se fëmijët janë nën përkujdesin e një gruaje tjetër, që gjithashtu është pjesë e ISIS-it. Megjithatë ai nuk e ka ndërmend të heq dorë, dhe vazhdimisht po i kërkon dhe po tenton në të gjithë mënyrat që t’i lokalizojë. E tëra çfarë i ka mbetur janë kujtimet dhe shpresa që një ditë do t’i përqafojë sërish fëmijët e tij. 

 

The post VIDEO/ ‘ISIS ka marrë fëmijët e mi, por unë kurrë s’do ndalem derisa t’i kthej ata në shtëpi’ appeared first on 55 News.

]]>
Turqia fillon të hënën, kthimin e xhihadistëve nëpër shtetet e tyre https://55news.al/globi/turqia-fillon-te-henen-kthimin-e-xhihadisteve-neper-shtetet-e-tyre/ Sat, 09 Nov 2019 07:38:01 +0000 https://new.55news.al/?p=128065 Turqia do të fillojë, nga java e ardhshme, t’i kthejë xhihadistët e huaj nëpër vendet e tyre, tha të premten ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu. “Ju njoftojmë se do t’i kthejmë. Do të fillojmë ta bëjmë këtë nga e hëna”, tha ai, duke iu referuar pjesëtarëve të grupit militant Shteti Islamik. Më herët, këtë […]

The post Turqia fillon të hënën, kthimin e xhihadistëve nëpër shtetet e tyre appeared first on 55 News.

]]>
Turqia do të fillojë, nga java e ardhshme, t’i kthejë xhihadistët e huaj nëpër vendet e tyre, tha të premten ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu. “Ju njoftojmë se do t’i kthejmë. Do të fillojmë ta bëjmë këtë nga e hëna”, tha ai, duke iu referuar pjesëtarëve të grupit militant Shteti Islamik.

Më herët, këtë javë, Soylu ka thënë se Turqia ka në paraburgim afro 1,200 luftëtarë të huaj të Shtetit Islamik dhe se ka kapur 287 të tjerë në operacionin e saj të fundit në veri të Sirisë. “Do t’i kthejmë te ju. Bëni me ta si të doni”, tha Soylu të premten në Ankara.

Turqia i ka kritikuar vendet perëndimore që kanë refuzuar t’i riatdhesojnë shtetasit e tyre, që i janë bashkuar Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, madje duke ua marrë disave edhe shtetësinë.

Nuk është e qartë nëse Turqia do të jetë në gjendje t’i riatdhesojë ata që e kanë humbur shtetësinë. Edhe pse me Konventën e Nju Jorkut të vitit 1961 është jolegale që të lihet dikush pa shtetësi, disa vende, përfshrië Britaninë dhe Francën, nuk e kanë ratifikuar atë.

Britania ua ka marrë shtetësinë mbi 100 njerëzve që dyshohet se u janë bashkuar grupeve xhihadiste jashtë vendit./REL

The post Turqia fillon të hënën, kthimin e xhihadistëve nëpër shtetet e tyre appeared first on 55 News.

]]>
Lirimi i Alvinit/ Mediat italiane: Gjithçka organizuar nga Ros Milano, shqiptarët vetëm u informuan https://55news.al/politike/lirimi-i-alvinit-mediat-italiane-gjithcka-organizuar-nga-ros-milano-shqiptaret-vetem-u-informuan/ Thu, 07 Nov 2019 11:17:45 +0000 https://new.55news.al/?p=127684 Ndërsa Edi Rama ka lëshuar propagandën në sulm për të përfituar politikisht nga lirimi i Alvin Berishës, e vërteta e këtij operacioni është zbardhur  nga mediat italiane. Corriere della Sera shkruan se i gjithë operacioni që ka më shumë se 2 javë që ka nisur është planifikuar, organizuar dhe realizuar nga skuadra speciale e policisë […]

The post Lirimi i Alvinit/ Mediat italiane: Gjithçka organizuar nga Ros Milano, shqiptarët vetëm u informuan appeared first on 55 News.

]]>

Ndërsa Edi Rama ka lëshuar propagandën në sulm për të përfituar politikisht nga lirimi i Alvin Berishës, e vërteta e këtij operacioni është zbardhur  nga mediat italiane.

Corriere della Sera shkruan se i gjithë operacioni që ka më shumë se 2 javë që ka nisur është planifikuar, organizuar dhe realizuar nga skuadra speciale e policisë italiane, Ros e Milanos.

‘Një operacion aspak i lehtë. Kjo në shumë aspekte. Për të tërhequr këtë fëmijë (Alvin Berishën) është krijuar një korridor special humanitar, në territorin kurd, atë sirian, më pas fëmija është dërguar në Liban dhe do të sillet në Itali, gjatë një periudhe me vështirësi të mëdha në të gjithë zonën.

Fëmijë në këtë kamp, (që mikëpret 70 mijë njerëz) janë diçka më shumë se 40 mijë. Dhe mes tyre ishte edhe Alvin, djali i një luftëtareje, i konsideruar edhe si ‘fëmija’ i ISIS. Edhe për këto arsye, ka pasur frikë deri në fund, se ndonjëri nga korridoret e krijuara për kalimin e tij, mund të mos shkonte siç ishte parashikuar. Operacioni është ideuar dhe zhvilluar në terren nga një skuadër speciale e Ros të Milanos. Alvin Berisha, pas pak ditësh do të dëgjohet në një seancë speciale të mbyllur, për të parë nëse do të ofrojë ndonjë informacion në lidhje me aktivitetin e terroristëgve në Siri dhe vdekjen e nënës së tij.

Edhe pse Alvini është qytetar shqiptar, gjithçka është planifikuar dhe zhvilluar nga autoritetet italiane për arsyen se, ai është rrëmbyer nga nëna e tij në terroritorin italian, duke përfshirë edhe faktin se ai është lindur dhe rritur po në Itali.

Për të gjitha fazat e këtij operacioni të fshehtë të tërheqjes së Alvin Berishës, mësohet se drejtuesit italian kanë mbajtur të informuar kryeministrin e tyre, Giusepre Konte dhe autoritetet shqiptare’, shkruan ndër të tjera gazeta e njohur italiane, Corriere Della Sera, bën të ditur SYRI.net.

Image

 

The post Lirimi i Alvinit/ Mediat italiane: Gjithçka organizuar nga Ros Milano, shqiptarët vetëm u informuan appeared first on 55 News.

]]>
Janë rreth 23 fëmijë/ Ish-ministri i Brendshëm tregon ferrin e shqiptarëve në kampin në Siri https://55news.al/politike/jane-rreth-23-femije-ish-ministri-i-brendshem-tregon-ferrin-e-shqiptareve-ne-kampin-ne-siri/ Sun, 03 Nov 2019 07:32:28 +0000 https://new.55news.al/?p=126803 Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, në një lidhje me skype nga SHBA për Ora Neës tregoi gjendjen që paraqitet në kampin Al Hawl në Siri. I cilësuar si kampi i ferrit, Demiraj tha se e ka vizituar katër muaj më parë dhe në të ndodhen rreth 23 fëmijë shqiptarë. Sipas tij tërheqja e tyre tashmë […]

The post Janë rreth 23 fëmijë/ Ish-ministri i Brendshëm tregon ferrin e shqiptarëve në kampin në Siri appeared first on 55 News.

]]>
Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, në një lidhje me skype nga SHBA për Ora Neës tregoi gjendjen që paraqitet në kampin Al Hawl në Siri.

I cilësuar si kampi i ferrit, Demiraj tha se e ka vizituar katër muaj më parë dhe në të ndodhen rreth 23 fëmijë shqiptarë.

Sipas tij tërheqja e tyre tashmë është vështirësuar edhe për shkak të rolit që ka marrë Rusia si pasojë e vakumit të krijuar nga tërheqja e ShBA në këtë zonë.

‘Në Siri dhe Irak janë larguar 144 persona, një pjesë janë vrarë. Rreth 23 fëmijë sot gjenden në kampin Al Haël. Personalisht kam qenë para katër muajve në atë zonë, në Kurdistan, edhe pse nuk është bërë publike.Është një situatë e tmerrshme. Ky kamp quhet ndryshe edhe si kampi i vdekjes me 68 mijë persona nga të cilët 20 mijë veta janë fëmijë 5 vjeçarë.

Sa i përket detyrimit të shtetit shqiptar dhe komunitetit fetar, të dy kanë rolin e tyre të rëndësishëm.Në rast se do të bashkëpunonin me njëri-tjetrin  në një kohë rekord do bëhej i mundur riatdhesimi ose spostimi i tyre brenda Turqisë. Kryeministri Rama ka marrëdhënie shumë të mirë me presidentin Erdogan. Ushtria turke është afruar deri afër kampit.

Një kordinim i mirë i Ministres së Mbrojtjes Xhaçka me homologun turk, në bashkëpunim me Ambasadën tonë në Stamboll dhe Ambasadën amerikane në Ankara të bëhej riatdhesimi i këtyre personave. Nuk ka ndodhur se nuk është aq e lehtë. Kampi ruhet nga forcat kurde. Kjo bëhet përmes një marrëveshje. Sot këtë vakumin mes pjesës siriane dhe kufirit turk sot po e monitoron dhe patrullon ushtria ruse.

The post Janë rreth 23 fëmijë/ Ish-ministri i Brendshëm tregon ferrin e shqiptarëve në kampin në Siri appeared first on 55 News.

]]>
ISIS po masakron fëmijët në kamp? Gazetari jep lajmin e mirë për Alvin Berishën https://55news.al/globi/isis-po-masakron-femijet-ne-kamp-gazetari-jep-lajmin-e-mire-per-alvin-berishen/ Sat, 26 Oct 2019 16:01:18 +0000 https://new.55news.al/?p=125495 Taulant Kopliku, gazetari që po merret me çështjen e Alvinit 11-vjeçar, ka reaguar pas alarmit të dhënë nga prestigjozja britanike “The Sun” se në kampin sirian Al-Hawl po masakrohen foshnjet dhe po digjen me benzinë rojet nga ISIS. Përmes një postimi në rrjetet sociale, gazetari njofton se në sektorin ku ndodhet vogëlushi shqiptar, Alvin Berisha, nuk ka […]

The post ISIS po masakron fëmijët në kamp? Gazetari jep lajmin e mirë për Alvin Berishën appeared first on 55 News.

]]>

Taulant Kopliku, gazetari që po merret me çështjen e Alvinit 11-vjeçar, ka reaguar pas alarmit të dhënë nga prestigjozja britanike “The Sun” se në kampin sirian Al-Hawl po masakrohen foshnjet dhe po digjen me benzinë rojet nga ISIS.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, gazetari njofton se në sektorin ku ndodhet vogëlushi shqiptar, Alvin Berisha, nuk ka asnjë problem.

“Ka që dje që qarkullon në mediat shqiptare ky lajm. Normal është shqetësues dhe merr vëmendjen e duhur nga opinioni i një vendi që ka shtetasit e tij (femijë) atje.

Por fatmirësisht brenda lajmit të keq ka edhe lajme të mira. Në të vërtetë ka patur përplasje të vazhdueshme në kamp dhe kjo ka ndodhur edhe para ndërhyrjes turke. Djegia e çadrave, vrasjet me armë të ftohta apo dhuna mes grupeve dhe etnive kanë qenë prezente rregullisht në kamp. Kjo nuk do të thotë se ISIS mori kontrollin e Al Hawl.

Për të hyrë në teme. Sapo u informova nga Ada, vullnetarja e “Save The Children” në kamp. Edhe sot ajo e ka kontaktuar Alvinin i cili është nën kujdesin e kësaj organizate. Në sektorin ku ndodhet i vogli, nuk ka as më të voglin problem nga ata që po shkruhen në media. Kam bindjen se shumë shpejt do kemi lajme të mira. #AlvinNëShtëpi”, shkruan gazetari në postimin e tij më të fundit.

Image

https://www.thesun.co.uk/news/10202178/isis-al-hawl-camp-jihad/

Image

 

© SYRI.net

The post ISIS po masakron fëmijët në kamp? Gazetari jep lajmin e mirë për Alvin Berishën appeared first on 55 News.

]]>