sjellin Archives - 55 News https://55news.al/tag/sjellin/ Mon, 03 Dec 2018 15:31:07 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png sjellin Archives - 55 News https://55news.al/tag/sjellin/ 32 32 Depozitat “pa interes” – 49.3% sjellin të ardhura simbolike https://55news.al/aktualitet/depozitat-pa-interes-49-3-sjellin-te-ardhura-simbolike/ Mon, 03 Dec 2018 15:31:07 +0000 https://new.55news.al/?p=71696 Afërsisht gjysma e depozitave në sistemin bankar sjellin të ardhura të papërfillshme ose 0 për përfituesit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat përbëjnë pothuajse 50% të totalit. Për këto lloj depozitash, interesi është zero ose në nivele simbolike, sepse janë fonde likuide që mund të transferohen ose tërhiqen […]

The post Depozitat “pa interes” – 49.3% sjellin të ardhura simbolike appeared first on 55 News.

]]>
Afërsisht gjysma e depozitave në sistemin bankar sjellin të ardhura të papërfillshme ose 0 për përfituesit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat përbëjnë pothuajse 50% të totalit. Për këto lloj depozitash, interesi është zero ose në nivele simbolike, sepse janë fonde likuide që mund të transferohen ose tërhiqen në çdo kohë nga titullari i llogarisë. Sipas Bankës së Shqipërisë, interesi mesatar i llogarive rrjedhëse në lekë aktualisht është 0.1%, ndërsa për ato në euro norma e interesit është 0.

Këtu përfshihen kryesisht llogaritë e punës të bizneseve dhe individëve, si edhe një pjesë depozitave të cilat mbahen nga titullarët të hapura për tërheqje në çdo kohë. Këto llogari nuk janë investime të mirëfillta, por formë e mbajtjes dhe ruajtjes së parave brenda sistemit bankar.

Në vitet e fundit, pesha e depozitave të transferueshme është rritur, edhe për shkak të normave të minimale të interesit. Në mungesë të përfitimeve domethënëse, shumë individë nuk kanë pasur nxitje t’i mbyllin paratë në depozita me afat. Në fund të tetorit, llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat përbënin 49.3% të totalit të depozitave bankare, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë zinin 45.5% të totalit. Gjithashtu, rritja e tyre është edhe tregues i rritjes së gjendjes së llogarive dhe depozitave të biznesit. Në veçanti, projektet e mëdha të investimeve të huaja kanë sjellë më shumë fonde në valutë në llogaritë e sipërmarrjeve.

Për sa i takon bankave, këto fonde kanë një anë pozitive dhe negative. Pozitive është se ato paguajnë norma interesi shumë të ulëta dhe kanë kosto shumë të ulëta nga përdorimi i tyre. Por, nga ana tjetër, rritja e detyrimeve në formë likuide krijon probleme të qëndrueshmërisë dhe vështirësisë për të investuar në asete afatgjata dhe kryesisht në kredi. Banka e Shqipërisë ka sugjeruar që bankat kërkojnë mënyra alternative financimi, si obligacionet. Credins Bank po i përdor këto instrumente prej më shumë se pesë vjetësh. Obligacionet kanë kosto më të larta se depozitat, por ato nuk mund të shlyhen para afatit, çka ul rrezikun e likuiditetit për bankën.

The post Depozitat “pa interes” – 49.3% sjellin të ardhura simbolike appeared first on 55 News.

]]>
Llojet e reja të baterive do të sjellin ndryshime tërësore në botën moderne https://55news.al/teknologji/llojet-e-reja-te-baterive-do-te-sjellin-ndryshime-teresore-ne-boten-moderne/ Fri, 26 Oct 2018 14:25:52 +0000 https://new.55news.al/?p=61450 Bateritë e litiumit janë bërë një burim i rëndësishëm i fuqisë në botën moderne nisur nga smartphonet deri tek automjetet elektrike. Departamenti i Energjisë në SHBA ka thënë se pesha e lehtë e tyre, densiteti i lartë i energjisë dhe aftësia për tu ri-karikuar është arsye për rritjen e tyre në popullaritet. Ka disa sfida […]

The post Llojet e reja të baterive do të sjellin ndryshime tërësore në botën moderne appeared first on 55 News.

]]>
Bateritë e litiumit janë bërë një burim i rëndësishëm i fuqisë në botën moderne nisur nga smartphonet deri tek automjetet elektrike.

Departamenti i Energjisë në SHBA ka thënë se pesha e lehtë e tyre, densiteti i lartë i energjisë dhe aftësia për tu ri-karikuar është arsye për rritjen e tyre në popullaritet. Ka disa sfida kur bëhet fjalë për bateri litium-jon dhe ndryshimi së shpejti mund të jetë në rregull.

“Bateri jonike të litiumit ende përfshijnë lëngje dhe ata janë të prirur për ndezje spontane. Ne po fillojmë të shohim bateritë e ngurta që vijnë tani në treg, me lëngje të mpiksura brenda tyre dhe polimere në vend të lëngjeve.”- tha John Miles, një profesor në Departamentin e Inxhinierisë së Universitetit të Kembrixhit për CNBC.

Një kompani Massachusetts ka një mendim të ngjashëm dhe mendon se teknologjia e baterisë së litiumit është “duke arritur kufijtë e saj”, me siguri dhe me kosto që përfaqësojnë “sfida të rëndësishme” për gjeneratën e sotme të baterive litium-jon.

“Bateritë konvencionale kanë tre përbërës – një anode, një katodë dhe një elektrolit. Elektroliti është i lëngët dhe këtu janë jonet që rrjedhin mbrapa dhe me radhë, nga anoda në katodë, për të lejuar ngarkimin dhe shkarkimin” -tha Mike Zimmerman, CEO i Materialeve Ionike.

Ne fakt ne kemi një material të ngurtë që zëvendëson lëngun. Problemi me lëngun është shumë i paqëndrueshëm dhe mund të shkaktojë zjarr, dhe njerëzit e kanë parë atë me automjete elektrike dhe smartfone. Teknologjia jonë do të krijojë bateri më të sigurta, kështu që në smartphone nuk do të ketë mundësi për zjarre dhe djegie dhe lëndime për njerëzit”- tha Zimmerman. “Kjo gjithashtu do të mundësojë bateri me kapacitet më të lartë që zgjasin më shumë, kështu që shpresohet që bateria të zgjasë dy ditë dhe jo vetëm një “ – shtoi ai.

Zimmerman tha se Materialet Ionike po punonin me prodhuesit e baterive të mëdha për të përfshirë materialin e saj në qeliza për produkte të tilla si pajisjet teknologjike dhe sidomos automjetet elektrike. Këto pritet të jenë në treg ” për disa vite”.

The post Llojet e reja të baterive do të sjellin ndryshime tërësore në botën moderne appeared first on 55 News.

]]>