skane Archives - 55 News https://55news.al/tag/skane/ Tue, 15 May 2018 17:04:57 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png skane Archives - 55 News https://55news.al/tag/skane/ 32 32 Pemët janë tharë e shumë rrugë s’kanë korsi biçikletash, Lali Eri vazhdon propagandën (foto) https://55news.al/politike/pemet-jane-thare-e-shume-rruge-s-kane-korsi-bicikletash-lali-eri-vazhdon-propaganden-foto/ Tue, 15 May 2018 17:04:57 +0000 https://new.55news.al/?p=16113 Propaganda e Lali Erit për mbjelljen e pemëve në kryeqytet vazhdon rrugën e saj edhe pse faktet tregojnë krejt të kundërt. Ditën e djeshme 55news.al raportoi se përveçse numri i pemëve të mbjella, shifër e deklaruar nga kryebashkiaku është e rremë, por edhe  ato pak që realisht janë mbjellë po thahen. Nga fotot të siguruar […]

The post Pemët janë tharë e shumë rrugë s’kanë korsi biçikletash, Lali Eri vazhdon propagandën (foto) appeared first on 55 News.

]]>
Propaganda e Lali Erit për mbjelljen e pemëve në kryeqytet vazhdon rrugën e saj edhe pse faktet tregojnë krejt të kundërt.

Ditën e djeshme 55news.al raportoi se përveçse numri i pemëve të mbjella, shifër e deklaruar nga kryebashkiaku është e rremë, por edhe  ato pak që realisht janë mbjellë po thahen.

Nga fotot të siguruar duket fare qartë se pemët pas Casa Italias janë tharë.

Megjithatë Lali Erit nuk ja ndjen aspak për këto fakte dhe në një takim me dhjetëra studentë holandezë Tirana është duke e përmirësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit.

Ai ka propagandur kryesisht për lehtësinë e lëvizjes me biçikleta, por edhe kjo është një gënjeshtër tjetër pasi shumë rrugë të Tiranës nuk kanë korsi biçikletash.

55

551

The post Pemët janë tharë e shumë rrugë s’kanë korsi biçikletash, Lali Eri vazhdon propagandën (foto) appeared first on 55 News.

]]>
Qeveria prezanton rritje ekonomike/ Shqiptarët s’kanë bukë të hanë https://55news.al/aktualitet/qeveria-prezanton-rritje-ekonomike-shqiptaret-s-kane-buke-te-hane/ Thu, 26 Apr 2018 14:43:57 +0000 https://new.55news.al/?p=9433 Niveli i të ardhurave të familjeve shqiptare ka shënuar rënie gjatë gjashtëmujorit, ndërsa niveli i shpenzimeve ka vijuar prirjen rritëse, duke rezultuar në ngushtim të balancës financiare (të ardhura-shpenzime), raportoi sot Banka e Shqipërisë në raportin për Stabilitetin Financiar në vend. Vrojtimi i gjendjes financiare dhe huamarrjes së familjeve kryhet çdo gjashtë muaj mbi një […]

The post Qeveria prezanton rritje ekonomike/ Shqiptarët s’kanë bukë të hanë appeared first on 55 News.

]]>
Niveli i të ardhurave të familjeve shqiptare ka shënuar rënie gjatë gjashtëmujorit, ndërsa niveli i shpenzimeve ka vijuar prirjen rritëse, duke rezultuar në ngushtim të balancës financiare (të ardhura-shpenzime), raportoi sot Banka e Shqipërisë në raportin për Stabilitetin Financiar në vend.

Vrojtimi i gjendjes financiare dhe huamarrjes së familjeve kryhet çdo gjashtë muaj mbi një kampion rastësor prej 1,209 familjesh, rreth 56% e të cilave jetojnë në zonat urbane dhe 44% në zonat rurale të vendit.

Sipas Bankës gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2017, numri i të punësuarve në kampionin e vrojtuar ka shënuar rritje në terma vjetorë, mbështetur kryesisht nga punësimi  në sektorin shtetëror.

Rreth 28% e familjeve deklarojnë se kanë hua për të paguar dhe kjo peshë ka mbetur e njëjtë krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, por në rënie krahasuar me një vit më parë.

Në 37% të rasteve të huamarrjes, familjet i janë drejtuar burimeve formale (banka  dhe institucione jobankare) në formën e produkteve të kredisë dhe në 63% të rasteve  i janë drejtuar burimeve  joformale, kryesisht para në dorë.

Qëllimet kryesore të huamarrjes mbeten: për konsum (42% e rasteve të huamarrjes), blerje/ riparim prone (26% e rasteve) dhe zhvillim biznesi (12% e rasteve).

Gjatë periudhës së vrojtuar, peshat e rasteve të huamarrjes për konsum dhe blerje prone kanë  shënuar rënie. Në tepricën e huamarrjes, rreth 46% e tepricës së huasë deklarohet për ‘blerjen/riparimin e një prone’, 31% për ‘zhvillimin e një biznesi’ dhe vetëm  6% për ‘qëllime konsumi’. Në përbërje e tepricës  sipas monedhës  rezulton se 92% e saj deklarohet në Lek dhe vetëm 8% në euro.

Familjet huamarrëse vlerësojnë rënie të këstit të huasë gjatë periudhës referuese, duke reflektuar prirjen rënëse të normës së ponderuar të interesit të kredisë për individët. Shumica e familjeve huamarrëse kanë deklaruar se aftësia e tyre paguese nuk ka ndryshuar gjatë periudhës, ndërsa pjesa tjetër deklarojnë kryesisht përkeqësim.

Shumica e familjeve (rreth 72%) nuk presin ndryshim të aftësisë paguese në gjysmën e parë të vitit 2018, ndërsa pjesa tjetër, (pra ata që presin “përkeqësim” dhe ata që presin “përmirësim”), kanë rezultuar në numër të barabartë.

Mundësia për të marrë hua gjatë pjesës së parë të vitit 2018 ka rezultuar pothuaj në nivelin e mesatares afatgjatë por me prirje të lehtë rritëse, çka mund të sinjalizojë një gjallërim të kërkesës për kredi nga sektori i individëve. /Monitor/

The post Qeveria prezanton rritje ekonomike/ Shqiptarët s’kanë bukë të hanë appeared first on 55 News.

]]>