skenen Archives - 55 News https://55news.al/tag/skenen/ Fri, 19 Oct 2018 16:10:59 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png skenen Archives - 55 News https://55news.al/tag/skenen/ 32 32 Majmuni mban të voglin e saj, si në skenën e filmit “The Lion King” https://55news.al/aktualitet/majmuni-mban-te-voglin-e-saj-si-ne-skenen-e-filmit-the-lion-king/ Fri, 19 Oct 2018 16:10:59 +0000 https://new.55news.al/?p=59422 Skena e famshme e ‘ciklit të jetës’ në filmin e animuar “Lion King”, kur Simba ishte ngritur nga Rafiki, ka ndodhur edhe në jetën reale. Daily Mail shkruan se jeta imitoi artin kur një majmunë është parë duke e ngritur të voglin e saj, duke e rikrijuar skenën e famshme të “Lion King”, transmeton Koha.net. […]

The post Majmuni mban të voglin e saj, si në skenën e filmit “The Lion King” appeared first on 55 News.

]]>
Skena e famshme e ‘ciklit të jetës’ në filmin e animuar “Lion King”, kur Simba ishte ngritur nga Rafiki, ka ndodhur edhe në jetën reale.

Daily Mail shkruan se jeta imitoi artin kur një majmunë është parë duke e ngritur të voglin e saj, duke e rikrijuar skenën e famshme të “Lion King”, transmeton Koha.net.

Ky moment është kapur nga fotografja Dafna Ben Nun gjatë një udhëtimi në Zimbabve.

The post Majmuni mban të voglin e saj, si në skenën e filmit “The Lion King” appeared first on 55 News.

]]>
Tre shqiptarë në “Eurovizion”, Bushpepa pushton skenën në Lisbonë https://55news.al/show-biz/tre-shqiptare-ne-eurovizion-bushpepa-pushton-skenen-ne-lisbone/ Sun, 06 May 2018 18:13:07 +0000 https://new.55news.al/?p=12905 Eugent Bushpepa e pushtoi skenën gjatë provave të para të Eurovizionit dhe ato të dytat në Lisbonë të Portugalisë, nuk mund të përbënin një ndryshim. Këngëtari shqiptar, i pari artist mashkull solo që prezanton Shqipërinë në Eurovizion në 12 vjet, ka marrë vlerësime të shumta nga kritika për interpretimin e tij. Përgjatë 5 ditësh prova […]

The post Tre shqiptarë në “Eurovizion”, Bushpepa pushton skenën në Lisbonë appeared first on 55 News.

]]>
Eugent Bushpepa e pushtoi skenën gjatë provave të para të Eurovizionit dhe ato të dytat në Lisbonë të Portugalisë, nuk mund të përbënin një ndryshim. Këngëtari shqiptar, i pari artist mashkull solo që prezanton Shqipërinë në Eurovizion në 12 vjet, ka marrë vlerësime të shumta nga kritika për interpretimin e tij.

Përgjatë 5 ditësh prova të nisura në 3 maj, në skenën e “Altice Arena” do të ngjiten 15 këngëtare, disa prej të cilëve me shansin real të kapërcejnë veten krahasuar me radhën e parë. Bushpepa këndoi i dyti pas përfaqësueses së Azerbajxhanit, duke dalë përpara vendit të planifikuar paraprakisht Islandës, ekipi i të cilës kishte mbetur i bllokuar në trafik.

Kjo ishte sidoqoftë një renditje e përkohshme dhe nuk prek radhën zyrtare. Provat e dyta mbyllen me skuadrën e vendit mikpritës, Portugalisë dhe “pesë të mëdhenjve”, siç i quan shtypi atje: Britania, Spanja, Gjermania, Italia dhe Franca.

Bushpepa këndon solo, por nuk është vetëm në skenë: Ai shoqërohet nga dy vokaliste femra dhe një grup i vogël muzikantësh në një interpretim që nis me sfond ngjyra të errëta të zeza e blu për të kaluar ngadalë tek tonet e ngrohta të të kuqes, të verdhës e për të mbërritur të bardhën, kur kënga mbërrin pikën kulmore të saj.

Në festivalin e këtij viti, në garë janë mbledhur bashkë tre shqiptarë. Veç Bushpepës me këngën e tij “Mall”, fatin do ta provojnë edhe Ermal Meta që triumfoi në “Sanremo” me “Non mi avetet fatto niente” dhe Eleni Foureria, e cila konkurron nën flamurin e Qipros.

Eleni, e cilësuar si një prej personazheve më të klikuara të momentit, e pat fshehur origjinën e saj prej frikës së diskriminimit, dhe vetëm tani vonë ka rrëfyer se quhej Entela Fureraj dhe kishte lindur në Fier./Tch

The post Tre shqiptarë në “Eurovizion”, Bushpepa pushton skenën në Lisbonë appeared first on 55 News.

]]>