sllovaki Archives - 55 News https://55news.al/tag/sllovaki/ Wed, 20 Feb 2019 16:15:25 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png sllovaki Archives - 55 News https://55news.al/tag/sllovaki/ 32 32 Po shkëlqen në Sllovaki, Qose rrëfen dëshirat: Në kombëtare më mirë vonë se kurrë! https://55news.al/sport/po-shkelqen-ne-sllovaki-qose-rrefen-deshirat-ne-kombetare-me-mire-vone-se-kurre/ Wed, 20 Feb 2019 16:15:25 +0000 https://new.55news.al/?p=86618 Ishte 8 qershori i vitit të largët 2014, kur Shqipëria do të luante një ndeshje miqësore ndaj San Marinos. Aso kohe ishte Gianni De Biasi trajneri i Shqipërisë, i cili mes lojtarëve të grumbulluar në atë takim, do të ftonte edhe një djalë të talentuar, Kristi Qose. Ky i fundit ende në moshë shumë të […]

The post Po shkëlqen në Sllovaki, Qose rrëfen dëshirat: Në kombëtare më mirë vonë se kurrë! appeared first on 55 News.

]]>
Ishte 8 qershori i vitit të largët 2014, kur Shqipëria do të luante një ndeshje miqësore ndaj San Marinos. Aso kohe ishte Gianni De Biasi trajneri i Shqipërisë, i cili mes lojtarëve të grumbulluar në atë takim, do të ftonte edhe një djalë të talentuar, Kristi Qose. Ky i fundit ende në moshë shumë të re, me pozicion qendërmesfushor me tipare mbrojtëse, vinte nga Greqia, PAOK-u, ndërsa do të debutonte në atë takim si zëvendësues në minutën e 74` në vend të Andi Lilës.

Më pas, Kristi Qose do të grumbullohej në ekipet zinxhir të kombëtares, por jo në ekipin A. Gjithsesi, De Biasi kishte pikasur një talent, ndërsa Kombëtarja shënonte suksesin historik me pjesëmarrjen në Euro 2016, Kristi Qose vijonte karrierën etij si futbollist, teksa tre vite pas debutimit me kombëtaren A të Shqipërisë, ai do të bëhej pjesë e ekipit të Ruzomberok në Sllovaki, ku luan ende dhe sot.

Ky sezon ka qenë shumë i suksesshëm për lojtarin, që aktualisht është 23 vjeç. 6 gola në kampionat dhe një në Kupën e Sllovakisë, për një mesfushor qendre janë diçka e jashtëzakonshme. Në intervistën e radhës të Telesport, legjionari që rrëfen momente nga karriera e tij, është pikërisht, Kristi Qose. Ai tregon dëshirën për t`u grumbulluar në Kombëtare, i bën një analizë situatës në ekipin e parë, ndërsa shprehet se Shqipëria ka shanse reale për kualifikimin në Euro 2020. Kristi Qose tregon edhe dëshirën që një ditë të luajë në kampionatin shqiptar.

 

Krisiti, si po shkon karriera në Sllovaki?

-Po shkoj shumë mirë 3 vitet e fundit. I kam luajtur të gjitha ndeshjet dhe këtë vit po shënoj dhe disa gola.

-Sa gola keni shënuar deri më tani?

-Deri më tani kam shënuar 7 herë, dua të kem mundësi të shënoj akoma më tepër.

-Çfarë niveli ka kampionati aty?

-Në Sllovaki është kampionat i fortë, nuk është në një nivel me Greqinë, por nuk është aq kollaj të luash këtu.

-Me momentin e mirë që po kalon e mendon ftesën në kombëtare?

-E mendoj ftesën në kombëtare gjithmonë, por nuk kam problem, kam durim, më mirë vonë se sa kurrë.

-Si e sheh Kombëtaren e Shqipërisë?

-Ekipi që u përfaqësua në Euro 2016 më pëlqeu. Tani ekipi është mirë por janë disa lojtar të rinj dhe duhet kohë të lidhet loja mes tyre. Por mendoj se pas disa kohësh do të vijnë dhe rezultatet pozitive.

 

Po grupin e kualifikueseve të Kampionatit Europian?

-Grupi aktual i Euro 2020 për kualifikueset më duket tamam për Shqipërinë, i fort, por mendoj se e kalojmë.

-Ke pasur ftesë nga kombëtarja A këto kohë?

-Unë kam pasur ftesë për kombëtaren, por jo për ndeshje zyrtare. Kam luajtur që me U-19 e Shqipërisë dhe kurrë nuk kam menduar të luaj për shtet tjetër.

-Me klubin ku luan aktualisht, ke pasur oferta për transferim?

-Kam pasur disa oferta zyrtare nga klube të tjera për transferim, por klubi im i ka refuzuar. Gjithmonë kam pasur qejf të luaj në Itali. Mendoj se stili im i lojës është për aty.

-Cili është lojtari i preferuar për ty?

-Lojtari im i preferuar ka qenë Yaya Ture kur ka qenë në formë të mirë.

-Nëse nuk do bëheshe futbollist, çfarë profesioni do bëje në jetë?

-Nuk e kam menduar ndonjëherë, por nëse nuk do isha bërë futbollist ndoshta gazetar sportiv.

-Ju jeni nga Korça, a e viziton shpesh Shqipërinë?

-Kur kam qenë i vogël vija shpesh në Shqipëri, çdo 6 muaj. Tani kur kam kohë shkoj aty për relaks në fshatin tim.

-Do dëshiroje të luaje në kampionatin shqiptar, dhe konkretisht me Skënderbeun?

-Po e kam menduar, do kisha qejf të luaja me Skënderbeun, por edhe me klube të tjera shqiptare. Do kisha dëshirë të vija në Shqipëri për të luajtur.

-Çfarë të pëlqen më shumë nga Shqipëria?

-Në Shqipëri më pëlqen fshati im Stropan, që është nëpër male. Është tamam për pushime.

-Mes Shqipërisë, Greqisë dhe Sllovakisë, cili shtet ka femrat më të bukura?

-Çdo shtet ka femra të bukura, pastaj varet se çfarë i pëlqen secilit.

 

The post Po shkëlqen në Sllovaki, Qose rrëfen dëshirat: Në kombëtare më mirë vonë se kurrë! appeared first on 55 News.

]]>
Shtrirja e mafies italiane në Sllovaki trondit presidentin e këtij shteti https://55news.al/globi/shtrirja-e-mafies-italiane-ne-sllovaki-trondit-presidentin-e-ketij-shteti/ Tue, 23 Oct 2018 17:10:33 +0000 https://new.55news.al/?p=60547 Presidenti i Sllovakisë, Andrej Kiska, është shprehur i tronditur rreth shtrirjes dhe ndikimit që ka mafia italiane në këtë shtet. Ai e ka shprehur alarmin në një vështrim të publikuar në një gazetë sllovake, duke iu referuar raportit të inteligjencës sllovake, raport ky të cilin e kishte autorizuar vetë, pas vrasjes së një gazetari hulumtues […]

The post Shtrirja e mafies italiane në Sllovaki trondit presidentin e këtij shteti appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Sllovakisë, Andrej Kiska, është shprehur i tronditur rreth shtrirjes dhe ndikimit që ka mafia italiane në këtë shtet. Ai e ka shprehur alarmin në një vështrim të publikuar në një gazetë sllovake, duke iu referuar raportit të inteligjencës sllovake, raport ky të cilin e kishte autorizuar vetë, pas vrasjes së një gazetari hulumtues në këtë shtet.

Gazetari Jan Kuciak, bashkë me të fejuarën, ishin vrarë në shtëpinë e tij gjatë shkurtit, në atë që prokurorët e kanë quajtur vrasje e kontraktuar. Ai kishte qenë duke u marrë me hulumtimin e akuzave se biznesmenë italianë në Sllovakinë Lindore po shfrytëzonin në mënyrë të paligjshme subvencionet e BE-së për bujqësi, transmeton Koha.net.

Vrasja e tij ka nxitur protestat më të mëdha në historinë pas-komunizmit në Sllovaki, duke rezultuar me riformatizim të qeverisë dhe dorëheqje të kryeministrit të kamotshëm të këtij shteti, Robert Ficos, në muajin mars.

“Raporti që kam pranuar më ka shokuar”, shkruan Kiska në vështrim, duke iu referuar raportit të SIS-së.

Ai ka bërë të ditur se në këtë raport ka pasur emra personash dhe firmash të përfshira në mashtrimin me subvencione dhe marrëveshje rreth tokave gjatë dhjetë viteve të kaluara.

“E rezultati? Asgjë. Heshtje”, shkruan ai. “Nuk ka pasur arrestime, nuk ka pasur veprim të policisë”.

Kiska ka thënë se nëse informatat në raportin e SIS-së ishin të vërteta, atëherë kishte vetëm një arsye për mungesën e veprimeve.

“Këta persona ishin mbuluar nga mafia shtetërore, policët dhe politikanët që qëllimisht nuk kanë ndërmarrë hetime dhe i kanë fshehur gjërat”.

SIS nuk ka dashur të komentojë.

The post Shtrirja e mafies italiane në Sllovaki trondit presidentin e këtij shteti appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti sllovak: Ujqërit e Natës, rrezik për sigurinë https://55news.al/globi/presidenti-sllovak-ujqerit-e-nates-rrezik-per-sigurine/ Wed, 01 Aug 2018 09:20:07 +0000 https://new.55news.al/?p=39498 Presidenti i Sllovakisë, Andrej Kiska, tha se ngritja e një baze lokale për një grup të motoristëve rusë, të afërt me Krelminin, paraqet rrezik sigurie për këtë vend të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Anëtarët e grupit, të quajtur “Ujqërit e Natës”, u kanë ndihmuar trupave ruse të aneksojnë Gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin […]

The post Presidenti sllovak: Ujqërit e Natës, rrezik për sigurinë appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Sllovakisë, Andrej Kiska, tha se ngritja e një baze lokale për një grup të motoristëve rusë, të afërt me Krelminin, paraqet rrezik sigurie për këtë vend të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Anëtarët e grupit, të quajtur “Ujqërit e Natës”, u kanë ndihmuar trupave ruse të aneksojnë Gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014 dhe nuk janë thjesht “adhurues të padëmshëm të motorëve”, tha Kiska, duke i bërë thirrje Qeverisë sllovake të marrë masa për ta asgjësuar kompleksin e tyre në qytetin Dolna Krupa, rreth 60 kilometra në verilindje të Bratisllavës.

Ujqërit e Natës janë të njohur për promovimin e nacionalizmit rus dhe besnikërinë ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

“Ujqërit e Natës janë mjet i një regjimi që mori pjesë në uzurpimin e një territori të një vendi fqinj [të Sllovakisë], në aneksimin e pjesëve të Ukrainës, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, tha Kiska.

Në reagim ndaj deklaratës së tij, zyra e shtypit e Qeverisë sllovake tha se asnjë veprim nuk do të ndërmerret pa një hetim nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe policia.

Policia ka thënë më herët se është duke monitoruar aktivitetet e grupit, porse deri më tani nuk ka parë asgjë të paligjshme. 

The post Presidenti sllovak: Ujqërit e Natës, rrezik për sigurinë appeared first on 55 News.

]]>