smith Archives - 55 News https://55news.al/tag/smith/ Mon, 16 Jul 2018 06:23:28 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png smith Archives - 55 News https://55news.al/tag/smith/ 32 32 Will Smith: Era është shpirt delikat, vazhdo të buzëqeshësh https://55news.al/politike/will-smith-era-eshte-shpirt-delikat-vazhdo-te-buzeqeshesh/ Mon, 16 Jul 2018 06:23:28 +0000 https://new.55news.al/?p=35157 Aktori amerikan Will Smith pas përfundimit të Kampionatit Botëror, ka falënderuar këngëtarin Nick Jam për ftesën që ia bëri që të realizonin himnin e Botërorit, “Live It Up”. Në një postim në Instagram, Will Smith ka falënderuar atë dhe këngëtaren nga Kosova, Era Istrefi, pasi së bashku mbyllën ceremoninë e finales së Botërorit, transmeton Koha.net. […]

The post Will Smith: Era është shpirt delikat, vazhdo të buzëqeshësh appeared first on 55 News.

]]>
Aktori amerikan Will Smith pas përfundimit të Kampionatit Botëror, ka falënderuar këngëtarin Nick Jam për ftesën që ia bëri që të realizonin himnin e Botërorit, “Live It Up”.

Në një postim në Instagram, Will Smith ka falënderuar atë dhe këngëtaren nga Kosova, Era Istrefi, pasi së bashku mbyllën ceremoninë e finales së Botërorit, transmeton Koha.net.
“Era Istrefi, ti je e bukur dhe shpirt delikat. Të çmoj. Vazhdo të buzëqeshësh”, ka shkruar Will Smith për yllin nga Kosova.

auto_ERAISTREFIWILLSMITH1531686591.jpg

The post Will Smith: Era është shpirt delikat, vazhdo të buzëqeshësh appeared first on 55 News.

]]>
Jack Smith, zyrtarisht kryeprokurori i ri i Gjykatës Speciale për krime lufte https://55news.al/bota-shqiptare/jack-smith-zyrtarisht-kryeprokurori-i-ri-i-gjykates-speciale-per-krime-lufte/ Mon, 07 May 2018 15:34:17 +0000 https://new.55news.al/?p=13183 Prokurori amerikan, Jack, Smith u emërua në postin e kryeprokurorit të Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë, gjykatë kjo që do të trajtojë pretendimet për krime lufte të supozuara të jenë kryer nga ish-pjesëtarë të UÇK-së. Njoftimi për emërimin e amerikanit Jack Smith në postin e kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, u bë i ditur […]

The post Jack Smith, zyrtarisht kryeprokurori i ri i Gjykatës Speciale për krime lufte appeared first on 55 News.

]]>
Prokurori amerikan, Jack, Smith u emërua në postin e kryeprokurorit të Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë, gjykatë kjo që do të trajtojë pretendimet për krime lufte të supozuara të jenë kryer nga ish-pjesëtarë të UÇK-së. Njoftimi për emërimin e amerikanit Jack Smith në postin e kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, u bë i ditur në webfaqen e vet Gjykatës Speciale. Jack Smith, zëvendëson në këtë post prokurorin amerikan David Schvendiman, që u largua nga kjo detyrë në fund të muajit mars. Jack Smith, citohet të ketë thënë se “është i gatshëm të çoj hetimet deri në fund”.

Trendafilova përshëndet zgjedhjen e Smith

Kryeprokurori i ri i Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë, nga shkurti i viti 2015 deri në gusht të vitit 2017 ka qenë ndihmës prokuror i parë federal dhe ushtrues i detyrës së prokurorit federal për qarkun e Tennessee. Emërimin e amerikanit në detyrën e kryeprokurorit të gjykatës speciale për krime lufte në Kosovë e përshëndeti, Ekaterina Trendafilova, kryetarja e kësaj gjykate apo si njihet në gjuhën juridike, (Dhomat e Specializuara). Ajo deklaroi se “ka besim në punën e Jack Smith-it”. “I ofroj z. Smith përgëzimet e mia të sinqerta me rastin e emërimit të tij dhe kam besim që përvoja e tij e gjatë në fushën e hetimeve dhe ndjekjeve penale, si në Shtetet e Bashkuara ashtu dhe në nivel ndërkombëtar, do të shërbejë për përmbushjen e mandatit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Do të kem kënaqësinë të krijoj marrëdhënie të frytshme pune me z. Smith dhe kam besim se Zyra e Prokurorit të Specializuar do të bëjë përparim të mëtejshëm në drejtim të përmbushjes së mandatit të saj”, tha Trendafilova, citojnë atë mediet në Prishtinë.

Ende asnjë aktakuzë e ngritur

Në gusht të vitit 2015, parlamenti i Kosovës me shumicë votash miratoi ligjin për themelimin e gjykatës speciale për krime lufte në Kosovë, e cila selinë e saj tashmë e ka më Hagë dhe në të do të punojnë tërësisht prokurorë dhe gjykatës ndërkombëtarë. Ideja për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë, doli pas një rezolute në Këshillin e Evropës që kërkonte hetime mbi supozimet e një senatori zviceran Dick Marty, i cili pretendonte se pjesëtarë të UCK-së kanë kryer krime lufte dhe kanë trafikuar organeve të serbëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Asnjë aktakuzë akoma nuk është ngritur mbi bazën e këtyre pretendimeve, ndërsa, hetime në shkallë të gjerë akoma apo vazhdojnë. /Marrë nga DW/

The post Jack Smith, zyrtarisht kryeprokurori i ri i Gjykatës Speciale për krime lufte appeared first on 55 News.

]]>
Amerikani Xhek Smith, emërohet prokuror i Gjykatën e Posaçme për Kosovën https://55news.al/bota-shqiptare/amerikani-xhek-smith-emerohet-prokuror-i-gjykaten-e-posacme-per-kosoven/ Mon, 07 May 2018 13:36:11 +0000 https://new.55news.al/?p=13099  Xhek Smith, prokuror amerikan me përvojë në hetime politike të rangut të lartë dhe hetime penale ndërkombëtare, u emërua Prokuror i Specializuar pas një procesi përzgjedhës të organizuar nga Bashkimi Evropian Ai do të jetë pasardhësi i David Schvendimanit, i pari Prokuror i Specializuar, më herët edhe kryeprokuror i Task Forcës Hetimore Speciale, i cili […]

The post Amerikani Xhek Smith, emërohet prokuror i Gjykatën e Posaçme për Kosovën appeared first on 55 News.

]]>
 Xhek Smith, prokuror amerikan me përvojë në hetime politike të rangut të lartë dhe hetime penale ndërkombëtare, u emërua Prokuror i Specializuar pas një procesi përzgjedhës të organizuar nga Bashkimi Evropian

Ai do të jetë pasardhësi i David Schvendimanit, i pari Prokuror i Specializuar, më herët edhe kryeprokuror i Task Forcës Hetimore Speciale, i cili e lëshoi detyrën më 31 mars kur skadoi emërimi i tij si zyrtar i Shërbimit të Jashtëm amerikan.

“Është nder dhe kënaqësi që më ofrohet kjo sfidë dhe jam i gatshëm t’i çoj hetimet më tej”, u shpreh Smith

Aktualisht, Smith është nënkryetar dhe kreu i seksionit të padive i Korporatës Spitalore të SHBA-së, organizata shëndetësore joqeveritare më e madhe në Shtetet e Bashkuara, një post të cilin e ka pasur që në shtator 2017.

Nga shkurti 2015 deri në gusht 2017, ishte ndihmës prokuror i parë federal dhe ushtrues i detyrës së prokurorit federal për rajonin e mesëm në Tenësi (Tennessee).

Gjatë periudhës 2010-2015,  ishte kreu i seksionit për integritet publik në Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së, ku ishte i ngarkuar me mbikëqyrjen e procedimit të çështjeve të ndërlikuara për korrupsion publik anembanë Shteteve të Bashkuara.

Nga 2008 deri më 2010, Smith ishte koordinator për hetime në Zyrën e Prokurorit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GJPN). Në atë post, ai mbikëqyri hetime delikate të zyrtarëve të qeverive të ndryshme dhe të milicisë, për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

Para detyrës në GJPN, Smith ishte në Zyrën e Prokurorit Federal për Rajonin Lindor të Nju Jorkut (New York), ku gjatë nëntë vjetëve pati poste të ndryshme, ndër të cilat kreu i zyrës për paditë penale dhe zëvendësshef i Seksionit Penal. Si kreu i zyrës për paditë penale, z. Smith kishte në vartësi afërsisht 100 prokurorë penalë në një sërë fushash, si korrupsioni publik, terrorizmi, bandat dhe krimi i dhunshëm, si dhe mashtrimet financiare dhe krime të natyrës ekonomike.

Para detyrës si ndihmësprokuror federal, Smith punoi për pesë vjet si ndihmësprokuror rajoni në Zyrën e Prokurorit të kontesë së Nju Jorkut, ku ai ishte në seksionin për vepra penale seksuale dhe dhunë shtëpiake.

Gjatë karrierës së tij, ai ka marrë një sërë çmimesh. Këtu përfshihen Çmimi për Drejtor nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së; Çmimi i Prokurorit të Përgjithshëm për Shërbime të Shquara; Çmimi për Juristët e rinj nga Shoqata Federale e Juristëve; Çmimi Charles Rose nga Shoqata e Rajonit Lindor; Medalja Henry L. Stimson nga Shoqata e Juristëve të kontesë së Nju Jorkut dhe bursa pasuniversitare Wasserstein e Fakultetit Juridik të Harvardit.

Është diplomuar në Fakultetin Juridik të Harvardit dhe në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut në Oneonta. /Express

The post Amerikani Xhek Smith, emërohet prokuror i Gjykatën e Posaçme për Kosovën appeared first on 55 News.

]]>