sms Archives - 55 News https://55news.al/tag/sms/ Fri, 14 Aug 2020 20:16:51 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png sms Archives - 55 News https://55news.al/tag/sms/ 32 32 Fytyra e vertete e Erion Veliajt!Provat e pakundershtueshme te kercenimeve qe Veliaj i dergonte Ylli Ndroqit. https://55news.al/politike/fytyra-e-vertete-e-erion-veliajt-provat-e-pakundershtueshme-te-kercenimeve-qe-veliaj-i-dergonte-ylli-ndroqit/ Fri, 14 Aug 2020 20:16:51 +0000 https://new.55news.al/?p=171137 Nga Bledian Koka Fytyra e vertete e Erion VeliajtSms-te e meposhtme (me te bardhe) jane prova e pakundershtueshme e kercenimeve te vazhdueshme qe Erion Veliaj i dergonte kohe pas kohe Ylli Ndroqit si presion per te mos i dhene hapesire kauzes se Teatrit Kombetar. Solidarizimi i pare shkon per kolegen e nderuar Beti Njuma e […]

The post Fytyra e vertete e Erion Veliajt!Provat e pakundershtueshme te kercenimeve qe Veliaj i dergonte Ylli Ndroqit. appeared first on 55 News.

]]>
Nga Bledian Koka

Fytyra e vertete e Erion Veliajt
Sms-te e meposhtme (me te bardhe) jane prova e pakundershtueshme e kercenimeve te vazhdueshme qe Erion Veliaj i dergonte kohe pas kohe Ylli Ndroqit si presion per te mos i dhene hapesire kauzes se Teatrit Kombetar. Solidarizimi i pare shkon per kolegen e nderuar Beti Njuma e cila per hir te profesionalizmit anatemohet me nje gjuhe rrugaci nga Erion Veliaj. E dyta, ky eshte treguesi i qarte dhe mekanizmi okult qe perdoret rendom nga Erion Veliaj per te kercenuar dhe shantazhuar cilendo media qe nuk i bindet dhe nuk i nenshtrohet ne propaganden e tij te perditshme dhe te neveritshme. Publikimi i ketyre mesazheve dhe presioneve nga Presidenti i RTV Ora Ylli Ndroqi prej Erion Veliajt eshte nje akt qe duhet pershendetur pasi si asnjehere tjeter, ne kemi ne dore provat e qarta te nje personi tejet te rrezikshem i cili sot ka pushtet dhe qeveris mbi 1 milion banore. Ne nje vend normal keto prova do ta dergonin sonte ne polici Erion Veliajn dhe SPAK-u duhet te ndermerte sot, jo neser, sot procedim penal ndaj Kryebashkiakut te Tiranes per shperdorim detyre dhe shantazh…
p.s…te shohim deri neser a jemi nje vend normal!

The post Fytyra e vertete e Erion Veliajt!Provat e pakundershtueshme te kercenimeve qe Veliaj i dergonte Ylli Ndroqit. appeared first on 55 News.

]]>
SMS-ja/ Porosia e fundit e partisë për policët: Braktisni qendrat e votimit, sillni votues https://55news.al/politike/sms-ja-porosia-e-fundit-e-partise-per-policet-braktisni-qendrat-e-votimit-sillni-votues/ Sun, 30 Jun 2019 16:39:16 +0000 https://new.55news.al/?p=107568 Nëse mendoni se Policia e Shtetit është atashuar në qendra e votimit për të ruajtur rendin dhe sigurinë në to, gaboheni! Edhe pse e kanë të ndaluar me ligj përfshirjen në aktivitete politike, e për më tepër në fushata zgjedhore apo ditë votimi, sms-ja e mëposhtme tregon krej të kundërtën.   Edhe pse të vetëm […]

The post SMS-ja/ Porosia e fundit e partisë për policët: Braktisni qendrat e votimit, sillni votues appeared first on 55 News.

]]>

Nëse mendoni se Policia e Shtetit është atashuar në qendra e votimit për të ruajtur rendin dhe sigurinë në to, gaboheni!

Edhe pse e kanë të ndaluar me ligj përfshirjen në aktivitete politike, e për më tepër në fushata zgjedhore apo ditë votimi, sms-ja e mëposhtme tregon krej të kundërtën.

 

Edhe pse të vetëm në garë, qeveria është në panik për shkak të pjesëmarrjes së ulët në votime, ndaj dhe porositë për policët janë të qarta: të sillen sa më shumë njerëz në votime këto minuta të fundit.

 

Kujtojmë se, procesi i votimit mbyllet në orën 19:00.   

Ky është mesazhi që kanë marrë pak më herët policët që po ruajnë qendrat e votimit:

Image

The post SMS-ja/ Porosia e fundit e partisë për policët: Braktisni qendrat e votimit, sillni votues appeared first on 55 News.

]]>
Lojërat e fatit/ Vasili tregon çfarë i tha Ramës në 2013. SMS nga burgu ti çojë në Prokurori https://55news.al/politike/lojerat-e-fatit-vasili-tregon-cfare-i-tha-rames-ne-2013-sms-nga-burgu-ti-coje-ne-prokurori/ Thu, 18 Oct 2018 19:39:24 +0000 https://new.55news.al/?p=59168 Lëvizja Socialiste për Integrim është treguar indiferente ndaj ftesës së mazhorancës për t’u kthyer të enjten në Kuvend për lojërat e fatit. Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, shprehet se nuk e sheh serioz Ramën në nismën për mbylljen e kazinove dhe basteve sportive, […]

The post Lojërat e fatit/ Vasili tregon çfarë i tha Ramës në 2013. SMS nga burgu ti çojë në Prokurori appeared first on 55 News.

]]>
Lëvizja Socialiste për Integrim është treguar indiferente ndaj ftesës së mazhorancës për t’u kthyer të enjten në Kuvend për lojërat e fatit.

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, shprehet se nuk e sheh serioz Ramën në nismën për mbylljen e kazinove dhe basteve sportive, si dhe tregon bisedën e hershme me Ramën ku i siguroi votat e të gjithë deputetëve të LSI-së.

“Nuk kam fare ndërmend t’i përgjigjem as Taulant Ballës, aq më pak Edi Ramës, sepse e gjitha është një tollovi  dhe propagandë e shtyrë në kohë. Jam prononcuar që në 2016. Këta të dy janë bërë si shpirtra binjakë, se i ka bashkuar halli. Me 31 dhjetor 2016 i kam thënë Edi Ramës të fusë në seancën e parë të janarit ligjin përkatës dhe e kam garantuar jo vetëm për mbështetjen e plotë, por i kam thënë se në rast se një nga anëtarët e grupit parlamentar të LSI nuk do ta votonte do të përjashtohej nga grupi. I kam bërë dhe një thirrje në fund: Uroj të kesh bërë të gjithë votat e deputetëve të tu bashkë që ta kalosh. Tani kryeministri nga karagjoz bëhet serioz. Pse nuk ndodhi 3 vjet, se edhe është ankuar”, shprehet Vasili.

Sa i përket presioneve që, sipas Ramës po u bëhet deputetëve socialist me mesazhe nga burgu, Vasili u shpreh: “Pse nuk shkojnë dhe i denoncojnë në prokurori meqë vinë dhe nga burgjet. Burgjet a i administron kjo qeveri. Sms vinë nga burgjet, do të thotë se paska celularë në burgje.Pse ka frikë, të bëjë fije fije burgun. Pse nuk është shkarkuar drejtori i burgut 313? Ky është prishur nga mendtë e kokës.Burgu nuk është në dorë të Perëndisë. Nga kush trembet Kryeministri?”

The post Lojërat e fatit/ Vasili tregon çfarë i tha Ramës në 2013. SMS nga burgu ti çojë në Prokurori appeared first on 55 News.

]]>
Publikohen SMS-të e agjentit të infiltruar në qendrat e masazhit ku ofrohej “trajtim special” https://55news.al/aktualitet/publikohen-sms-te-e-agjentit-te-infiltruar-ne-qendrat-e-masazhit-ku-ofrohej-trajtim-special/ Sun, 07 Oct 2018 15:41:01 +0000 https://new.55news.al/?p=55756 Njerëz të njohur të ekranit, zyrtarë dhe familjarë kanë qenë klientë të zakonshëm të qendrave të masazhit në Tiranë, ku sipas prokurorisë kundrejt pagesës ofroheshin edhe shërbime seksuale. Detajet dalin në dritë në përgjimet e kryera për llogari të hetimit të zhvilluar ndaj tre administratorë të këtyre qendrave, të proceduar penalisht dy javë më parë […]

The post Publikohen SMS-të e agjentit të infiltruar në qendrat e masazhit ku ofrohej “trajtim special” appeared first on 55 News.

]]>
Njerëz të njohur të ekranit, zyrtarë dhe familjarë kanë qenë klientë të zakonshëm të qendrave të masazhit në Tiranë, ku sipas prokurorisë kundrejt pagesës ofroheshin edhe shërbime seksuale.

Detajet dalin në dritë në përgjimet e kryera për llogari të hetimit të zhvilluar ndaj tre administratorë të këtyre qendrave, të proceduar penalisht dy javë më parë për “shfrytëzim prostitucioni” dhe “mbajtje e lokaleve për prostitucion”.

“ABC News” ka siguruar disa nga transkiptet e bisedave të nxehta të përgjuara mes masazhatorëve dhe personit të autorizuar nga prokuroria për veprimin e simuluar. Pa ditur se po regjistroheshin punonjëset kanë bërë biseda të lira, duke treguar edhe llojin e klientëve që frekuentojnë qendrat, si në këtë përgjim:

Agjenti: Po noj shërbim tjetër ofroni ju? Se andej nga jetoj unë, qendra masazhi i ofron të gjitha shërbimet.

Masazhatorja: Avash ti. Ti sot erdhe për herë të parë. Kërkon shërbime ekstra. Ne ato i bëjmë me njerëz të njohur, njerëz që janë çdo ditë para ekranit. Por kur të njihemi më mirë atëherë folim. Herë tjetër kur të vish do të futesh nga mbrapa, jo nga hyrja kryesore. Këtej nga hyjnë njerëz me kollare.

Në një tjetër bisedë, Masazhatorja e një prej qendrave të goditura nga operacioni policor i koduar “Ekstra service” i tregon agjentit nën mbulim si mund të shkojë në qendrën estetike pa rënë në sy.

Agjenti: Shiko, disa nuk e kanë problem, futen dhe ashtu. Disa e dun pak si fshehtas. Si…

Masazhatorja: Si fshehtas sa të dush.

Agjenti: Unë për shembull erdha fshehtas nga punëtorët e mi po…

Masazhatorja: Po.

Agjenti: Unë e kam besdi kur shoh 4-5 femra aty. Desha të dal i herë prapë mbrapsht.

Masazhatorja: E.

Agjenti: Desha t’dal prapë mbrapa. Desh u ktheva, sa pashë 4-5 goca. Pastaj u futa, s’e mendova.

Masazhatorja: Ti s’e ke pas dhe numrin. Se për shembull, ta kesh numrin e pronarit dhe s’ke nevojë me u fut ashtu. A kupto? E thi du me filanin dhe të ço ke dhoma.

Agjenti: Ashtu e?

Masazhatorja: Është edhe nji dhomë mbrapa. Është nji dhomë. Futesh në pallat fshehtas nga mbrapa. Futesh dhe s’të shef njeri. Aty nuk shef as goca, asnji. Vetëm ajo që vje me të bo masazh. Aty të fut në dhomë, manej je….

Agjenti: Po.

Masazhatorja: Je në rregull. Jo me ka sa të dush që vin kshtu si thu ti. S’dun me i pa njeri. Futen, vijnë me syze, me kapuç, edhe familjarë.

Një tjetër bisedë me interes për hetimin është ajo ku Masazhatorja e një prej qendrave të masazhit diskuton me agjentin për çmimin e shërbimeve ekstra.

Masazhatorja: Po varet çfare kërkon ti shtesë. Çfarë shërbimi kërkon ti.

Agjenti: Po ku di unë. Unë veç pyetje bëj. Ti ca më ofron?

Masazhatorja: Këtu ka masazhe i kompletuar, gjithë trupi. Tjetër nuk ka.

Agjenti: Më thuaj sa është e përfshirë kjo e kompletuar.

Masazhatorja: Po ti jep vetë një ide dhe të them unë.

Agjenti: Po ta rrisim dhe një tridhjetëshe je në rregull.

Masazhatorja: Ok. Domethënë i bie dopjo masazh. Shtatëdhjetë i gjithë trupi. Se ata që kërkojnë shumë nuk marrin asgjë, por ti nuk kërkove asnjë gjë.

Agjenti: Unë dua të dal i kompetuar që këtej.

Masazhatorja: Që të dalësh i kompletuar që këtu duhet të heqësh brekët.

Agjenti: Unë doja ti t’më bëje veç mu masazh.

Masazhatorja: Okej. Dy mijë euro du rrogë mujore, se aq më shkon rroga këtu. Të pyes si ndjehesh tani, je pak më i lirshëm? Do të bëj unë ty që herën tjetër kur të vish të jesh më i lirshëm. Më ke thënë tetë. Mos i ke numëruar gabim?

Agjenti: Po pastaj, ç’problem ka. I ke shumë?

Masazhatorja: Ok, faleminderit, m’i ke dhënë vetë.

“ABC News” zotëron dhe një sërë përgjimesh të tjera, por për shkak të përmbajtjes së tyre tejet të lartë erotike dhe në emër të profesionalizmit dhe kodit të etikës zgjedh të mos i ndajë me publikun.

The post Publikohen SMS-të e agjentit të infiltruar në qendrat e masazhit ku ofrohej “trajtim special” appeared first on 55 News.

]]>
“Kemi ndonjë gocë të re sot?”, zbulohen SMS-të e ‘qendrës’ së prostitucionit në Tiranë https://55news.al/aktualitet/kemi-ndonje-goce-te-re-sot-zbulohen-sms-te-e-qendres-se-prostitucionit-ne-tirane/ Tue, 21 Aug 2018 14:07:59 +0000 https://new.55news.al/?p=43515 Gjykata e Tiranës ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg pronaren e një qendre estetike në Tiranë, ku ushtrohej prostitucion. Aktiviteti tregtar si qendër estetike dhe masazhesh ka qenë vetëm kamuflim për bazë prostitucioni në rrugën “Jusuf Vrioni” në Tiranë. Klientët e SPA-së e dinin se kundrejt pagesave që varionin nga 3 mijë […]

The post “Kemi ndonjë gocë të re sot?”, zbulohen SMS-të e ‘qendrës’ së prostitucionit në Tiranë appeared first on 55 News.

]]>
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg pronaren e një qendre estetike në Tiranë, ku ushtrohej prostitucion. Aktiviteti tregtar si qendër estetike dhe masazhesh ka qenë vetëm kamuflim për bazë prostitucioni në rrugën “Jusuf Vrioni” në Tiranë. Klientët e SPA-së e dinin se kundrejt pagesave që varionin nga 3 mijë lekë deri në 50 euro, masazhet trupore shndërroheshin në erotike.

Gjykata e Tiranës ka përfunduar procesin gjyqësor ndaj pronares 38 vjeçare të qendrës, të pandehurës Enkeleda me inicial mbiemri I. Ajo u shpall fajtore për “shfrytëzim të prostitucioni” dhe “mbajtjes së lokaleve për prostitucion” dhe u dënua me 4 vjet e 8 muaj burg”. Ajo nuk do të shkojë në qeli pasi gjykata e konvertoi dënimin në “Shërbim Prove” për një afat 5 vjeçar. Gjatë gjykimit ajo ka pranuar akuzën, duke rrëfyer detajet e aktivitetit të jashtëligjshem dhe faktin se një nga vajzat e qendrës ishte e mitur.

Por si rekrutoheshin vajzat e shërbimeve erotike?

Bazuar në dosjen gjyqësore, kishte punësuar pesë vajza si masazhatore, disa prej të cilave ofronin shërbimet “ekstra”. Referuar dëshmive të tyre, në takimin e parë ajo i informonte se ne qendër kishte masazhe relaksi, terapi dhe erotik.

Sipas pagesave, përveç masazhit trupor klientët masturboheshin ose u ofrohej seks oral.

Në dosje thuhej:

E pandehura Enkelejda ju thoshte vajzave që mos ta turpëronin, pasi klientët duhet të mbeteshin të kënaqur”.

Gjatë hetimit të këtij aktiviteti prostitucioni të goditur në shkurt të vitit 2017, janë administruar edhe tekstet e disa sms-ve të mbërritura nga në telefonin e Enkeledës nga klientë të ndryshëm.

Disa prej mesazheve ishin

Kemi sot që të vij?”, “Kemi ndonjë gocë të re sot shefe”

Në të njëjtin gjykim u fajësua për akuzën e “prostitucionit” dhe u gjobitën me nga 100 mijë lekë një nga vajzat masazhatore dhe një klient i gjetur nga policia në momentin e ndërhyrjes. /abcnews

The post “Kemi ndonjë gocë të re sot?”, zbulohen SMS-të e ‘qendrës’ së prostitucionit në Tiranë appeared first on 55 News.

]]>
Pas tentativës së Veliajt/ Vokshi: Kryemashtrues, kur si blen dot… https://55news.al/politike/pas-tentatives-se-veliajt-vokshi-kryemashtrues-kur-si-blen-dot/ Mon, 25 Jun 2018 12:11:20 +0000 https://new.55news.al/?p=29160 Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka reaguar në mënyrë të menjëhershme pas publikimit të pretenduar të sms-ve të aktorëve nga ana e Veliajt. Përmes një postimi në “facebook” deputetja demokrate ka shkruar se Erjon Veliaj kur nuk i blen dot njerëzit mundohet t’i bëjë pis, “Ata që s’i blen dot, mundohet t’i bëjë pis… por […]

The post Pas tentativës së Veliajt/ Vokshi: Kryemashtrues, kur si blen dot… appeared first on 55 News.

]]>
Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka reaguar në mënyrë të menjëhershme pas publikimit të pretenduar të sms-ve të aktorëve nga ana e Veliajt.

Përmes një postimi në “facebook” deputetja demokrate ka shkruar se Erjon Veliaj kur nuk i blen dot njerëzit mundohet t’i bëjë pis, “Ata që s’i blen dot, mundohet t’i bëjë pis… por nga cdo intrige del vetë i lyer jeq me bojën e një mashtruesi ordiner!!!” shkruan Vokshi.

Me tej ajo ka shtuar se PD-ja ka qenë dhe gjithmonë do të jetë përkrah artistëve për çështjen e teatrit.

Postimi i plotë:

Kryemashtrues!!!

Ata që s’i blen dot, mundohet t’i bëjë pis… por nga cdo intrige del vetë i lyer jeq me bojën e një mashtruesi ordiner!!!

PD ka qenë, është e do mbetet në krah të cdo artisti apo qytetari që është pëe ruajtjen e vlerave historike, kulturore, artistike, trashëgimisë kukturore.

PD është kundër shkatërrimit të Teatrit Kombetar dhe kundër pr.ligjit të propozuar për faljen e pronës publike kompanisë që do ngrejë disa kulla duje pastruar paratë e drogës që po tentojnë t’i fusin edhe me Toyota Yaris së fundmi…

The post Pas tentativës së Veliajt/ Vokshi: Kryemashtrues, kur si blen dot… appeared first on 55 News.

]]>