sobotka Archives - 55 News https://55news.al/tag/sobotka/ Fri, 06 Mar 2020 13:33:43 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png sobotka Archives - 55 News https://55news.al/tag/sobotka/ 32 32 Takimi me Presidentin e Këshillit Kombëtar të Austrisë, Meta: Mirënjohje për mbështetjen tradicionale https://55news.al/politike/presidenti-meta-pret-presidentin-e-keshillit-kombetar-te-austrise-sobotka-mirenjohes-per-mbeshtetjen-ndaj-shqiperise/ Fri, 06 Mar 2020 13:33:43 +0000 https://new.55news.al/?p=148749 Presidenti i Republikës, Meta priti sot në një takim Presidentin e Këshillit Kombëtar të Austrisë, z.Wolfgang Sobotka. Kreu i Shtetit vlerësoi vizitën e tretë të z.Sobotka në Tiranë, si përfaqësues i një vendi mik që ka vendosur një gurthemel të rëndësishëm në historinë e shtetit shqiptar. Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen tradicionale të Austrisë […]

The post Takimi me Presidentin e Këshillit Kombëtar të Austrisë, Meta: Mirënjohje për mbështetjen tradicionale appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Republikës, Meta priti sot në një takim Presidentin e Këshillit Kombëtar të Austrisë, z.Wolfgang Sobotka. Kreu i Shtetit vlerësoi vizitën e tretë të z.Sobotka në Tiranë, si përfaqësues i një vendi mik që ka vendosur një gurthemel të rëndësishëm në historinë e shtetit shqiptar.

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen tradicionale të Austrisë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, si dhe e falenderoi për përkrahjen që vendi i Tij jep për çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gjithashtu Kreu i Shtetit e falenderoi z.Sobotka për kontributin e Austrisë në ndihmë të qytetarëve shqiptarë që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Presidenti Meta mirëpriti programin dypalësh për shkëmbimin e praktikave të punës mes dy parlamenteve, duke uruar që shembulli austriak të reflektohet sa më shpejt në punën e institucionit homolog shqiptar

The post Takimi me Presidentin e Këshillit Kombëtar të Austrisë, Meta: Mirënjohje për mbështetjen tradicionale appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i parlamentit austriak, Sobotka, konfirmon mbështetjen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në vizitën zyrtare në parlamentin italian https://55news.al/opinion/presidenti-i-parlamentit-austriak-sobotka-konfirmon-mbeshtetjen-per-shqiperine-dhe-maqedonine-e-veriut-ne-viziten-zyrtare-ne-parlamentin-italian/ Sat, 01 Feb 2020 09:26:29 +0000 https://new.55news.al/?p=142353 Presidenti i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, në një takim në Romë me Presidentin e Dhomës së Deputetëve në parlamentin italian, Roberto Fico, takim pas të cilit patën edhe një konferencë të përbashkët shtypi, konfirmoi qëndrimin e mëhershëm të Austrisë për të mbështetur Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. […]

The post Presidenti i parlamentit austriak, Sobotka, konfirmon mbështetjen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në vizitën zyrtare në parlamentin italian appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, në një takim në Romë me Presidentin e Dhomës së Deputetëve në parlamentin italian, Roberto Fico, takim pas të cilit patën edhe një konferencë të përbashkët shtypi, konfirmoi qëndrimin e mëhershëm të Austrisë për të mbështetur Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Sa i përket projektit të paqes për të cilin punon Evropa, ai nuk mund të përmbushet nëse nuk bëjnë pjesë në të edhe vendet e Evropës Juglindore, kështu që mendoj se është e rëndësishme edhe aty të ndërmarrim diçka, e dua të them që ne jemi në të njëjtën gjatësi vale. Në fakt, si unë, si president i parlamentit austriak, ashtu edhe presidenti i dhomës italiane të deputetëve, do të vizitojmë Shqipërinë për ta bërë të qartë rëndësinë e këtij vendi”, deklaroi Sobotka nga Italia.

Më herët, z. Sobotka ishte shprehur se bllokimi i negociatave për procesin e anëtarësimit dëmtonte perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe besueshmërinë e vetë Bashkimit Evropian.

The post Presidenti i parlamentit austriak, Sobotka, konfirmon mbështetjen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në vizitën zyrtare në parlamentin italian appeared first on 55 News.

]]>