sode buke Archives - 55 News https://55news.al/tag/sode-buke/ Mon, 04 Jun 2018 08:43:56 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png sode buke Archives - 55 News https://55news.al/tag/sode-buke/ 32 32 Soda e bukës lehtëson dhimbjet e artritit https://55news.al/shendeti/soda-e-bukes-lehteson-dhimbjet-e-artritit/ Mon, 04 Jun 2018 08:43:56 +0000 https://new.55news.al/?p=22466 Konsumimi i një solucioni me sodë buke mund të lehtësojë artritin, sugjeron një studim i ri. Ky përbërës kryesor i kuzhinës, që njihet gjithashtu si soda bikarbonate, mund të parandalojë dhimbjet e shkaktuara nga artriti reumatoid dhe inflamacioni, ka zbuluar një studim i ri. Pas vetëm 2 javësh pasi konsumuan ujë me sodë buke, njerëzit […]

The post Soda e bukës lehtëson dhimbjet e artritit appeared first on 55 News.

]]>
Konsumimi i një solucioni me sodë buke mund të lehtësojë artritin, sugjeron një studim i ri. Ky përbërës kryesor i kuzhinës, që njihet gjithashtu si soda bikarbonate, mund të parandalojë dhimbjet e shkaktuara nga artriti reumatoid dhe inflamacioni, ka zbuluar një studim i ri. Pas vetëm 2 javësh pasi konsumuan ujë me sodë buke, njerëzit prodhuan më pak qeliza autoimunitare që nxisin inflamacionin dhe e përkeqësojnë atë.

Autori i studimit, dr. Paul O’Connor, nga Kolegji Mjekësor i Gjeorgjisë, thotë: “Ndryshimi nga inflamator në antiinlamator ndodh kudo. E vërejmë në veshka, shpretkë, gjak. Është një mënyrë potenciale e sigurt për të trajtuar sëmundjen inflamator”.

Simptomat e zakonshme të artritit janë dhimbja dhe ngurtësimi. Janë më shumë se 100 lloje artritesh përfshirë artritin reumatoid dhe gutën.

Artriti reumatoid prek me miliona njerëz në të gjithë botën. Gratë janë më shumë se 3 herë më të rrezikuara se meshkujt për të zhvilluar këtë sëmundje. Ata me histori familjare të artritit reumatoid gjithashtu janë më vulnerable.

Artriti reumatoid është një sëmundje kronike ku sistemi imunitar bën që trupi të sulmojë veten, duke shkaktuar ënjtje, ngurtësim dhe dhimbje të kyçeve. Artriti reumatoid, forma e dytë më e zakonshme e artritit, fillon mes moshës 40-50 vjeç, ku godet zakonisht duart, kyçet dhe gjunjët.

Shkencëtarët u kërkuan njerëzve të konsumojnë sodë buke të tretur në një shishe ujë. Rezultatet në fund treguan përmirësime në gjendjen e pacientëve, të cilët patën lehtësime të dhimbjeve. /Shëndeti/

The post Soda e bukës lehtëson dhimbjet e artritit appeared first on 55 News.

]]>
Zbardhini dhëmbët me këtë produkt që të gjithë e keni në shtëpi https://55news.al/shendeti/zbardhini-dhembet-me-kete-produkt-qe-te-gjithe-e-keni-ne-shtepi/ Thu, 10 May 2018 09:56:48 +0000 https://new.55news.al/?p=14163 Sa herë mund të ju kenë thënë të tjerët të bëheni doktori i vetes? E pra kanë të drejtë. Përveç kujdesit të duhur që merret në qendra shëndetësore, jo për çdo dhimbje koke apo luhajte tensioni të shkoni në urgjencë. Nuk është fjala vetëm për shqetësime të tilla, por dhe për kujdesje të tjera si […]

The post Zbardhini dhëmbët me këtë produkt që të gjithë e keni në shtëpi appeared first on 55 News.

]]>
Sa herë mund të ju kenë thënë të tjerët të bëheni doktori i vetes? E pra kanë të drejtë. Përveç kujdesit të duhur që merret në qendra shëndetësore, jo për çdo dhimbje koke apo luhajte tensioni të shkoni në urgjencë.

Nuk është fjala vetëm për shqetësime të tilla, por dhe për kujdesje të tjera si për shembull shëndeti oral.Sigurisht ju nuk mund të trajtoni në kushte shtëpie probleme si mbushja e një dhëmballe apo heqja e një dhëmbi, por gjëra të tjera si pastrimi i dhëmbëve po!

E mund ta bëni fare lehtë me produkte të cilat janë pjesë e konsumit të përditshëm. Bëhet fjalë për sodën e bukës.

Në sa e sa mënyra keni parë të përdoret soda e bukës, përjashtim nuk ëshrtë as shëndeti i gojës. Ju mund të zbardhi në 2 minuta dhëmbët tuaj.

Ajo çfarë duhet të bëni është përzierja e pak lëngu limoni me sodë buke në një tas dhe lyerja e furçës së dhëmbëve në këtë preparat.

Fërkojini dhëmbët tuaj sikur po i lani, por mos e mbani më shumë se 2 minuta furçën në dhëmbë, sepse soda është acid i fortë.

Përsëriteni një apo 2 herë në javë këtë procedurë deri sat ë arrini rezultatin e dëshiruar

The post Zbardhini dhëmbët me këtë produkt që të gjithë e keni në shtëpi appeared first on 55 News.

]]>