Soreca Archives - 55 News https://55news.al/tag/soreca/ Tue, 28 Jul 2020 10:08:38 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Soreca Archives - 55 News https://55news.al/tag/soreca/ 32 32 Ndryshimet Kushtetuese/Basha priti ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe https://55news.al/politike/ndryshimet-kushtetuese-basha-priti-ambasadoret-e-shba-be-dhe-britanise-se-madhe/ Tue, 28 Jul 2020 10:08:38 +0000 https://new.55news.al/?p=169457   Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pritur këtë të martë në selinë blu ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe në vendin tonë. Takimi me fokus ndryshimet Kushtetuese për Reformën Zgjedhore zgjati për rreth 90 minuta. Fillimisht në selinë blu mbërriti ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe më pas ambasadorja e SHBA-së, […]

The post Ndryshimet Kushtetuese/Basha priti ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe appeared first on 55 News.

]]>
 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pritur këtë të martë në selinë blu ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe në vendin tonë.

Takimi me fokus ndryshimet Kushtetuese për Reformën Zgjedhore zgjati për rreth 90 minuta. Fillimisht në selinë blu mbërriti ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe më pas ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.

Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e PD-LSI në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashki dhe Petrit Vasili.

The post Ndryshimet Kushtetuese/Basha priti ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe appeared first on 55 News.

]]>
Këshilltari politik gjerman i kthehet ambasadorit Soreca: Mos fol gjepura! Reforma në drejtësi është katastrofë! https://55news.al/politike/keshilltari-politik-gjerman-i-kthehet-ambasadorit-soreca-mos-fol-gjepura-reforma-ne-drejtesi-eshte-katastrofe/ Fri, 26 Jun 2020 08:49:53 +0000 https://new.55news.al/?p=166073 Martin Henze: Shqipëria në emergjencë Kushtetuese…Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, në një postim në Twitter shkruan se Reforma në Drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë. Ndërkohë, Martin Henze, këshilltari politik gjerman, në partin e Angela Merkel, CDU, ka replikuar ashpër me ambasadorin Soreca, duke u shprehur se “reforma […]

The post Këshilltari politik gjerman i kthehet ambasadorit Soreca: Mos fol gjepura! Reforma në drejtësi është katastrofë! appeared first on 55 News.

]]>
Martin Henze: Shqipëria në emergjencë Kushtetuese…
Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, në një postim në Twitter shkruan se Reforma në Drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë.

Ndërkohë, Martin Henze, këshilltari politik gjerman, në partin e Angela Merkel, CDU, ka replikuar ashpër me ambasadorin Soreca, duke u shprehur se “reforma në drejtësi është një katastrofë“.

Po flisni gjepura! Reforma në drejtësi është një katastrofë. Jam i sigurt që jeni në dijeni edhe për raportin e Komisionit të Venecias. Çfarë do të thoshin italianët nëse Soreca do të prezantonte reformën në drejtësi atje dhe do të thoshte, “më falni por Gjykatat Supreme nuk do të funksionojnë për disa vite!?”,- shkruan Martin Henze në mesazhin e tij në Twitter.

The post Këshilltari politik gjerman i kthehet ambasadorit Soreca: Mos fol gjepura! Reforma në drejtësi është katastrofë! appeared first on 55 News.

]]>
Nis me reformën zgjedhore e mbyllet me pronat, zbardhet plani me 15 pika i integrimit. Çfarë është “Track Records” https://55news.al/politike/nis-me-reformen-zgjedhore-e-mbyllet-me-pronat-zbardhet-plani-me-15-pika-i-integrimit-cfare-eshte-track-records/ Tue, 09 Jun 2020 11:36:40 +0000 https://new.55news.al/?p=164220 “BalkanWeb” zbardh të ashtuquajturin “plan të integrimit” që ka të bëjë me 15 rekomandime ose përparësi për t’u përmbushur deri në Konferencën e Parë Ndërqeveritare për çeljen e negociatave me BE. Rekomandimet nisin me miratimin e reformës zgjedhore, vijojnë me plotësimin e dy gjykatave më të larta në vend, ngritjen e strukturave të SPAK, luftën […]

The post Nis me reformën zgjedhore e mbyllet me pronat, zbardhet plani me 15 pika i integrimit. Çfarë është “Track Records” appeared first on 55 News.

]]>
“BalkanWeb” zbardh të ashtuquajturin “plan të integrimit” që ka të bëjë me 15 rekomandime ose përparësi për t’u përmbushur deri në Konferencën e Parë Ndërqeveritare për çeljen e negociatave me BE.

Rekomandimet nisin me miratimin e reformës zgjedhore, vijojnë me plotësimin e dy gjykatave më të larta në vend, ngritjen e strukturave të SPAK, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, uljen e azilkërkuesve, vijimin e reformës në drejtësi, reformën në administratën publike etj.

Një nga rekomandimet është dhe “Track Records” ose ndryshe iniciimi dhe përfundimi i proceseve gjyqësore të shkallës së parë të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve.

Po kështu një tjetër përparësi është dhe zbatimi i reformës zgjedhore që kërkon një proces të rregullt pra, zhvillimin e zgjedhjeve.

Rekomandim në planin e integrimit është dhe vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale nga Gjykata Kushtetuese si dhe miratimi i akteve për pakicat kombëtare dhe procesi i pronave.  Të gjitha rekomandimet kanë edhe të përcaktuara masat dhe hapat që duhet të ndiqen.

15 REKOMANDIMET

Miratimi i reformës zgjedhore

Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese

Funksionimi i Gjykatës së Lartë

Finalizimi i ngritjes se strukturave kundër krimit të organizuar dhe anti-korrupsionit/Funksionimi i SPAK

Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në bashkëpunim me vendet anëtare dhe nëpërmjet Plan Veprimit për adresimin e krimit financiar

Ulje e numrit të azilkërkuesve, ku një nga masat është bashkëpunimi me Hollandën, Francën, BM, Gjermaninë, Italinë, Irlandën. Vazhdimi i Zbatimit të Planit Ndërinstitutcional të Veprimit për parandalimin e azilkërkimit të qytetarëve shqiptarë në vendet e Schengen-it

Rishikimi i Ligjit të Medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecies

Vazhdimi i Reformës në Drejtësi

Track Records-Iniciimi dhe përfundimi i proceseve gjyqësore të shkallës së parë të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve

Progres në reformën e administratës publike

Zbatimi i reformës zgjedhore ku përfshihen, financimi transparent i partive,

administrimi i paanshëm i procesit dhe procesi i rregullt.

Vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019 që kërkon plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.

Miratimi i Akteve nënligjore të Ligjit për Pakicat Kombëtare ku janë disa VKM.

Miratimi i  Ligjit (të amenduar) të Censusit

Avancimi i procesit të regjistrimit të pronave

The post Nis me reformën zgjedhore e mbyllet me pronat, zbardhet plani me 15 pika i integrimit. Çfarë është “Track Records” appeared first on 55 News.

]]>
Pas ambasadores Kim, edhe Soreca përshëndet lidershipin e Bashës https://55news.al/politike/pas-ambasadores-kim-edhe-soreca-pershendet-lidershipin-e-bashes/ Fri, 22 May 2020 13:48:44 +0000 https://new.55news.al/?p=162144 Menjëherë pas deklaratës së ambasadores amerikane, Kim, e cila vlerësoi lidershipin e Lulzim Bashës, edhe ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka përshëndetur kthimin e opozitës në bisedimet për reformën zgjedhore. Soreca nëpërmjet një shënimi të shkurtër në Twitter shkroi: ‘Mirëpresim vendimin e Lulzim Bashës për të rinisur punën me partitë e tjera për […]

The post Pas ambasadores Kim, edhe Soreca përshëndet lidershipin e Bashës appeared first on 55 News.

]]>
Menjëherë pas deklaratës së ambasadores amerikane, Kim, e cila vlerësoi lidershipin e Lulzim Bashës, edhe ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka përshëndetur kthimin e opozitës në bisedimet për reformën zgjedhore.

Soreca nëpërmjet një shënimi të shkurtër në Twitter shkroi:

‘Mirëpresim vendimin e Lulzim Bashës për të rinisur punën me partitë e tjera për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik.

 

Kjo i shërben interesit më të lartë të Shqipërisë dhe kontribuon për përfundimin e kësaj reforme të rëndësishme pa vonesa të mëtejshme, për plotësimin e kushteve të vendosura në mars nga Këshilli i BE’.

 
 

The post Pas ambasadores Kim, edhe Soreca përshëndet lidershipin e Bashës appeared first on 55 News.

]]>
Për testime të sakta, BE i jep Shqipërisë një material të ri kontrolli laboratorik https://55news.al/politike/per-testime-te-sakta-be-i-jep-shqiperise-nje-material-te-ri-kontrolli-laboratorik/ Mon, 27 Apr 2020 11:25:53 +0000 https://new.55news.al/?p=158049 “Testimi i shpejtë dhe i besueshëm laboratorik është pjesë thelbësore e trajtimit të pandemisë koronavirus”, tha sot sot ambasadori i BE, Luigi Soreca tek njoftoi se “studiuesit  e Qendrës së Përbashkët të Kërkimit, qendra shkencore dhe njohurive të BE-së, kanë hartuar një material të ri kontrolli që laboratorët mund të përdorin për të kontrolluar funksionimin […]

The post Për testime të sakta, BE i jep Shqipërisë një material të ri kontrolli laboratorik appeared first on 55 News.

]]>
“Testimi i shpejtë dhe i besueshëm laboratorik është pjesë thelbësore e trajtimit të pandemisë koronavirus”, tha sot sot ambasadori i BE, Luigi Soreca tek njoftoi se “studiuesit  e Qendrës së Përbashkët të Kërkimit, qendra shkencore dhe njohurive të BE-së, kanë hartuar një material të ri kontrolli që laboratorët mund të përdorin për të kontrolluar funksionimin e saktë të testeve të koronavirusit dhe për të shmangur rezultatet negativ të rremë.”??
Ambasadori i BE Luigi Soreca e dorëzoi të premten materialin e ri të kontrollit pranë Institutit të Shëndetit Publik. Kompletet e dhuruara për Shqipërinë do të mundësojnë një saktësi të shtuar për deri në 20.000 komplete testimi COVID-19. jo është shkenca e BE-së në veprim!?

The post Për testime të sakta, BE i jep Shqipërisë një material të ri kontrolli laboratorik appeared first on 55 News.

]]>
Soreca: Meta rol balancues në miratimin e ndryshimeve për Kodin Penal për pandeminë https://55news.al/politike/soreca-meta-rol-balancues-ne-miratimin-e-ndryshimeve-per-kodin-penal-per-pandemine/ Thu, 23 Apr 2020 15:57:18 +0000 https://new.55news.al/?p=157526 Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka vlerësuar Presidentit Meta në lidhje me ndryshimet e Kodit Penal dhe rolin balancues që ka luajtur. ‘Shembulli i dhënë me miratimin e ndryshimeve të Kodit Penal është shumë i rëndësishëm, kur zyra e Kryeministrit dhe zyra e Presidentit Meta punuan së bashku për të gjetur balancën më […]

The post Soreca: Meta rol balancues në miratimin e ndryshimeve për Kodin Penal për pandeminë appeared first on 55 News.

]]>
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka vlerësuar Presidentit Meta në lidhje me ndryshimet e Kodit Penal dhe rolin balancues që ka luajtur.

‘Shembulli i dhënë me miratimin e ndryshimeve të Kodit Penal është shumë i rëndësishëm, kur zyra e Kryeministrit dhe zyra e Presidentit Meta punuan së bashku për të gjetur balancën më të mirë dhe mendoj se roli i luajtur nga Presidenti Meta ka qenë vendimtar për balancimin e ndërhyrjes së gjithë institucioneve të tjera

Mendoj se ishte e rëndësishme që qeveria dëgjoi shoqërinë civile, dëgjoi aktorë tjerë ndërkombëtarë, dëgjoi veçanërisht Presidentin Meta, lidhur me mbushjen e boshllëqeve në Kodin Penal. Është e rëndësishme që ndërsa masat lehtësohen, për ata që nuk i respektojnë rregullat, rregulla më të rrepta, por proporcionaliteti i sanksionit në versionin e fundit që u miratua dhe u dekretua menjëherë nga Presidenti, të përmbushë testin e proporcionalitetit sipas mendimit tonë.

Dhe mendoj se kjo ka lidhje me pjesën e dytë të pyetjes suaj, koordinimi mes institucioneve ka qenë shumë i rëndësishëm për të ndihmuar me menaxhimin e duhur të krizës.

Shembulli i dhënë me miratimin e ndryshimeve të Kodit Penal është shumë i rëndësishëm, kur zyra e Kryeministrit dhe zyra e Presidentit Meta punuan së bashku për të gjetur balancën më të mirë dhe mendoj se roli i luajtur nga Presidenti Meta ka qenë vendimtar për balancimin e ndërhyrjes së gjithë institucioneve të tjera’

The post Soreca: Meta rol balancues në miratimin e ndryshimeve për Kodin Penal për pandeminë appeared first on 55 News.

]]>
KE 180 milionë euro për Shqipërinë, Soreca: Do të jenë në formë kredie, ndihmë për të mbrojtur qytetarët dhe ekonominë https://55news.al/politike/ke-180-milione-euro-per-shqiperine-soreca-do-te-jene-ne-forme-kredie-ndihme-per-te-mbrojtur-qytetaret-dhe-ekonomine/ Wed, 22 Apr 2020 11:30:33 +0000 https://new.55news.al/?p=157302 Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca sqaron se propozimi i KE për t’i dhënë Shqipërisë 180 milionë euro do të jetë kredi në terma të favorshme. Soreca thotë se ky fond do të jetë për të mbrojtur qytetarët dhe për të minimizuar efektet negative në pasojat në ekonomi. STATUSI NGA LUIGI SORECA Ndihma BE […]

The post KE 180 milionë euro për Shqipërinë, Soreca: Do të jenë në formë kredie, ndihmë për të mbrojtur qytetarët dhe ekonominë appeared first on 55 News.

]]>
Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca sqaron se propozimi i KE për t’i dhënë Shqipërisë 180 milionë euro do të jetë kredi në terma të favorshme.

Soreca thotë se ky fond do të jetë për të mbrojtur qytetarët dhe për të minimizuar efektet negative në pasojat në ekonomi.

STATUSI NGA LUIGI SORECA

Ndihma BE për Shqipërinë në kohën e COVID19 shënon një tjetër hap të rëndësishëm. Në krye të ndihmës së mëparshme,

KE propozon të ndahen 180 milion € në formë kredie me kushte shumë të favorshme për të ndihmuar në mbrojtjen e qytetarëve dhe zbutjen e pasojave negative socio-ekonomike

 

The post KE 180 milionë euro për Shqipërinë, Soreca: Do të jenë në formë kredie, ndihmë për të mbrojtur qytetarët dhe ekonominë appeared first on 55 News.

]]>
U shkatërruan nga tërmeti, BE do të rindërtojë 22 shkolla, ambasadori Soreca firmos kontratën https://55news.al/politike/u-shkaterruan-nga-termeti-be-do-te-rindertoje-22-shkolla-ambasadori-soreca-firmos-kontraten/ Wed, 15 Apr 2020 14:51:22 +0000 https://new.55news.al/?p=156261 Bashkimi Evrpian do të rindërtojë 22 shkolla të shkatërruara nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit 2019. Ambasadori i BE në Tiranë, Liugi Soreca, ka nënshkruar sot kontratën me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, dhe Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP, Limya Eltayeb. Mesazhi i ambasadës së BE në “Facebook”   22 shkolla të dëmtuara ose të shkatërruara […]

The post U shkatërruan nga tërmeti, BE do të rindërtojë 22 shkolla, ambasadori Soreca firmos kontratën appeared first on 55 News.

]]>
Bashkimi Evrpian do të rindërtojë 22 shkolla të shkatërruara nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit 2019.

Ambasadori i BE në Tiranë, Liugi Soreca, ka nënshkruar sot kontratën me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, dhe Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP, Limya Eltayeb.

Mesazhi i ambasadës së BE në “Facebook”

 

22 shkolla të dëmtuara ose të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 do të rindërtohen dhe rehabilitohen falë programit 15 milionë Euro #EU4Schools. Ambasadori i BE-së Luigi Soreca nënshkroi sot kontratën me Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP Limya Eltayeb në prani të Ministrit të Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj dhe Zëvendës Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Oltion Rrumbullaku. 7 500 fëmijë dhe adoleshentë nga zonat e prekura do të përfitojnë nga ky program. Përgjigja e Bashkimit Evropian dëshmon edhe një herë se Shqipëria nuk është vetëm e afërt gjeografikisht, por edhe afër zemrave dhe shqetësimeve tona. Ne premtuam të ndihmojmë dhe e realizuam këtë me shpejtësi për popullin shqiptar.

“Rindërtimi i shkollave sjell shpresë dhe rikthen ndjesinë se jeta po shkon në normalitet. Asgjë më mirë se shkolla nuk mund të mishërojë qëndrueshmërinë dhe besimin tek e ardhmja. Qëllimi është të sigurojmë shkolla të standardeve më të larta ndërkombëtare”, tha ambasadori i BE-së Luigi Soreca .

 

The post U shkatërruan nga tërmeti, BE do të rindërtojë 22 shkolla, ambasadori Soreca firmos kontratën appeared first on 55 News.

]]>
”Premtim i dhënë dhe i mbajtur”, Soreca: Këshilli Europian rregulloi buxhetin për 2020 https://55news.al/politike/premtim-i-dhene-dhe-i-mbajtur-soreca-keshilli-europian-rregulloi-buxhetin-per-2020/ Tue, 14 Apr 2020 13:56:14 +0000 https://new.55news.al/?p=156035 Ambasadori i BE, Luigi Soreca jep lajmin se Këshilli Europian ka ndryshuar buxhetin e BE për 2020 ku përfshihen ndihmat në vendet që duhet urgjentisht. Sipas Soreca-s në këtë buxhet përfshihet edhe granti 100 milonë euro i Komisionit Europian që u dha gjatë Konferencës së Donatorëve për Shqipërinë. KE dha në shkurt 100 milionë euro […]

The post ”Premtim i dhënë dhe i mbajtur”, Soreca: Këshilli Europian rregulloi buxhetin për 2020 appeared first on 55 News.

]]>
Ambasadori i BE, Luigi Soreca jep lajmin se Këshilli Europian ka ndryshuar buxhetin e BE për 2020 ku përfshihen ndihmat në vendet që duhet urgjentisht.

Sipas Soreca-s në këtë buxhet përfshihet edhe granti 100 milonë euro i Komisionit Europian që u dha gjatë Konferencës së Donatorëve për Shqipërinë.

KE dha në shkurt 100 milionë euro për Shqipërinë në procesin e Rindërtimit të banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, dhe duket se BE nuk do i prekë ato edhe pse ndodhet në një krizë kontinentale me COVID-19.

Soreca thotë se ky është një premtim i mbajtur tashmë dhe BE qëndron afër Shqipërisë.

STATUSI I LUIGI SORECAS

Today the @EUCouncil amended Flag of European Union 2020 budget to provide additional support ëhere urgently needed. This includes the €100M pledged by
@EU_Commission in February to support post-earthquake reconstruction in AlbaniaFlag of Albania.
Promise kept and delivered! The #EU stands by #Albania!Flag of European UnionFlag of Albania

 

 

The post ”Premtim i dhënë dhe i mbajtur”, Soreca: Këshilli Europian rregulloi buxhetin për 2020 appeared first on 55 News.

]]>
Nga çelja e negociatave tek ndihma e BE për COVID-19, Soreca video- konferencë me Bashën: Duhet monitorimi dhe bashkëpunimi i opozitës https://55news.al/politike/nga-celja-e-negociatave-tek-ndihma-e-be-per-covid-19-soreca-video-konference-me-bashen-duhet-monitorimi-dhe-bashkepunimi-i-opozites/ Tue, 31 Mar 2020 14:45:03 +0000 https://new.55news.al/?p=153401 Ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe lideri opozitar Lulzim Basha kanë zhvilluar sot një video- konferencë. Soreca e konsideron një bisedë të mirë teksa thekson se në çështjet e diskutuara ishin negociatat, konferenca e parë ndërqeveritare pas negociatave si dhe ndihmat e BE për tërmetin dhe koronavirusin në Shqipëri. Sa i përket negociatave Soreca theksoi […]

The post Nga çelja e negociatave tek ndihma e BE për COVID-19, Soreca video- konferencë me Bashën: Duhet monitorimi dhe bashkëpunimi i opozitës appeared first on 55 News.

]]>
Ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe lideri opozitar Lulzim Basha kanë zhvilluar sot një video- konferencë.

Soreca e konsideron një bisedë të mirë teksa thekson se në çështjet e diskutuara ishin negociatat, konferenca e parë ndërqeveritare pas negociatave si dhe ndihmat e BE për tërmetin dhe koronavirusin në Shqipëri.

Sa i përket negociatave Soreca theksoi se tashmë duhet një bashkëpunim dhe monitorim i opozitës për të konkluduar përpjekjen.

”Bisedë e mirë Lulzim Bashën sot në bisedimet e pranimit pas javës së kaluar nga Këshilli Europian

Ne e kuptuam rëndësinë e reformave të bëra nga Shqipëria për të marrë dritën e gjelbër dhe u pajtuam që ato duhet të vazhdojnë duke pasur parasysh mbledhjen e parë ndërqeveritare. Përpjekja e gjithë kësaj shoqëria  do tu duhet bashkëpunimi dhe monitorimi i opozitës.

Ne folëm gjithashtu për mbështetjen e Bashkimit Evropian për Shqipërinë në luftën e vazhdueshme kundër koronavirusit dhe në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit të kaluar.”- shkruan Soreca.

Good conversation with @lulzimbasha_al today on accession talks following last week’s @EUCouncil 🇪🇺 decision. We recognised the importance of reforms done by Albania🇦🇱 to get the green light and we agreed that they need to continue in view of the first IGC. 1/2

View image on TwitterView image on Twitter
 

.This whole-society effort will need the cooperation and monitoring of the opposition.
We also spoke about the 🇪🇺 support to 🇦🇱 in the ongoing fight against and in the reconstruction efforts following last November earthquake. 2/2🇪🇺🇦🇱

 
See Luigi Soreca🇪🇺‘s other Tweets
 

 

The post Nga çelja e negociatave tek ndihma e BE për COVID-19, Soreca video- konferencë me Bashën: Duhet monitorimi dhe bashkëpunimi i opozitës appeared first on 55 News.

]]>