Spahia Archives - 55 News https://55news.al/tag/spahia/ Fri, 06 Mar 2020 10:34:27 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Spahia Archives - 55 News https://55news.al/tag/spahia/ 32 32 Spahia: Drejtoresha e ‘QSH 8’, presion mjekëve e infermiereve: Pse flisni me opozitën https://55news.al/politike/spahia-drejtoresha-e-qsh-8-presion-mjekeve-e-infermiereve-pse-flisni-me-opoziten/ Fri, 06 Mar 2020 10:34:27 +0000 https://new.55news.al/?p=148699 Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia ka publikuar një audio të regjistruar në qendrën shëndetësore numër 8 në Tiranë. ‘Drejtoresha e QSh nr.8 Blerta Berberi provoi se është një militante partiake që, në vend të  shqetësohet për personelin mjekësor dhe qytetarët, u kërkon llogari mjekëve pse komunikojnë me opozitën’, shkruan Bardh Spahia në profilin e tij […]

The post Spahia: Drejtoresha e ‘QSH 8’, presion mjekëve e infermiereve: Pse flisni me opozitën appeared first on 55 News.

]]>

Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia ka publikuar një audio të regjistruar në qendrën shëndetësore numër 8 në Tiranë.

‘Drejtoresha e QSh nr.8 Blerta Berberi provoi se është një militante partiake që, në vend të  shqetësohet për personelin mjekësor dhe qytetarët, u kërkon llogari mjekëve pse komunikojnë me opozitën’, shkruan Bardh Spahia në profilin e tij në Facebook.

Reagimi i plotë i Bardh Spahiajt:

Kush ka mundësinë të bisedojë me një mjek, e kupton menjëherë se të ashtuquajturat masa të qeverisë kundër koronavirusit te ri janë vetëm propagandë.

Më të pambrojturit janë mjekët.

Deri kur ne bëmë publike të vërtetën se Qendrat Shëndetësore janë të papërgatitura, atje mungonin edhe masat më elementare.

Video e vërteton plotësisht këtë. Për fat të keq, Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr.8 Blerta Berberi provoi se është një militante partiake që, në vend të shqetësohet për personelin mjekësor dhe qytetarët, u kërkon llogari mjekëve pse komunikojnë me opozitën për t’u thënë qytetarëve të vërtetën.

The post Spahia: Drejtoresha e ‘QSH 8’, presion mjekëve e infermiereve: Pse flisni me opozitën appeared first on 55 News.

]]>
Spahia: Shendëtësia e rilindjes, fasadë nga A-ja tek ZH-ja, e aspak shërbim https://55news.al/politike/spahia-shendetesia-e-rilindjes-fasade-nga-a-ja-tek-zh-ja-e-aspak-sherbim/ Wed, 26 Feb 2020 09:43:41 +0000 https://new.55news.al/?p=147034 Ish deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka reaguar ndaj disa deklaratave të ministres së shendetësisë Ogerta Manastirliu e cila deklapri se rilidnja ka nisur nga minusi punën në shendetësi. “Zonjë, jeni ju një minus shumë i madh për sistemin shëndetësor! Kjo është pak por e sigurtë, sepse e thonë pikërisht mjekët që përballen ditë […]

The post Spahia: Shendëtësia e rilindjes, fasadë nga A-ja tek ZH-ja, e aspak shërbim appeared first on 55 News.

]]>

Ish deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka reaguar ndaj disa deklaratave të ministres së shendetësisë Ogerta Manastirliu e cila deklapri se rilidnja ka nisur nga minusi punën në shendetësi.

“Zonjë, jeni ju një minus shumë i madh për sistemin shëndetësor! Kjo është pak por e sigurtë, sepse e thonë pikërisht mjekët që përballen ditë pas dite me politikat tuaja dritëshkurtra, ku fasada është A-ja dhe ZH-ja, e aspak shërbimi shëndetësor! Janë ata që po i dekurajoni me politikat e PPP-ve, duke u urdhëruar racionimin e shërbimeve, duke i përballur me mungesa që i venë në vështirësi përballë pacientëve”, shkruan Spahia ne një postim në faqen e tij në facebook.

Ja postimi i plotë:

”PUNA” E RILINDJES NE SHENDETESI: FAJESIMI I PARAARDHESVE!!!

Sipas ministres Manastirliu, rilindja e paskërka nisur nga minusi punën në shëndetësi! E thotë pa iu dridhur qerpiku! As skuqet e as zverdhet, edhe kur thotë se eksodi i mjekëve paskërka si shkak mungesën e specializimeve në qeverisjen e PD!!! Po mirë, meqë e paskeni gjetur këtë situatë, a mund të thoni se cfarë keni bërë ju në këto 7 vite? Pse hemoragjia sa vjen e thellohet? Pse nuk i kuptokan mjekët e infermierët reformat “madhështore” të Rilindjes, por kërkokan mundësi në vende të tjera? Kush është ai që i ka kushtet këtu, e ikën duke lënë pas familje, shokë e miq, për të nisur gjithçka nga fillimi në vend të huaj? Apo ju nuk mendoni dot kaq thellë, se të menduarit nuk është detyra juaj?

Zonjë, jeni ju një minus shumë i madh për sistemin shëndetësor! Kjo është pak por e sigurtë, sepse e thonë pikërisht mjekët që përballen ditë pas dite me politikat tuaja dritëshkurtra, ku fasada është A-ja dhe ZH-ja, e aspak shërbimi shëndetësor! Janë ata që po i dekurajoni me politikat e PPP-ve, duke u urdhëruar racionimin e shërbimeve, duke i përballur me mungesa që i venë në vështirësi përballë pacientëve e duke mos i dëgjuar! Ky stili militant i fajësimit të paraardhësve në fund të mandatit të dytë, në fakt dëshmon pikërisht mungesën e punës, të cilën, nëse do e kishit bërë, do ishit duke e treguar në këto 7 vjet!

The post Spahia: Shendëtësia e rilindjes, fasadë nga A-ja tek ZH-ja, e aspak shërbim appeared first on 55 News.

]]>
Paketa anti KÇK, Spahia: Kryeministri bën sikur vjen nga hëna https://55news.al/politike/paketa-anti-kck-spahia-kryeministri-ben-sikur-vjen-nga-hena/ Sun, 02 Feb 2020 13:10:43 +0000 https://new.55news.al/?p=142599 Ish deputeti demokrat Bardh Spahia ka reaguar pas deklarimve të kreut të qeverisë për OFL. “Ky do luftoka krimin tani? Ky që ka 6 të zgjedhur vendorë prej tij nën hetim, njëri në kerkim e nuk thotë asnjë fjalë”, shkruan Spahia në një shenim në facebook. Ja postimi i plotë: KRYEMINISTRI QE BEN SIKUR VJEN […]

The post Paketa anti KÇK, Spahia: Kryeministri bën sikur vjen nga hëna appeared first on 55 News.

]]>
Ish deputeti demokrat Bardh Spahia ka reaguar pas deklarimve të kreut të qeverisë për OFL.

“Ky do luftoka krimin tani? Ky që ka 6 të zgjedhur vendorë prej tij nën hetim, njëri në kerkim e nuk thotë asnjë fjalë”, shkruan Spahia në një shenim në facebook.

Ja postimi i plotë:

KRYEMINISTRI QE BEN SIKUR VJEN NGA HENA

 

Si zakonisht nuk i mungojnë fondet për shpenzime fasadë, sidomos kur duhet të luaje rolin e “shpëtimtarit” edhe pse asnjë pengesë nuk ka patur në 7 vjet. Pasi justifikoi gjithçka të shëmtuar, në emër të reformës në drejtësi, tani që u ngrit SPAK E BKH, thotë se ky do bëka të njëjtën punë që ligji ua ngarkon atyre.

Po pse nuk e ka bërë më parë? Pse nuk flet për kriminelët e rrezikshëm të kapur gjatë qeverisjes së PD, e që po lirohen njëri pas tjetrit, edhe me një kontratë punësimi nga njerëz të afërt të këtij Kryeministri në pushtetin vendor?

Ky do luftoka krimin tani? Ky që ka 6 të zgjedhur vendorë prej tij nën hetim, njëri në kerkim e nuk thotë asnjë fjalë?

Po ata kriminelët që i kanë dalë në përgjime për vjedhje votash?

Pse nuk ia “beson” të fortët strukturave të reja të reformës në drejtësi, por po kërkon te jetë “dorë e parë”? Asgjë e mire nuk vjen nga një njeri që kërkon të kontrollojë çdo pushtet! #Largimi i Ramës, mision kombëtar.

Image

The post Paketa anti KÇK, Spahia: Kryeministri bën sikur vjen nga hëna appeared first on 55 News.

]]>
Paketa anti KÇK, Spahia: Kryeministri bën sikur vjen nga hëna https://55news.al/politike/paketa-anti-kck-spahia-kryeministri-ben-sikur-vjen-nga-hena/ Sun, 02 Feb 2020 13:02:02 +0000 https://new.55news.al/?p=142595 Ish deputeti demokrat Bardh Spahia ka reaguar pas deklarimve të kreut të qeverisë për OFL. “Ky do luftoka krimin tani? Ky që ka 6 të zgjedhur vendorë prej tij nën hetim, njëri në kerkim e nuk thotë asnjë fjalë”, shkruan Spahia në një shenim në facebook. Ja postimi i plotë: KRYEMINISTRI QE BEN SIKUR VJEN […]

The post Paketa anti KÇK, Spahia: Kryeministri bën sikur vjen nga hëna appeared first on 55 News.

]]>
Ish deputeti demokrat Bardh Spahia ka reaguar pas deklarimve të kreut të qeverisë për OFL.

“Ky do luftoka krimin tani? Ky që ka 6 të zgjedhur vendorë prej tij nën hetim, njëri në kerkim e nuk thotë asnjë fjalë”, shkruan Spahia në një shenim në facebook.

Ja postimi i plotë:

KRYEMINISTRI QE BEN SIKUR VJEN NGA HENA

 

Si zakonisht nuk i mungojnë fondet për shpenzime fasadë, sidomos kur duhet të luaje rolin e “shpëtimtarit” edhe pse asnjë pengesë nuk ka patur në 7 vjet. Pasi justifikoi gjithçka të shëmtuar, në emër të reformës në drejtësi, tani që u ngrit SPAK E BKH, thotë se ky do bëka të njëjtën punë që ligji ua ngarkon atyre. Po pse nuk e ka bërë më parë? Pse nuk flet për kriminelët e rrezikshëm të kapur gjatë qeverisjes së PD, e që po lirohen njëri pas tjetrit, edhe me një kontratë punësimi nga njerëz të afërt të këtij Kryeministri në pushtetin vendor? Ky do luftoka krimin tani? Ky që ka 6 të zgjedhur vendorë prej tij nën hetim, njëri në kerkim e nuk thotë asnjë fjalë? Po ata kriminelët që i kanë dalë në përgjime për vjedhje votash? Pse nuk ia “beson” të fortët strukturave të reja të reformës në drejtësi, por po kërkon te jetë “dorë e parë”? Asgjë e mire nuk vjen nga një njeri që kërkon të kontrollojë çdo pushtet! #Largimi i Ramës, mision kombëtar.

Image

The post Paketa anti KÇK, Spahia: Kryeministri bën sikur vjen nga hëna appeared first on 55 News.

]]>
Dhuna ndaj Sekretarit të PD Dollapi dhe qytetarëve, Spahia, Ramës: Asgjë nuk harrohet https://55news.al/politike/dhuna-ndaj-sekretarit-te-pd-dollapi-dhe-qytetareve-spahia-rames-asgje-nuk-harrohet/ Sun, 12 May 2019 07:21:52 +0000 https://new.55news.al/?p=99422 Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të Sait Dollapit, sekretar organizativ i PD, duke i cilësuar aktet e dhunshme ndaj tij si sjellja skandaloze e një pushteti që qytetaret i trajton si kriminelë, e kriminelet i mban ne krah! Spahia tha se policia po keqpërdoret në mënyrën më të turpshme. Asgjë nuk […]

The post Dhuna ndaj Sekretarit të PD Dollapi dhe qytetarëve, Spahia, Ramës: Asgjë nuk harrohet appeared first on 55 News.

]]>
Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të Sait Dollapit, sekretar organizativ i PD, duke i cilësuar aktet e dhunshme ndaj tij si sjellja skandaloze e një pushteti që qytetaret i trajton si kriminelë, e kriminelet i mban ne krah!

Spahia tha se policia po keqpërdoret në mënyrën më të turpshme.

Asgjë nuk do të harrohet, thekson Spahia në reagimin e tij

 

Ja postimi i plotë

JEMI NE KUSHTET E NJE SHTETI POLICOR

Izolimi i sekretarit organizativ te PD Sahit Dollapi, si te ishte nje kriminel, duke e shoqeruar ne fillim ne polici e me pas ne spital, duke mos dhene asnje lloj informacioni mbi shendetin e tij e sidomos duke blinduar Spitalin e Traumes, eshte me se paku sjellja skandaloze e nje pushteti qe qytetaret i trajton si kriminele, e kriminelet i mban ne krah! Pamjet ne spitalin publik jane te turpshme e skandaloze!!!!! Policia e shtetit po keqperdoret ne menyren me te turpshme per interesa politike te pastra. Dhuna policore e gazi lotsjelles jane ne proporcion me friken e nje kryeministri, qe po terhiqet zvarre pas karriges se vet! Asgje nuk harrohet! Kjo eshte pak por e sigurte!

The post Dhuna ndaj Sekretarit të PD Dollapi dhe qytetarëve, Spahia, Ramës: Asgjë nuk harrohet appeared first on 55 News.

]]>
Denoncimi i PD, Spahia: Dyfishimi i çmimeve, akt korruptiv dhe i paligjshëm, dentistët të mos e zbatojnë https://55news.al/politike/denoncimi-i-pd-spahia-dyfishimi-i-cmimeve-akt-korruptiv-dhe-i-paligjshem-dentistet-te-mos-e-zbatojne/ Thu, 24 Jan 2019 13:56:34 +0000 https://new.55news.al/?p=81726 Vendimi i Urdhrit të Stomatologut për përcaktimin e çmimit të 13 shërbimeve është i paligjshëm dhe korruptiv dhe qeveria është bashkëpërgjegjëse me heshtjen e saj. Kështu ka deklaruar deputeti demokrat Bardh Spahia gjatë një konference shtypi në selinë e PD. PD u ka bërë thirrje dentistëve të mos zbatojnë urdhrin e paligjshëm dhe të shkarkojnë […]

The post Denoncimi i PD, Spahia: Dyfishimi i çmimeve, akt korruptiv dhe i paligjshëm, dentistët të mos e zbatojnë appeared first on 55 News.

]]>
Vendimi i Urdhrit të Stomatologut për përcaktimin e çmimit të 13 shërbimeve është i paligjshëm dhe korruptiv dhe qeveria është bashkëpërgjegjëse me heshtjen e saj.

Kështu ka deklaruar deputeti demokrat Bardh Spahia gjatë një konference shtypi në selinë e PD.
PD u ka bërë thirrje dentistëve të mos zbatojnë urdhrin e paligjshëm dhe të shkarkojnë këdo që është bërë pjesë e aktit korruptiv.

Ja deklarata e deputetit të PD Bardh Spahia, Nënkryetar i Komisionit të Shëndetësis

• Vendimi i Urdhrit të Stomatologut për përcaktimin e çmimit të 13 shërbimeve është i paligjshëm dhe korruptiv.

• Qeverisë, e cila u lajmërua që në dhjetor për rritjen e paligjshme të çmimeve, është bashkëpërgjegjëse me heshtjen e saj.

• PD u bën thirrje dentistëve të mos zbatojnë urdhrin e paligjshëm dhe të shkarkojnë këdo që është bërë pjesë e aktit korruptiv.

Makineria e propagandës së qeverisë së Edi Ramës flet çdo ditë për ulje taksash, për çmime më të lira dhe jetë më të mirë. Por e vërteta është ndryshe. Me heshtjen e saj, qeveria është bërë pjesë e një vendimi të paligjshëm dhe korruptiv, të marrë nga Urdhri i Stomatologut për thuajse dyfishimin e çmimit të shërbimit për qytetarët.
Me një vendim të paprecedentë, të paligjshëm, abuziv, presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikollë Deda. kandidati për deputet i Edi Ramës në Pukë, urdhëron dentistët të rrisin gati dyfish çmimet për 13 shërbime. Janë shërbimet që kryejnë më së shumti qytetarët, përfshirë edhe mbushjen e dhëmbëve, vënien e protezave dhe deri tek ndërhyrjet kirurgjikale.
Kandidati për deputet i Edi Ramës që drejton urdhrin e stomatologëve është në shkelje të plotë të ligjit për Urdhrin e Stomatologut, i cili nuk i jep asnjë të drejtë Urdhrit të vendosë çmime për shërbimin që dentistët u japin qytetarëve. Ky organ ka si mision ligjor ruajtjen e standardeve të larta në këtë profesion e sidomos mbrojtjen e pacientëve nga kequshtrimi i profesionit të stomatologut. Shtatë kompetencat e Urdhrit janë në funksion të këtij misioni. Në asnjë pikë nuk figuron e drejta për të vendosur dhe caktuar çmime! Kjo është shkelje jo vetëm e parimeve të Urdhrit, por edhe e ligjit.
Për këtë kandidati i PS, Nikollë Deda duhet të mbajë përgjegjësi, pasi ka nxitur në mënyrë të paligjshme vendosjen në treg të çmimit monopol, duke cënuar rëndë konkurrencën. Qeveria është përgjegjëse, sepse ka heshtur pas këtij urdhri të paligjshëm, korruptiv dhe abuziv. Ministria e Financave është informuar zyrtarisht që lista e çmimeve të reja të paligjshme të zbatohet në kasat fiskale, por nuk ka bërë asgjë për ta kundërshtuar.
Po kështu Ministrja e Shëndetësisë, e cila është e zënë me propagandën e shëmtuar për të paraqitur spitalet e Shqipërisë si spitalet e zvicrës, ka mbyllur një sy për urdhrin e paligjshëm që bie në kurrizin e çdo shqiptari. Partia Demokratike u bën thirrje dentistëve të mos zbatojnë një vendim të paligjshëm, duke rritur artificialisht çmimet për qytetarët shqiptarë.
Partia Demokratike i nxit anëtarët e urdhrit të shkarkojnë cilindo person që është bërë pjesë e këtij mekanizmi antiligjor, që synon të rrjepë nga lekët shqiptarët me bekimin e qeverisë. Kundër këtij modeli abuzues e grabitës të qytetarëve duhet të ngrihemi të gjithë. Të bashkohemi në protesta deri në largimin e kryeministrit që frymëzon modelin e grabitjes së shqiptarëve.

The post Denoncimi i PD, Spahia: Dyfishimi i çmimeve, akt korruptiv dhe i paligjshëm, dentistët të mos e zbatojnë appeared first on 55 News.

]]>
Denoncim/ Spahia: Kjo është shëndetësia ‘falas’, sot më e shtrenjtë se kurrë (foto) https://55news.al/politike/denoncim-spahia-kjo-eshte-shendetesia-falas-sot-me-e-shtrenjte-se-kurre-foto/ Wed, 18 Jul 2018 17:52:12 +0000 https://new.55news.al/?p=36045 Deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka publikuar denoncimin e një të sëmuri i cili ka kryer transplantin e veshkave dhe që sipas të cilit po “grihet” nga paratë vetëm për të marrë mjekimin e nevojshëm. Përmes një postimi në “facebook” Spahia shkruan se sorollatja e të sëmurëve vazhdon dhe mjekësia është më e shtrenjtë se […]

The post Denoncim/ Spahia: Kjo është shëndetësia ‘falas’, sot më e shtrenjtë se kurrë (foto) appeared first on 55 News.

]]>
Deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka publikuar denoncimin e një të sëmuri i cili ka kryer transplantin e veshkave dhe që sipas të cilit po “grihet” nga paratë vetëm për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Përmes një postimi në “facebook” Spahia shkruan se sorollatja e të sëmurëve vazhdon dhe mjekësia është më e shtrenjtë se kurrë. “Odisea dhe sorollatja e te pamundurve dhe te semureve kronike vazhdon…Kjo eshte shendetesia “falas”, sot me e shtrenjte se kurre.” shkruan deputeti demokrat.

deno

The post Denoncim/ Spahia: Kjo është shëndetësia ‘falas’, sot më e shtrenjtë se kurrë (foto) appeared first on 55 News.

]]>
Bardh Spahia: Rama po e mbush Shqipërinë me plehra dhe luftëtarë të penduar te ISIS? https://55news.al/politike/bardh-spahia-rama-po-e-mbush-shqiperine-me-plehra-dhe-luftetare-te-penduar-te-isis/ Sun, 10 Jun 2018 16:33:00 +0000 https://new.55news.al/?p=24589 Deputeti i PD ka reaguar ndaj kryeministrit Rama sa i përket keqqeverisjes së tij, tendencës për ta shitur veten si një evropian, por që në fakt nuk është gjë tjetër vecse një kryeministër që nuk po qeverisë, po varfëron çdo ditë e më shumë popullin e tij si dhe po e kthen Shqipërinë në koshin […]

The post Bardh Spahia: Rama po e mbush Shqipërinë me plehra dhe luftëtarë të penduar te ISIS? appeared first on 55 News.

]]>
Deputeti i PD ka reaguar ndaj kryeministrit Rama sa i përket keqqeverisjes së tij, tendencës për ta shitur veten si një evropian, por që në fakt nuk është gjë tjetër vecse një kryeministër që nuk po qeverisë, po varfëron çdo ditë e më shumë popullin e tij si dhe po e kthen Shqipërinë në koshin e plehrave të Europës dhe luftëtarëve të penduar të ISIS.

Ja çfarë shkruan Bardh Spahia në FB

Europian ky! E mbushi Shqipërinë me investitorë europiane dhe perëndimore apo me plehra dhe me luftëtare te penduar te ISIS? Është pro europiane dhe perëndimore te heqësh vizat për qytetaret shqiptar apo te sajosh ngjarje makabre per shtatezani te ndërprera dhe te bombardosh me këtë perversitet mendor imagjinar kancelaritë perëndimore? Është pro europiane te anëtarësosh vendin ne NATO apo forcosh miqësitë ekonomike dhe politike me lindjen duke pas mbushur qeverinë me ministra bij baballarësh te betuar kunder NATO dhe “imperialisteve”? Pro europiane është te kesh vëllanë trafikant droge? Pro europiane është te kontrollosh çdo pushtet përfshirë edhe drejtësinë? Eshte pro europiane te mbushesh parlamentin e gjithë administratën me lloj-lloj fundërrinë kriminale? Është pro europiane te mbrosh deri ne fund çdo lloj krimineli duke luftuar deri ne fund me çdo arsenal për te shkatërruar çdo gjë ne këtë vend? Është europiane te tallesh e te përçmosh çdo hall e shqetësim te njerëzve te vuajtur ne gjoja llogaridhënien e tij te neveritshme? Eshte pro europiane i pamëshire ne përjashtimin nga asistenca ekonomike e rreth 20.000 familjeve? Eshte pro europiane te mbyllesh gojën e shtypit dhe mediave? Eshte pro europiane te burgosesh ke proteston për taksa e te mbrosh me epsh trafikantet e drogës? Kryeministër pro europian me thonj te zi llum duke ngrenë tasin e makaronave me një pirun unë skam pare. Kryeministër pro europian me poture, me atlete e me tuta nder takime zyrtare unë skam pare. Pro europian ky? Ky është një palaço i papërgjegjshëm, një diktatoruc i dështuar qe ne sjellje e deri ne paraqitje, te cilit shpejt koha dhe njerëzit e përgjegjshëm te këtij vendi do i tregojnë vendin!

The post Bardh Spahia: Rama po e mbush Shqipërinë me plehra dhe luftëtarë të penduar te ISIS? appeared first on 55 News.

]]>