Spartak Pecani Archives - 55 News https://55news.al/tag/spartak-pecani/ Fri, 09 Nov 2018 13:16:10 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Spartak Pecani Archives - 55 News https://55news.al/tag/spartak-pecani/ 32 32 “Bolero në vilën e pleqve”, film me subjekt 100% shqiptar https://55news.al/kulture/bolero-ne-vilen-e-pleqve-film-me-subjekt-100-shqiptar/ Fri, 09 Nov 2018 13:16:10 +0000 https://new.55news.al/?p=65899  “Bolero në vilën e pleqve” është filmi që ka mbaruar xhirimet nga regjisori Spartak Pecani. Skenari Linda Fejzaj dhe Spartak Pecani, ngjarjet e filmit “Bolero në vilën e pleqve” interpretohen me aktorë të njohur. Skenaristja Fejzaj tregon se ky film është një subjekt shqiptar, por që ka një tematikë universale. “Ky film është një subjekt […]

The post “Bolero në vilën e pleqve”, film me subjekt 100% shqiptar appeared first on 55 News.

]]>
 “Bolero në vilën e pleqve” është filmi që ka mbaruar xhirimet nga regjisori Spartak Pecani. Skenari Linda Fejzaj dhe Spartak Pecani, ngjarjet e filmit “Bolero në vilën e pleqve” interpretohen me aktorë të njohur. Skenaristja Fejzaj tregon se ky film është një subjekt shqiptar, por që ka një tematikë universale.

“Ky film është një subjekt 100 përqind shqiptar, por që ka një tematikë universale. Ai zbulon misteret, dramat, me ndërlikimet, dëshirat e fshehura, në një mjedis shpesh të egër, të pamëshirshëm, ku femra është më e pambrojtura. Drama ka “luftë të brendshme”, elektricitet, gjendje e situata shpeshherë absurde, por që marrin zgjidhje shpesh befasuese. Në këtë përplasje të dy botëve, bota e një brezi të vjetër që e duan njëri-tjetrin me frymën e fundit dhe  brezi i ri, që sfidojnë të gjitha moralet dhe konventat”, shprehet skenaristja për filmin.

“Bolero në vilën e pleqve” ka përfunduar xhirimet, por skenaristja Linda Fejzaj tregon se meritë ka dhe QKK për projektin. “Nuk duhet harruar se është për t’u falenderuar edhe puna e madhe e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë me titullarin e saj Ilir Butka, për  përzgjedhjen e subjekteve me kualitet për t’u financuar, sepse pa mbështetjen e tyre nuk mund të ishim sot këtu”, vijon Fejzaj skenariste. Filmi sjell në role aktorët Robert Ndrenika dhe Margarita Xhepa, kasti vijon dhe me Gentiana Ramadani, Olta Gixhari, Olta Daku, Ledion Zoi, etj. Për këtë projekt skenaristja Linda Fejzaj shprehet se ka një rëndësi të veçantë.

“Kjo kontratë me shtëpinë kinematografike “Eclipss” ishte më shumë se kënaqësi, sepse të punoje me Spartak Pecanin është padyshim përgjegjësi, që kërkon shumë përkushtim dhe punë. Me thënë të drejtën nuk është dhe aq e thjeshtë të punosh me të, kërkesat e tij për punën janë të një standarti unik. Kësaj i shtohet edhe prezenca e aktorëve të mëdhenj si Robert Ndrenika e Margarita Xhepa, që janë vlerë e shtuar. E kam shijuar këtë skenar, këtë film, këto xhirime, kontakti i përhershëm me regjisorin me aktorët, i jepnin edhe më shumë vlerë bashkëpunimit”, tregon Fejzaj. Ngjarjet e filmit vendosen në Tiranë, në qendër është jetesa e një çifti në moshë (pleq), që në vitet e fundit të jetës të tyre edhe pse kanë tre fëmijë duhet të jetojnë vetëm.

The post “Bolero në vilën e pleqve”, film me subjekt 100% shqiptar appeared first on 55 News.

]]>
Sfida e Spartak Pecanit, romancë me moshën e tretë https://55news.al/kulture/sfida-e-spartak-pecanit-romance-me-moshen-e-trete/ Wed, 31 Oct 2018 14:33:25 +0000 https://new.55news.al/?p=63000 Edhe një tjetër film për moshën e tretë. Kohët e fundit janë shtuar prodhimet kinematografike për këtë moshë, si duket kjo vjen edhe nga vetë plakja e regjisorëve. Pas Saimir Kumbaros “Ne dhe Lenini”, Edmon Topit, Ylljet Aliçkajt e ndonjë tjetri, edhe Spartak Pecani i ritkhehet kësaj teme, që ka si protagonistë po ata aktorë. […]

The post Sfida e Spartak Pecanit, romancë me moshën e tretë appeared first on 55 News.

]]>
Edhe një tjetër film për moshën e tretë. Kohët e fundit janë shtuar prodhimet kinematografike për këtë moshë, si duket kjo vjen edhe nga vetë plakja e regjisorëve. Pas Saimir Kumbaros “Ne dhe Lenini”, Edmon Topit, Ylljet Aliçkajt e ndonjë tjetri, edhe Spartak Pecani i ritkhehet kësaj teme, që ka si protagonistë po ata aktorë. Pa e paragjykuar,  thuhet në një njoftim të QKK se xhirimet e filmit ”Bolero në vilën e pleqve”,  skenari i të cilit është me motivet e veprës së Fatos Kongolit me të njëjtin titull, Kanë përfunduar.  Në këtë film luajnë aktorët Robert Ndrenika Margarita Xhepa (janë edhe në filmat e tjerë me këtë temë) , Gentiana Ramadani, Afrim Muçaj, Olta Gixhari, Olta Daku,Ledjon Zoi etj.

Kamera Latif Hasolli ndërsa kostumografi është realizuar nga Gerta Oparaku. Regjinë e filmi ”Bolero në vilën e pleqve” e ka bërë Spartak Pecani, i cili për realizimin e skenarit ka bashkëpunuar edhe me Linda Fejzaj.

Në qendër të filmit një çift pleqsh që janë të detyruar të jetojnë të vetëm në fundjetën e tyre edhe pse kanë tre fëmijë.Biri i tyre u siguron një punëtore shtëpie, në dukje një vajzë e qetë dhe e përkushtuar ardhur nga s’dinë se ku, por vajza e pleqve që në impaktin e parë duket se nuk e pëlqen aspak mysafiren e re në shtëpinë e prindërve, kjo do të bëj që ajo të shkoj përtej pyetjeve të drejtpërdrejta, duke bërë që të zhbiroj mbi jetën e saj nga ku mëson se me kë ka të bëjë. Punëtorja që jeton në vilë ka një të kaluar të errët për mendimin e vajzës së pleqve, për më tepër edhe prirjet e saj janë në kundërshti me parimet dhe principet që ajo ka. Dhe nuk mbaron këtu.

Spartak Pecani është regjisor i shumë filmave, duke nisur nga fundi i viteve 70-të, me 40 vjet karrierë, ku ndër filmat e tij më të arrirë përmendim: 1977: Streha e re,

1980: Ne vinim nga lufta, 1981: Si gjithë të tjerët, 1983: Kohë e largët, 1984: Shirat e vjeshtës, 1985: Të mos heshtësh, 1986: Fjalë pa fund, 1988: Treni niset më shtatë pa pesë, 1990: Vetmi, 1995: Përdhunuesit, 2008: Sekretet, etj.

The post Sfida e Spartak Pecanit, romancë me moshën e tretë appeared first on 55 News.

]]>
Përfundon xhirimet filmi i ri i Spartak Pecanit https://55news.al/kulture/perfundon-xhirimet-filmi-i-ri-i-spartak-pecanit/ Tue, 30 Oct 2018 16:07:52 +0000 https://new.55news.al/?p=62613 Tashmë kanë përfunduar xhirimet e filmit ”Bolero në vilën e pleqve” skenari i të cilit është me motivet e veprës së Fatos Kongolit me të njëjtin titull. Regjinë e këtij filmi e ka bërë Spartak Pecani, i cili për realizimin e skenarit ka bashkëpunuar edhe me Linda Fejzaj. Producent është Eclipss me mbështetjen financiare të Qendrës […]

The post Përfundon xhirimet filmi i ri i Spartak Pecanit appeared first on 55 News.

]]>
Tashmë kanë përfunduar xhirimet e filmit ”Bolero në vilën e pleqve” skenari i të cilit është me motivet e veprës së Fatos Kongolit me të njëjtin titull. Regjinë e këtij filmi e ka bërë Spartak Pecani, i cili për realizimin e skenarit ka bashkëpunuar edhe me Linda Fejzaj. Producent është Eclipss me mbështetjen financiare të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe coproducion i Qendrës Kinematografike të Kosovës. Në këtë film luajnë aktorqët si: Robert Ndrenika Margarita Xhepa, Gentiana Ramadani, Olta Daku, Olta Gixhari, Ledjon Zoi, Afrim Muçaj. DoP është Latif Hasolli ndërsa kostumografi është realizuar nga Gerta Oparaku.  

Në qendër të filmit një çift pleqsh që janë të detyruar të jetojnë të vetëm në fundjetën e tyre edhe pse kanë tre fëmijë. Biri i tyre u siguron një punëtore shtëpie, në dukje një vajzë e qetë dhe e përkushtuar ardhur nga s’dinë se ku, por vajza e pleqve që në impaktin e parë duket se nuk e pëlqen aspak mysafiren e re në shtëpinë e prindërve ,kjo do të bëj që ajo të shkoj përtej pyetjeve të drejtpërdrejta, duke bërë që të zhbiroj mbi jetën e saj nga ku mëson se me kë ka të bëjë. Punëtorja që jeton në vilë ka një të kaluar të errët për mendimin e vajzës së pleqve, për më tepër edhe prirjet e saj janë në kundërshti me parimet dhe principet që ajo ka. Dhe nuk mbaron këtu… 

The post Përfundon xhirimet filmi i ri i Spartak Pecanit appeared first on 55 News.

]]>
Pesë regjisorë shqiptarë në sheshin e xhirimit https://55news.al/kulture/pese-regjisore-shqiptare-ne-sheshin-e-xhirimit/ Wed, 26 Sep 2018 06:35:15 +0000 https://new.55news.al/?p=52375 Gjergj Xhuvani, Spartak Pecani, Namik Ajazi, Jonid Jorgji, Artur Gorishti kanë zbritur në sheshin e xhirimit dhe janë duke xhiruar filmat e tyre me metrazh të gjaët, ku mbi 200 kineastë po jetësojnë ngjarje nga realiteti i sotëm dhe ai i kaluar shqiptar. Spartak Pecani rikthen Ndrenikën e Margarita Xhepën në film. Xhirimet e filmit […]

The post Pesë regjisorë shqiptarë në sheshin e xhirimit appeared first on 55 News.

]]>
Gjergj Xhuvani, Spartak Pecani, Namik Ajazi, Jonid Jorgji, Artur Gorishti kanë zbritur në sheshin e xhirimit dhe janë duke xhiruar filmat e tyre me metrazh të gjaët, ku mbi 200 kineastë po jetësojnë ngjarje nga realiteti i sotëm dhe ai i kaluar shqiptar. Spartak Pecani rikthen Ndrenikën e Margarita Xhepën në film.

Xhirimet e filmit artistik me metrazh të gjatë “Bolero në vilën e pleqve” kanë nisur në Tiranë. Skenari Linda Fejzaj dhe regjia nga Spartak Pecani, ngjarjet e filmit “Bolero në vilën e pleqve” sjellin në role aktorë të njohur të kinemasë shqiptare, por dhe emra të tjerë që publiku i njeh me aktivitetin e tyre. Filmi sjell në role aktorët Robert Ndrenika dhe Margarita Xhepa, kasti vijon dhe me Gentiana Ramadani, Olta Gixhari, Olta Daku, Ledion Zoi, etj. Skenaristja Linda Fejzaj shprehet se regjisori Spartak Pecani është një profesionist. “Gjithçka e mendon e rimendon e përpunon dhe më pas vendos dhe zgjedhjet dhe zgjidhjet janë vërtetë mbresëlënëse”, pohon skenaristja Fejzaj. Filmi një prodhim i shtëpisë kinematografike Eclipse SA Film Production është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Ngjarjet vendosen në Tiranë dhe skenaristja Linda Fejzaj tregon se në qendër të këtij skenari është jetesa e një çifti në moshë superiore (pleq), që në vitet e fundit të jetës të tyre edhe pse kanë tre fëmijë ju duhet të jetojnë vetëm. “Djali i tyre ju siguron një punëtore shtëpie që është infermiere. Ajo çka ka të veçantë, është një marrëdhënie unike e çiftit, një dashuri që vazhdon të egzistojë jo vetëm e fortë, por edhe disi ndryshe. Një letërkëmbim i tyre plot pasion, mënyrë e zgjedhur për të mbajtur gjallë atë çka ka në vetvete martesa” zbulon skenaristja Linda Fejzaj për filmin artistik që ka nisur xhirimet në Tiranë. Në film, sipas skenaristes gjatë gjithë kohës këtë marrëdhënie të tyre e shoqërojnë tingujt e magjishëm të pianos “Bolero” e Ravelit. “Ngjarjet alternohen dhe sjellin në dukje ngjarje me gjendje dhe emocione të forta. Infermierja, që është punëtore shtëpie nuk është ajo që ata mendojnë, këtë do e zbulojë vajza e pleqve që është gjykatëse. E kaluara e saj ka qenë përtej asaj që mund të mendohet”, vijon të tregojë Fejzaj.

The post Pesë regjisorë shqiptarë në sheshin e xhirimit appeared first on 55 News.

]]>