sporti Archives - 55 News https://55news.al/tag/sporti/ Wed, 31 Oct 2018 16:00:05 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png sporti Archives - 55 News https://55news.al/tag/sporti/ 32 32 Foto/ Zhupa: Tre fakte për mashtrimet e ‘Erion Betonit’ për fushën e sportit në Laprakë https://55news.al/politike/foto-zhupa-tre-fakte-per-mashtrimet-e-erion-betonit-per-fushen-e-sportit-ne-laprake/ Wed, 31 Oct 2018 16:00:05 +0000 https://new.55news.al/?p=63036 Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, ka publikuar sot fakte të reja se si kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po mashtron për fushën e sportit që ka thënë se do të bëhet në Laprakë. Përmes një postimi në ‘facebook’, Zhupa shkruan se sot në Laprakë banorët do të kishin beton dhe jo fushë sporti nëse ata […]

The post Foto/ Zhupa: Tre fakte për mashtrimet e ‘Erion Betonit’ për fushën e sportit në Laprakë appeared first on 55 News.

]]>
Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, ka publikuar sot fakte të reja se si kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po mashtron për fushën e sportit që ka thënë se do të bëhet në Laprakë.

Përmes një postimi në ‘facebook’, Zhupa shkruan se sot në Laprakë banorët do të kishin beton dhe jo fushë sporti nëse ata nuk do të kishin protestuar.

Postimi i plotë:

Tre fakte per mashtrimet e Erioni Betonit me banoret e Laprakes, te cilet sot do kishin kantier ndertimi ne vend te fushes nese nuk do protestonin.

The post Foto/ Zhupa: Tre fakte për mashtrimet e ‘Erion Betonit’ për fushën e sportit në Laprakë appeared first on 55 News.

]]>
Një tjetër lajm i zi nga bota e sportit, ndahet nga jeta ish-trajneri i kombëtares https://55news.al/sport/nje-tjeter-lajm-i-zi-nga-bota-e-sportit-ndahet-nga-jeta-ish-trajneri-i-kombetares/ Fri, 12 Oct 2018 13:45:06 +0000 https://new.55news.al/?p=57317 Pas lajmit të trishtuar për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të mesfushorit shqiptar Labinot Harbuzi, bota e futbollit shqiptar është tronditur sërish. Bëhet fjalë për një tjetër ndarje nga jeta këtë herë ish-trajneri i kombëtares së moshave, Filip Xhaji.  Filip Xhaji, i cili ka qenë edhe lojtar i Lokomotivës, sot Teuta e Durrësit, […]

The post Një tjetër lajm i zi nga bota e sportit, ndahet nga jeta ish-trajneri i kombëtares appeared first on 55 News.

]]>
Pas lajmit të trishtuar për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të mesfushorit shqiptar Labinot Harbuzi, bota e futbollit shqiptar është tronditur sërish.

Bëhet fjalë për një tjetër ndarje nga jeta këtë herë ish-trajneri i kombëtares së moshave, Filip Xhaji.  Filip Xhaji, i cili ka qenë edhe lojtar i Lokomotivës, sot Teuta e Durrësit, ka drejtuar ekipin kombëtar të moshave nga 11-19 vjeç.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Xhajit është dhënë nga FSHF, e cila ka shprehur ngushëllimet familjes së Xhajit dhe ekipit të Durrësit.

Reagimi i plotë i FSHF-së:

LAMTUMIRË FILIP XHAJI!

Futbolli durrësak ndjehet në zi për humbjen e një mjeshtri të shquar si Filip Xhaji. FSHF ndjen keqardhje për këtë lajm të hidhur dhe është pranë familjarëve të të ndjerit si dhe tërë komunitetit të madh futbolldashës së Durrësit. Filip Xhaji ka qenë një futbollist që punoi fort bashkë me brezin e lojtarëve të mirë të vitëve 1955-1970 të “Lokomotivës” së dikurshme (sot Teuta) për të ridimensionuar vlerat e traditat më të mira të futbollit në qytetin bregdetar.

Pas lënies së karrierës ka punuar shumë vite në detyrën e trainerit. Kryesisht për moshat e reja nga 11-19 vjec. Për shumë vite me radhë është përkujdesur në Durrës për talentetet e reja, afirmimin e tyre jo vetëm te Teuta por edhe në ekipet Kombëtare të grupmoshave dhe Kombëtaren e madhe kuqezi të Shqipërisë. Federata Shqiptare e Futbollit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes se mjeshtrit durrësak Filip Xhaji.

The post Një tjetër lajm i zi nga bota e sportit, ndahet nga jeta ish-trajneri i kombëtares appeared first on 55 News.

]]>
Si ndihmojnë sportet në zhvillimin fizik dhe psikomotor të fëmijës? https://55news.al/shendeti/si-ndihmojne-sportet-ne-zhvillimin-fizik-dhe-psikomotor-te-femijes/ Mon, 20 Aug 2018 10:32:20 +0000 https://new.55news.al/?p=43247 Noti ndihmon në forcimin e muskujve të zemrës, mushkërive, punojnë të gjitha muskujt dhe pakson rrezikun e shtrembërimeve të shtyllës kurrizore. Nëpërmjet notit fëmijët kuptojnë, konceptet lart, poshtë, majtas, djathtas, njohuri që do e ndihmojnë kur të mësojë për të shkruar. Futbolli rrit shpejtësinë, lëvizshmërinë. Përmirëson ndjenjën e ekulibrit dhe të mëson rregullat e bashkëjetesës […]

The post Si ndihmojnë sportet në zhvillimin fizik dhe psikomotor të fëmijës? appeared first on 55 News.

]]>
Noti ndihmon në forcimin e muskujve të zemrës, mushkërive, punojnë të gjitha muskujt dhe pakson rrezikun e shtrembërimeve të shtyllës kurrizore. Nëpërmjet notit fëmijët kuptojnë, konceptet lart, poshtë, majtas, djathtas, njohuri që do e ndihmojnë kur të mësojë për të shkruar.

Futbolli rrit shpejtësinë, lëvizshmërinë. Përmirëson ndjenjën e ekulibrit dhe të mëson rregullat e bashkëjetesës dhe bashkëpunimit në grup/ekip. Gjimnastika artistike dhe dansi mësojnë të njohësh trupin, ndihmojnë të zhvillohet në mënyrë harmonike dhe përmirësojnë aftësinë e përqëndrimit.

Xhudo dhe karateja/artet marsiale janë shumë të mira për të mësuar të respektohet kundërshtari, të bëhen më të sigurt tek vetja dhe të dominojnë agresivitetin e tyre.

Ndihmojnë në shkathtësinë dhe zhvillimin e artikulacioneve.

Basketbolli dhe volejbolli shtojnë koordinimin dorë këmbë, rrisin shpejtësinë dhe reagimin me shpejtësi, forcojnë shpirtin e grupit.

Skitë përmirësojnë kontrollin e trupit në hapsirë, ndihmojnë në kapërcimin e frikës nga humnera, lartësitë dhe shpejtësisë.

The post Si ndihmojnë sportet në zhvillimin fizik dhe psikomotor të fëmijës? appeared first on 55 News.

]]>
Mbappe “kërcënon” rekordin e Neymar, klubi dhe shifra https://55news.al/sport/mbappe-kercenon-rekordin-e-neymar-klubi-dhe-shifra/ Wed, 04 Jul 2018 11:35:19 +0000 https://new.55news.al/?p=31895 Kylian Mbappe duket se do ta ketë të ardhmen te Reali i Madridit. Kjo është ajo që ka deklaruar në “Twitter” gazetari francez, Baptiste Ripart, që më parë kishte bërë të ditur rinovimin e Griezmann dhe kalimin e Lemar tek Atletico Madrid. Sipas Ripart, Reali i Madridit dhe Paris SG kanë arritur marrëveshjen për transferimin […]

The post Mbappe “kërcënon” rekordin e Neymar, klubi dhe shifra appeared first on 55 News.

]]>
Kylian Mbappe duket se do ta ketë të ardhmen te Reali i Madridit. Kjo është ajo që ka deklaruar në “Twitter” gazetari francez, Baptiste Ripart, që më parë kishte bërë të ditur rinovimin e Griezmann dhe kalimin e Lemar tek Atletico Madrid.

Sipas Ripart, Reali i Madridit dhe Paris SG kanë arritur marrëveshjen për transferimin e 19-vjeçarit që po shkëlqen në Botërorin e Rusisë, për në kryeqytetin spanjoll.

Mësohet se akordi mes dy klubeve për kalimin e Mbappe te Reali është arritur për vlerën e 272 milionë eurove, që e bën atë futbollistin më të shtrenjtë në botë. Mësohet gjithashtu se Reali do të bëjë pagesën e kësaj shifre në 4 këste.

Problemet e Parisit me rregullin e “Fair Play”-t financiar dhe largimi i mundshëm i Cristiano Ronaldos në drejtim të Juventusit, bënë që Reali i Madridit të hedhë sërish sytë nga talenti francez, të cilin e kishte kërkuar edhe më parë.

The post Mbappe “kërcënon” rekordin e Neymar, klubi dhe shifra appeared first on 55 News.

]]>
Njohu Jerusalemin si kryeqytet, ja si e nderon klubi sportiv presidentin Trump… https://55news.al/globi/njohu-jerusalemin-si-kryeqytet-ja-si-e-nderon-klubi-sportiv-presidentin-trump/ Mon, 14 May 2018 08:26:23 +0000 https://new.55news.al/?p=15423 Pasi Donald Trump njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, klubi historik i futbollit ka ndryshuar emrin në nder të presidentit amerikan.  Para përurimit të ambasadës amerikane në Jerusalem, këtë të hënë, klubi do të luajë në ligën “ha’Al” me emrin Beitar Trump Jerusalem, si “mirënjohje për guximin e treguar nga presidenti i Amerikës”. Në Dhjetor […]

The post Njohu Jerusalemin si kryeqytet, ja si e nderon klubi sportiv presidentin Trump… appeared first on 55 News.

]]>

Pasi Donald Trump njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, klubi historik i futbollit ka ndryshuar emrin në nder të presidentit amerikan. 

Para përurimit të ambasadës amerikane në Jerusalem, këtë të hënë, klubi do të luajë në ligën “ha’Al” me emrin Beitar Trump Jerusalem, si “mirënjohje për guximin e treguar nga presidenti i Amerikës”.

Në Dhjetor të vitit të shkuar, presidenti Trump doli kundër gjithë aleatëve dhe njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

“Jerusalemi ka 70 vite që pret njohje ndërkombëtare, derisa presidenti Trump, me një lëvizje të guximshme, e njohu si kryeqytetin e përjetshëm të Izraelit”,- thotë njoftimi për shtyp nga Beitar, që nuk sqaron nëse ndryshimi i emrit do të jetë i përhershëm.

“Presidenti Trump shfaqi guxim dhe dashuri të pastër për popullin izraelit dhe kryeqytetin e tyre, dhe shtete të tjera po vazhdojnë ta ndjekin, duke i dhënë Jerusalemit statusin që i takon. Për këtë arsye, Beitar Jerusalem, një nga simbolet më të mëdha të këtij qyteti, ka dëshirë ta nderojë presidentin për mbështetjen me një veprim simbolik nga ana jonë”,- vazhdon njoftimi për shtyp.

“Presidenti i klubit, pronari Eli Tabib dhe menaxheri Eli Ohana, kanë vendosur t’i vënë klubit emrin e presidentit amerikan, i cili bëri histori. Që tani e tutje do të quhet Beitar Trump Jerusalem”,- pohon klubi në këtë deklaratë.

Beitar ka fituar gjashtë kupa të ligës ha’Al dhe pritet që sezonin 2017-2018 ta përfundojnë të dytët pas Hapoel Be’er Sheva./TCH/

 

The post Njohu Jerusalemin si kryeqytet, ja si e nderon klubi sportiv presidentin Trump… appeared first on 55 News.

]]>