Sri Lanka Archives - 55 News https://55news.al/tag/sri-lanka/ Sun, 21 Apr 2019 12:35:59 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Sri Lanka Archives - 55 News https://55news.al/tag/sri-lanka/ 32 32 Sulmet në Sri Lanka, Meta: Terroristë mizorë përdorin besimin fetar për agjendat e tyre politike https://55news.al/politike/sulmet-ne-sri-lanka-meta-terroriste-mizore-perdorin-besimin-fetar-per-agjendat-e-tyre-politike/ Sun, 21 Apr 2019 12:35:59 +0000 https://new.55news.al/?p=96006 Presidenti i Republikës Ilir Meta përmes një qëndrimi në rrjetin social “Facebook”, reagoi pas sulmit terrorist të ndodhur në 3 kisha dhe tre hotele në Sri Lanka Në reagimin e tij, Kreu i Shtetit e quan sulmin e ndodhur për Pashkë, tepër monstruoz, që godet jo vetëm kristianët, por mbarë njerëzimin. Ja postimi i tij […]

The post Sulmet në Sri Lanka, Meta: Terroristë mizorë përdorin besimin fetar për agjendat e tyre politike appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Republikës Ilir Meta përmes një qëndrimi në rrjetin social “Facebook”, reagoi pas sulmit terrorist të ndodhur në 3 kisha dhe tre hotele në Sri Lanka

Në reagimin e tij, Kreu i Shtetit e quan sulmin e ndodhur për Pashkë, tepër monstruoz, që godet jo vetëm kristianët, por mbarë njerëzimin.

Ja postimi i tij i plotë:

Një lajm shumë i keq dhe shokues na vjen nga Sri Lanka.

Në ditën e Pashkëve, besimtarë të krishterë të pafajshëm janë sulmuar nga terroristë mizor të cilët përdorin besimin fetar për agjendat e tyre politike. 

Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve.

Image

The post Sulmet në Sri Lanka, Meta: Terroristë mizorë përdorin besimin fetar për agjendat e tyre politike appeared first on 55 News.

]]>
Liderët e botës dënojnë terrorin në Sri Lanka https://55news.al/globi/lideret-e-botes-denojne-terrorin-ne-sri-lanka/ Sun, 21 Apr 2019 11:34:04 +0000 https://new.55news.al/?p=96002 Në Sri Lankë kanë ndodhur sulme terroriste që si pasojë kanë pasur rreth 190 të vrarë dhe të paktën 450 të plagosur. Sulmet kanë shkaktuar reagime të shumta në mbarë botën. Nga Deutsche Welle Si pasojë e disa shpërthimeve të fuqishme terroriste në Sri Lankë kanë humbur jetën rreth 190 persona, thuhet në njoftimet e […]

The post Liderët e botës dënojnë terrorin në Sri Lanka appeared first on 55 News.

]]>
Në Sri Lankë kanë ndodhur sulme terroriste që si pasojë kanë pasur rreth 190 të vrarë dhe të paktën 450 të plagosur. Sulmet kanë shkaktuar reagime të shumta në mbarë botën.

Nga Deutsche Welle

Si pasojë e disa shpërthimeve të fuqishme terroriste në Sri Lankë kanë humbur jetën rreth 190 persona, thuhet në njoftimet e deritanishme të autoriteteve të vendit. Sulmet kanë ndodhur në kisha dhe hotele luksoze në kryeqytetin Colombo. Shpërthime ka pasur edhe jashtë kryeqytetit, në momentet kur njerëzit festonin dhe luteshim për Pashkët. Sulmet kanë ndodhur pothuajse njëkohësisht, ndërkohë që ndër të vrarët ka dhe shtetas të huaj. Autoritetet thonë se ato kanë zbuluar ndërkohë edhe përgjegjësit për këto sulme të tmerrshme terroriste. Ministri i Mbrojtjes i Sri lankës, Ruwan Wijewardene foli për “sulme terroriste të grupeve ekstremiste”. Qeveria ka vendosur ndërkohë të ndërprejë lidhjet me rrjetet sociale në këtë vend, për shkak të përhapjes së spekulimeve të shumta.

Sulmet denohen nga shumë vende të botës

Autoritetet gjermane dyshojnë se në mesin e të vrarëve mund të ketë edhe shtetas të Gjermanisë. Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier i ka quajtur këto “si sulme qyqare terroriste”. Steinmeier denoi ashpër sulmet ndaj personave që po festonin në paqe dhe me lutje në shtëpitë e Zotit, gjatë festës së Pashkëve. Në një telegram dërguar presidentit të Sri Lankës, Maithripala Sirisena, Steinmeier shkruan se “Gjermania qëndron krah Sri Lankës në këto momente të rënda dhe është e vendosur në luftën kundër terrorizmit.”

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shprehur shqetësimin e saj të thellë me këto sulme dhe i ka shprehur ngushëllimet e thella popullit të Sri Lankës. Ndërsa ministri i Jashtëm Heiko Maas denoi këto sulme terroriste, me fjalët se “është shumë e dhimbshme një urrejtje kaq e madhe në kohën e festimit të Pashkëve”.

Sulmet terroriste i kanë denuar edhe organizatat e fesë islame në Gjermani, me fjalët se “terroristët gjithmonë sulmojnë personat që fesojnë në paqë, me qëllim që t’i përçajnë ata dhe të mbjellin urrejtje. Ne nuk guxojmë të lejojmë që terrorizmi të na përçajë.”

Trump:Sulme të tmerrshme

Presidenti amerikan Donald Trump i ka denuar ashpër këto sulme, duke i quajtur ato “sulme të tmerrshme terroriste”. Ai i ka ofruar ndihma Sri Landkës në këto momente të rënda. Komisioneri i BE Jean-Claude Juncker tha se është tepër i prekur dhe pikëlluar në këto momente. Ai i ka shprehur ngushëllime dhe keqardhje familjeve dhe të gjithë popullit të Sri Lankës. “Ne jemi të gatshëm të ndihmojnë”, kumtoi Juncker.

Përmes rrjetit twitter është deklaruar edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Në emër të vendit të tij ai i ka shprehur ngushëllime Sri Lankës. “Sulmet në kisha dhe hotele janë sulme ndaj mbarë njerëzisë”, kumtoi Erdogan. Ndërsa ministri i Jashtëm Mevlüt Cavusoglu tha se këto janë “sulme barbare, qyqare dhe të poshtra”, sikur që ishte edhe sulmi në xhaminë e Zelandës së Re në Christchurch. “Terrorizmi nuk ka fe, nuk ka komb dhe gjeografi”, kumtoi ai. Sulmet i kanë denuar edhe presidenti i Afgatnistanit Aschraf Ghani, presidenti Rusisë Vladimir Putin (i cili ato i quajti të tmerrshme dhe cinike) dhe shumë autoritete të tjera në mbarë botën.

The post Liderët e botës dënojnë terrorin në Sri Lanka appeared first on 55 News.

]]>
‘Urbi et Orbi’, Papa Francis vajton për sulmet ditën e Pashkëve në Sri Lanka https://55news.al/aktualitet/urbi-et-orbi-papa-francis-vajton-per-sulmet-diten-e-pashkeve-ne-sri-lanka/ Sun, 21 Apr 2019 11:05:44 +0000 https://new.55news.al/?p=96000 Papa Francesku vajtoi për sulmet që u bënë ditën e Pashkëve në disa kisha dhe hotele në Sri Lanka, ku u franë së paku 138 persona dhe u plagosën më shumë se 400 të tjerë. “Unë dua të shpreh dhimbjen më të thekshme për komunistetin e krishterë në Sri Lanka, të goditur kur ishte mbledhur […]

The post ‘Urbi et Orbi’, Papa Francis vajton për sulmet ditën e Pashkëve në Sri Lanka appeared first on 55 News.

]]>
Papa Francesku vajtoi për sulmet që u bënë ditën e Pashkëve në disa kisha dhe hotele në Sri Lanka, ku u franë së paku 138 persona dhe u plagosën më shumë se 400 të tjerë.

“Unë dua të shpreh dhimbjen më të thekshme për komunistetin e krishterë në Sri Lanka, të goditur kur ishte mbledhur në lutje dhe për të gjithë ato viktima të një dhune të tillë aq mizore.”

Papa Francis i tha ëkto fjalë solidariteti në përfundim të lutjes së tij të Pashkëve urbi et orbi që ia drejtoi besimtarëve nga sheshi i Shën Pjetrit.

Ati i Shenjtë tha se sulmet e shumta ndaj kishave dhe hoteleve në Sri Lanka kishin shkaktuar hidhërim dhe pikëllim”.

‘Unë ia besoj Zotit të gjithë ata që humbën jetën tragjikiht”, tha ai dhe unë lutem për të plagosurit dhe të gjithë ata që po vuajnë si rezultati i një tragjedie të tillë

The post ‘Urbi et Orbi’, Papa Francis vajton për sulmet ditën e Pashkëve në Sri Lanka appeared first on 55 News.

]]>
Përgjaken Pashkët në Sri Lanka, mbi 100 viktima nga shpërthimet në kisha dhe hotele https://55news.al/globi/pergjaken-pashket-ne-sri-lanka-mbi-100-viktima-nga-shperthimet-ne-kisha-dhe-hotele/ Sun, 21 Apr 2019 07:12:25 +0000 https://new.55news.al/?p=95954 Gjashtë shpërthime të njëpasnjëshme ndodhën të dielën e Pashkëve në të paktën tre kisha dhe në tre hotele në Sri Lanka. Njëri prej sulmeve ndodhi në kryeqytetin Colombo dhe të tjerët në hotele të frekuentuara nga turistët, duke shkaktuar të paktën 100 viktima. BBC raporton se përveç viktimave ka dhjetëra të plagosur, siç raportojnë burimet […]

The post Përgjaken Pashkët në Sri Lanka, mbi 100 viktima nga shpërthimet në kisha dhe hotele appeared first on 55 News.

]]>
Gjashtë shpërthime të njëpasnjëshme ndodhën të dielën e Pashkëve në të paktën tre kisha dhe në tre hotele në Sri Lanka. Njëri prej sulmeve ndodhi në kryeqytetin Colombo dhe të tjerët në hotele të frekuentuara nga turistët, duke shkaktuar të paktën 100 viktima.

BBC raporton se përveç viktimave ka dhjetëra të plagosur, siç raportojnë burimet e spitaleve lokale.

Forcat e sigurisë dyshojnë se dy nga shpërthimet në kisha janë akt i grupeve terroriste. Një nga kishat e prekura, Sant’Antonio, dhe të tre hotelet janë në Kolombo dhe frekuentohen nga turistë të huaj. Dy kishat e tjera gjenden në Negombo, një qytet me shumicë katolike në veri të kryeqytetit dhe tjetri në qytetin lindor të Batticaloa.

 

Imazhet në mediat sociale treguan pamjet brenda një prej kishave – St Sebastian në Negombo, me një tavan të copëtuar dhe gjak në pllakat. Mediat e Sri Lankës raportojnë se turistët e huaj mund të jenë ndër viktima.

Presidenti Maithripala Sirisena ka lëshuar një deklaratë duke bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë të qetë dhe të mbështesin autoritetet në hetimet e tyre.

Në Twitter, Ministri i Financave Mangala Samaraëeera tha se sulmet u dukën si një “përpjekje e koordinuar mirë për të krijuar vrasje, sakatim dhe anarki” dhe kishte vrarë “shumë njerëz të pafajshëm”. Një tjetër ministër, Harsha de Silva, përshkroi “skena të tmerrshme” në shenjtërinë e Shën Anthonit në Kochçikade, duke thënë se ai kishte parë “shumë pjesë të trupit të shpërndarë kudo”. Askush nuk ka thënë ende se ishin përgjegjës për sulmet. Bëhet me dije se egziston mundësia që të bëhet fjalë për luftëtarët e kthyer nga grupi i Shtetit Islamik mund të paraqesin një kërcënim në vend.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

The post Përgjaken Pashkët në Sri Lanka, mbi 100 viktima nga shpërthimet në kisha dhe hotele appeared first on 55 News.

]]>