stadiumi i kosoves Archives - 55 News https://55news.al/tag/stadiumi-i-kosoves/ Fri, 14 Jun 2019 13:44:20 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png stadiumi i kosoves Archives - 55 News https://55news.al/tag/stadiumi-i-kosoves/ 32 32 Prezantohet projekti i Stadiumit Kombëtar të Kosovës. Nuk ka kullë https://55news.al/sport/prezantohet-projekti-i-stadiumit-kombetar-te-kosoves-nuk-ka-kulle/ Fri, 14 Jun 2019 13:44:20 +0000 https://new.55news.al/?p=104802 Sot në Prishtinë është prezantuar projekti për Stadiumin Kombëtar të Kosovës, ashtu siç ishte paralajmëruar dje nga Federata e Futbollit e Kosovës. Punimet për ndërtimin e këtij stadiumi, me kapacitet prej 30 mijë ulësesh, pritet të fillojnë këtë vit. Sipas “Gazeta Express”, ndërtimin do ta bëjë një kompani turke. Duke iu referuar projektit të prezantuar, […]

The post Prezantohet projekti i Stadiumit Kombëtar të Kosovës. Nuk ka kullë appeared first on 55 News.

]]>
Sot në Prishtinë është prezantuar projekti për Stadiumin Kombëtar të Kosovës, ashtu siç ishte paralajmëruar dje nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Punimet për ndërtimin e këtij stadiumi, me kapacitet prej 30 mijë ulësesh, pritet të fillojnë këtë vit.

Sipas “Gazeta Express”, ndërtimin do ta bëjë një kompani turke.

Duke iu referuar projektit të prezantuar, Stadiumi Kombëtar i Kosovës do të ketë restorante, hotele, fusha ndihmëse, parqe e pishina, ndërsa në ndeshjet e Kosovës, stadiumi do të ndriçohet nga ngjyra të kaltra.

Ndryshe nga “Arena Kombëtare” që po ndërtohet në Tiranë, impianti i ri i Prishtinës nuk do të ketë kullë.

Futbollistët përmes një videoje kanë falënderuar dhe kanë premtuar që do ta japin maksimumin e tyre për t’i gëzuar tifozët edhe në këtë stadium, ashtu siç kanë bërë deri më tani në “Fadil Vokrri”.

I pranishëm ishte edhe ylli i Kombëtares “Dardane”, Milot Rashica, dhe shumë politikanë të tjerë.

Deri më tani, Kosova ka luajtur në stadiumin e qytetit të Prishtinës, “Fadil Vokrri”, mirëpo sapo të përfundojnë ndërtimi i këtij stadiumi, Kosova do të shpërngulet. 

The post Prezantohet projekti i Stadiumit Kombëtar të Kosovës. Nuk ka kullë appeared first on 55 News.

]]>