stafeve Archives - 55 News https://55news.al/tag/stafeve/ Tue, 13 Nov 2018 07:52:17 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png stafeve Archives - 55 News https://55news.al/tag/stafeve/ 32 32 Pagat e stafeve akademike/Rektorët: Mbulohen vetëm 10 muaj https://55news.al/aktualitet/pagat-e-stafeve-akademike-rektoret-mbulohen-vetem-10-muaj/ Tue, 13 Nov 2018 07:52:17 +0000 https://new.55news.al/?p=66831 Fondi për mësimdhënien nuk garanton as vitin e ardhshëm pagat e punonjësve në universitete për 12 muajt e vitit. Këtë shqetësim rektorët e universiteteve publike e kanë ngritur në komisionin parlamentar të edukimit dhe mjeteve të informimit publik, gjatë diskutimit të buxhetit për vitin 2019. Dy rektorët, ai i UT Mynyr Koni dhe ai i […]

The post Pagat e stafeve akademike/Rektorët: Mbulohen vetëm 10 muaj appeared first on 55 News.

]]>
Fondi për mësimdhënien nuk garanton as vitin e ardhshëm pagat e punonjësve në universitete për 12 muajt e vitit.

Këtë shqetësim rektorët e universiteteve publike e kanë ngritur në komisionin parlamentar të edukimit dhe mjeteve të informimit publik, gjatë diskutimit të buxhetit për vitin 2019.

Dy rektorët, ai i UT Mynyr Koni dhe ai i Mjekësisë, Arben Gjata kërkuan veç financimit 100% të pagave për stafin akademik dhe fondin për kërkimin shkencor për çeljen e projekteve për shkollat e doktoraturës.

Për Drejtoreshën e Financave në Ministrinë e Arsimit Mirela Bimo, fondi për pagat nuk do të ndryshojë por do të shihen raportet në universitete mes stafit akademik dhe atij ndihmës i cili është i fryrë.

Nevojat për fondin e mësimdhënies në universitete publike është 13 miliard lekë ndërkohë që ministria arrin të mbuloj vetëm 8.1 miliard lekë.

Shpërndarja e këtij fondi është e ndryshme për çdo universitet duke u bazuar në një sërë faktorësh, siç janë numri i studentëve apo edhe të ardhurat e universitetit.

The post Pagat e stafeve akademike/Rektorët: Mbulohen vetëm 10 muaj appeared first on 55 News.

]]>