stol Archives - 55 News https://55news.al/tag/stol/ Sat, 10 Nov 2018 18:39:35 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png stol Archives - 55 News https://55news.al/tag/stol/ 32 32 Rregullorja pengon qëndrimin e Solari-t në stol, Perez thërret Zidane-n https://55news.al/sport/rregullorja-pengon-qendrimin-e-solari-t-ne-stol-perez-therret-zidane-n/ Sat, 10 Nov 2018 18:39:35 +0000 https://new.55news.al/?p=66259 Në momentin kur Real Madrid është duke parë “mirazhin” e trajnerit të ardhshëm, presidenti Florentino Perez mësohet se ka hyrë në kontakt me Zinedine Zidane. Natyrisht që sipas rregullores së La Liga-s, Santiago Solari nuk mund të qëndrojë më tepër se 14 ditë në pankinë, ai ose duhet të emërohet në mënyrë të përhershme, ose […]

The post Rregullorja pengon qëndrimin e Solari-t në stol, Perez thërret Zidane-n appeared first on 55 News.

]]>
Në momentin kur Real Madrid është duke parë “mirazhin” e trajnerit të ardhshëm, presidenti Florentino Perez mësohet se ka hyrë në kontakt me Zinedine Zidane.

Natyrisht që sipas rregullores së La Liga-s, Santiago Solari nuk mund të qëndrojë më tepër se 14 ditë në pankinë, ai ose duhet të emërohet në mënyrë të përhershme, ose madrilenët duhet të përcaktojnë një tjetër trajner.

Kjo gjë u konfirmua nga vetë trajneri aktual i “Los Blancos”, i cili në konferencën për shtyp pohoi: “Jam i përqendruar te ndeshja e nesërme dhe të gjithë kanë ndjesi pozitive, duke përfshirë dhe lojtarët. Ata janë të përqendruar te ndeshja. Puna afatgjatë nuk është në dorën time, ky është roli im. Unë duhet të përgatis ndeshjen e ardhshme me përqendrim maksimal”.

Sipas mediave franceze, Florentino Perez nuk do të presë më gjatë për drejtuesin e ri të pankinës së Real Madridit, por do të kontaktojë me Zinedine Zidane dhe agjentin e tij Alain Migliaçio, në mënyrë që tekniku të rikthehet te “Los Blancos”. Megjithatë, nuk dihet nëse Perez ka kontaktuar me francezin para se të emëronte Solarin në vendin e Julen Lopetegui-t.

The post Rregullorja pengon qëndrimin e Solari-t në stol, Perez thërret Zidane-n appeared first on 55 News.

]]>
I lodhur dhe kritika pa fund, edhe Hysaj drejt stolit https://55news.al/sport/i-lodhur-dhe-kritika-pa-fund-edhe-hysaj-drejt-stolit/ Fri, 21 Sep 2018 11:05:58 +0000 https://new.55news.al/?p=51027 Paraqitjet e Hysajt me Kombëtaren kanë qenë gjithmonë në qendër të kritikave, duke e konsideruar paraqitjen si të ndryshme nga ajo në kampionatin italian me Napolin. Por, mesa duket edhe në Italia kanë nisur të kritikojnë mbrojtësin shkodran dhe shkak për ktë janë bërë rezultatet e fundit në Napolit. Sikur të mos mjaftonin vetëm kritikat, […]

The post I lodhur dhe kritika pa fund, edhe Hysaj drejt stolit appeared first on 55 News.

]]>
Paraqitjet e Hysajt me Kombëtaren kanë qenë gjithmonë në qendër të kritikave, duke e konsideruar paraqitjen si të ndryshme nga ajo në kampionatin italian me Napolin. Por, mesa duket edhe në Italia kanë nisur të kritikojnë mbrojtësin shkodran dhe shkak për ktë janë bërë rezultatet e fundit në Napolit.

Sikur të mos mjaftonin vetëm kritikat, Hysaj ka filluar të ndiejë edhe lodhje pasi në një periudhë kohe të shkurtër ka luajtur për Ligën e Kombeve, Serinë A dhe Kupën e Italisë. Në kushte të tilla, Ançeloti po mendon që të ulë në stol shqiptarin për ndeshjen ndaj Torinos në kampionat.

Hysaj do të ketë mundësi që të fitojë energjitë e humbura në këto ndeshje dhe duke u rikthyer i freskët, mund të bëjë edhe paraqitje që hedhin poshtë kritikat. Vendin e tij, pritet ta zërë franko-marokeni Malkuit i cili pritet të ketë debutimin absolut në një ndeshje zyrtare me Napolin. 

The post I lodhur dhe kritika pa fund, edhe Hysaj drejt stolit appeared first on 55 News.

]]>