sulm ajror Archives - 55 News https://55news.al/tag/sulm-ajror/ Mon, 23 Apr 2018 14:10:19 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png sulm ajror Archives - 55 News https://55news.al/tag/sulm-ajror/ 32 32 Bilanci tragjik i dasmës, vritet nusja dhe 19 dasmorë https://55news.al/globi/bilanci-tragjik-i-dasmes-vritet-nusja-dhe-19-dasmore/ Mon, 23 Apr 2018 14:10:19 +0000 https://new.55news.al/?p=8544 Një sulm ajror ka goditur një turmë njerëzish që po festonin martesën e një çifti, në veri të Jemenit. Të paktën 20 vetë duke përfshirë nusen  raportohen të jenë vrarë dhe rreth 45 të tjerëu plagosën  kur një sulm ajror nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite goditi dasmën,  thanë zyrtarët e shëndetësisë. Të vdekurit […]

The post Bilanci tragjik i dasmës, vritet nusja dhe 19 dasmorë appeared first on 55 News.

]]>
Një sulm ajror ka goditur një turmë njerëzish që po festonin martesën e një çifti, në veri të Jemenit.

Të paktën 20 vetë duke përfshirë nusen  raportohen të jenë vrarë dhe rreth 45 të tjerëu plagosën  kur një sulm ajror nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite goditi dasmën,  thanë zyrtarët e shëndetësisë.

Të vdekurit ishin kryesisht gra dhe fëmijë të mbledhur në një tendë të ngritur për martesë në rrethin e Bani Qayis, sipas Khaled al-Nadhri, zyrtari kryesor shëndetësor në krahinën veri-perëndimore të Hajjahut.

Shefi i spitalit Mohammed al-Saëmali tha se dhëndri dhe 45 persona të tjerë të plagosur u sollën në spitalin lokal “al-Jomhouri”.

30 persona nga të lënduarit janë raportuar të jenë fëmijë, disa në gjendje kritike për jetën, pasi kanë pësuar gjymtyrë të prera dhe plagë të thella.

Zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë Abdel Hakim al-Kahlan tha se ambulancat fillimisht nuk ishin në gjendje të arrijnë në vendin e bombardimeve për shkak të frikës nga sulmet ajrore të mëvonshme pasi avionët vazhduan të fluturojnë lart pas sulmit fillestar të dielën.

The post Bilanci tragjik i dasmës, vritet nusja dhe 19 dasmorë appeared first on 55 News.

]]>