sulm poltik Archives - 55 News https://55news.al/tag/sulm-poltik/ Tue, 04 Aug 2020 13:59:39 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png sulm poltik Archives - 55 News https://55news.al/tag/sulm-poltik/ 32 32 Ylli Ndroqi takon gazetarët:Sulm politik/Kjo nuk është furtuna e parë, e as e fundit, vazhdoni me kurajo pranë problemeve të njerëzve https://55news.al/politike/ylli-ndroqi-takon-gazetaret-sulm-politik-kjo-nuk-eshte-furtuna-e-pare-e-as-e-fundit-vazhdoni-me-kurajo-prane-problemeve-te-njerezve/ Tue, 04 Aug 2020 13:59:39 +0000 https://new.55news.al/?p=170221   Në të dy televizionet Ora dhe Ora News puna nisi si zakonisht pa harruar respektimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit. Të gjithë gazetarët, operatorët, teknikët administrata ishte në punë për të vijuar detyrën tonë, për të raportuar ngjarjet, problematikat dhe denoncuar skandalet. Për të thënë të vërtetat që shumë të tjerë nuk i […]

The post Ylli Ndroqi takon gazetarët:Sulm politik/Kjo nuk është furtuna e parë, e as e fundit, vazhdoni me kurajo pranë problemeve të njerëzve appeared first on 55 News.

]]>
 

Në të dy televizionet Ora dhe Ora News puna nisi si zakonisht pa harruar respektimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Të gjithë gazetarët, operatorët, teknikët administrata ishte në punë për të vijuar detyrën tonë, për të raportuar ngjarjet, problematikat dhe denoncuar skandalet. Për të thënë të vërtetat që shumë të tjerë nuk i thonë.

Dita nis me mbledhjen e zakonshme në redaksi, ku drejtori iu informacionit Brahim Shima ndau punët për ngjarjet që duhet të ndiqen gjatë ditës.

E ndërsa po jepeshin porositë për grupet e xhirimit, presidenti i Yldon Media Group Ylli Ndroqi mbërriti në redaksi për t’i përcjellë mesazhin se gjithçka do të shkojë në vendin e duhur.

Ylli Ndroqi: Ju jap kurajo të jemi më të përkushtuar për punën dhe tu tregojmë opinionit publik që jemi këtu për të përcjellë vetëm të vërtetën.

Për Ndroqin, ky nuk është sulmi i parë politik që i bëhet kësaj media madje nuk do të jetë as i fundit

Ylli Ndroqi: Me qetësi se çdo gjë do të shkojë në vendin e duhur, po nuk patëm furtuna të tilla normalisht nuk do të ekzistojmë më dhe nuk do të bënim punën që kemi marrë përsipër ta bëjmë. Për gati 13 vite une nuk di të jem bërë palë me të majtën a të djathtën. Ka pasur problem edhe në kohën e PD-së, në kohën e PS-së, në kohën kur Rama ka qenë kryebashkiak, në kohën e Bashës, por edhe me Erion Veliajt. Por më interesanti dhe njeriu që nuk përballet dot me të vërtetën është Erion Veliaj dhe ky është sulm politik.

Presidenti u largua nga redaksia duke u përcjellë mesazhin të mos ndalin punën për t’u përcjellë qytetarëve të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.

The post Ylli Ndroqi takon gazetarët:Sulm politik/Kjo nuk është furtuna e parë, e as e fundit, vazhdoni me kurajo pranë problemeve të njerëzve appeared first on 55 News.

]]>
Dënimi i Salianjit, sulm politik https://55news.al/politike/denimi-i-salianjit-sul-politik/ Tue, 19 Mar 2019 10:34:34 +0000 https://new.55news.al/?p=90700 Për Edi Ramën çdo denoncues i krimit, i drogës, trafikut dhe bandave të lidhura me politikën akuzohet denocuesi dhe jo banditi, trafikanti apo rilindasi i lidhur me ta. Kjo është histori që përsëritet prej gjashtë vitesh. Kështu ndodhi me Zaganin, oficerin e lartë të policisë,  kur ai akuzoi në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe hapur se […]

The post Dënimi i Salianjit, sulm politik appeared first on 55 News.

]]>
Për Edi Ramën çdo denoncues i krimit, i drogës, trafikut dhe bandave të lidhura me politikën akuzohet denocuesi dhe jo banditi, trafikanti apo rilindasi i lidhur me ta. Kjo është histori që përsëritet prej gjashtë vitesh. Kështu ndodhi me Zaganin, oficerin e lartë të policisë,  kur ai akuzoi në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe hapur se Saimir Tahiri, ministri i Brendshëm i Qeverisë Rama, bashkëpunonte me grupin e habilajve dhe maknia e tij përdorej për trafik droge. Dhe “çudia” ishte se në vend që Rama dhe strukturat e shtetit të merrin masa, Zagani u cilësua horr dhe u arrestua, por ishin shërbimet partnere ato që e nxorën jashtë vendit denoncuesin.  Po kështu po ndodh edhe sot me Salianjin, akuzat e tij çuan në largimin e ministrit të Brendshëm, por stili vazhon dhe akuzohet denocuesi, thirret në prokurori dhe jo ata që ai denoncon. Sulmi ndaj ish-deputetit Salianji është një sulm i mirëfilltë politik dhe nuk do të jetë e largët dita kur Rama & company të japin llogari për trafikun, drogën, dhunën, deri edhe tek krimet që fshihen pas tyre./55news.al/

The post Dënimi i Salianjit, sulm politik appeared first on 55 News.

]]>